Muzeologu Fredi Gusho:Të rinjtë nuk kanë interes të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, madje nuk njohin as Ismail Qemalin. Gjysma e vizitave bëhet nga të huajt

25 Mars 2013, 11:03Kulturë TEMA

Fredi Gusho  që nga viti 1997 është   muzeulog në  Muzeun Kombëtar. Që prej vitit 1979 ai është  marrë me muzetë e  Shqipërisë  dhe  që prej asj dite  jeta e tij është lidhur ngushtë me këtë muze.

“Unë kam filluar të punoj në Muzeun e Tiranës  që në vitin 1979. Atëherë byroja politike  vendosi që muzeu i Tiranës , Muzeu Kombëtar  të vendosej  këtu ku është edhe sot. Pasi u  bë  platforma  e muzeut , u vendos  që muzeu të paraqiste  elementët  që nga vinin  që prej antikitetit  e deri në atë kohë , në vitin 1980. Në vitin  1972, një vit pas përfundimit të shkollës së lartë  për Histori, unë isha i punësuar  në Institutin e Historisë  si redaktor dhe bashkëpunëtor  shkencor. Aleks Buda  ishte ai që më propozoi të punoja  në muzeun  që byroja kishte vendosur  të ndërtonte . Unë pranova. Që prej asaj dite nuk jam ndarë asnjëherë nga kjo punë”-tregon  Gusho.

Ai mbahet si njeriu që di gjithçka mbi Muzeun, mirpo ai pranon këtë : “Unë di shumë histori. Drejtorët janë ndërruar . Tani unë i kam të gjithë miq, shumë miq. Ndaj unë nuk do të them  që ata dinë  më pak se unë  . Unë thjesh jam këtu prej shumë vitesh . Bëj 33 vjet  që punoj në këtë Muze.”-sqaron ai.

Puna e tij nuk është e fokusuar vetëm në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

“Jam përpjekur  të bëj një punë të mirë  dhe për muzetë e qyteteve të tjera . Përmend këtu  Muzeun etnografik të Krujës , Muzeun historik të Burrelit, Muzeun historik të Lushnjës . Jam mundur  të ndërtoj sëbashku me një historian , piktor dhe arkitekt  frymën e duhur  që i duhet një muzeu.”

Puna  e tij konsiston  në ndërtimin e ambienteve ku  ekspozohen materialet  dhe  shprehet se nuk i rrihet në zyrë , pasi është mësuar të jetë pranë armëvve , jelekëve , skulpturave etj.

Sektorët që  Gusho administron  janë Pavioni i Etnografisë  dhe pavioni i Terrorit Komunist, ku janë të ekspozuara shifra  dhe mjete personale të të burgosurve  politikë.

Gusho tregon se numri i të huajve që vizitojnë  Muzeun Historik Kombëtar mund të arrijë nga 25-30 mijë , ndërsa numri total i vizitave gjatë një viti arrijnë  në 60-65 mijë. Ai nënvizon me keqardheje mos qasjen e të rinjve ndaj objkteve kulturore.

“Nuk janë fare të interesuar. Interesi ka rënë ,por politikat e  Muzeut  bëjnë që shkollat  e mesme t’i ftojmë çdo vit. Kjo duhet të bëhet më shpesh ,por të rinjtë  nuk u japin shumë rëndësi  historisë së vendit  të tyre. Madje ka edhe nga ata  që nuk e dinë kush është Ismail Qemali”- nënvizon Gusho për gazetën “Shekulli”.

Emrat e vizitorëve  më të njohur të këtij vendi siç tregon Gusho,janë  Bud Spencer , Papa  Giovanni Paolo II, Andreoti dhe  gjenerali i NATOS në kohën e çlirimit të Kosovës./ A.Xh

7 komente në “Muzeologu Fredi Gusho:Të rinjtë nuk kanë interes të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, madje nuk njohin as Ismail Qemalin. Gjysma e vizitave bëhet nga të huajt”

  1. Demokrat I Bajra says:

    E ka fajin komunizmi.
    Posht enver Hoxha.
    Rrnoft demokracija.

  2. Sal Ndryshim Demokraqija says:

    E ci do muzeumet.
    Nuk i hyjn ne pun as dreqit.
    Sepse kush shef muzeumet,ngelet me kok pas.
    Shifni para,
    Mos u merrni me te shkuaren,

    ….SALA……

  3. Cekuri says:

    …….
    Madje ka edhe nga ata që nuk e dinë kush është Ismail Qemali”- nënvizon Gusho për gazetën “Shekulli”.
    ……..
    Por te gjithe keta qe nuk dine se kush eshte Ismail Qemali, “dine” historine e greqise, madje jane njohes te mire te saj, mundet dhe me mire se vet historiane te ndryshem.!!

  4. bobo maroni says:

    ka te drejte,,,por me shume se te rinjte,ketu e kane fajin mesuesit dhe pedagoget e historise apo gjeografise,duhet te behet e “detyruar” vizita ne cdo shkolle,jo o burra te marrim me qira autobus dhe ikim neper vlore e sarande per te ngrene sufllaqe ne buz detit

  5. dritani says:

    Merr lexo ndonje liber shkolle o Fredi qe ta marresh vesh se pse nuk vijne te rinjte ne Muze.

    Kur nje nxenesi i mesohet se “personalitete shqiptare jane Ismail Kadare, Jozefina Topalli etj.” jane thene te gjitha.
    Nuk eshte e nevojshme te shkohet ne ato muzeumet tuaja…

  6. viktor hoti says:

    Muzeologet tane mund te marrin vesh nga historia por nuk kane haber nga biznesi perderisa hoqen statujen e enver hoxhes,provojeni ta vini pastaj beni hesapet.viktor hoti

  7. Dasara says:

    DIKTATORIN E TERHOQI ZVARRE POPULLI O VIKTOR ,KJO TREGON QE NUK E DESHEN ATE KRIMINEL …TI THU VENDOSENI LOL
    NGJITI COPAT E MBAJE NE BACEN TENDE,TA KENA FAL ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje