TemA TV/ Kuvend, kalojnë tre dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese (VIDEO)

1 Prill 2013, 16:08Sociale TEMA

Kuvendi ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës tre kandidaturat e paraqitura nga ana e presidentit Nishani, atë të Xhezair Zaganjarit për Gjykatën e Lartë dhe Gani Dizdarit dhe Besnik Imerajt për Gjykatën Kushtetuese.

Votimi i Xhezair Zaganjorit ka kaluar me 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 31 abstenim.

Kundër Xhezair Zaganjorit ka votuar vetëm deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Në votimin e dytë është miratuar emërimi i Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Votimi i Gani Dizdarit ka kaluar me 73 vota pro, 2 vota kundër dhe 30 abstenim.

Kundër Gani Dizdarit kanë votuar deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
Kurse deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka abstenuar për dy kandidaturat e Gjykatës Kushtetuese.

Me 76 vota pro, 1 kundër dhe 31 abstenime Kuvendi miratoi edhe emërimin e Besnik Imeraj anëtar të Gjykatës Kushtetuese./b.l

3 komente në “TemA TV/ Kuvend, kalojnë tre dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese (VIDEO)”

  1. arsen says:

    Kalojne tre dekretet??!!!
    E degjuat Jozefinen? Therret BEQIA ILIR!!!!!!!!!!
    Me thoni ju te Temes, eshte akoma Ilir Beqia deputet, apo ka ikiu qe ne 2009-en?
    Suksese ne kete show te Jozit dhe te deputeteve te tjere MAJTAS E DJATHTAS QE NUK E KUNDERSHTOJNE OSE TA KUJTOJNE!

  2. Pilo Lala says:

    Keta Gjykates jane kontigjenti kamikaz i Berishes, i cili nuk do kete kohe ti manipuloje, sepse do jete bashke me familjen i akuzuar mbas 23 Qershorit.
    Shikoni fytyrat e ndryshme te Sali Berishes.
    Beri namin deri sa e solli Alfred Shkurtin nga Turqia.
    Ndersa qendrimi i tij ndaj Dritan Dajtit, shkurt shoku i Kulishit, ka 3 vjet qe nuk gjykohet, edhe pse ka vrare 4 oficere Policie ne Durres.
    E njejti qendrim ndaj Frrokut te Mirdites, shok i Kulishit, asnje qendrim per te mbrojtur Komisar Lamajn.
    Per Berishen eshte me me vlere krimineli, se oficeret e Policise. Keta i tradheton dhe i nxjerr ne prite vete Kulishi.

  3. anonim says:

    Nuk i ka vrare Dajti te 4 policet. Ka dale me ekspertize qe jane vrare nga shoket e tyre dhe prandaj nuk kane bythe te bojne gjyqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje