Teatri Kombëtar harron të kujtojë aktorin Agim Qirjaqi.E përkujton ish-studenti dhe kolegët

29 Mars 2013, 11:28Kulturë TEMA

Në trevjetorin e përkujtimor të ndarjes nga jeta të aktorit Agim Qirjaqi, nuk është kujtuar Teatri Kkombëtar ,por ish studenti i tij regjisori Kiço Londo.

“Ka pak njerëz që zotërojnë një talent superior,jo vetëm në profesion,por edhe në shpirt. Një nga këta ka qenë  artisti i shquar  Agim Qirjaqi.Të jesh tudent , pastaj regjizor  dhe mik i një njeriu të tillë është një shans që jo të gjithë mund ta kenë. Meritat dhe  kontributin  e paçmuar të Agimit, historia do ta marrë dhe do ta vendosë në tempullin  e lavdisë. Ata që e kanë njohur nga afër,sot në këtë përvjetor  do të donin të thoshin shumë për të”- ka nënvizuar Londo.

Krahas vlerësimeve për aktorin e ndjerë ata kanë  vlerësuar edhe Kiço London për iniciativën e veçantë.

“Të përgëzojmë për këtë nismë  dhe të jemi mirënjohës  që munde të organizosh një takim  përkujtimor në nder  të atij artisti të famshëm,puna dhe mundi i të cilit nuk vdes kurrë…Duhet ta organizonte Teatri Kombëtar,por ja që gjërat kështu funksionojnë në vendin tonë”- citohet në gazetën “Panorama  aktori Ahmet Pasha.

Aktori Agim Qirjaqi u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare . Ai është spikatur në rolet e tij në filmat: “Rrugë të Bardha”, “Lulëkuqet mbi mure’’, “Në prag të lirisë”,etj./A.XH

11 komente në “Teatri Kombëtar harron të kujtojë aktorin Agim Qirjaqi.E përkujton ish-studenti dhe kolegët”

  1. albani says:

    Teatri (ish) Kombetar, se tani eshte i qeverise dhe i Sali Berishes, nuk ka kohe te perkujtoje ikonat e veta, se mbeten duke i qurravitur kryeministrit me peticione, nuk merren me art, sepse Saliu nuk i ka veneaty per te bere art per shqiptaret, por per te bere propagande per Sali Berishen, prandaj mos pritni ndonje gje nga keta artiste, qe vetem te vendosin ndonje fasho ne krah si fashistet e hershem u ka mbetur.

  2. Xen Berish Deledashi says:

    Teatri Kombetar ?!?!?
    Teatri dhe kinematografia shqiptare kene vdekur me kohe. Ne keto ditet e sotme cdo gje eshte e mbushur me injorante te pashkolle militante te PeDe’se.
    Te mos kujtosh nje aktor te tille si Agim Qirjaqi ,eshte nje turp i madh

    1. Horri i Bulevardit says:

      Po Agim Qirjaqi, nuk voton, keshtu qe si hy ne pune Saliut.
      Nderim per artistin e madh Agim Qirjaqi.

  3. VERONIKA says:

    NDERIM KTIJ AKTORI DHE NJERIU !
    nuk e dija asqe kishte vdekur.ka perzgjedhje me hater dhe larte te Zoti
    ngelen ca perbindesha qe nuk i duhen askujt.
    Bravo KICO LONDO!

  4. Fred says:

    Agim Qirjaqi ,njeriu i madh i skenes.Si mund ta kujtojne brezat kur TVSH per te cilin paguajme takse, nuk transmeton nje film shqiptar apo nje pjese skenike, po shuhet memoria kulturore e nje kombi,perballe kulteve “moderne” te formateve reality show dhe komercializmit, duke zhdukur nga faqja e dheut emra dhe njerez qe mbanin gjalle nje komb me pathosin e tyre te interpretimit ne kohe te veshtira te skamjes:turp per keta qelbesira.Nderim per Aktorin e madh

  5. ajaza says:

    E cfare pret o Kico teatri ka problemet se do tebelme propaganden e Sales dhe nuk ka nge per te kujtuar te tilla figura madhore te skenes dhe filmit se ky instutucin eshte politiko Berishjan(drejtuesit etij) prandaj mundohuni te beni vete dicka ju per koleget tuaj ae kane ikur nga jeta dhe per ata qe jetojne ne kete situate te ndere.dhe qe shpesh detyrohen te veve edhe firma neper peticine.

  6. Bardho says:

    Bravo atyre qe e kujtuan, se Qirjaqi ka qene vertet nje meteor ne qiellin e skenes shqiptare. Por sec te jep nje shije politike angazhimi disaditor i Londos per Qirjaqin… Jemi ne fushate politike zgjedhjesh. O Kico, po pervjetoret e Viktor Gjokes, Sul Pitarkes, Mihal Popit dhe vete Kadri Roshit a jane kujtuar vit per vit? Po te Vangjush Furxhiut? Po aniversarin e martirit te skenes, pedagogut dhe regjisorit Spahivogli e
    kujtove kur zotrote ishe emruar (politikisht) pa asnje merite drejtor i Teatrit Kombetar. Turp te te shaje njeriu per perkujtimin e Qirjaqit, bile bravo te qofte… Por ty gjithmone te bie ere zhurmerimet.

  7. Genc i parë says:

    Nje koment ne nje gazete tjeter me beri pershtypje. Aty pergezohej Londoja per kete inisiative, po i kujtohej se zhurma qe po ben keto tri dite ne tere gazetat dhe kanalet tv ka ere elektoralizem. Te na fali i ndjeri Qirjaqi, aktor i paperseritshem qe nuk i vjen kollaj skenes shqiptare, por me duket se perdoret per karrierizmat e turpshme te skuthit Londo. Kerkova ne disa arkiva gazetash: vura emrin Kico Londo ne katroret ku thote “kerko” dhe nuk e gjeta te kete marre nisma per perkujtime te shume yjeve te skenes edhe më emermedhenj se Qirjaqi. Jo vetem per te tjere (Roshi, Frasheri, Popi, Spahivogli, Furxhiu) nuk e ka bere, por edhe per Agimin vete, vetem tani po e ben (me qe jemi ne fushate dhe TK duhet demaskuar). Perse nuk i perkujtoi Agimit dy vjetorin?! Tre vjetori qenka me i rendesishem?! I keni ndjere ndonjehere kermijte se c’gjurme te ndritshme duan te lene? Ky eshte Londo. teksa per Agimin me gojen plot e me emocion dua te them: I PERJETSHEM KUJTIMI I ARTISTIT QIRJAQI!

  8. dibrani says:

    I madhi Dritero , ne nje nga krijimet e tij te fundit, shkruan: Heronjte jane perzene ,heronjte jane……
    Kujtim te perjetshem AGIM! Heronjte kurre nuk harrohen.

  9. balzac says:

    Ne shquhemi per mosndjeshmerine njerezore.

  10. Edmond says:

    Agim Qirjaqi Artisti me i spikatur iTeatrit Kombetar per intelektin e tij.Rolet e tij ne teater dhe kinematatografi do jene te paharrueshme, pavaresisht qe drejtuesit e Teatrit Kombetar nuk kujtohen per te, pasi e kane mendjen dhe veshet se çfare thote i ***ndrituri *** Sali.
    Ta kujtojme gjithmone kete artist te madh qe nuk do ti vije me ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje