Rrethi me shkumës

23 Mars 2013, 15:37Blog TEMA

Nga Bedri Blloshmi

Para shumë vitesh në Francë, me sa më kujtohet, në një familje grabitet një fëmijë. E gjithë familja është shumë e tronditur dhe u vunë të gjithë në kërkim të fëmijës.

Kaluan vite e vite në kërkim, por pa asnjë rezultat apo shpresë për gjetjen e fëmijës së grabitur. Më në fund pjesëtarët e familjes vendosën ta ndërpresin kërkimin, përveç nënës së fëmijës së humbur. Ajo vendos ose ta gjejë fëmijën, ose do sakrifikonte veten. Ç’më duhet jeta mua, pse duhet të jetojë pa fëmijën tim! Kushedi se ku është? Kush i jep të hajë, kush i jep ujë të pijë? Ajo që ma ka grabitur a ma trajton si fëmijët e vetë, nëse ka? Nëse nuk ka, ç’faj kam unë? Unë dua fëmijën, është i imi, e kam të zemrës, e rrita me shumë mundime një copë mishi dhe tani ja vjen një ditë e ta marrin. Oh, shpirt i nënës ku je, mos qaj o shpirt i nënës, do të gjej kudo që të jesh. O Zot të lutem ma kthe fëmijën, të përgjërohem, mos ma merr shpirtin pa e gjetur shpirtin tim! Kurrë s’kam për të pushuar së kërkuari, natë e ditë deri sa ta gjejë është fëmija im ku e kam,kush ma mori o zot të lutem.

Nëna merr rrugët si e marrë e me shkop në dorë, flokët të lëshuara mbi fytyrë e me sy të çapëluar, qante, ulërinte, pyeste këdo që takonte. Ikte si e marrë fshat më fshat, natë e ditë pa pushim. Thërriste sa kishte në kokë kush e ka parë një fëmijë të vogël. Më ka humbur mua, ma kanë grabitur, më ndihmoni të gjej fëmijën. Përrua më përrua e rrugicë më rrugicë, diku në një fshat në bisedë e sipër me një plakë i thonë se një grua e atij fshati që s’kishte pasur fëmijë kurrë, e kishin parë të dilte shpesh me një vajzë të vogël përdore dhe shpeshherë i bërtiste apo e qëllonte. Kur dilnin në fshat, të gjithë e dinin që s’e kishte fëmijën e vet. E gjora nënë, e ndërpret bisedën dhe shkon atje ku banonte fëmija.

Mbasi e pa fëmijën, e përqafoi, e puthte dhe qante. “Nëna”, e zonja e shtëpisë, e shikonte e habitur dhe gjithë inat e me të thirrur ia rrëmbeu fëmijën nga kraharori. Të dyja gratë thërrisnin dhe bërtisnin me fjalët që nxirrnin nga goja, njëra thoshte është imja, tjetra thërriste se është imja. Përfundimisht gratë iu drejtuan gjyqit ta zgjidhë këtë problem. Ditën e gjyqit filloi seanca dhe gratë bërtisnin dhe thërrisnin, sa s’e merrte vesh i pari të dytin.

Fëmijën e mbante përdore “nëna” e dytë. Dha e mori gjyqtari, e pamundur ta vendoste se e kujt ishte fëmija. Seancën tjetër gjyqtari vendosi që fëmijën ta merrte ajo që e kishte paraqitur në gjyq.

Çështja vajti në shkallën tjetër, por dhe kjo gjykatë nuk e ndryshoi vendimin sepse fëmija rrinte me atë që e kishte rritur dhe nënën biologjike nuk e njihte, ndaj nuk i afrohej.

Çështja shkoi në gjykatën e lartë. Në këtë seancë të dyja gratë thërrisnin është imja thoshte njëra, është imja ia priste tjetra. Dha e mori gjyqtari, por qe e pamundur të merret vesh me të dyja gratë. U mbyll seanca dhe u caktua seancë tjetër e gjyqit. Erdhi dita dhe u paraqitën të dyja gratë, njëra me fëmijë përdore.

I pyeti dhe njëherë gjyqtari, do merreni vesh me njëra-tjetrën zgjidheni këtë problem se kush e ka fëmijën apo jo. Si njëra dhe tjetra thërrisnin është e imja fëmija, jo është e imja ja priste tjetra. E gjithë salla e gjyqit me të ftuar ngeli e shtangur se s’po merrte rrugë zgjidhje problem.

Atëherë ndërhyri gjyqtari gjithë inat, mirë se e zgjidhim unë këtë punë. Ngelet që të kënaqeni të dyja, fëmijën do e ndajmë përgjysëm. Nëna biologjike filloj të qajë e thërrasë për vendimin që do merrte gjyqtari, tjetra mbante fëmijën për dore.

Në mesin e sallës, gjyqtari bëri një rreth me shkumës. E mori fëmijën, e vendosi brenda rrethit dhe i urdhëroi të dyja gratë ta kapnin njëra nga një dorë dhe tjetra nga dora tjetër. Ndërkohe mori një shpatë dhe e ngriti mbi kokën e fëmijës, gati për ta ndarë përgjysëm. Në këtë kohë nëna biologjike e lëshoi dorën e fëmijës duke thirrur mos e ndaj, fëmija është i imi, po le ta mbajë ajo, mos e ndaj më dysh. Ndërsa gruaja tjetër e tërhiqte fort nga krahu.

Atëherë gjyqtari vendosi: Lëshoje fëmijën se nuk është i yti, i drejtohet gruas që e tërhoqi fëmijën sepse fëmija është i kësaj tjetrës që nuk do të ndahet për gjysëm.

Po në Shqipëri,a do të gjendet vallë ndonjëherë se ku e ka folenë drejtësia?

Nëna biologjike me fëmijën e saj përdore duke u larguan për në shtëpi duke falenderuar gjyqtarin për drejtësinë e dhënë.

8 komente në “Rrethi me shkumës”

  1. VERONIKA says:

    Respekt BEDRI BLLOSHMI!
    Kjo eshte nje histori,legjende ndoshta e SOLOMONIT,qe nga Zoti kur u pyet cfare donte kerkoi “dije”.Dhe ne fakt flitet se ishte nga njerzit me te ditur .
    Nqs Zoti sot i ofron ndonje shqiptari cfare do,ai do i kerkoje qe vellait te tij ti ngordhi dhe lopa e vetme,nuk do kerkoje asgje per veten e tij,por do vazhdoje te kerkoje ligesine,per…shqiptarin!
    Ata qe ndonjehere kane “vegime” shohin pushtet,shohin ende fitore ne zgjedha,ops zgjedhje doja te thoja.Nuk duan pak qetesi,thinja te bardha dhe nder,jo duan pushtet,cmenduria ne majat e lulezimit.Dhe ne kjo na ben per te qeshur!Nuk di kush eshte me i marri ne kte vend.Ne e kemi ne gen cmendurine kolektive.
    JU E GJETET NDONJEHERE DREJTESINE???????
    A E KUPTUAT NDONJEHER PERSE KAQ LIGESI ???
    A BISEDUAT NDONJEHERE ME DIKE QE TU SPIEGONTE PERSE,PERSE KAQ PADREJTESI??????
    SI DO E VENDOSNI KTE DREJTESI?????KUSH DO KERKOJE NDJESE,SEPSE NUK KA ME VLERE DREJTESIA!
    KERKONI JU I NDERUAR ,KERKONI JU NDJESE ,ULNI KOKEN SEPSE I KENI SHQETESUAR,JENI FAJTOR SE KENI QENE VIKTIME!
    {nuk kuptoj se cfare lidhje mund te kete Topi me JU,BIBERAJ,GUMENIN,po sforcohem por nuk kuptoj,nuk kuptoj pse Topi duhet te jete ulur me gruan e V.Zhitit ku ne te vertete ka qene ish gruaja.as njeri as tjetri nuk mund te bejne moral.}
    NUK DUA ASKEND TE ULET TE ME LLUSTROJ KEPUCET,SEPSE GJITHKUSH DUHET TE KETE DINJITET TE MOS ULET KAQ POSHTE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. LES says:

    VERONIKAAAA, SI ESHTE PUNA E ISH GRUAS SE VISAR ZHITIT , SE UNE E DI QE AI ATE GRUA QE KA PASUR KA

  3. Luljeta nga Librazhdi says:

    Bravo zoti Bedri jeni i madh dhe ishte fate qe shpetove nga diktatura e komunizmit.

  4. aulix says:

    Epo kesaj i thone plagjiature alla franka se me perpara ishte jo alla turka por alla judejsh.

  5. tomorr says:

    Bedri ,kam respekt per ju ish i denuar politik.je vellai i Vilsonit qe eshte dhe hero te cilin e kam njohur kur ka filluar pedagogjiken .I kam lexuar disa artikuj tuaj dhe me kane pelqyer.Je futur ne politike dhe ke bere mire. Nuk e di a te mbeshtet BERZESHTA .Fisi jot dhe fisi LEKA kane nxjerre shume figura ne shekuj.Ebera kete hyrje qendro iforte dhe indershem sepse politikaeshte K…. .Kam respekt per Bamirin ,por ki kujdes mos perzje ndjenjen e rsspektit me politiken .Qendro drejt dhe i forte . Me shume respekt per JU dhe fisin Tuaj dhe per fisin Leka TOMI

  6. flutur says:

    Zoti BEDRI kem resprkt per ju dhe fisin tuj fisin Leka .Vellain tuaj e -VILSONIN ekam njohur ne Elbasan ( ne pedagogjike) dhe ka ndejte e fjetur disa muaj me pas shkoi ne nje familje tieter po ne Elbasan sepse nuk e pranonin ne konvikt. Qe atehere kam ruajtur dhe ruaj nje respekt te madh.kam lexuar disa artikuj Tuaj dhe me kane pelqyer . Je ingranuar ne politike dhe ke bere mire . Nga larg kam krijuar respekt per Bamirin . POr kujdes ,qendro i forte dhe ec drejte .Fiset BLLOSHMI dhe LEKA ne Beszeshte ne shekuj kane nxjerre shume figura te shquara per kombin tone . ME SHUME RESPEKT TOMI

  7. Beni says:

    O Bedri, gjithe jeten perralla ke treguar. Je nje cope injoranti qe do te tregohesh filozof!

  8. turi says:

    Bedri Blloshmi eshte thjesht nje mashtrus matrapaz genjeshtar!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje