Ngjarjet ndërkombëtare në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, sollën pranë brigjeve shqiptare herë Perandorinë franceze, herë atë angleze. Kjo është gjithashtu periudha e lëvizjes romantike në Europë, ku personalitete të ndryshme europiane do t’i kthenin sytë drejt lavdisë së antikitetit dhe do ta drejtonin interesin në një numur të madh udhëtimesh drejt viseve shqiptare e greke, në kërkim të gjurmëve të së shkuarës së lavdishme. Për publikun shqiptar janë tashmë të njohura udhëtimet në trojet tona të Konsullit Pukëvil, majorit Lik, mjekut Holland, poetit Bajron, piktorit Eduart Lir etj. Pak i njohur nga publiku shqiptar, por kryesisht nga rrethi i ngushtë i historianëve, arkeologëve dhe studiuesve, është arkeologu anglez Eduard Doduell dhe udhëtimet e tij drejt Greqisë në vitet 1801, 1805 dhe 1806, botuar në vitin 1819 në Londër (Titulli origjinal: Classical and Topographical tour through Greece, during the years 1801, 1805 and 1806. London. Vol 1-2, 1819).
Vepra e ndarë në dy vëllime është e rëndësishme për informacionin rreth gjendjes së atëhershme të qyteteve bregdetare shqiptare, identifikimit të rrënojave arkeologjike, karakterit etnik të Epirit dhe banorëve të Himarës. Po ashtu identifikimit të një numuri të madh fshatrash arvanitas në teritorin grek. Këto informacione i gjejmë kryesisht në itinerarin e parë të udhëtimeve në vitin 1801. Vëllimi i dytë është i pasur me përshkrime dhe tablo të detajuara etnografike rreth veshjes dhe valleve kombëtare shqiptare, siç është kostumi kombëtar me fustanellë dhe vallja e famshme luftarake “Pirrike”, e cila dallohet qartësisht prej autorit nga veshjet dhe vallet kombëtare greke e turke.
I shoqëruar nga dy anglezë të tjerë dhe nga një fisnik i ri grek i quajtur Jorgo Gavra, hipur në bordin e anijes Spirito Santo, nis udhëtimin nga Gjiri i Kotorit përgjatë brigjeve të Dalmacisë në prill të vitit 1801. Nga informacionet që jepen për këto brigje, ja vlen të përmendim se banorët e Rizanit(Risinium i antikitetit) mbanin ende gjallë legjendat për princeshën Theoca, që sipas autorit identifikohet me mbretëreshën ilire Teuta. Hyn në brigjet shqiptare duke u ndeshur fillimisht me qytetet e Tivarit, Ulqinit dhe Shkodrës. Nga bordi i anijes përballë Durrësit kundron Krujën: “Kruja, ishte qyteti i heroit Gjergj Kastrioti ose Skënderbe, historia e njohur e tij nuk ka nevojë për koment… Nga Durrësi duket vetëm kështjella, sarai dhe katër minaret. Durrësi qëndron mbi një gjuhëz, e cila i jep një pamje të mirë mbi det dhe mbaron në dy kepe, njëri quhet Rodon, tjetri Pali “(E. Dodwell. Vol 1, f. 23). Udhëtimi nga Apollonia deri në Malet e Vetëtimës jepet me një numur emrash, faktesh dhe burimesh letrare antike për rrënojat e këtyre brigjeve.”
Qyteti Polina i vendosur afër rrënojave të Apollonisë së lashtë; qëndron afër Aoos, Vjosa e sotme, rreth shtatë milje në brendësi; ishte dikur një qytet i madh dhe i rëndësishëm; një kollonë e vetme Dorike, e cila qëndron në këmbë, tregon vendodhjen e një prej tempujve të saj” (Po aty). Në Gjirin e Vlorës lokalizon Selenicën ose Nimfeun e antikitetit, ku zjarret ndizeshin në natyrë për shkak të asfaltit dhe rreth tyre kërcenin Nimfat. Ai e gjen këtë skenë mitologjike në një nga monedhat prej argjendi të Apollonisë; “në njërën faqe është koka e Apollonit, i quajtur Dorik, tre Nimfa kërcejnë përpara zjarrit dhe gjenden inicialet e Apollonit dhe Andromakës”(E.D. Vol 1, f. 25). “Afër Linguetës (Karaborunit) është një gji i madh, në ekstremin e të cilit ndodhet qyteti i Vlorës, i cili ishte dikur një qytet i madh në Kaoni. Në periudhën e tanishme banohet nga Turq (shqiptarë mysliman), ka gjashtë xhami”(Po aty). Vijon përshkrimi me identifikimin e rrënojave të Orikut, një kështjelle tjetër të rrënuar dhe rindërtuar në ishullin e Sazanit, dhe Lynkestidën e vendos në Ohër.
Shumë origjinale dhe me shumë interes janë përshkrimet dhe interpretimet që bën autori për Malet e Vetëtimës dhe banorët e Himarës: “ Emri i Akrokerauneve ishte ndoshta emri i majës më të lartë të malit, i cili ngrihet afër qytetit të lashtë Aulona; apelativi i përgjithëshëm i Ceraunia, ose Ceraunii, përdorej për gjithë kurizin malor përballë Korkyrës deri në Durrës” (E.D. Vol 1, f. 23). Sipas tij, fenomeni i vetëtimave dhe dritave verbuese që shfaqen shpesh mbi këto male, shkaktohen nga gazi ose hidrogjeni ndezës. Në këto male ai vendos selinë e Zeusit dhe identifikon Himarën e Plinit dhe banorët e saj: “Himarjotët janë si paraardhësit e tyre në kohën e Kantakuzenit, Alvanoi Autonomoi Nomadhes (shqiptarë nomad dhe autonom), barinj të pavarur. Himarjotët që banojnë në malet Akrokeraune janë racë e fortë dhe agresive shqiptarësh të krishterë…”(E.D. Vol 1, f. 24).
Në bregdet ai vëren rrënojat e Butrintit, të cilat janë të kompozuara me blloqe poligonale të mirëputhitura. Lokalizon dy Kasiope, një në Korfuz ku gjendet tempulli i Jupiter Kasiope dhe tjetrin midis Butrintit dhe Onhezmit (Saranda e sotme). Të vëzhguara nga Korfuzi: “Malet e Epirit paraqesin një variacion të madh formash, disa të mbuluara me pemë, të kultivuara rreth bazës së tyre, dhe të populluara me disa fshatra shqiptarë, midis të cilave Konispoli dhe Lopësi janë kryesorët” (E.D. Vol 1, f. 43). Më poshtë: “Qyteti i Paramithisë, të cilin nuk mund ta shquanim, banohet prej rreth 14.000 banorësh. Qëndron mbi rrënojat e një qyteti antik, emri i të cilit është i dyshimtë, por duke gjykuar nga disa objekte bronzi të gjetura aty para dy vjetësh, ka shumë mundësi të jetë Pandosia” (E.D. Vol 1, f. 45).
Fundi i udhëtimit të tij në brigjet shqiptare vendoset në Gjirin e Ambrakisë, ku fillon Greqia. Nga rrënojat e Nikopojës ai shkruan: “Gjiri i Ambrakisë ndan Epirin nga Akarnania; në jug të tij është fillimi i Greqisë, ashtu siç e shohim tek Dicaerchus (ndoshta Dikserkus, shkrimtar antik)” (E.D. Vol 1, f. 57).
Megjithë disa pasaktësi të dukshme, përshkrimet dhe analizat e Doduellit shquhen për origjinalitetin dhe frymën e pavarur, e cila e në kontekstin e burimeve të tjera bashkëkohëse, zë një vend të vaçantë.
TI MIRE E KE MORE PILURJOT QE I TREGON KETO GJERA PO EC E MBUSHU MENDJEN HIMARJOTEVE TE SOTEM QE EPIRI ESHTE SHQIPERI
Fajin nuk e ka Himara qe turkoshak Berisha vendosi te futemi ne Konference Islamike pa pyetur askend. Bizneset me Greket ne Shqiperi nuk i ben Himarjoti qe ka shume shume kompanira ndertimi ne Greqi, furra Buke apo biznese te tjera te vogla. Bosat e biznesit Shqiptar qe bejne pazare me Greqine nuk jane Himarjote, por Himara perdoret per te shmangur kete realitet, dhe per te drejtuar padrejtesisht vrullin e popullit kunder krahines me heroike Shqiptare.
Se di si ka qene Selenica e Vlores para 200vjetesh, por di te them qe Sot eshte 1 nga vendbanimet Vllahe me te medhenj.
Himariotet kane origjine vllahe.Shume here eshte bere ngaterese nga historianet e huaj midis vlleheve dhe shqiptareve per arsye se te dy keta popuj kane qene mare me bageti dhe kane qene nomande. Arber do te thote bari, pra bari vllah apo bari shqiptar, historianet bizantine nuk kane mundur ti ndajne, nuk kane ditur di dallojne.por thjesht i kane thirur arber pra bari,
prandaj ne greqi ekziston nje dege vllehesh qe quhen arvanito vlleh,
pra bari por vllah.
Alekso meru me fshatin tend e lere Himaren,eshte histori e madhe Himara,nuk mjaftojne 10 dite ta analizojme jo 10 rreshta qe shkruan ti.
Himariotet jane himariot.
ca thu ti mer palle ? c’lidhje ka emri ” Arber ” me fjalen ! Bari ?
Emri ARBER rrjedh nga fisi ILIRI ARBRII ! Vllehet , Rumunet , dhe Shqiptaret kan origjine te perbashket ILIRO-TRAKE DHE DACIAN !
Deri ne shekullin e 19 gjuha rumune ka pas shume element shqiptar qe u zevendesuan nga gjuhet latine si Frengjishtja dhe Italishtja !
Sa per himariotet , shumica e tyre e kan origjinen nga veriu i Shqiperise , KRUJA , DIBRA , MIRDITA , E GJITHE TREVA E VLORES KA ORIGJINE NGA KTO VENDE . Edhe po ti shikosh , Vlonjatet dhe Labet e ksaj zone jan shume ndryshe nga Tosket !
” PO TASH SHQIPNI , PA ME THUEJ SI JE , SIKUR LISI I RRXUEM PERDHE ”
e ke than mire mor Gjergj Fishta ! EEEEH SI NUK U BASHKUN ALIU I JANINES ME BUSHATLLINJTE SE DO TE KISHIM QENE VENDI I PARE I PAVARUR NGA PERADORIA E SMURE E STAMBOLLIT !
Ca te bashkohesh Aliu me Bushatin more trushkulur malok.
Ti do ishe vendi i pare i pavarur??ti kurre nuk ishe dhe do jesh i pavarur ti akoma dhe sot ben pjese ne konferencen islamike!!
je pergjigj tamon si nje qen rrugsh,duket qe ke pas nje femijeri te veshtire dhe plaga ste eshte mbyll akoma.
pse vetquhesh pellazg nuk ti mbyll keto plage.
Problemi eshte se plaget nuk i ja ne mbyllur greqise dhe grekerve.
Shikon, problemi i pellazgeve ilireve dhe shqiptareve doli prape ne drite dhe imazhi i genjeshtert grek i Greqise se lashte po griset pa meshire si leter e kalbur.
Nuk do vonoj dhe cdo gje do marri vendin e vet.
Zeusi e ka patur seline e tij te Mali i Vetetimave, mos harro.
HIMARA me te 7 fhatrat ,palase ,dhermi ,ylljas ,vuno ,himare, kudhes perivoli, pilur ,eshte pjesa me SHQIPTARE DHE ME E PASTER ETNIKISHT SE CDO KRAHINE ,APO FSHAT I KOMBIT SHQIPTAR . TRIMA ,BESNIKE ,gjuha e tyre pret hekur ,puntor si ata qe kane qendisur gurin ,mikpritsa ,te gjithe sy-kalter ,dhe fytyra e rrahur nga ererat e shekujve dhe tramundanat e kohes ,aty ku hahet me mire dhe me qyteterisht se ne cdo fshat ,apo qytet dhe kryeqytet ,pihet rakia me e paster si qelibar ,vere nga me e mira ,agrume ,ulli e te tjera .Sot HIMARA eshte keqperdorur nga qeverite post komuniste ,sic u mundua t;a perdorte dhe regjimi komunist ,por qe kurre nuk ua uli KRENARINE . HIMARA eshte 100% shqiperi .Cdo interpretim tjeter nga kushdo qofte eshte i qellimshenm dhe ogur zi . Doni shembull.Degjoni kengen ” VAJZE e VALAVE ” ose “KUSH eshte LULE e VILAJETIT” . Jane simfoni te jashte-jashtezakoneshme ,polifoni te pambarimta ,shperthyese ,te fusin ne epokat e arta te shekujve qe lame pas . i degjoni dhe pastaj i gjykoni ,pamvaresisht se nuk mund te kuptohen nga krahinat e veriut ,por une nuk mund tele pa degjuar kurre RAPSODE TE JASHTERZAKONSHEM ,DHE ME QE RA FJALA TOM NIKOLLA ,DERVISH SHACJA e te tjere .
O TOTILA nga Himara te kemi mo ? A te lumte ajo goje djalo. E kush i quan Himarjotet pirate qofte i huaj e qofte ndonje humbameno shqiptar, nuke e di mire historine. Himara eshte e pavdekshme, mundohen te gjithe te hedhin balte mbi te, u mundua Enver Hoxha por nuk ja arriti dot, po mundohen dhe sot nga te kater anet te na coptojne krahinen e te na zhdukine, por nuk do ja arrijne kure qellimit. Ne kemi lindur nga ajo toke, e atje do vdesim. E kush eshte ai i cmendur qe thote se Himarjotet jane vlleh ?
Nuk eshte e vertet qe himariotet jane te ardhur nga veriu.Po pse sjane katolike ne rast se jane nga veriu ( kruja mirdita etj) .Po veshjen e tyre kombetare pse nuk e kane te njejte me katoliket e veriut.Po si ka mundesi qe sipas historianeve shqiptare dhe laberia jane te ardhur nga veriu,po ne keto zona kush ka jetuar me pare atehere, pra para se et vinin nga veriu.nuk mund te behet veriu laborator per te prodhuar popullsi per gjithe jugun .
sa per dijeni fise gjini, gjoka , gjika, ka dhe ne vllehe,
shiko fiset e bregdetit shumica gjenden vetem ne vllehe,
Ti Aneksi,u bere i bezdisur me injorancen.Nqs te ka diplomuar historian LSI,eshte fatekeqesi por mund te lexosh dhe meson.
KRISTO FRASHERI,ka shkruar shume sakte per historine e Himares dhe demografine e saj.
Ka pasur dhe ardhje nga veriu si thote Pelasgian,por qe jane asimiluar me pas nga vendasit.Gjurmet e Himares gjenden qe ne vitin 437 para eres sone,pra vllehet dhe janulleshi nuk kishin lindur ende.Katolicezimi dhe derivantet e saj kane rrjedhur me pas,popullesia e veriut dhe Himares kane gjurme shume me te lashta dhe hyjnite e tyre ishin larg nga katolicizmi.
Himariotet nuk kane qene asnjeher bari,kane qene detaret me te zot,pershkonin dhe Mesdheun jo vetem Jonin dhe Adriatikun.Kjo qe po te shkruan eshte pasardhese e fisit me te vjeter piluriot.
Aneksi ik lexo ose ruaj dhe delet se flet vetem per barinj,por mos insisto ne nje diskutim injorance!.
Ti verenika meso te flasesh me fjalorin e duhur dhe jo te perdoresh sharje. Ne rast se je nevrikosur nga e verteta nuk eshte faji im.
sa per kristo frasherin apo xhufin me shoke vetem femijet e klasave te uleta mund ti besojne.Historian si puna e k frasherit jane shnderuar ne prifterinj te nacionalizmit.
po ja qe nuk mund ti besojne te gjithe perallat e z frasheri me shoke.
Vetem ideja jote eshte qe ju jetoni aty qe 400 vjet para krishtit dhe jo e verteta.
Po ja qe te gjithe historianet shkruajne vetem ne nje drejtim japin mendime ne kor dhe nuk ka pluralizem mendimesh.
Po ti me sa duket nuk ke lexuar anna komnena qe i pershkruan arberit fise nomande dhe shprehet se ku ka zjare ka arber.
kritiku, i vleresoj shkrimet e tua, por ne kete rast me duhet te te kundershtoj, pelasgian ka te drejte..
problemi historik dhe shekullor i shqiptareve (pellazgeve, ilireve) ka qene gjithmone mos-bashkimi, nk ka patur unitet per fat te keq.. Bushatllinjte kane qene shume te fuqishem, aq sa turku nuk i perballoi dot drejte per se drejti, por pasi i dobesoi me tradheti, i sulmoi dhe i shpartalloi..
e njejta gje vlen edhe per Aliun qe u fuqizua aq shume sa sulltani nuk ia kishte ngene ta sulmonte drejperdrejte.. me ne fund kur Aliu u debesua edhe nga luftrat me suliotet, atehere e sulmoi dhe e shpartalloi..
imagjino tani po te ishin bashkuar keta te dy.. e gjithe Shqiperia do i shkonte nga pas, nga jugu ne veri.. dhe mos te duket cudi qe po te bashkohej e gjithe Shqiperia e atehershme (qe ishte kater-fish sa Shqiperia e sotme) do shkeputeshim shume lehte dhe shume shpejt nga turku..
me thuaj nje rast kur shqiptaret jane bashkuar nga jugu ne veri..!! pervec kohes se Skenderbeut..!!
alb.. ti nuk je dakort me mua,por cuditurisht shkruan ato qe une perkrah,kete une nuk e shpjegoi dot,nejse ky eshte problemi juaj.
Ti po thua ate qe them dhe une, bushatllinjte u tradhetuan, nga njerezit e tyre natyrisht, ali pasha po nga njerezit e tij u tradhetua, dhe me keq nga djemte e tij, pra per cfare bashkimi flet ti?? dhe nper me teper ne ate kohe qe nuk ekzistonte ndergjegje kombetare,per cfare shqiperi flet ti ne ate periudhe???
Aliu u fuqizua,po, ti mendon se u fuqizua me ndershmeri dhe se kishte ndonje ideal?jo ishte thjesht nje hajdut qe shfrytezoi postin qe i dha sulltani, dhe kur ndryshoi udhe sulltani e ndeshkoi.
Lexoni me kujdes o njerez, ky shkrim thote qe Vlonjatet jane me origjine Turke dhe Himarjotet jane pasardhesit e Zeusit.
Titulli i vertete i librit te Dodwell??
A Classical and Topographical Tour through Greece: During the Years 1801, 1805, and 1806 (Cambridge Library)
Nuk jam AS nga HIMARA dhe as nga ai rreth qe permbledh HIMAREN .Ne se do te veresh toponimet ne fshatrat e bregut ,pa dashur qe te bej ketu specialistin me te spikaturat te cojne ne trevat veriore .Nuk jam HISTORIAN dhe GJEOGRAF ,por kam lexuar . Ka gjurme kryesisht te SHKODRES ,MIRDITES , BILE dhe nga trevat e KOSOVES .Tjeter argument eshte se MBIEMRAT thuajse ne te shtate fshatrat ,nje pjese e mire e ka origjinen nga VERIU .Po keto mbiemra i hasim dhe ne LABERINE E PERZIER VLORE ,GJIROKASTER ,TEPELENE .Te mos harojme se edhe ne te gjthe pjesen vecanarisht poshte lumit VJOSE hasim emra fshatrash SLLAV ,nuk them qe jane SERB ,sepse ata e kane invaduar BALLKANIN NE SHEKULLIN E VI-VII,por verehen gjurme te invazioneve BULLGARE .Po e riperseris : kenget e NECO MUKES te vena ne gojen e DHIMITER VARFIT ,JANE SIMFONI te PAVDEKESHME dhe qe u rrine kundruall dhe RAPSODET E VERIUT ,ku une ceka 2 nga ata qe per mua jane me te famshmit :TOM NIKOLLA ,DERVISH SHACJA ,DEMUSH NEZIRI por dhe FRROK HAXHIA ,POR DHE E PAVDEKSHMJA FATIME SOKOLI . Kenget e ter gjithe cka une permenda si ne HIMARE dhe ne VERI jane kushtrim lufte .Nda ana tjeter nuk le pa permendur gjithe trevat shqiptare brenda dhe jashte kufijve shteterore ,qe shquhen per koloritin e tyre .Nuk desha te dale nga tema ,por HIMARIOTET NE SHEKUJ ,DHE MIRDITORET asnjehere nuk ju neneshtruan si armikut te huaj dhe atij vendas . KATOLICIZMI ? Te gjithe kemi qene katolike perpara se te na invadonte TURQIA ,qe prej gjirit te AMBRAKISE deri ne MITROVICE .Po eshte tjeter histori per t’a trajtuar dhe nuk dua qe te dal nga tema .
Ka shume njeres qe kane mide te ndryshme ,varet se me cfar jane ushqyere,qe ne vogeli.Te kundershtosh pa baza historjanin Kristo frashein,dote thote te mos kesh ekuiliber edukimi ose ha ne grazdin greke.Greket qe kur erdhen nga egypti,e zaptuane trojet e popullsis Pellazgjike ,duke i debuare e cfarosur,kane vazhduare me genjeshtra deri ne ditet tona.Ata si te pa bes, qe njihen me kalin e trois,kane futur kishen ne pune dhe ajo edhe sot dreiton qeverit greke. Te gjitha shtete ne bot e respekoin kishen por ate nuk ekane vene te dreitoi p[olitiken Te gjith ata komentus qe mundohen te shpegoin te dhenat historike me anen e feve ,jane drite shkurter,dhe sherbetore te atyre qe i ushqein.
Ketu permenden pellazget,iliret ,arbereshet dhe shqiptaret.E ka ndonjeri idene se ne cilat vite par krishtit kane jetuar keta dy te paret.Pastaj gjejeni prejardhjen e vertete.Mijera vite popullsite ne keto troje jane transformuar asimiluar.Ne merremi ketu me peralla.Pellazget ngjasojne me shume me majmunin se njeriun,Ne qe dokumentin e pare te shkruar kemi masharin e Gjon Buzukut shkruar ne vitin 1555 nuk mund te bejme historine nisur nga pellazget.Njerezit jane ashtu sic ndihen vete nuk mund tu imponosh origjinen me peralla pellazgesh e majmunesh.
ILIRI DHE THRAKASITt PERMENDET QE U CFAQEN NE 2800 vite para krishtitt , ILIRI ISHTE ME me kuaj dhe nje popullsi shume aktive e u ngulen ne ballkan perendimor dhe thrakasit ne ballkanin lindor!
PELLAZGU PARA ATIJ KISHTE KRIJUAR FALTORET DHE PERENDITE E TIJ SI DHE QYTETERIMIN E TIJ !