Isha aty mbrëmë rreth orës 20:00 me time bijë duke shëtitur, ku Fatos Lubonja me një kapele cilindër në kokë fliste me këmbë e duar duke instruktuar dikë, ndërsa një punëtor me një tub uji që dilte nga një autobot, i instaluar aty, pastronte me presion baltën e përditshme të trotuarit, e cila na fëlliq sa herë bie shi dhe e thithim në mushkëritë tona sa herë është kohë e thatë.
– Sa bukur mami! -më tha bija ime duke më ndërprerë pak sekonda fillin e mendimeve që po më çonin jo shumë larg në kohë, pra në kohën e asaj gjëje që ishte vendosur aty për të kujtuar të shkuarën, që për të qenë e drejtë unë s’po e ndaj dot nga e sotmja…
-Çfarë i thashë, duke iu drejtuar asaj.
-Trotuari, më tha, sa i pastër?! Sikur të ishte përditë kështu…
-Po pastrohet, ia ktheva, sepse nesër do të vijë zonja Kryetare e Kuvendit, Kryeministri, etj dhe kamerat do të jenë aty, kështu që këpucët e tyre nuk duhet të baltosen. Dhe Kryetari i Bashkisë që do të jetë patjetër aty, të paktën nuk do të jetë në siklet… Kështu ka qenë, ia shpjegova sime bije, edhe atëherë në kohën e bunkerëve, i njëjti mentalitet. Si në mënyrë të vetvetishme njerëzit që marrin/merrnin përsipër të organizojnë/organizonin një aktivitet ku do të vijë/vinin UDHËHEQËSIT dhe kamerat, kujdesen/kujdeseshin për detaje të tilla, si tani. Ja, p.sh: balta që është pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme të mos bjerë/binte në sy atë ditën e inaugurimit, udhëheqësit të mos bëhen/bëheshin pis, dhe puna që është/ishte bërë të bjerë/binte në sy për mirë…
Mirë në këtë përsiatje të një ish- të burgosuri politik siç është Fatos Lubonja për të evokuar të shkuarën komuniste në qendër të Tiranës, megjithëse ka edhe objekte të tjera që përditë na e kujtojnë atë periudhë me të vërtetë të urryer si e ashtuquajtura PIRAMIDË, madje edhe vete godina ku ka zyrën zonja spikere e Parlamentit e për të mos u zgjatur në objekte sinjifikative, pashë përpjekjen për të realizuar idenë e tij, por si spontanisht nuk mbeti pa më rënë në sy edhe ajo përpjekja që rëndom ndodhte në kohën e diktaturës në raste të tilla, për ta fshehur atë gjënë e shëmtuar që ishte/është produkt i paaftësisë së atij/këtij sistemi, pra baltën në trotuar…
E pashë sot të transmetuar në TV, e pashë edhe zonjën spikere të Parlamentit përkrah me Kryeministrin e Kryetarin e Bashkisë, ndërsa Fatos Lubonja rrinte si në hije… I bukur skenari, ndoshta prekës për shumë njerëz, sepse çdo njeri ka mënyrën e vet të të parit të një sendi apo ngjarjeje dhe prandaj nuk jemi njësoj d.m.th. jemi të ndryshëm. Më ngjau sikur Kryetari i Bashkisë përmendi lot që kish parë në sytë e zonjës spikere të parlamentit. Në ndërkohë duke e ndjekur këtë shfaqje unë si një person që vij nga një familje e përndjekur qysh fëmijë edhe e martuar në një ‘Derë’ që ka vuajtur burgje e internime të ngjashme me ato të Fatos Lubonjës, pata një tharje lotësh një mpirje si të thuash, sepse për mua personalisht nuk ka ndryshuar asgjë. Nga ai regjim i quajtur totalitar mua mu mohua një nga të drejtat më themelore të njeriut, e drejta për të ndjekur studimet universitare me një mesatare note të shkollës së mesme ‘10’ ndërsa ky regjim, ky që inauguron përkujtimore simbolesh të diktaturës, më ka mohuar të drejtën e punës nga 2005 e deri tani. Por jo vetëm kaq… Unë përpara se të jem qenie biologjike, jam një qenie sociale dhe shoh nga 1990-ta se çfarë ndodh me këtë vend. Ai bunker i vënë aty mirë simbolizon në një mënyrë frikën që kishte diktatura komuniste nga armiqtë e jashtëm, por po të më pyesnin mua (e kush më pyet mua?) mund ta kishin shtyrë disa metra më tutje, mu aty ku u vranë ata të katërt më 21 Janar të përfshirë në një protestë ku kërkonin disa të drejta. U vranë me duar në xhepa, paqësorë, pa tentuar të kapërcejnë mure a bunkerë. Protestonin edhe për mua në 2011, se më kishin larguar nga puna për arsye politike, si dikur Diktatura e Kuqe më mohonte të drejtën e shkollës, dhe kur e mendova këtë gjë, vërtet pata lot në sy… Sepse në heshtje njeriu mund të qortojë veten e tij (dhe e bëj shpesh): “ke ardhur në këtë jetë për të rregulluar gjërat më të rëndësishme të saj – atëherë ji e lumtur nëse do të shpëtosh një ditë lëkurën tënde”.
Sa herë del në gazetën TEMA një shkrim i imi, bie zilja e telefonit dhe një mikja ime nga Amerika më thotë: “e dashur, ti do ta ndryshosh botën?”- “Jo, i përgjigjem, bota besoj se nuk do të ndryshojë kurrë, por ia vlen të luftosh për këtë gjë derisa të vdesësh…”
Por nuk është vetëm ajo thirrje dashamirëse prej së largu. Këtu pranë nesh vijnë si rastësisht edhe persona të tjerë “dashamirës” e më pyesin: -ke filluar punë?… ose ç’a kemi, mirë puna?…
Shume e vertete.
Ky regjim nuk ndryshon shume nga ai qe lame pas. Diktatura ndryshoi fasaden, por brenda eshte me e eger. Nuk guxon te thuash nje fjale kunder se te linçojne. Injoranca dhe llumi kane dale ne krye dhe udheheqin shkencen.
Me 23 Qershor mjaft. Demokracia do triumfoje. Shqiperia do rilinde.
Zonje,ky regjim do ju kujtoje bunkerin medoemos sepse ata jane tesera bunkeri,mentalitet bunkeri,pjella bunkeri.
Mos i meshoni biles shume ksaj teme se do ngrihemi ne kembe dhe do ju shpallim serish armik ,sepse kurre nuk i kuptuat te *mirat* e bunkerit
Te vetmit qe nuk e kishin ne llogari diktaturen e kuqe ishin pikerisht armiqte e jashtem
Te vetmit armiq qe po ajo dhe kjo diktature kishte jane/ishin shqiptaret
Mbi sistemin aq te lashte perca e sundo mbijetojne,dhe po funksionon me se miri.
Ide e bukur fakti i shtyrjes se bunkerit pak me tutje,ate dite qe do e bejne ndoshta nuk do e konsiderojme armik ate shqiptarin afer nesh.
Por ama nuk ka dhe asnje impenjim te sinqerte per ligjin mbi lustracionin,mbi hapjen e dosjeve,jane te gjithe klasa bunker,kane enderr vetem sundimin.
Nje popull qe jeton per nje kohe te gjate ne diktatur,nuk e ka nocionin e lirise,dhe ne i zgjedhim sundimet.Ikim nga bunkeri dhe shkojme ….te bunkeri.
Spikeria doberman u perlot???Spaskam humbur asgje qe nuk erdha sot ne TR.
Zonje une e kam gjetur pergjigjen e punes.U them :Jam me virus.Vazhdojne me *interesimin* e tyre..dhe une nenqesh…kam virusin anti teser partie e kam semundje te vjeter .Ikin me servillekun e tyre,dhe nuk me pyesin me.Mendoj se ja vlen te luftojme,bota nuk do ndryshoje por as nuk do me bej si veten.Une nuk do i ngjasoj asaj.
Jam ndryshe,kam virus dhe jam krenare!!!
A Veronika
……dhe ne i zgjedhim sundimet. Ikim nga bunkeri dhe shkojme…..
……tek bunkeri
Stupendo. Complimenti.
Perche ce l’hai a morte con loro ? cosa ti hano fatto ?
Intendo dire a te, alla tua familia.
Scusami se te lo chiedo, ma mi sono permesso cosi….
visto che mi chiami un po vecchio.
Ciao amico solo
Koha eshte relative,varet si e harxhon.Ja mendoni 1 min.duke puthur dike,1 min.me doren mbi stufen e nxehte.Jane dy kohe te njejta ,diegin njesoj …por jane dy diegie te ndryshme
Uuuuuu po fillova me kto diskutime,nuk mbaroj.
Cfare na beren????
Hem jam trasgresion i lindur.Sot trasgresioni eshte te jesh normal
Dje ishim armiq,histori e vjeter,shume e vjeter nga gjyshi,por dhe me pare bejlere kemi qene,nga ata qe i *dhuruan* pushtetit te morracakeve,ashtu popullorit cdo gje.Mbaj mend qe kaloja gjithe kohen duke u zene me mamane qe une nuk do beja shkolle.E bera shkollen,ra sistemi.Dashurova…..nje komunist…hahhahahahahahahha
Tani jemi pa identitet.Jemi perseri te tesera.Asgje nuk leviz.Te paret e mi dhe te gjithe te tjereve nuk luftuan mjaftushem.Instaluan ate regjim,ne ………me keq bunker me kufij hapur….Ja kte na beren.Na thyen shpirtin rebel,shtyllen kurrizore,na ben servile te teseres.Kam ber 3 femij,cfare te bej ti edukoj me teser apo ti nxjerr jashte se Dajti eshte i kopilave te Zhgelzenit?????
Nuk kemi garancine e asgjeje,niente certezze,por e provojme.Skemi cfare te humbasim,i kemi humbur te gjitha.Pastaj une nuk dua te jetoj me dyshimin*po sikur te kisha ber dhe ate?????Pra do luftoj
Renato Zero…*vecchio* bella canzone!
Uroj shendet fat e lutrmui ku do qe te jesh,Kombin shqipetar e ke nderuar, asnjiher nuk ekziston tradhetia tek ti, as tek asnji pervec se te armand duka, nese duet drejtuar termi tradheti tek dikush ai eshte armand duka,ne ate kombetaree qe je te ecte mbare e te pafshim me trofe ne duar, jam i bindur se edhe tifozat kuq e zi edhe kushdo qe te ndjen per kombin nuk e mer tradheti ate qe ti je ne kombetare tjeter, sepse un si tifoz kuq e zi dhe gjithe te tjeret kemi kthyer gishtin qysh me kohe nga fshf-ja por asnjiher nuk eshte pergjigjur askush sepse shikojne ndyresirat e vete ddhe asnjiher kombin, edhe njiher te deshiroj dhe them pa frik te deshiron populli shqipetar vetem gjera te bukura ne kete jete.
Ky regjim eshte 1000 here me keq se ai qe lam pas.Te keqen e Enverit per shume gjera.
ne 2oo5 kam qwnw komisoniere me hoqen nga puna ne mjekesi, nuk cau kok njeri. luftova vetem Fitova gjyqin nuk me dhan leket e te drejtes qw fitova me gjyq pasi isha cilesuar armik edhe permbarimi ishte i pa fuqishem e urdheronte Partia, nuk me futen ne pune .Por edhe tani nuk nuk flitet cfar do te behet me ne ish komisioneret e persekutuar qw kei 8 vjet pa pune dhe pa jete qw jmei hequr zvar bashke me femijet.
Nuk besoi qe nje qe ka jetuar diktaturen cnjerzore komuniste , me ekzekutimin e kundershtareve politike reale dhe potenciale ne menyre barbare ,me cpronsimin e pronarve legjitim nga pronat e tyre te trashigyara breze pas breze dhe me grabitjen deri dhe ne tesha trupi ne menyre barbare , me ekzekutimin e klerkive te nderuar per bindjet e tyre , me shkatrrimin e xhamive dhe kishave,me izolimin me tela me gjemba dhe vrasjen ne menyre cnjerzore nga ushataret shqiptare te atyre qe kerkonin te iknin nga ferri i kuq me keq dhe shetitjene trupave te tyre te pa jete neper qytete ,me militarizimin e vendit ne cdo fshate nji rep . usht dhe me zboret poshteruese ne 21 dite ne muaje ,ne punen me tret turrne per paga qesharake 4500 – 5000 leke te vjetra qe mund te blije vete 100 buke me kete page ne muaje ,me fukarallekun ekstrem deri me tolonat poshterues , me rrallet per gjithca ,me katundarin qe punote tane diten per nji page 70 leket et vjetra ne dite dhe ushqehej gjate gjithe vitit me buke misri , per gjkashte dite jave ne pune dhe te dielen aksion , per luften cnjerzore te klasave , te beje krahasime me sistemin demokrstike jo ma te jete e presekutuar nga regjimi cnjerzore komuniste , keto jane njerez te paguar dhe kujtojne se memorja e jone eshte aq e shkkurte .
Ne Shqiperi partis komuniste ju vu emri parti demokrtike,dhe nen kesulten e saj udheheqin komunist me ide diktatoriale dhe antidemokratike.Uroj qe ne 23 qershor rilindja mos te ket te njejtin mentalitet qeverises,megjithese jam skeptik nga vet sistemi zgjedhor,ku ne parlament nuk do mbizoteroj mendimi kritik i perfaqesuesve te popullit,por idea dhe urdherat e fyrerit te tyre,gje qe e perqendron parlamentin, pra pushtetin ligjislativ ne duart e nje njeriu te vetem.ne shqiperi mungon zeri kritik i botes akademike, qe i jep drejtimin e duhur shoqeris.Rolin e kritikut po e bene klientelistet partiak,duke ju bere servilin pretendojne per ndonje vend ne parlament,ateher mendojeni vet se me cfare mbushet ai parlament.