Chris Brown i është rikthyer edhe një herë tjetër vitit 2009, kur reperi rrahu partneren e tij, këngëtaren Rihanna duke thënë se është penduar. Në një emision televiziv amerikan, këngëtari theksoi se e ka kuptuar gabimin dhe ajo që bëri nuk do të përsëritet më kurrë tani që është rikhyer sërish me këngëtaren nga Barbadosi. “Jam aq burrë sa për të pranuar se bëra një gabim që nuk do të përsëritet më. Unë dhe Rihanna e njohim njëri-tjetrin. Ajo e di që kam një zemër të mirë dhe kaq më mjafton”, tha Brown, transmeton TCH.
Brown zbuloi se gjatë 52 javëve këshillimi dhe rehabilitimi, ai e ka përsëritur shumë herë në mendjen e tij ngjarjen: “Shkoja çdo të hënë në këtë program këshillimi dhe gjithmonë e pyesja veten se pse e bëra diçka të tillë.”
Kur u pyet nga moderatori nëse premtonte se një incident i tillë nuk do të ndodhte kurrë më, reperi u përgjigj: “Absolutisht. E di që do të ketë gjithmonë njerëz që nuk do më falin dhe që do më shohin me sy të keq, por nuk kam çfarë të bëj.”
ik mor legen ca mmmmmm burri je ti plehre
me shume nuk i thua dote ketij lloj mileti ..lola.klm
Ke bo gabim… duhet ta kishe rrahur me shume.
Per aq pak sa e rrahe … dhe ja ku i more frytet.