Shpëtim Çuçka,Gjuhën letrare, po e bëjnë një shqipe vulgare

26 Mars 2013, 11:50Kulturë TEMA

Shpëtim Çuçka është shprehur në një shkrim se  gjuha shqipe është futur në një tunel të zi  dhe e vetmja dalje  është  gremina.

“Ka mbi njëzet vjet  që ajo është lënë pa mbrojtje  dhe pa kujdes .  Secili e shkruan si t’i dojë qejfi, pa kurrfarë rregulli, pa kurrfarë nderimi për punën e jashtëzakonshme të atyre që e mbrujtën shkencërisht dhe me një ndjenjë të lartë shoqërore e përparimtare, pas një procesi të gjatë dhe të mundimshëm historik, ku dhanë ndihmesë figurat më të mira të historisë sonë. Në të vërtetë pjesën më të madhe të rilindësve dhe formuesve të gjuhës letrare shqipe shoqëria e sotme praktikisht i ka harruar, siç harrohen varret e të parëve, siç harrohet historia, ndërsa ndonjërin prej tyre e sheh me një shpërfillje, prapa së cilës qëndron armiqësia.”- shkruan ai.

Sipas tij ky është një qëndrim  mjeran shoqëror dhe  ç’ndërgjegjie e ulët shkencore, teksa analizon si më poshtë :

Së pari, Kongresi për bazë të parimit fonetik të shqiptimit mori jo thjesht shqiptimin e përdoruesit pa shkollë e pa kujdes të gjuhës dhe as shqiptimin thjesht praktik (është mashtrim përveç që e pamundur të pretendosh se mund të vilet niveli masiv i shqiptimit – a ekziston ai? – duke e shtrirë vëzhgimin në tërë masën e folësve të një gjuhe; gjithmonë do të ketë një përzgjedhje), por shqiptimin libror, (Kongresi pohonte:”…Nuk mund të vëmë në një plan drejtshkrimin e drejtshqiptimin… …drejtshkrimi është një shkallë më e lartë përgjithësimi sesa shqiptimi dhe mbështetet jo te të gjitha stilet e shqiptimit por kryesisht te stili libror i tij, i cili lidhet drejtpërdrejt me gjuhën e shkruar dhe është stili më i plotë, më i shkoqitur, më i qartë. Drejtshkrimi mund…të ndikojë që ruajtja në shkrim të kthehet edhe në ruajtje në shqiptim”) domethënë shqiptimin e njeriut të arsimuar në çastin kur lexon me zë (dikur thonin “këndon” dhe “librit të leximit” i thonin “këndim”, “libër këndimi”) dhe, rrjedhimisht, kur shkruan. Këtë nuk e përmendin rrënuesit e sistemit të gjuhës letrare, fakt ky që flet për qëllimin e tyre. 
Së dyti, parimit fonetik të drejtshkrimit Kongresi i vuri rreptësisht pranë dhe si mbështetje metodike, shkencore, parimin morfologjik, pra, përcaktoi se nuk mund të flitet për rregulla drejtshkrimi pa marrë parasysh kategoritë themelore të sistemit gjuhësor, trajtat dhe përbërësit kategorikë të gramatikës. As këtë nuk e përmendin rrënuesit. Edhe kjo zbulon qëllimin e tyre.
Së treti, Kongresi në vendimet e tij, përpara se të vinte te mbyllja, domethënë te pika e parashikimit të ndryshimeve të mundshme në të ardhmen, porosiste në mënyrë të veçantë e në një varg paragrafësh institucionet e ndryshme të vendit, të arsimit dhe shtypit në mënyrë të veçantë, që të bënin çdo përpjekje për përvetësimin, zbatimin dhe përhapjen e normave të drejtshkrimit. Dhe kjo ishte e vetëkuptueshme: Kongresi nuk u mblodh për të sanksionuar lirinë e ndryshimeve të ardhme, por për të shpallur njësimin e rregullave të drejtshkrimit dhe nevojën e mbështetjes së këtyre rregullave nga të gjithë pa përjashtim. Edhe kur foli për zgjidhjen e problemeve të veçanta të drejtshkrimit, Kongresi në rezolutën e tij porositi vështrimin e gjërave në sistem dhe me vijueshmëri duke mos u përqendruar jo më në raste të veçanta por as edhe vetëm brenda një nënsistemi të gjuhës. Të gjitha këto qëndrime dhe porosi të Kongresit rrënuesit e ndërtesës së gjuhës letrare i kanë “harruar”. Kjo gjithashtu flet për qëllimin e tyre në thelb kundërshkencor.
Së katërti, vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit u morën nga një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish pas një diskutimi mbarëshoqëror pesëvjeçar. Grupi i sotëm i gjuhëtarëve reformues është numerikisht mikroskopik. Si mundet një pakicë e tillë të rrëzojë vendimet e një shumice?
Së pesti, Kongresi i Drejtshkrimit ishte një akt publik. Ai u mblodh për disa ditë radhazi dhe u përcoll nga mjetet informuese të kohës. Ai mbetet ngjarja shkencore më e madhe në historinë e Shqipërisë. Nuk po ndodh sot kështu me rrënimin e sistemit drejtshkrimor të gjuhës letrare. Ky proces po kryhet në heshtje, gjoja në heshtjen e punës shkencore. Edhe kjo flet për karakterin kundërshoqëror të këtij veprimi.
Dhe, së fundi: Kongresi sot mbetet një akt i mohuar. Asnjëra nga instancat zyrtare nuk u kujtua për 40-vjetorin e tij. Ndërkohë rrënuesit e ngrehinës drejtshkrimore të gjuhës letrare e përligjin veten për atë që po bëjnë fshehurazi duke përmendur këtë apo atë pikë të vendimeve të Kongresit duke shpërfillur, përbuzur, mëritur Këngresin në tërësi, të gjitha gërmat dhe të gjithë frymën e tij. Ç’mjerim i ndërgjegjes qytetare dhe shkencore!

Ai nënvizon se Kongresi Sot mbetet  një akt  mohuar . Asnjëra nga instancat  zyrtare nuk është kujtuar për  40 vjetorin  e tij, ndërkohë që rrënuesit e ngrehinës drejtshkrimore të gjuhës letrare e përligjin veten për atë që po bëjnë fshehurazi duke përmendur këtë apo atë pikë të vendimeve të Kongresit duke shpërfillur, përbuzur, mëritur Këngresin në tërësi, të gjitha gërmat dhe të gjithë frymën e tij.

Çuçka shprehet se rrënimi qëndron në luftën kundër tingullit “ë”.

 “Ç’përbën tingulli “ë” në gjuhën shqipe? Ai jo vetëm është një ndër shtatë zanoret e shqipes letrare (e kanë të qartë rrënuesit vlerën e veçantë të zanoreve brenda sistemit tingullor të një gjuhe?), por edhe ndër tingujt më të përdorur të saj (krahas tingullit “e”). Tingulli “ë” është gjithashtu ndër tingujt më të rëndësishëm fjalë- dhe kategoriformues të gjuhës shqipe. Ai ndodhet në trup fjalësh (“kodër”, “ëndërr”, “qëndroj”, “kërcej”, “i errët”, “i ëmbël”, “unë”), në parashtesa (për shembull parashtesa “për-”) e prapashtesa (për shembull, “-shëm”), është mbaresë trajte të pashquar (në emra të gjinisë femërore dhe mashkullore, pronorë), mbaresë shumësi (në shumë emra dhe mbiemra mashkullorë), mbaresë rase (për emra e përemra), mbaresë foljore (për krijimin e vetës së tretë njëjës të lidhores së tanishme), mbaresë e një vargu të gjatë mbiemrash të nyjshëm dhe ndajfoljesh mënyre, përbërës i nyjeve rasore të emrave, nyjeve të mbiemrave, shprehjeve ndajfoljore, lidhëzave të përbëra e të thjeshta (“që” – kjo edhe për të mos u ngatërruar me ndonjë folje!), është pasthirrmë (si mund të jepet qarja e dikujt pa tingullin e përsëritur “ë”?) etj.etj.”- shkruan ndër të tjera Çuçka.

Sipas tij zgjidhja më e  thjeshtë dhe  më “demokratike” është  të shpallet shkodranishtja (e Buzukut a e Camajt, kjo ka pak rëndësi) gjuhë letrare dhe të hapet në Shkodër instituti i vetëm kombëtar për përgatitjen e të gjitha kategorive të arsimtarëve të gjuhës. Të tjerat do të ecin si në vaj, teksa ironizon më tej se mund të shpallin të drejtën e gjithkujt për ta shkruar shqipen ashtu si i pëlqen, duke qenë absolutisht i lirë nga çdolloj rregulli e çdolloj norme, sikurse po kërkon prej kohe me patos dikush, që nesër mund të na bëhet edhe ministër arsimi. “

“Dhe le të triumfojë më në fund shqipja vulgare mbi shqipen letrare. Amin!”- shkruan ai në “GSH”./A.XH

13 komente në “Shpëtim Çuçka,Gjuhën letrare, po e bëjnë një shqipe vulgare”

  1. Hari says:

    Te pakten ka profesioniste akoma qe tregojne se sa medioker dhe meskine dhe hakmarres jane katandisur akademiket tane qe jo vetem hedhin poshte cdo gje qe eshte arritur me pare por harrojne sa demtojen gjuhen tone qe eshte nje nga pasurite e vetme qe mebeshtet idetntitetin tone unik dhete lashte! Me ke flet??? me qente e vucidolit! Nga andej vijne porosite dhe cdo urdher kunder shqiptarise!

    1. Gjergji says:

      Ha, ha! Shume gjuhetare thote… kjo eshte dogma e komunizmit. Gjuha e Enver Hoxhes u imponua me dhune jo me metoda shkencore dhe pat vetem nje gjuhetar sovjetik: Androkli Kostallari… dhe problemet i vuajme sot. Perndryshe pas 67 vjetesh nuk do ishte hapur ky problem.
      Kunder dhunes ne gjuhesi jane shprehur vazhdueshem (persa lejonte censuara e kohes) Xhuvani dhe Cabej. Vetem afrimi i natyrshem, shkruanin ata, do te jete sinteza e vetvetishme e gjuhes kombetare. Nderkohe mjaftonte nje norme zyrtare per aktet e shtetit. Kete i paten rekomanduar Zogut Lambetzci me shoke dhe katundari i zgjuar matjan e kuptoi.
      Tani… qe shqipja po katandiset ne nje zhargon, akoma nuk duan ta kuptojne se nuk mund te kete dhune mbi gjuhe, por vetem qendrime shkencore (pasi te behet nje “mea culpa” per gabimet dhe te korigjohet, po ne menyre shkencore, pjesa me e patolerueshme e tyre). Qendrimet ekstreme vetem sa largojne perspektiven e nderhyrjeve shkencore e te mirepranuara nga “te gjithe”.

  2. Pal-i says:

    Ky gjuhetar paska hallin tek Shkodranishtja e jo tek gjuha shqipe.

    Sa ironike!?

  3. Niku says:

    Keni shume te drejte z. Shpetim. Ky shkrim eshte me vlera sqaruese per ata qe nuk jane gjuhetar. Lind pyetja, mos duhet qe une dhe femijet e mi(megjithese jam nga veriu) duhet te mesojme shkodranishten per te komunikuar me pjesen tjeter te shqiptareve? Mua me duket e parealizueshme dhe shkateruese. Eshte gje e mire qe kemi gjuhen standarte te miratuar 40 vjet me pare ku te gjitha dialektet kane rene ne emerues te perbashket. Kjo eshte “prone” e kombit dhe asnje nuk mund ta ndryshoje duke e privatizuar ate.

  4. Lum Baca says:

    Per habi ma se shumti gjuhen shqipe po e bastardhojne gazetaret ne te te gjitha trojet shqipetare.Aq e kane tepruar me perdorimin e termave te huaja pa vend sa te rrenqethet trupi kur i lexon ato maskarallaqe.Me duket me ne gazeta nuk ka lektor.

  5. miri shkodra says:

    “vendimet e kongresit te drejteshkrimit u moren nga nje numer i konsiderueshem pjesemarresish pas nje diskutimi mbare shoqeror pesvjecar”… menyre te shprehuri tipike e Zerit te Popullit, qe do ti shtoja…”dhe me aprovimin e plote te shokut Enver dhe Byrose Politike”.

  6. shkodran legen says:

    Ne menyren se si po evoluon gjuha pas 500 vjetesh ne Shqiperi do te fliten 2 gjuhe qe ndoshta nuk do te kene asnje te perbashket me njera tjetren, shqipja dhe malokcja. Une them tu mesojme femijeve qe tani malokcen qe te merren vesh me fqinjet tane vorio-maloke.

    1. Asim says:

      Z. Cucka dhe ti komentus i pakulturum.

      Diskriminimi gjuhsor i nje grupi t’vogel mbi nje pjese te kombit ka marre fun per interesa krahineliste!

      Ngulitne mir n’kok!

  7. nuk harroj says:

    Inderuar miri nga shkodra!Ky shkrim ne asnje rresht nuk te le te nenkuptosh kohen qe kemi lene pas ketu e 22 vjet.Por qe nje gjuhetar i bie kambanava te alarmit eshte me se e domosdoshme te degjohen.Por ato ,kambanat,bien per ata qe kane vesh!Se me qe na do nje pjese e paket shumica nuk duhet ti ndjeke ata.Nqs ju doni qe domates ti thoni mollatara,qumeshtit tamel,patates kertolle,misrit kallamoq etj keto nuk ua ndalonnjeri,por qe te futen keto ne gjuhen zyrtare duhet te vendoset ne nje kongres mbare shqiptar per gjuhen.Por zoteri i nderuar e keqja nuk vjen nga krahinizmat por nga ata qe na quajne veten gazetare vetem e vetem se punojne ne nje kanal televiziv.Psh nuk e di a e ke degjuar deformimin e fjales short ne shorteu?!Ndaj qe te mos bastardohet shqipja ajo nuk duhet te politizohet dhe te kemi shqipe zyrtare cdo 4 ose 8 vjet sipas radhes se k|ministrave.

  8. sokol zadrima says:

    Pse te mos vazhdoje te shkruhet dhe te flitet gjuha letrare dhe kush do le te perdore e te shtoje nga dialekti i vet. Me duket se do te pasurohet me shume gjuha, qe si çdo gje peson ndryshime ne kohe dhe hapesire.

  9. tefta says:

    Ne shkrimet zyrtyre revista ,gazetari dhe ne shkolla duhet te shkruhet sipas rregullave e ne letrat private te shkruhet sipas dellit te sejcilit !
    PLAGOS =LENDU=
    KALL=DJEG=PERVELOJ
    TRANU= CMEND=LAJTHIT=IKALUAR= I DYTE=I LUAJTUR=ETJ

    NE GJUHEN SHQIPE DUHET TE DOMINOJE AJO KU CILESORI DHE KALLXUSI ESHTE ME SHUME SINONIME !! TUNG

  10. saliheqenefi says:

    e cfare duhet shqipja kemi tropojancen ,mund shoqerohet dhe me cifteli

  11. arben kadia says:

    po mir mor njerz si ka mundsi qi nji e katerta e popllit ton te jen kaq pak mend sa te doin me ju imponu tan pjeses tjeter te Kombit tuj e dit qi me gegnisht ,sot studiust e huj se ju pseudo shkenctart se veni ujin ne zjerm po perkthehen shkronjat pellazge. o dritshkurt qi hala i sherbeni qoftlargut mane menden te shqypnia qi asht e te tanve e io e nji krahinet po e te tanve .ati qi shkrute mollatare un i tham se i thojn mollatart e qi asht shqip ejo domate italisht patate etjer.moll e art shqip .o njerz thirrni mendes e mos u bani krahinor te vegjel se ne fund sju dalin llogarite sa jena ne koh mos ta mos ti hupim kto vlera qi ne fakt jan thesare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje