Kineasti italian: Shqiptarët janë zotërinj të vërtetë

3 Prill 2013, 09:40Kulturë TEMA

Për mua çdo film  për të cilin punoj është si i pari përpiqem të jap më të mirën”. Kështu është shprehur kineasti Sebastiano (Nino) Celeste. Drejtori i fotografisë  rrëfen eksperiencën shqiptare, nga ardhja e parë në 2005-n.

Tashmë ai është i angazhuar  në filmin “Amaneti” të regjisorit Namik Ajazi.

“Kur Namik Ajazi më foli për këtë projekt, menjëherë i kërkova skenarin, pasi është e kotë  të punosh për një gjë që nuk vlen.E lexova  dhe kam kuptuar  shumë gjëra mbi  atë çka ndodhte  në Shqipëri përpara viteve ’90.Në Itali gati nuk dihej asgjë mbi të që ndodhte në Shqipëri.Duke lexuar  kuptova shumë gjëra  dhe e pranova ,pasi më dukej  sikur  do ta  do ta jetoja pak këtë periudhë  edhe pse përmes një fiksini. Jam përpjekur  të hyj në botën e personazheve. Janë të gjithë  shumë të gjetur. Përpiqesha  të kuptoja se si mund të  ndiheshe kur  e dije se të kishin tradhëtuar.  U përpoqa të hyj në figurën e tij  dhe jemi përpjekur  të krijojmë imazhe , në bazë të këtyre  ndjesive, që mund t’i transmetojmë  më tej në ekran, shpresojmë t’ia kemi arritur” shprehet ai.

Ai regon se, “Për herë të parë kam ardhur  në Shqipëri në vitin 2005 për filmin “Mao Ce Dun “ të Besnik Bishës. Duhet të them të vërtetën m’u kujtua Italia  pas viteve ’40,rrugët e prishura, qytetet  nuk janë ato që ishin, aeroporti zëre se s’ekzistonte, dukej si aeroport afrikan”- rrefen Celeste.

Sipas tij shqiptarët :”Në rradhë të parë  janë zotërinj të vërtetë, nuk janë mendjemëdhenj, janë të përulur , me ta mund të flasësh, mund  të shkëmbesh mendime, janë të hapur për dialog dhe me të drejtë duhet të jetë kështu. Mendjemadhësia  në këtë profesion , por edhe në jetë përgjithësi, është shumë e  shëmtuar. Më ka ndodhur që të xhirojmë  nga e para , dy javë punë , sepse  nuk merreshin vesh me regjisorin”.

Sipas atij kinemaja italiane  ka marrë fund dhe ato 4-5 aktor që janë , janë mëndjemëdhenj.

‘’Sapo bëjnë një punë , menjëherë fillojnë të pretendojnë  rulotë,trukues e parukier privat…Po, po, modelë velina, një shpifsirë e vërtetë…nuk ka  më aktorë të vërtetë. Këtu i kam gjetur dhe janë të zotët të zotët , të zotët.”- shprehet ai për gaztën “Panorama”.

Për sa i përket filmit , i cili është i treti që realizon ai shprehet: “Uroj që të ketë  një zhvillim të madh, sepse mbi të gjitha kinemaja është kulturë, ndihmon për të kuptuar botën. Dhe ka nevojë për më shumë hapje, për më shumë bashkëpunime . Sepse , nëse  dikush bën një film shqiptar,për a shfaqur vetëm në Shqipëri, nuk ka bërë asgjë. Ka nevojë  për bashkëprodhime , që këta filma të bëhen këtu, të mund  të bëhen të njohur  në të gjithë botën , që njerëzit të mësojnë  më shumë për shqipërinë. Të gjithë njerëzit këtu e dua kinemanë”- nënvizon ai./A.XH

11 komente në “Kineasti italian: Shqiptarët janë zotërinj të vërtetë”

  1. Likaon says:

    Jane te perulur ? Qeka ftof ky, pse qeka mire me qene i perul ?

    1. voica says:

      Shqiperim i keq. Nuk e ka me ate kuptim, sepse nuk ka sens per ato qe thote ne pergjithesi. Hajd’ mo, artikull per artin, kush e lexon… . Politika,po, e lexojne me uri shqiptaret.

    2. Aleksander says:

      Me siguri ,duke pare gjithe kontekstin ne te cilen eshte perdorur fjala ,behet fjale per UMILE me theksin tek u-ja,qe mer kuptimin sipas perdorimit ne fjali e shprehjes ne teresi. Nuk behet fjale per “i perulur” ne kuptimin i nenshtruar,kuptimi i asaj qe ka thene italiani ketu eshte “i thjeshte” ,”i perzemert” “njerezor” “jo mendjemadh”.Te gjitha keto ne italisht i permbledh fjala “UMILE”,por ne ne shqipen tone shume here duhet te bejme sqarime(shqiperime)me fjali te tera per te riprodhuar sakte kuptimin e asaj qe na thuhet ne nje gjuhe te huaj(jo vetem ne italisht).

      1. Likaon says:

        Ma mori mendja por nuk po e gjeja origjinalen. Umile eshte dicka qe e perdorin si te thuash ata tip njerezish me nja 10 tituj ne Itali, eshte nje gjendje mendore qe e ka vec elita e elites, qe gjerat i shikon nga nje pozicion tjeter dhe here pas here ja aplikon dhe popullit te ndershem, vetem te ndershem dhe puntor ama. Pershembull, ne ato shkolla ku shkojne keto elita, lindore e perendimore, por ne perendim eshte me e theksuar sepse elita nuk perfaqesohet vetem nga nje grusht njerezish sic eshte Kina bie llafi, ose shtetet fetare, por nga nje grup me i gjere, eshte se qe ne moshen e tete vjecares, keta nxenes para se te dalin nga keto akademi, duhet te japin nje ese mbi cfare mendojne ata per natyren njerezore. Pra qe te vegjel ata pergatiten si te kontrollojne njerezit, masat etj. Ne keto shkolla as qe behet llaf ti kemi, per vete faktin se universitetin me te vjeter e kemi 50 vjet mo. Pra keta jane njerez qe mendojne ne nivele shume te larta, dhe fjala umile eshte dicka qe ja aplikojne kesaj gjendje dhe kryesisht njeri tjetrit dhe here pas here popullit. A mund te me thuash ti mua qe ne Shqiperi ka umili ? Ne Shqiperi nuk ka as intelektuale se paku, qofte nga koha e monizmit qe kane cofur te gjithe ose kane ikur, e qofte nga kjo koha moderne ku pjesa intelektuale shkollohet dhe mundohet te rrije jasht. Atehere ku qendron kjo “umilta” e popullit Shqiptar, qe te vret per nje gervishtje makine, nje parakalim, nje shikim shtrember, nje bizhuteri ? Qe perdhunon dhe dhunon grate sistamtikisht ? Qe toleron nje qeveri dhe disa pushtetare qe jane te denje per vende si somalia, zimbabwe dhe mali ? Atehere ky popull nuk ka umilta, ka nenshtrim, dhe ne kete rast konkret nenshtrim ndaj te huajit.

  2. alberg says:

    mos i ngatero te gjithe me veten likaon

    1. Likaon says:

      Ke ndonje gje tjeter per te shtuar ti apo keshtu kuturu ?

  3. juju says:

    Nino, celeste eshte shume punotr dhe ka bere filma te mire. Por si italian qe eshte hipokrizine e kane per zanat. Ne 1 film qe behet ne vit ne shqiperi ku dolen aktoret e mire? Italia ka perfunduar keshtu sepse artistet punuan per mafiozet, mediat keta i mbajten, etj. Ketu kinemaja ka marre fund fare, kur te gjithe ish regjizoret skane marre asnje lek per filma dhe merr Namik Ajazi, Burri majlindes 1 mil euro. Kush e ha kete. Ja pse degradon kinemaja. Sepse shkaterrohet niveli profesional dhe futen mediokrit qe shfrytezojne boshllikun. nderkohe qe regjizoret e tjere po bejne telenovela.

  4. alban4eva says:

    mbase dikur shqiptaret ishin zoterinj, sot nuk jane me.. per fat te keq..!!!

  5. gjyshi says:

    alban4eva: Jo mbase, por shqiptarët kanë qenë dhe janë zotërinj.Edhe në terrnajën e quajtur komunizëm, edhe kur s’kishin të hanë si e sa duhet, Ata të tillë mbetën dhe do të qendrojnë përgjithmonë. Mos e humb optimizmin se do shkëlqejë shqiptaria. Të më rrosh e të shohsh, o Alaban.Këtë ta thotë , plaku e kështu edhe do të dalë.

    1. Aleksander says:

      Ke te drejte gjyshi,shqiptaria do te shkelqeje kur te kete kushtet e duhura tamam si ajo lulja qe do kushtet e veta te veçanta ,mikroklimen. Ne duhet t’u mesojme femijeve tane kudo qe te jene te sillen me dinjitet,pa kaluar ne teprime.

    2. Ben Chicago says:

      shqiptaret 1 tufe dele me coban nga tropoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje