Kam shkruar edhe më herët për gjuhë, ose më mirë kultura moderne ku reformat e drejtshkrimit kanë dështuar, madje edhe kur kanë qenë fare të kufizuara në fushën e zbatimit; ose kur kanë qenë të studiuara me themel, si në rastin e gjermanishtes tani së fundi.
Pse dështojnë reformat drejtshkrimore?
Ndoshta kësaj pyetjeje nuk i përgjigjem dot menjëherë, ose pa konsideruar më parë përgjigjen për një pyetje të përkundërt: cilat reforma drejtshkrimore kanë pasur sukses në kohët moderne?
Mes shembujve që vijnë në vështrim, janë ai i turqishtes, e cila e ndërroi alfabetin krejt, nën shtysën e vetë Ataturkut, në fund të viteve 1920; dhe i kinezçes, që e thjeshtoi sistemin e vet, nën drejtimin dhe frymëzimin e Maos dhe ndihmësit të tij Çu Enlai.
Disa autorë që këtej kanë nxjerrë përfundimin se një reformë drejtshkrimore mund të kryhet me sukses vetëm nga një diktaturë, e cila arrin ose ka aq autoritet dhe fuqi organizative sa të mobilizojë mjetet e nevojshme për një ndërmarrje kaq masive.
Shqipja duket se e mbështet këtë përfundim gjithashtu, po të kemi parasysh rrethanat të cilat favorizuan, pas vitit 1945, përhapjen dhe më vonë imponimin e drejtshkrimit të njësuar, që u sanksionua nga Kongresi i vitit 1972.
Paradoksalisht, një nga arsyet që janë sjellë për dështimin e reformës së fundit drejtshkrimore në Gjermani është se përdoruesit e gjuhës e konsideruan imponimin e reformës nga një komitet si diçka diktatoriale, jodemokratike. Kështu, kryeredaktori i Der Spiegel-it Stefan Aust e quajti vendimin e revistës për t’i shpërfillur rregullat e reja “akt të mosbindjes civile”.
Meqë, në fakt, ndryshe nga ç’ndodh bie fjala në Francë, nuk ka asnjë autoritet që t’i detyrojë gjermanët të ndjekin këtë apo atë formë të drejtshkrimit, me përjashtim të prestigjit të formës vetë dhe të institucioneve që e kanë adoptuar, atëherë përdoruesit e gjuhës thuhet se u stepën para rrezikut të kaosit, ku disa do të përqafonin format e reja dhe të tjerë do të mbanin të vjetrat; dhe ndaj reformës drejtshkrimore, sado të arsyeshme, parapëlqyen sigurinë e formave tradicionale të shkrimit të gjuhës.
Të tjerë autorë mendojnë se reforma drejtshkrimore në Gjermani dështoi sepse nuk shkonte aq larg sa duhet; ose ngaqë ndryshimet ishin fare të vogla, aq sa të mos e përligjnin koston shoqërore, psikologjike dhe ekonomike të ndryshimeve; pa përmendur pastaj faktin e thjeshtë që gjuha funksiononte për bukuri edhe me rregullat ekzistuese të drejtshkrimit (nga pikëpamja thjesht funksionale, kalimi nga daß në dass nuk ngre asnjë peshë; lexoni edhe këtu për një këndvështrim disi tjetër).
Kjo arsye mund të na bëjë, neve të Shqipërisë, edhe të (ri)pyesim pse reforma e lekut, e vitit 1965, nuk zuri kurrë rrënjë në përdorimin e përditshëm; meqë shqiptarët përdorin lekun e vjetër sot e kësaj dite. Heqja e një zeroje nuk u quajt kurrë e mjaftueshme, për të marrë mundimin e ndërrimit të sistemit.
Ndryshe nga standardizimi i drejtshkrimit pak vjet më pas, “ndërrimi i lekut” nuk u trajtua, nga administrata, qeveria dhe pushteti si aksion politik dhe ideologjik; dhe njerëzit e mbajtën lekun e vjetër në gjuhën e folur dhe në transaksionet gojore, njëlloj sikurse mbajtën dialektin në trajtat bisedore. Me shkrim, përkundrazi, edhe lekët e reja (në kontabilitet), edhe format e reja drejtshkrimore u bënë menjëherë të detyrueshme.
Vetëkuptohet se, sa më i kontrolluar të jetë mjedisi ku veprojnë rregullat, çfarëdo rregullash, aq më lehtë mund të ndërmerret një reformë e këtyre rregullave. Kështu, në një qytet me një rrugë dhe një makinë vetëm, është relativisht e thjeshtë të kalosh, brenda natës, nga qarkullimi në krahun e djathtë, në atë në krahun e majtë; mjaft të bësh “punë bindëse” me drejtuesin e makinës. Po ashtu, në një hekurudhë ku kalon veç një tren një herë në muaj, mund ta ndërrosh standardin e shinave pa e pështjelluar shumë qarkullimin.
Nga fëminia, mbajmë mend se atentatet, arratisjet nga burgu dhe vjedhjet spektakolare zakonisht kryhen – të paktën në filma – në momentin e ndërrimit të rojeve; situata mund të transpozohet pa shumë vështirësi në lëmin e përdorimit të gjuhës; ku reformën e sistemit drejtshkrimor mund ta krahasojmë me ndërrimin e rojeve, ose të autoritetit që siguron funksionimin adekuat të kodit të shkruar. Krahasimin mund ta shtjellojmë në ç’drejtim të duam, por këtu mua më intereson pikërisht aspekti i rrezikut (risk) që i bashkëlidhet ndërrimit: dhe ky rrezik lidhet sa me rojet dhe profesionalizmin e tyre ose mundësinë për të funksionuar si enforcers të disiplinës, aq edhe me subversionin potencial të situatës.
Për Gjermaninë, ka autorë që mendojnë se faji për dështimin e reformës ka të bëjë pikërisht me natyrën e demokracisë, e cila e relativizon autoritetin në përgjithësi; dhe i bën njerëzit të pranojnë më lehtë traditën sesa arbitraritetin, madje edhe kur ky i fundit është më i arsyetuar se tradita vetë.
Për Shqipërinë, reforma drejtshkrimore pikërisht në kohën kur tensionet mes Jugut dhe Veriut të vendit, për arsye gjeopolitike (Kosova) por edhe për shkak të politikave në thelb përçarëse dhe revanshiste të qeverisë Berisha nuk mund të mos shfrytëzohet nga të gjithë ata që duan t’i rëndojnë këto tensione edhe më, secili për qëllimet e veta.
Tani, problemi si në Gjermani ashtu edhe në Shqipëri, pavarësisht nga dallimet e thella mes dy kulturave dhe shoqërive, është se reforma drejtshkrimore i prek pak a shumë të gjithë përdoruesit, sa kohë që komunikimi me shkrim përfshin të gjithë popullatën, jo vetëm një elitë. Ndryshe nga qyteti me një rrugë dhe një makinë, këtu kemi një qytet me një milion rrugë dhe një milion makina; madje një qytet ku qarkullimi mundësohet vetëm nga marrëveshja e përditshme dhe e përsëritur mes drejtuesve të makinave dhe policëve të trafikut, mbi bazën e rregullave të pranuara të qarkullimit rrugor.
Në të shkuarën s’ka qenë gjithnjë kështu. Në 1908, delegatët e Kongresit të Manastirit mund të diskutonin me qetësi se ç’alfabet t’i jepnin shqipes, pa pasur frikë se do të ndeshnin në kundërshtimin, rezistencën ose inercinë e masave (që ishin, në fakt, analfabete). Ishin një elitë, dhe elita gjithnjë merret vesh mes vedi, sikurse edhe ndodhi.
Në të njëjtën mënyrë, kur turqishtja u shkëput prerazi nga osmanishtja dhe e amputoi alfabetin arab të deriatëhershëm, për të adoptuar një formë të alfabetit latin (por jo vetëm kaq), shumica e qytetarëve të Turqisë së asaj kohe ishin analfabetë, sikurse mund të shihet nga kjo hartë këtu.
Edhe kur leksikografi dhe intelektuali amerikan Noah Webster ndërmori, që nga fundi i shekullit XVIII, reformën e vet të njohur drejtshkrimore, me synimin që ta diferenconte anglishten e amerikanëve nga ajo e britanikëve, këtë ide dhe ndërmarrje ia përkrahën shkrimtarët dhe intelektualët bashkëkombas, për arsye, si të thuash, patriotike. Dhe, në fakt, reforma e Webster-it pati sukses; dhe sot e kësaj dite amerikanët shkruajnë color (jo colour si britanikët), center (jo centre) dhe offense (jo offence). E kotë të shtoj se në epokën e Internetit, kjo lloj reforme fare pak shanse do të kish për t’u realizuar; dhe drejtshkrimet alternative (si ato të tekstimit) do të shërbenin për të diferencuar grupet dhe komunitetet, jo për t’i lidhur ato më mirë mes tyre.
Reformat e standardit dhe të drejtshkrimit të një gjuhe kanë shans të kenë sukses në fazat kur gjuha e shkruar (tekstet) ende zotërohet, kontrollohet dhe manipulohet nga një elitë kulturore-intelektuale, e cila veç të tjerash gëzon autoritet të padiskutueshëm në masat e folësve. Si të tilla, këto reforma duhet t’i paraprijnë alfabetizimit, në qoftë se duan të kenë sukses dhe të rrënjosen; përndryshe, pasi alfabetizimi është kryer, gjasat e suksesit do të varen vetëm nga shkalla e lartë e entuziazmit në masën e përdoruesve ose, përkundrazi, nga ndonjë traumë kombëtare me përmasa epike (si zhvillimet gjuhësore në trevat e ish-Jugosllavisë në vitet 1990).
http://xhaxhai.wordpress.com/2013/03/21/pse-deshtojne-reformat-drejtshkrimore/
Kush eshte autori i ketij shkrimi?
C’do me thene ‘amputoi’, a te amputofsha koken (a nuk meik sens)?
AMPOTOI= JA HOQI= JA PREU= JA LARGOI
Flm tefta, ‘amputoj’ duhet te jete fjale e vjeter ilire. Si perkthehet ne anglisht?
Ky shkruajtesi shkruan majmunisht!Gjysma e fjaleve qe perdor ne shkrimin e tij jane ne gjuhe te huaj (anglisht,italisht,greqisht,turqisht…).
Majmunizmi eshte moda e re,e koheve te sotme qe mbeshtetet ne nje veti te dallueshme te majmunit : majmuni ben te njejtin veprim te atij qe ka perballe,por ne forme te percudnuar,qesharake (pra perqesh)! Te njejten gje bejne edhe keta majmunistat e sotem,flasin-shkruajne ne menyre te perqeshur! ?
Ta jep Hasani pergjigjen ty:Reforma drejtshrimore nuk behet sepse e kane mare persiper ta bejne banditet qe nuk dine as shkrim e as kendim.
Marr shkas nga ky shkrim per te shprehuar idene se ne shqiptaret dime gjithcka rreth botes,por bejme fare pa ose aspak per veten.Ne realitetin e sotem kur hapsira komunikative shqipfolese eshte zgjeruar dhe po shkon drejt kufijve etnike ne menyre te pandalshme,domosdoshmeria e bashkimit(dhe jo njesimi,sic cirreshin per demagogji enveristet),eshte bere urgjence.Eshte mjeti i pare,me themelor,me dallues,me jetik,me i domosdoshem per nje komb gjuha,komunikimi,marreveshja.Nga Mitrovica ne Kumanove,Ulqin,Shkoder,Tirane,Korce,Sarande etj.,neve sot nuk na kuptohen njerezit.Duhen perkthyes.Dhe kjo gjendje eshte fale atyre “mendjendriturve” enveriste,te cilet qe nga 1972,por dhe sot e kesaj dite me fanatizmin dhe fondamentalizmin e tyre kerkojne ta ndalin kombin ne kohen e tyre.”Nuk preket gjuha”,-thone.”Eshte shkruar gjithe ajo literature me te” e te tjera perralla si keto.Gjuha si cdo gje tjeter ne bote eshte dialektike e pandalshme,na mesojne koloset e mendimit boteror.Ajo pasqyron kushtet,rrethanat,nevojat,progresin e nje kombi.Sot i gjithe Kombi Shqiptar,kudo qe jeton do qe te komunikoje me shpejt,me thjeshte.Do te merret vesh jug e veri,lindje e perendim.Do te kete nje gjuhe te vetme te padiktuar nga politika,por te mbledhur nga populli e te perpunuar nga gjuhtaret e intelektuelet e tij.Do dhe te bashkohet ky komb,pasi te tjeret e kane ndare e coptuar me dhune neper shekuj.Hapi i pare i bashkimit fillon nga gjuha.Ndaj o enverist,qe vendoset si gjuhe zyrtare te shqiptareve toskerishten me qellim politik sundimi e percarje,sic bene para jush edhe zogistet,tani ju duhet te heshtni.Tani duhet te flasin gjuhtaret e rinj,intelektualet e rinj te shkolluar ane e mbane botes dhe qe jane shume me patriote e me te ditur se ju.Gjithsesi edhe ju mos u trembni o njerez,sepse nuk behet fjale ketu per ndonje revolucion ne gjuhe,se vete gjuha nuk pranon lufte.Behet fjale thjeshte qe dhe ju vete autoret e ketij handikapi te madh qe i krijuat kombit nen diktatin e diktatorit,te ndiheni si ne shtepi kudo qe tu shkele kemba ne trojet shqiptare.Pra behet fjale vetem per shume pak gjera sic jane:rikthimi gjuhes sone i “infinitivit” qe aq embel e perdorim te gjithe jug e veri,te cilin ju padrejtesisht e me dhune ia hoqet shqipes.Ja,p.sh.: kush nuk thote sot:me punu,me ec,me degju,me lexu,me ble, me shit etj.Kaq e veshtire u duket..!Hic fare nuk eshte e veshtire per popullin qe e perdor nga veriu ne jug nga mengjezi ne darke.Behet fjale per rifutur ne norme apostrofin qe aq rendome e perdorim te gjithe jug e veri,i cili aq shume e thjeshton komunikimin e shkrimin.Si p.sh.:t shkojme, t punojme,m jep,m sill,n pune,n jete etj.Behet fjale per te hequr e thjeshtuar ato “e” e teperta ne mes te fjales apo dhe ne fund shpesh here,si: bashk-e-punetore,bashk-e-atedhetar,bashk-e-kohes etj.Mos valle prish shume pune nese e pastrojme gjuhen nga keto pak ferra.Pra mjaftojne disa si keto prekje te vogla ne gjuhen tone,qe nuk kane te bejne aspek me futje normash te reja,pasi gjenden kudo ne gjuhen e gjall dhe te perditshme te popullit.Ne Kongresin e 1972 u injorua gjuha e gjalle e kombit nga diktati politik.Me kete diktat rregullat e 1972 kane mundur te funksionoje me dhune vec ne letra,sepse ne gjuhen e folur pjesa me e madhe e njerezve ngado i kane injoruar.Kjo tregon se sa falls eshte sajuar e trumbetuar si njesim ky diktat.Ndaj sot koha kerkon nje bashkim te vertete te kombit tone,bashkim i cili fillon nga bashkimi i vertet i gjuhes se tij. Zef Shtjefni
Or Zef,
Meqe gjuha e 1972 nuk te pelqen, perse e shkruan komentin tend ne po te njejten gjuhe?
Keke envenist a?
Tani meqe maloket koketrashe nuk e mesojne dot gjuhen standarte letrare duhet te biem ne nivelin e tyre dhe te flasim gegnisht.
Po te biem ne nivelin e Mjedes. Migjenit, Camajt!
Enverise kemi qene te detyruar te gjithe te ishim.Por une shkruaj ne toskerisht,sepse sot akoma kete dialekt kemi si
gjuhe zyrtare ne fuqi.
Tung..!
O i ditur Zef, nuk e di nga je por po te pyes ai nendialekti yt a mund te sherbeje si baze e gjuhes per te gjithe shqoptaret? Provoje nje here. Ne s’kemi buke te hame dhe ti kerkon te marresh persiper ate qe eshte kunder rrymes te shqiptareve. Mos e perdor politiken ne gjuhe. Enveri i bashkoi e i unifikoi traditat duke i pastruar nga mbeturinat per te cilat ti ederron. Ndersa Sala i yt e perdor gjuhen ne sherbim te ndasive e perçarjeve. Gegrishtja eshte nendialekt i shqipes dhe eshte thesar por gjuha e perdorur e shkruar mbarshqpetare duhet te bazohet ne nje dialekt baze e jo ne nen dialektet e gegrishtes, konkretisht ne te folmet e Dibres ,Mirdites ,Burrelit, Krujes e Tiranes, Ulqinit,Krasniqes, Nikaj Merturit,Shales e Shoshit( g’juha,g’juni..) apo te Shkodres etj.si keto.
Lidhur me autorin ai ka te drejte se po te caktohej p.sh. ne vitin 1908 nendialekti i Shkodres p.sh. si baze per gjuhen letrare sot ne do te flisnim ndryshe, pra reforma ka karakter dhe historik etj. Te keshilloj si shqiptar mos e perdorni gjuhen per hakmarrje politike ne demin tone te pergjithshem.Ju lutem.
I nderuar z. Eni.Po ju pergjigjem me respekt Juve.Une kam studiuar gjate brenda e jashte vendit ne kete materie.Nuk eshte ketu vendi te diskutojme te mirat e te keqijat e Enverit sepse,ka shume historiane te zote qe mund ti rrjeshtojne shume me mire se une faktet e provat.Por ajo qe ndiej une si person eshte se anojne nga e keqja si bemat e Enveristeve dhe te Salisteve,te cilin dikush ketu siper po mi ben te mijte.Une po te kujtoj vetem nje thenie te albanologut te madh gjerman Peter Baltz:”Enveri vuri si gjuhe te shqiptareve toskerishten,me qellim politik,qe te vendose hegjemonine e toskeve mbi geget”.Mund te themi c te duam edhe per kete Baltzin.Por nuk mund te mohojme faktin se sot si gjuhe zyrtare te shqiptareve kemi dialektin TOSKE,sigurisht te perpunuar.Neve nuk mund te shkruajme ndrysh sot,sepse nuk na boton njeri,nuk kemi norma te tjera zyrtare te ligjeruara.Deri sa ato te behen e ligjerohen,neve nuk mund te mbjellim anarkine ne gjuhe,sic po bejne disa.Dhe ketu une i jap pergjigje dhe atyre qe me thone:”pse une po shkruaj ne gjuhe letrare zyrtare”.Une jam nga Lezha.Pyetjes ironike pse nuk veme ne norme gjuhen e zones sime, i pergjigjem:Ketu nuk behet aspak fjale per te vene ne norme njerin apo tjetrin dialekt apo nendialekt.Dihet se shqipja ka dy dialekte qe i ndane Shkumbini,ka disa nendialekte dhe shume dege e nendege te tyre.Pse valle u injorua e gjithe kjo pasuri gjuhsore ne Kongresin e Drejtshkrimit te 1972.Pse u injorua dhe Kongresi i Manastirit kur rilindasit tane te medhenj vendosen qe te shkruajme me keto shkronja latine qe perdorim ne sot ne gjuhen tone.Ata vendosen qe si gjuhe te kombit te merrej e folmja e Shqiperise se mesme.Zogu e injoroi kete ide gjeniale te mendimtareve te medhenje,sepse ai ishte gege.Po keshtu beri dhe Enveri,sepse ishte toske.Tani pse te mos inkurajojme gjuhtaret e intelektualet e rinj te shumte qe kemi qe ta bashkojne gjuhen,ta bejne te lehte e te kuptueshme per te gjithe,sepse koha po e kerkon kete sot me shume se kurre,kemi apo nuk kemi buke.Nuk merremi vesh dot keshtu,nuk do ta flasim dot kurre bukur gjuhen tone keshtu,sepse ne afro 6 mln shqiptar jane vetem 1 mln toske qe arrijne edhe ta shkruajne edhe ta flasin gjuhen zyrtare.Po te tjeret si do tia bejne…?
Me respekt Zefi
KUSH DO TE BEJE REFORME GJUHESORE,,,,RAHMi?????KY RAHMI KA VITE TE TERE QE EMRIN E VETE E SHKRUAN DHE FIRMOS RAMI.JA KJO ESHTE REFORMA E KETYRE KOKEKA.VE.
– Ne kohen e Mbretit Zog I- nuk ka patur gjuhe te standartizuar. Ministria e Aresimit ne vitet 1925 me duket ka nxjerre nje urdherese qe ne administraten shqiptare te perdoret dialekti i Elbasanit . Ky eshte perdorur ne ato vite dhe deri ne 1972- tung
I nderuar z.Koz.Me sa di une ,ne kohen e Mbretit Zog i I ishte e lejuar qe te perdoreshin dy dialektet kryesore te shqipes plus e folmja e Elbasanit,gjithashtu.Por Zogu si gjuhe zyrtare njohu vetem gegerishten,ose me sakte te folmen e Shkodres.Te folmen e Elnasanit,per mendimin tim,e lejoji per te mos u rene ndesh rilindasve.Toskerishten e lejoji per ta pas mire dhe me tosket.Ndersa gegerishten e ngriti me lart,si gjuhe e zyrave,sepse ishte gege vete dhe i pelqente me shume.Enveri dhe enveristet e kuptuan pak me vonese se nje anarki e tille gjuhsore,sillte edhe anarki e ndasi te tjera ne vend,tre cilat perbenin problem per qeverisjen e centralizuar.Ndaj vendosen te benin e lejonin nje norme te vetme,toskerishten si gjuhe zyrtare te shqiptareve.Si mund te benin ndrysh enveristet,kur Enveri ishte nga Gjirokastra…?!Jam i bindur se po te kishin mundesi te vendosnin ne menyre te pavarur nga politika gjuhtaret nuk do ia kishin hequr kurre infinitivin shqipes,nuk do ia kishin hequr kurre apostrofin,nuk do e kishin komplikuar me e-te fundore apo ato te temes se fjaleve si dhe me prapashtesat e pafundme rrotative.Keshtu sot hapsira shqipfolese nuk do ti kishte gjithe keto handikape per te komunikuar,per tu kuptuar e fole njesoj ne cdo cep,si nje komb i vetem sic kemi qene ne shekuj.
Me respekt,Zefi.