Komedia “Ëndrra e një nate vere” në skenë për 60 vjetorin e teatrit "Aleksandër Moisiu"

25 Mars 2013, 12:27Kulturë TEMA

Komedia “Ëndrra e  një nate vere” një nga veprat më të ndjera të Shekspirit është ngjitur në  skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Regjizorja  Driada Dervishi  ka rikthyer në skenë për 60 vjetorin e këtij teatri  aktorët e njohur durrsakë , Aishe  Stari , 70 vjeç dhe  Lutfi Hoxha , 80 vjeç.

“Ëndrrën  e një nate vere” e quaj si një tribut për teatrin, tribut për teatrin e mirë, tribut për teatrin e qytetit tim, ku unë punoj prej 10 vitesh. Në këtë 60 vjetor  të teatrit tonë  i mungonte  në repertorin e tij një Shekspir , e unë le të themi e quaj një dhuratë”- shprehet Dervishi për gazetën “Shqip’’.

Edhe pse e shkruar gati 400 vjet më parë  dhe e rivënë në skenë  mijra herë në vende të ndryshme të botës , ajo është e veçantë  në çdo skenë në të cilën vendoset.

Në rolet ku intepretonin  Besmir Bitarku, Eralda Çaushi, Ervin Doko etj, është mundur të përçohej forca e ëndrrës , si tepër e rëndësishme për ekzistencën njerëzore./A.Xh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje