A do të shkojë Berisha në burg?

2 Prill 2013, 09:39Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në Italinë e viteve ’90, ndodhi një revolucion juridik, i mbiquajtur i “duarve të pastra”. E filloi prokurori Antonio Di Pietro me çështjen “Tangentopoli”, e cila, fillimisht, kapi në rrjetë peshkun e vogël Mario Chiesa dhe përfundoi tek peshkaqenët Craxi e Andreotti. Në këtë mënyrë, revolucioni i “duarve të pastra” përmbysi një klasë të tërë politike, që për 40 vjet ishte krimbur nga korrupsioni.

Në qoftë se një gjë e ngjashme ndodh sot në Shqipëri, kam përshtypjen se të paktën 90% e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë publikë do të përfundonin në burg, ose do t’ia mbathnin jashtë Shqipërisë. Përdora fjalën përshtypje, sepse nuk kam fakte konkrete për korrupsionin e 90% të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Dhe përshtypja më është krijuar nga disa vrojtime personale në ambientin që më rrethon.

Për shembull, unë ndoshta e kam rrogën mujore (në një institut privat) më të lartë se çdo zyrtar publik në Shqipëri. Dhe kjo rrogë më ka krijuar mundësinë të kem një veturë modeste — jo luksoze, si veturat personale të shumicës së zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Rroga ime më ka krijuar mundësinë të kem një shtëpi modeste — jo luksoze, si ato të shumicës së zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Rroga ime më ka krijuar mundësinë të bëj pushime verore e dimërore modeste — jo luksoze, siç i bëjnë shumica e zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Për të mos folur pastaj për një shtëpi pushimi në plazh apo në mal, që unë s’kam mundësi ta blej…

Dhe pavarësisht nga ç’shkruajta më sipër, unë marr pjesë në zgjedhje. Dhe gjithnjë kam qenë partizan i rotacionit të pushtetit…

Për shembull, fushata e Berishës në 2005-ën me moton “Me duar të pastra” nuk më bëri të besoj se do të ndodhte në Shqipëri ajo që kishte ndodhur në Italinë e fillimit të viteve ’90, por sidoqoftë, e përkraha publikisht rotacionin e pushtetit. Dhe në fakt, “mamuthi i korrupsionit” Nano, siç e quante atëherë Berisha, nuk përfundoi në burg, por ekonomia shqiptare pati një hov të dukshëm në 4 vjetët e para të qeverisjes së re. Investimet publike arritën pothuaj 9% të PBB-së, nga 4.5% që kishin qenë, ndërsa vëllimi i tregtisë me pakicë (në sasi, jo në vlerë) pothuaj u dyfishua.

Por në mandatin e dytë të Berishës, uji i ndenjur ka filluar të qelbet. Investimet publike kanë zbritur përsëri në nivelin 4.5% të PBB-së dhe vëllimi i tregtisë me pakicë është pakësuar 12% në krahasim me qershorin e 2009-ës. Për të mos folur për rënien që ka pësuar Shqipëria në indeksin e demokracisë, të matur çdo vit nga revista britanike “The Economist”.

PS-ja, në fakt e ka akuzuar përditë Berishën dhe familjen e tij biologjike e politike për korrupsion, ashtu siç bënte Berisha ndaj Nanos & co. para 2005-ës. Dhe kjo gjë ka gëzuar deri më sot shumë militantë të PS-së, e ndoshta u ka dhënë shpresë se do ta shohin në burg Berishën & co. për milionat e eurove që akuzohen dhe për të gjitha zullumet e tjera. Por mua s’më ha buza kulaç…

Unë e disa si unë jemi partizanë të rotacionit, sepse mendojmë se ekonomia dhe demokracia përfitojnë nga ndërrimi i herëpashershëm i pushtetit. Qëndrimin e gjatë të një partie në pushtet e kemi provuar për 50 vjet ne shqiptarët dhe e dimë se ç’pasoja sjell për ekonominë dhe demokracinë…

Ndërsa forcimi i shtetit të së drejtës, i cili është antidoti më efikas kundër korrupsionit, nuk është një gjë që realizohet thjesht me një rotacion pushteti. Vërtet Craxi e Andreotti u përballën me drejtësinë në vitet ’90 dhe parti të reja u krijuan në Italinë fqinje, por shteti i së drejtës ende s’e ka fituar atje betejën me korrupsionin në nivelet e larta politike…

49 komente në “A do të shkojë Berisha në burg?”

  1. shvejk says:

    Ose ti je nje tip qe beson shume kollaj , ose je duke tallur bythen zoti Zaloshnja.

    1. fl says:

      Nje fakt shume i thjesht. Nje shtet si ky qe kemi sot ku Gjykatsit dhe Komisaret e Policise paguajne per tu emeruar, ka deshtuar dhe eshte i destinuar te performoje keq.

      Ruaj veten dhe shpreso mos kesh probleme me dike qe ka me teper para se ty, kaq.

      1. shkodrani-londer says:

        replike per fl.

        citoj fl – “nje shtet si ky qe kemi”.

        fl – nje korigjim nga ana gjuhes shqipe.

        ai vend – ajo pjese e rruzullit te tokes ku shtrihen kufinjte e shqiperise nuk quhet shtet.

        ti duhet te kesh parasysh cfare do te thote fjala shtet qe ta quash, shtet.

        fjala me e pikasur qe mund ta pershkruajne ate vend – eshte fjala – XHUNGEL… (FATKEQESISHT)

  2. jimmy says:

    Z. Zaloshnja kush do ts fusi berishen ne burg???????????? Ilir Meta?????????????????????????????????????????????????????

    1. babloki says:

      te gjithe ju socialiste te zhgenjyer, popull i rrenuar dhe rini e trazuar. tashme nga ky legen burre, keni nje zgjidhje ALEANCEN KUQ E ZI !! votat lume drejt tyre.. e meritojne sepse ata jane opozita e vertete.

      1. hasan says:

        O zot!Paria e Tiranes po tall bythen sheshit me ne.Ju bej thirrje socialisteve dhe demokrateve te ndershem e te pa perlyer ne gropen e mutit te korrupsionit te ngrihen ne nje levizje popullore kunder bandes se parise se Tiranes.Te gjithe ata qe nuk kane ngrene lugen e çorbes se prishur te ngrihen,ta braktisin te ashtuquajturen opozite te majte.Te votojne aleancen kuq e zi.Rama me mire te rrinte ne opozite se sa te ftonte Ilir Meten ne koalicion.Kjo do te thote qe njezet perqindshat qe ja u kujton Saliu jane puro te vertete.E paska ngrene lugen me çorbe te prishur dhe Edi Rama.Po familjareve te kater “kokepalareve”çfare do tu thote?Si do tu dale ne sy.Doli prape llafi i Saliut.I çoi Rama per te vrare.Tani edhe une ne deshperim e besoj.Ai i ka çuar vertet.Ne kete menyre paria(banda)nderron kapobanden.Mesazhin njerzve,pra kokepalareve ja u dhane se bashku.Po u ngritet kunder parise ju vrasim. E majta vdiq.Vdiq se u ngrit nga pasunare te krijuar me grabitjen e pasurive kombetare.Jemi perpara funeralit.Te pakten eshte nje shprese.Aleanca Kuq e Zi.Te shikojme se mos na zhgenjeje dhe kjo.

    2. ben says:

      Apo ti zoti Zaloshnja ? Po kush hyri deri me sot ne burg qe te hyje kryehajduti ?

  3. Xen Berish Deledashi says:

    JO

  4. safeti says:

    Ne burg do shkoj edvin rama dhe lir meta

    1. ylli alusshi says:

      Nje dite do te shkojne ne burg te gjithe ata qe kane pervetesuar pasuri ne rruge jo ligjore, dhe jane shume…

  5. Ben Chicago says:

    sa fytyre te peshtire qe ka

    1. nini says:

      ti je thjesht nje troll interneti. nuk te merr me njeri parasysh.

  6. nini says:

    tregimi me lart ishte thjesht ironik. partia e majte nuk ka per te dhene asnje zgjidhje drejtesie. prandaj sugjeroj te shperndani voten midis AK dhe FRD. do te ishte nje mesim i mire edhe per dy forcat e perhershme qe tallen me popullin.

  7. Ben Chicago says:

    si mubaraku ne burg me barele diktatori i shqiperise

  8. selami says:

    Berisha ne burg!!!!. Cfare thua mor zotni?!!!. Kush do e fusi?!!. Meta, Rama, Topi, Spahiu?!!!

  9. shvejk says:

    O Nini :po ne qe duam te votojme majtas si tja bejme.

    1. nini says:

      sic mund ta shohesh edhe vete. ka ikur koha e majte apo e djathte. ka ardhur koha te zgjidhet ai me i drejti ose me pak i rrezikshmi. sic i thone edhe ndryshe. me te miren e me te keqes. nese LSI ben koalicion me PS. per mua nuk meriton vote e majta. nese PS mbete pa LSI. ndoshta mund ta konsideroj. ve ne dukje se jam me parime te majta si person.

  10. Claus says:

    Berisha ne burg???

    Nuk e di se si mund te ngrihet sot kjo pyetje, kur “politikani 700 mijesh” bredh nga nje koalicion ne tjetrin edhe duke kaluar mbi kufoma.

    Me vjen keq per Bracen dhe Tahirin, qe nuk lane gje pa thene per familjen duke ngrene dhe gjoba, por ja qe “Rilindja” paska dhe viktimat e saj.

    “Rilindje” ose riciklim plehrash eshte kjo komedi e shpifur e Rames dhe e tere PS-se, qe i beson nje mase e tere njerezish me moral dhe me zemer se nje dite Shqiperia do te behej.

    Eshte nje riciklim plehrash por ne ane te kundert, e cila kudo ndodh nga filtrimi mekanik, fizik, kimik dhe biologjik, ndersa tek ne “plehrat tona” pas ketyre riciklimeve dalin me te pista sec ishin.
    Rama me mire te mos flase me Rilindje, e mbi te gjitha Berisha me tere familjen e tij vrastare do te rehatohet dhe ndoshta do te kthehet perseri se shpejti ne pushtet.
    Sa per burg, Jo eshte fjale e huaj tashme.
    Per mua jeni kufoma politike qe mbani ere nga larg.
    Kete e kam patur me kohe te qarte, por tashme mu vertetua.
    Do te ishte logjike, qe per Ramen ishte shansi i fundit. Nese i humbte zgjedhjet do te kthehej ne nje i “papune” ku as pikturat nuk do ti shiteshin. E pra me moton “Qelebesira te te gjithe vendit beshkohuni” ai po merr mbi supe pushtetin por tashme te qelbur pa filluar akoma dhe qendrimin ne politike. Pune frikacakesh, hesapi.
    Ja pra Rilindja e tij me dinjitet policesh dhe kapterresh!
    Te gjithe kete e beri per veten e tij, per postin kryeministror duke shkelur mbi Gerdec, mbi 21 janar, shkaterrime dhe rrenime.

    E gezoni Shqiperine e plehrave dhe pislliqive politike!

    1. Maryn says:

      Jo une nuk do ta shijoj asnje dite, pa le me ta gezoj, ekam nje bilete ne xhep dhe nje oferte pune ne Afrike
      Ciao atdheu i gjysheve te mi!

  11. sinan hibro says:

    Ne burg politikanet mund te shkojne kryesisht ne regjimet totalitare ; vete sistemi kapitalist / demokracia ia jep kujtdo “antidotin” per t’u mbrojtur. Me te drejte Zaloshnja thekson kriterin e rotacionit si nevoje per katarsisin e shoqerise ne pergjithesi.

  12. kot fare says:

    shoku zaloshnja

    dardha bie nen dardhe me kualicioni PS LSI do ta kesh dhe ti shancin qe ti blesh shtepine dhe vilen ne bregdet keshtu qe bej durim.

  13. elinor says:

    Ta them une cfare ka per te ndodhe. Me 24 Qershor, Berisha, Meta e te tjere, te gjithe do shkojne ne burg me deshire, mbasi t’i vrase ndergjegja per te keqijat e medha qe i kane bere ketij populli.
    Rames do i kerkojne te falur dhe do ta pranojne publikisht qe ai i fitoi ne fakt zgjedhjet e 2009s si dhe te 2011s.
    Te gjitha pasurite ilegale qe kane vendosur me korrupsion (pervec rrogave dhe iPadit te saliut) do t’ia dorezojne qeverise se re, me deshiren e tyre.
    Rama i lumtur do te qeverise vendin per shume vite te ardhshme drejt nje prosperiteti te vertete.
    E gjitha kjo…..ne Lalaland!.

    1. haker says:

      po a nuk ka qene kjo qe ti elinor ke dashur?

    2. VERONIKA says:

      Hesht Elinor,degjoje kte zhgaravinashkruajtesin e kolacioneve,se ky pyet a do shkoje Berisha ne burg….ka degjuar dhe ky per Mani Pulite…do i coj ne burg me Zaganjorin qe coi po Berisha.
      Eshte pro rotacionit se heqin saliun dhe cojne ariun…cojne enverin.

  14. shqiptari says:

    Ne burg mbeti dhe do te mbese Populli i varfer.Ndersa Komunistet Staliniste Kriminele nuk futen ne burg.Nese ato nuk varen perpara Popullit…Kriminelet Komuniste Staliniste do vazhdojne te pijne gjakun e Popullit si mushkonja.Nese varen perpara Popullit ,atehere Populli do te clirohet njehere e mire..
    PO KUSH E BEN KETE !!!

  15. TROJA says:

    Po te pyes dhe une si shvejku; Je budalla qe ben kete pyetje zoti Zaloshnja? Perse pyetjes qe sora sores nuk ja nxjer syte se shpjegon ne keto momente si i ka hije dhe nderi i nje gazetari,po ben divesion me gjakun e derdhur nga ky popull,me pasurine e vjedhur nga Salinjte,Edvinet dhe Iliret? E si mund te fuse ne burg Edvini Ilirin dhe Saliun,pas kesaj poshtersie qe i bene te majtes,pas gjithe kesaj maskarade,si mundet te vete burgoset Edvini? Keto zberthe po qe se gazetar,e ne je palaço qe don material vazhdo bej diversitet qe te marish me shume leke.

  16. LULI says:

    BURGU ESHTE PER HALLEXHINJTE ZOTI ZALOSHNJA.ATA TE SHTRESAVE TE LARTA KU
    BEN PJESE EDHE TI MBROJNE NJERI TJETRIN SE NUK MUND TE DENOSH DIKE KUR
    JE EDHE VETE DERI NE FYT I ZHYTUR.KY BENJAMINI JOT VETEM POLITIKAN NUK
    ESHTE PO NUK ESHTE FARE AMA.

  17. Rivdekja says:

    Ha….ha….ha…. ! Rilindje ! Ha….ha….ha.. ! Heee , a e besoni tani se ekziston “ringjallja” ? Ja si mund te “ringjallet” nje i vdekur si Salehu dhe i Meti ! Nga nje qenie po aq e kalbur sa Rama !

    Pra te dashur shqiptare , ne pamundesi qe eunuke dhe te tredhur , apo shterpet , te mund te realizojne “lindje” , aq me pak “rilindje” , na realizuan “ringjalljen” ! Ha…..ha…..

    Plehra , plehra ….! Kur da ta pastrojme Shqiperine ? Apo do te vdesim nga ndotja ?

  18. frens says:

    Po une per ke te votoj tani se me ngeci filmi qe kur lexova lajmin per bashkimin PS-LSI?? Per sqarim: une jam me bindje te majta…

  19. arifi says:

    Te gjithe shtojne parate, konsolidojne pushtetin dhe ne burg?????? burgaxhijte nga rrhadhet popullore si gjithmone, pemethyerit…

  20. laert says:

    Burg te perjetshem per te, dhe do ishte me mire sikur te pushkatohej perpara gjithe popullit shqiptar se vetem varje meriton ai

  21. sulltani nga shiaku says:

    shpresojm,se shqiptaret do ta denojn komunistin e fundit te ballkanit,burgim,dhe vetem burgim per te.

  22. bosi says:

    Po ik e zaloshnja se kur ben dhe ti pikpytsin mos ngelt jevg pa fol… ik ik afroju njeher ti berishes… ty ta beri motren prosti ne studio nje cop frrok cupi e i rruajte lesht… ik aman merr nai 100 mi leksh neper studio, leji kto pun

  23. ndershmeria shqiptare says:

    FRD e arthmja e Shqiperise,kush s’kupton kete fakt me qafe paste veten.

  24. e verteta says:

    Pse duhet te shkoi ne burg?Pse punon 18 0re ne dite per te mbyllur vrimat qe la diktature?Apo te shkoi ne burg sepse tradhetoi partine dhe diktaturen tuaj komuniste antishqiptare dhe antidemokratike?C’iu genjen mendja,o te mjere,qe akoma jetoni me marrzite e kohes se diktatorit me te pashembullt ne Europ e mbase ne Bote…

  25. ivani i madh says:

    me kete qe beri ky zdapi i gjate e PS nuk do burgoset per maskaralleqet qe ka bere Berisha se keshtu mer pas dhe dhe Ilir hajdutin dhe i prishet kualicioni e i iken karigia. PO Rama rezik ti propozoje invalitit president ti ngrere permendore se e ariti objektivin qe kish ne percarien e elektoratit te majte detyre qe e kishte mare me kohe nga Berisha.

  26. A says:

    A do te shkoje Sali Berisha ne burg? Kjo ishte pyetja. Pergjigja eshte po ngeli Sali Berisha vetem me burg, e paskan nderuar e respektuar si shume si person, si “hoorr” shteti qe eshte.

  27. fieraku4u says:

    NUK KA KELLQE NJERI NE SHQIPERI QE TA FUSI SALI SHPELLARIN NE BURG.

    SE EDHE RAMA, KA FRIKE.

  28. Luan says:

    SALI BERISHA ESHTE SHEFI I MAFJES I MIRENJOHUR NE SHBA DHE EUROPE SI I TILLE.

    MAFJOZET E KANE VENDIN NE BURG SEPSE ISH KOMUNISTET E FELLIQUR KRIMINELE SHEFA MAFJESH ME FAMILJE MAFJOZE QE VJEDHIN POPULLIN E BEJNE KRIME DUKE VRARE CDO DITE ME KEQ SE SA ATI I TYRE SHPIRTEROR ENVER HOXHA, DUHET TE JENE TE LIDHUR ME PRANGA TE FORTA PER GJITHE JETEN E T’U MERRET E GJITHE PASURIA E VJEDHUR POPULLIT NGA VETE POPULLI.

    KRIMET QE KA BERE FAMILJA MAFJPOZE JANE TE PANUMERTA DHE PER KETE VENDI I TYRE ESHTE VETEM NE BURG TE PERJETSHEM.

    EDHE SIKUR TE DUAN TE HEQIN SHEMTINE E TYRE NATYRORE DHE SHENJAT QE KANE NE FAQE APO NE HUNDE PER T’I DALLUAR SE JANE VETE DJALLI, VECSE SHEMTOHEN CDO DITE E ME SHUME NJESOJ SI DJAJTE ME TE NEVERITSHEM DHE BEHEN ME TE DUKSHEM PER T’I CUAR NE BURG.

    NE VEND QE ZALOSHNJA TE NA TREGOJE SE SI TE HEQIM ZVARRE NE BURG KETA QELBESIRA FUNDERRINA NE PUSHTET QE NA VJEDHIN DHE T’U MARRIM PASURINE TONE QE NA I VODHEN, PO NA THOTE LERINI TE IKIN…

    NE HETIME ZALOSHNJA FUTET EDHE VETE FBI POR TI NUK DI SHUME DHE S’KE SI TE DISH TE SHKRUASH ARTIKUJ.

    A MOS TE KANE DHENE NONJE KOSKE EDHE TY O ZOLOSHNJA? SIKUR TE ISHE I ZOTI TI DO TE QENDROJE NE SHBA E NUK DO VIJE NE SHQIPERI.

  29. Anisa Bregu says:

    Per mua nuk ka me zgjidhje. Besoja ne PS por edhe kjo shprese u shua.

    Te felliqur, te mjere , hajdute te pashpirte keni qene o Ed dhe o Met.

    PS i ke humb votat e mia . Shkoj dhe i bashkohem ALEANCES KUQEZI dhe do jem ne 7 PRILL, aty ta rezojme ate qe spo e rrezon dot Edi jon i dashur.

    I bej thirje te gjitheve kush e ndjen veten OPOZITAR te bashkohemi ne 7 PRILL ne oren 11 te Bulevardi Deshmoret e Kombit.

    Zhdukuuuuu Edi Rama. Ishe i shprese per mua, por tani te urej shume!!

    Flm AK qe je me ne!!

  30. Horri i Bulevardit says:

    Berisha-Meta dhe te gjithe hajdutet e tjere dhe vrasesit, shkojne ne burg, po qe se shqiptaret ja japin voten ne shumice Aleances Kuq e Zi dhe Kreshnik Spahiut.

  31. Pavarësia says:

    Z.Aloshnja! E pëlqej analizën tënde. Është e saktë dhe e butë, pa mëllefe emocionalë. Për sa i përket pyetjes: A do të shkojë Saliu në burg? Unë dëshiroj ti përgjigjem kështu: Në burgjet e (pa)drejtësisë shqiptare, S.Berisha mund të mos shkojë as një herë. Ndërsa ai do të shkojë në një burg tjetër. Madje ka hyrë në atë burg, në burgun e Perëndisë, në burgun e hakut që i ka një populli të tërë. Ju garantoj z. Zaloshnja dhe të gjithë ju lexues e komentues se Sali Berisha, ky armik i betuar i Kombit Shqiptar, një ditë do ti vjellë gjithçka ka bërë në dëm të shqiptarëve. Fundi tij do të jetë më se tragjik dhe vetëm nga ,,Dora” e të Madhit ZOT!. Më thoni, cilët nga personazhe historikë, të ngjashëm apo të njëjtë me këtë monstër, nuk i ka paguar (gjallë apo i vdekur),,zullumet” që i ka bërë popullit të tij? Asnjë nuk ka mbetur pa i paguar….!

  32. vlora says:

    Mereni kete shtatore dhe si permendore kushtojani ndokujt , kushtojani ndonje kafshe prehistorike dhe neqoftese nuk gjeni kushtojani fese islamike.

  33. pelivan says:

    A u ka ndodhur ndonjehere te mbeteni ne udhekryq?! Pra ky eshte i vetmi cast ku i ziu njeri i therret derrit:” Oooo dajo!” Jo ore lume miku me pseudonimin “Baloki”,te majtet jane shume dhe ata do votojne per te majten e tyre. Ligesise do i gjendet vendi neser.

  34. ben says:

    O mortja cfare artikulli, cfare analistesh shkruajne budalliqe neper gazeta, po kete e di edhe bufi o Zaloshnja, kush u denua deri sot qe te denohet kryehajduti ?

    Te pakenaqur ka shume, te gjithe ata qe presin ndonje vend pune, ndonje kocke qe te vjedhin edhe ata neser.

  35. Pavarësia says:

    Hë, më të lumtë, or Kolë! Ta pasha hajrin, e ke thanë nji llaf me mend! Kështu të do Sala, or Kolë. Po ti ke harrue nji gja tjetër, or Kolë. Ke harrue faktin që Salës i kanë mbetë në vathë shumë pak kola si puna e jote. Kështu që ti, or lum Kola, nuk e shpëton dot Saliun tand nga theqafja përfundimtare. Hajt, tyrqeta, or lum Kola!

  36. viktorshala says:

    une jam nga kosova por jetoj ne gjermani me vjen keq per komentusit qe komentojn fjal fyse per personalitetin e zotit sali berisha .mbretin e shqiparve ane mban ku jan por tek shqiptart e shqipris dot ishte mir te ringjallet edhe ni her diktatori i poshter enver hogja e tju torturoj sikur 50 vite ma par po edvin rama po ashtu i njejti materjal esht sikur enveri hiq ma i mir sesht drogirash i pa moral se pari nuk asht hiq shqiptar ti jepin ju voten nji qelbsire te till asht turppo boll mir jav bon juve sepse jini soj i ffliqt sikur ai e dr sali berisha asht shqiptar asht i moralshem asht i ndershem e te gjitha tiparet njerzore si i ka hije ni njeriu deshiroj te rroj 100 vite zoti doktoor SALI BERISHA

    FITORE FITORE FITORE

  37. drejtesia says:

    Duhet telindi,edhe nje here ENVER HOXHA,qe tju tregoje vendin
    Gjyqi i popullit i denon,skadrejtesi…
    Kjo eshte klasa agjenturore qe ndertoj saliserbi
    Qe tedenohenmajtas e djathtas…votoni me23 qeshor
    PARTINE E PUNES SE SHQIPERISE..
    TRADHETARET E KUSAREN NE BURG,SEKUESTRO PASURISE POPULLIT,,,MENE KRYE RININE SHQIPTARE TE FILLOJ NDERTIMIIVENDIT…BORXHET TIPAGUEJNE HAJTUTET E PUSHTETIT 23 VJECAR…POSHTE TRADHETARET..
    DONI VENDIT DHE VEHTEN E FEMIJET TUAJ VOTO P.P.SH…GJYKO E MENDO SA NUK ESHTE VONE…MOS BESONI ASNJE TE GJITHE JANE AGJENTURA….
    PPSH,eshte me e varfer nga pasuria,kaidealeatdhetare,lirisepaqes dhevendieshte pasurie popullit,ajo ka idealet,ka njerez patriot te ditur,juftojme te vini,merrnimesimet e Enverit te madh ,qe dje udhehoqi
    popullin neluften nac-clirimtare,ndertoj vendin dhe njeriun e ri,shkolloj ,lulezoj fshatin,minjerat,uzinat,fabrikat kombinatet e pafundesi…qe kjo klase politike e shkaterroj pasurine e popullit…mosndigjoniZaloshnjat me shoke..se..pushteti i popullit din si vepron…mos gaboni ma ,opopull…por VOTONI VETEM P.P.SH

  38. gogo says:

    Kur do i vij ngordhja sales.???

    Pote ndryshoi dreitesija,
    E te ket shtet ligjor,
    Kur votimi te mos vidhet,
    Dhe saliu te mos vere dore.

    po kush e ben kete qe thoni,??
    Uiku ngordhjen se kerkon,
    Sa do dele te ket ngrene,
    kurr, zakonin s’e harron….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje