Fate Velaj, kali elegant i Trojës

23 Mars 2013, 16:54Kulturë TEMA
Fate Velaj, kali elegant i Trojës

Nga Brizida Gjikondi

Fiksojeni mirë këtë emër, është një erudit bashkëkohor shqiptar, dinjitoz, artist, virtuoz i penelit, syrit, dhe penës, mbi të gjitha një patriot elitar, është vlonjat nga Kali Trojës, rritur e harlisur shpirtërisht në ato anë…në ato anë që tashmë nuk shtrihen vec Kaninës dhe Këlcyrës së genit dhe Austrisë së “arratisë” por tashmë ato kaplojnë male, dete, oqeane, janë aq pa fre sa shkojnë përtej imagjinatës, ato janë  kujtime nga e ardhmja. Fate Velaj këtë bohem endacak, që cdo objekti që i kapin shqisat i hyn në palcë, mund ta hasësh rrugëve të dynjasë të pa kufinj, ai është mesia e përcimit të kulturës europiane si vlerë bashkimi, i bashkimit të kulturave, të shpirtrave shume shekullore të cdo toke dhe kulture që prek. Mjafton të ndjesh fotot e tij dhe do kuptosh se ai nuk është rendës i diellit që lind e përëndon, i zogjve dhe luleve që bëjnë ciklin, jo, ai kap castin, castin e ekzistencës, në orën, ditën, shekullin e caktuar të normales, të asaj qe shohim po nuk kuptojmë, ai shkon përtej, ai ta shndrron të panjohurën në familjare dhe pikërisht këtu ai ka shkelmuar kufinjtë e kulturës dhe injorancës. Fate Velaj një ndër artistët më të dashur të Austrisë shekullore të vlerave por për fat të trishtë pak i njohur në tokën e tij të shpirtit, është rasti më kob’zi se në cfarë stadi ndodhet Shqipëria aktualisht, Shqipëria toka ku një bashibozuk mafioz me kostum deputeti, ministri, kryebashkiaku është më i njohur se Fate Velaj, Sali Shijaku, Cesk Zadeja, Onufri, Konica, Migjeni, Noli etj ka nevojë që ti ngrejë piedestalët e vlerave të heshtura në granit flamujsh që tia tundë dynjasë në qiellin e përbashkët të vlerave. Kontributi i Fate Velaj në hapësirën europiane për europianët, ish befasues për mua, jo vetëm në aspektin e tematikave dhe mesazheve që përconte si askush tjetër në simpoziume me tematikë artin dhe kulturën, por eleganca organizative, pjesmarrja tej mbushëse e sallave, oratoria dhe qëllimi parësor i cdo takimi : bashkimi i popujve të europës ndërmjet mënyrës më mëncurake të mundshme dhe afat’gjatë nëpërmjet shpirtit të tyre, kulturës. Por nuk janë vec idetë dhe shpirti novator e organizativ I Fates që njeh Vjena dhe Evropa zyrtare, peneli i tij i ngjyer në Jonin e parë nga Kanina e lartë dhe Rradhima e thellë, bëjnë qe piktura të tij si “the souths blue rhapsody”, “the green betëeen you and me”, “vlora mon amour” ose të tjera tematika si “the silence and one surprise” “memories from the future”, ose “the small village cemetery”  “the green tree near big mountain” të të magjepsin për të mos i harruar kurrë, e kaltra e pa’arrirë gurë kali, e gjelbra pa arrirë ullirin e pjekur, e kuqja e dhomës së gjumit të fiksohen në kujtesë bashkë me emrin e Fate Velajt, fiks si e kuqja e Onufrit, mbi pikturat e Fate Velajt gjithëkush mund të ngrejë, historine e tij të jetës, vdekjen, lindjen, dashurinë, në ngjyrat dhe trajtat e shpirtit personal, pa i marrë hic leje autorit, pa c’koduar kodet e tij, ashtu sic po bëj unë sot me këto rrjeshta.

Kur lexova pa fund per kete personazh shumë’ngjyrësh nuk më intriguan titujt dhe medaljet elitare që i ishin akorduar si “Nder i Republikës së Austrisë” ose “Europian Citizen”, jo, tek eruditi Fate Velaj, si piktor, fotograf, eseist, kurator, menaxher arti si dhe krijues i iniciativave dhe strategjive politiko-kulturore europiane më intrigoi më shumë shqiptarizma e tij superiore, korespondenca me kreret me te larte te Parlamentit Europian per lobimin e heqjeve te vizave ndaj shqiptarve, si dhe debati i tij me Oliver Schmitt në simpoziumin me tematike “100 vjet shqipëri” preku vëmëndjen dhe shpirtin tim ndaj këtij personazhi kaq gjigand por dhe aq të heshtur në kontributin e tij ndaj vlerave të tokës sonë të plagosur. Veprat e tij madhështore të vendosura në qytete të lënguar si Pogradeci dhe Fieri do i mbeten Shqipërisë sonë si dëshmi e një europiani që i hodhi sytë e shpirtit dhe nga  vend’lindja.

Kam shkruar në jetën time, për ngjarje, ndodhi, sidomos kur kanë mbartur ndër vete tematika traumatike për  tokën time, këtë shkrim, ja detyroj jo Fate Velajt, por shqiptarve si unë që duan shpresë dhe vlerë përtej krimit dhe politikës, po e mbyll me disa fjale po të poetit dhe eseistit Fate Velaj.. mbërritëm më në fund….kaq të pafjalë….kaq modestë….

Eshtë Fate Velaj, nga Kali i Trojës së Vlorës së lënguar, Fate Velaj Kali elegant Trojës shqiptare në zemër të Evropës.

 

 

 

28 komente në “Fate Velaj, kali elegant i Trojës”

  1. mesues nga fieri says:

    O njerez vlersojini keta njerez te medhenj se po na i vlereson austria duke shpallur nder i republikes se austrise.Ndersa ne i shajme njerzit tane qe jane patriot te medhenj e cilesi te tjera.Mos u tregoni te ulet ne vleresime.Nuk na falet ti vleresoje bota e mos ti vleresojme ne.

    1. Dolores says:

      E dashur Brisida, Fatmir Velaj eshte i njohur ne Vlore ku organizon mbledhje me donatoret, ne boten akademike ku bashkepunon rregullisht me Henri Cilin dhe Artan Hoxhen, ne politike ku ka dhjetera foto me Edi Ramen, Jozefina Topallin, etj.
      Mund te mos jete i njohur per artdashesit por kjo eshte histori tjeter. Edhe dicka, Fatmiri eshte diplomuar me sukses nga Universiteti Kristal – mos harroni ju lutem dhe kualifikimet e tij akademike.
      Me respekt,

      1. ora09 says:

        E nderuar Dolores,
        qe nuk e njeh fare Fate Velajn, kjo duket qarte ne komentin tend.
        Te tjeret jane me te ndershem dhe thone qe nuk e njohim.
        Komenti juaj me duket tendencioz dhe ba baze.
        Me sa di une, Fate Velaj eshte diplomuar ne Vjene ne Universitetin e Arteve te Aplikuara dhe jo ne Kristal.
        Dhe ky person eshte i njohur jo vetem ne qytetin e lindjes, Vlore, por edhe ne ato qytete shqiptare ku ai ka lene gjurmet e tij te pashlyeshme si ne Pogradec e Fier me veprat e tij dinjitoze “100 hapa drejt Europes” dhe “Europa Plaza”.
        Mos harro, zonje apo zonjushe se Velaj e ka vendbanimin ne Vjene dhe po te marresh kohen qe ai shpenzon per Shqiperine do ta kishte zili edhe deputeti me aktiv ne parlamentin shqiptar. E kete ai e ben pa asnje lloj shperblimi, vetem e vetem qe do ta shikoje atdheun e tij te renditet ne Europe jo vetem gjeografikisht. Po ta njihnit Velajn nuk do te komentonit ne kete menyre.
        Fate Velaj, te uroj pune te mbare ne aktivitetet e tua te shumeanshme edhe pse dikush nuk di ta vleresoje kontributin tend ne te mire te Shqiperise….

        1. Dolores says:

          Pershendetje ora09,
          vijon nje pasazh i biografise se Zoteriut te nderuar Fatmir Vela ku ai dora-vete deklaron personalisht:
          “2011-study and diploma of “international relations” at kristal university, tirana. 73 pages diploma thesis about “eu-between me and you-knowledge of each others background”. supervisor prof.dr. vasillaq kureta-dean of the faculty of political science http://velaj.com/?cid=1,85,370.
          Nuk kuptoj pse mundoheni te ulni vlerat akademike te ketij titani te emigracionit shqiptar, dhe te univeristetit Kristal.

          1. raimond says:

            Ky Fatja eshte nje rrot gomari qe ja merr edhe gomarit –hahahahahahahahaha __Ky eshte hajvan fare

          2. Erjon Fusha says:

            Per dijenine Tuaj DOLORES po aty ku ke marre pjese nga CV e Fate Velaj dy rreshta me siper ke harruar pa marre dhe keto rreshta nga Universiteti i Arteve te Aplikuara ne Vjene. te fala nga Londra

            2006-study and diploma of “art & cultural management” at the university of applied arts, vienna. 71 pages diploma thesis about “good morning, balkans–reflections about the presentation of contemporary art coming from countries of middle and south-east of europe” supervisor:dr.christian rapp-university of applied arts vienna http://velaj.com/?cid=1,85,220

    2. E kush pret qe t’i vleresoje,vemje si Ferdinand Xhaferri apo Aldo Bumci.Mjere ne ne c’duar kalon kultura dhe aktiviteti artistik.Shikoni c’behet me kishat,xhamite,kalate dhe objektet e tjera pasuri kulturore,qe bota i vlereson,ku eshte katandisur Berati,Gjirokastra,c’fare qendrimi mban Bumci i shkrete qe e vune atje per te zene vendin bosh,por jo qe te beje punen qe i takon si minister.

  2. Agroni says:

    Shume te ashper jeni more cuna me Fatmir Velaj. Autorja e shkrimit edhe mund te kete humbur sensin e mases ne vleresimin apo dhenien e informacionit per Faten. Ndoshta pershtypja apo vleresimi ne aspektin individual e ka demtuar shkrimin. Por egziston nje realitet per Fatmir Velen: Ai eshte i angazhuar totalisht ne ate c’fare do te percjelle tek Europa per shqiptaret dhe anasjelltas. Lidhjet qe ai ka krijuar nuk jane fantazi, por nje fakt. Patjeter ai duhet edhe te jete praktik, pragmatist dhe te mendoje qe c’fare do ti jepte ky angazhim ne aspektin personal dhe familjar. Ndryshe do ta quaja nje “idealist idiot”. Ai po merret me dic’ka te dashur komentues, qe prodhimi s’eshte thjesht personal, po ju apo une apo bejme dic’ka te ngjashme?
    Vleresoni nje njeri qe mundohet dhe prodhon di’ka per kombin, qofte edhe me permasa te vogla, se mire ju ben, mire na ben te gjithve.
    pershendetje nga Toronto

    1. petriti says:

      Gono do jesh ndonje artist deshtak qe me hidhesi dhe gjasme me takt ul vlerat e nje shqiptari te madh. Po cbehet keshtu more aman ne vend te mburreni e kenaqeni suleni si gjarprinj. Artikulli me pelqeu nuk e njihja kete F.Velajn me pare.

      1. Agroni says:

        ,ha,haa Petja dy nje vrangalli i biem.Nuk jam artist ne kuptimin e mirefillt qe te kem shansin te deshtoj,megjithese secili mund te konsiderohet artist ne ate c’ka prodhon. Ne komentin tim te meparshem nuk desha te vleresoje punen e Fates, nuk jam aq i zoti ta bej ne nje koment, por vepra e tij flet vete. Ironine po e perdor ti, por s’ka gje. Fatmir Velaj i madh apo i vogel si shqiptar, po ben dicka qe ti s’po e ben, dhe jo thjesht si piktor

  3. sami says:

    Per Faten nuk mund te them gje,nuk e njoh,per here te pare lexoj per te.
    Per artikulli mendoj se ka gabime .Nuk mund te shikohet JONI nga Kanina apo Radhima. Gjiri i Vlores qe duket eshte pjese e detit ADRIATIK.

    1. gjiri samiut says:

      ku lexove gjiri o Sami se une spo e gjej dot e lexova tre here ?

  4. MALUA says:

    Ate qe ka bere dhe ben FATMIR VELAJ ,nuk e ben dot asnje spurdhjak shqiptar ,qofte kryeminister ,shef opozite pa leri morrat deputete dhe qehajllaret e bashkive . Eshte ambasadori yne me i mire ,promovon vlerat kulturore te shqiperise ,i hapen dyert ne cdo vend te europes ,takon presidenta shtetesh ,kryeministra dhe ne kuptimin figurativ “i ve ne rresht “,bisedon sikur ka perpara shokun me te zakonshem .Ka mare disa tituj si ‘QYTETAR NDERI I AUSTRISE ,ITALISE etjere ,por nuk ka arritur dot te marr titullin “qytetar nderi i Vlores . Bile MINISRIA E JASHTEME E AUSRISE nuk ben asnje aktivitet ne snu inkludon FATMIR VELAJN qysh prej 1998 e ketej . Ne se disa piktore qe e quajne vehten te mrekullueshem ,por qe nuk dine te lidhin 2 fjale dhe bejne mono-loqe ,nuk eshte faji i FATMIRIT QE DI TE KAPE I PARI ate qe duhet dhe kerkohet ,por qe di ai ASNJE qe te MENAXHOJE VEHT-VEHTEN . Menaxhimi i vehte -vehtes eshte ART I LINDUR ,nuk eshte i “FITUAR ” ,prandaj “kundershtaret” e FATMIRIT te vazhdojne te qete punen e tyre ,por nuk do te arrijne dot qe t’a eklipsojne .Te ecesh me kohen dhe te kujtosh te ardhmen ,mendoj se nuk ka vend me per koment .

  5. ermir says:

    Bravo Gjikond si perhere, leri intrigantet psska armiq ky velaj.

  6. Miri says:

    shume shkrim i bukur shyqyr qe shkryajne dhe per kulturen

  7. endi says:

    xheeeeeelooooooz

  8. Altin Muka says:

    Une jam dakord me te gjithe ata qe shkruajn se artikulli eshte pak konfuz dhe me krahasime te panevojshme. Sejcili person ka profilin e vete dhe sejcili ka berre rrugen e tij e keshtu autorja as qe e ka pasur te nevojshme te beje krahasime. Une, Fate Velaj e kam njohur kur kam qene ne nje ekspoziten e tij ne Tirane. Ajo per te cilen me duhet te citoje eshte fakti se une nuk kam pare nje person te vetem qe te jete prezent kaq sukseshem ne disa fusha si: pikture, fotografi, apo shkrime. Por, ajo qe e larteson dhe e bene ate unikal eshte projekti “Europa Plaza” ne qender te qytetit tim, Fier apo “Europa Bulevard-100 hapa drejt Europes” ne Pogradec. Mund ti shtohen ketyre edhe te gjitha simpoziumet, konferencat apo shkrimet dhe pershendetjet e personaliteteve me te larta te Europes qe kane shkruar per te dhe per punen e tij qe une deri me sot nuk e kam hasur te asnje shqiptare e per te mos thene per te tjere. Puna e tij per europen dhe prezantimi i shqiperise neper Europe kane bere ate qe te nderohet edhe me cmime. Une nuk i dija te gjitha keto por, me nxiten keto debate dhe kerkova ne Google, dhe gjeta faqen e tij http://www.velaj.com. Prandaj, ju ftoje te gjitheve mos te humbisni neper komente por kerkoni dhe lexoni.

  9. Erjon Fusha says:

    Une sapo pashe faqen ne internet dhe do te doja te shtoja vetem se: nese ka nje politikan shqiptare qe te kete CV e Fate Velaj le te dale e te thote. Nese ka nje minister te jashtem apo ish minister te jashtem a integrimi qe takohet me ato personalitete qe qenka takuar Fate Velaj le te dale e te flase. Nese ka ndonje artist qe jashte penelit apo allcise di te jete i afte te shkruaj apo te beje ato analiza apo esse e poezi qe bene Velaj le te dale. Kjo qe pashe ne faqen e tij eshte e papare. Une per veten time nuk i dija te gjitha keto. Ju ftoje dhe juve te lexoni faqen zyrtare te Fate Velaj http://www.velaj.com dhe hulumtoni se jam i bindur do merrni te gjithe letren e do shkruani ashtu sic beri Brizida. Mjafton te lexoni seksionin Opinions dhe aty do ngeleni per nje kohe te gjate. Une jetoj vete jashte, ne Angli jam por, duhet ta jetosh vete gjendjen jashte shqiperie qe te permbledhesh ate qe une kam lexuar sot.

  10. flori says:

    Altin Muka shkrimi nuk eshte hic konfuz, ke mesuar nje muzike dhe asaj i bie ti perhere edhe pardje keshtu shkruaje ne nje shkrim tjeter, ben intresantin, shkruaj ti pra mos u fshih mbarapa emrave prej lepurushi. Shkrimi me pelqeu, Gjikondi sme duket se ka zmadhuar as ka lajthitur, por ju jeni mesuar me Salen dhe me kriminele burgjesh ne krye te shtetit, ju vret syte kultura, ishallah shtohen njerezit si Fatmir Velaj.

  11. rezi says:

    Është një nga personazhet e ALBANIA EXELLENCE,…libër me 100 histori njerëzore të shqiptarëve nëpër botë. Lexoni dhe më shumë në këtë libër që u botua me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptar.

  12. fate velaj says:

    …nuk rrije akoma te kuptoje nese fate velaj e ka pasur te nevojshem nje shkrim, e mbi te gjitha neper gazeta ku njerezit qe e komentojne nuk marrin guzimin te evidentohen me emrin e tyre po fshihen mbas emrave te koduar apo gjetjeve pirate. te shkruash me emer jo tendin, duke fshehur identitetin, nuk eshte gje tjeter vecse te jesh i afte per cdo gje e, qe ne nje rast tjeter, kur e ke te nevojshem te mshehesh edhe atesine. une nuk dua te hyje ne komente e analiza me njerez qe nuk tregojne emrin dhe ne baze te emrit dhe punes se tyre le te fillojme dhe debatin nese duhet apo jo bere ky debat. une cdo gje e kam te shkruar ne faqen time web dhe aty gjendet gati me 70% jeta ime dhe une per kete jam i vetedijshem dhe gjithmone i bindur se ajo q. nese dikush nga debatuesit ka dicka qe mund te konfrontohet me ate qe gjene ne faqen time web atehere le te identifikohet dhe…bujrum. pa ofeza, pa nese dhe por. fakte, fakte, fakte.
    dhe faktet jane kokeforta.

    1. malesori says:

      mire e ka Fate Velaj qe fshihet pas fate velos.Mos perdorni emer te koduar por dilni direkt sic del ai psh me emrin Fate Velaj..Epo te vishet gjermani si gjerman qe ta maresh per partizan kete se kisha pare..

  13. fate velaj says:

    …nuk arrije akoma te kuptoje nese fate velaj e ka pasur te nevojshem nje shkrim ku…njerezit qe e komentojne nuk marrin guzimin te evidentohen me emrin e tyre por fshihen mbas emrave te koduar apo, gjetjeve pirate. te shkruash me nje emer jo tendin, te fshehesh identitetin, nuk eshte gje tjeter vecse, te jesh i afte per cdo gje e, qe ne nje rast tjeter, kur e ke te nevojshme, te fshehesh edhe atesine. une nuk dua te hyje ne komente e analiza me njerez qe nuk tregojne emrin dhe ne baze te emrit dhe punes se tyre le te fillojme dhe debatin ose nese ja vlene apo jo te behet ky debat me ta. nese dikush nga debatuesit ka dicka nga jeta e tij qe mund ta konfrontoje me ate qe gjene ne faqen time web atehere le te identifikohet dhe…bujrum. pa ofeza! pa nese dhe por! fakte, fakte, fakte. le te krahasojme punen e njeri tjetrit. cv e njeri tjetrit. idete e njeri tjetrit. vizionet e njeri tjetrit. nese nuk i pelqen ketu dalim ne publik. nese nuk i pelqen ne tv dalim ne shesh a ne meeting. ku ta doje e si ta doje menyren e ballafaqimit. mjafton te dale nga shpella dhe une jam gati.

  14. xha Jaho says:

    Ky shkrim duket si nje masturbim ne mes te dites i brixhites. Kishim kohe pa pare nga keto hartimet histerike te komunizmit.

  15. Qiparisi says:

    Xha jaho ti qeke shume erudit, Jo me fal erotik. Mos Je Roco Sifredi I maskum si personazh folklorik I kinematografis shqiptare, Vetem nga kjo tregon qe Je Kokra e katundarit. Dhe nje koqikus- kandarikus I vertet, qe ne latinisht do te thote koqe kandari. Po ti vet o xha Jaho cfare ke bere o druvar I lindur dhe I emeruar.

  16. Qiparisi says:

    O Z. Malok, Jo sory malesor po ti cfare ke bere dicka te hajrit ne kete bote. Apo ke bere ndonje shtepi pa leje te unaza e re e tiranes, ose ne Bathore, dhe do ta legalizosh. Po ik more Malok muti

  17. Qiparisi says:

    Maloku dhe Xha Jaho do jene elektorati I Dashit te Havas. Po late nam dukeni qe jeni dy copra mishi me barkun e madh dhe kemishen me njolla. Dhe qelbin 3 metra larg era alkol. Ta pime nje me fund per keta te dy. dollibash ku Je.?

  18. roni says:

    Fatmiri for kryetar bashkie ne vlore.
    Fatmiri e meriton per punen dhe vlerat ne dipllomaci.politike.art dhe kulrure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje