Fuqia shprehëse e gjuhës

26 Mars 2013, 17:57Kulturë TEMA
Fuqia shprehëse e gjuhës

 Menita Ljarja

Në auditoret e universiteteve ku zhvillohen lëndët e përkthimit dhe interpretimit këshillohet të lexohet libri i Umberto Eco-s, “Të thuash gati të njëjtën gjë”. Është një libër të cilin duhet ta lexojnë jo vetëm studentët universitarë, por dhe të gjithë të tjerët të cilët dhe pse nuk i kanë përfunduar studimet e larta në degën përkthim-interpretim marrin përsipër të përkthejnë një kumt në formën e shkruar apo të folur. Ҫdo gjuhë natyrore thotë Eco, shpreh një këndvështrim të ndryshëm për botën, prandaj dhe përpara se të përkthejmë apo interpretojnë është e domosdoshme që së pari të njohim shumë mirë gjuhën tonë amtare. Vetëm duke pasur njohuri të plota mbi gjuhën tonë amtare, përkthyesi apo interpreti do ta ketë më të lehtë t’i përshtatë dy sistemet e përmbajtjes gjuhësore, gjuhës fillestare prej ku teksti lind dhe gjuhës në të cilën përkthehet. Kemi tri lloj përkthimesh: brendagjuhësor, ndërgjuhësor dhe ndërsemiotik. Me përkthim brendagjuhësor kuptojmë atë interpretim të shenjave verbale ndërmjet shenjave të tjera verbale të po të njëjtës gjuhë. Për ta kuptuar më mirë dhe thjeshtëzuar pak po marrim një shembull. Anton Harapi në vitin 1936 mban në qytetin e Korҫës pesë konferenca të cilat aso kohe edhe botohen në librin me titull “Vlerë shpirtërore”. Për ata që nuk e dinë apo s’kanë njohuri për personin e Anton Harapit konferencat janë mbajtur dhe botuar në gegnisht. Është parë e nevojshme që lexuesit të sotëm përpos botimit në gegnisht t’i ofrohet dhe një botim tjetër i cili vjen po në të njëjtin sistem gjuhësor, “gjuhën shqipe”, për t’i ardhur në ndihmë kësaj here asaj kategorie të lexuesit që e ka të vështire ta lexojë dhe ta kuptojë gegnishten. Më shumë sesa për një përkthim të mirëfilltë bëhet fjalë për një përshtatje gjuhësore që i është bërë shkrimit në gegnisht duke e afruar atë me gjuhën letrare. Duhet thënë se ky përkthim përshtatës nuk gëzon hirin, elegancën dhe fuqinë shprehëse të gegnishtes.

Sa i përket përkthimit ndërgjuhësor kemi të bëjmë me “përkthimin e mirëfilltë” nga një gjuhë në një gjuhë tjetër. Ndërsa me përkthim ndërsemiotik kemi parasysh një interpretim të shenjave verbale nëpërmjet një sistemi tjetër të shenjave joverbale, për shembull realizimin në film të një romani ose dhe një interpretim “përkthim” i pikturave nëpërmjet kompozimit muzikor. Përkthimi pra është një formë interpretimi ku përkthyesi duhet të jetë një interpretues shpirti.

Shkrimtari, -thotë Ernest Koliqi, del përpara botës me një nji pajë vetjake përfitimesh e ndjenjash, arrin t’i zbulojë botës së jashtme ҫfarë përmban ai në vete, brendësinë e tij më të thellë. Gjithashtu, ai i thotë të riut letrar të ketë parasysh se, “ata që e nisin veprimtarinë si shkrimtarë me një përgatitje të përciptë gjuhësore, duhën njehë si matrapaza të letrësis.” Ky është një moment që përkthyesi duhet të bëjë kujdes për të mos u cilësuar njësoj si me matrapazat e letërsisë për të cilët e ka fjalën Koliqi, prandaj dhe është po aq e rëndësishme për një përkthyes sa edhe për vetë shkrimtarin të njohë mirë gjuhën dhe kulturën amtare. Duke iu referuar teksteve me një qëllim estetik Umberto Eco thotë se në një përkthim të mirë nuk duhet të flitet për ekuivalencë kuptimi, por më shumë për një ekuivalencë funksionale gjë që nënkupton se përkthimi duhet të ngjallë të njëjtin efekt që synonte të ngjallte origjinali. Në këtë pikë nuk na mjafton vetëm njohja e mirë e gjuhës sonë amtare, por kërkohen aftësi të tjera të intelektit. Kërkohet një shije e hollë për të përzgjedhur fjalën e duhur si dhe një harmoni shprehëse. Një mjet ndihmës për kah edukimi i shijes së hollë dhe harmonisë shprehëse mundësohet edhe nga Fjalorët e Gjuhës Shqipe. Sa fjalorë të gjuhës shqipe ka sot në Shqipëri? Ka vetëm një dhe bëhet fjalë për fjalorin e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë me rreth 35.000 fjalë, por ekziston edhe Fjalori i Gjuhes Shqipe i Mehmet Elezit. Nëse një përkthyesi i cili nuk është edukuar të kuptojë gegnishten sot do t’i duhej të përkthente një vepër në gegnisht ose qoftë edhe pjesë të caktuara të një teksti, shprehje frazeologjike që mbase gjuha letrare e kufizon atë në shprehi, ai do ta kishte shumë të vështirë të siguronte ekuivalenten e duhur kuptimore dhe drejtshkrimore të kumtit të shkruar në gegnisht. Mjafton të kujtojmë vetëm një rast për të nxjerrë në pah fuqinë e madhe shprehëse që ka gegnishtja në përkthimin e poezisë. Bëhet fjalë për përkthimin e “Mbretit të Tulës” nga Ndre Mjeda. Përkthimi i Mjedës ndryshe nga ai i Sefulla Malëshovës për mendimin tim arrin të prekë shpirtin e lexuesit dhe gëzon një mjeshtëri të lartë shprehëse. Përkthimi i Malëshovës mbetet gjithashtu një përkthim i mirë, por qëndron në një nivel tjetër vlerësimi estetik.

Mjeda përkthen:

Deri n’dekë besnik ke s’thohet
Ishte n’Tule ‘j padisha,
Diq e dashta mbas do kohet…

E ‘j got’ arit shej i la.

Krahas tij na vjen dhe përkthimi i Malëshovës:

Na ishte një mbret në Tule,
I besës gjer në varrr.
I dha, tek vdiste, mikja
Një kupë derdhur ar…

Ndre Mjeda sikundër dhe Anton Harapi e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në një periudhe historike ku guri i themelit të Shqipnisë ishte kultura dhe kanë pasur hirin që siҫ thotë Dante: “Oh beati quelli pochi che seggiono a quella mensa dove lo pane de li angeli si manuca!” Karl Gurakuqi, një tjetër përkthyes brilant dhe gur i ҫmueshëm i letërsisë shqiptare në një shkrimi të vitit 1959 botuar në revistën Shejzat flet për Fjalorin e madh të shqipes të Mustafa Krujës. Ai shkruan: “Mjafton të përmendim Fjalorin e madh të shqipes, rreth të cilit ka punue gati krejt jetën, pa u lodhë, tue mbledhë, visarin gjuhësuer të malit e të fushës. Ky fjalor, i pajuem me shembuj e fraza të nxjerruna nga goja e gjallë e popullit, me sinonime të qemtueme me nji zell të mrekullueshëm, pat qenë miratue nga Instituti i Studimeve Shqiptare të Tiranës, i cili pat vendosë të shtypej, por qi mjerisht u pengue nga gjendja e kapërdime. Fjalori ka qenë 2400 faqesh formati të madh me 30.000 fjalë, të spjegueme shqip. Nuk dijmë në se dorëshkrimi ka shpëtue nga rrebeshi i kohës.”

Një fjalor që nëse do ta shfletonim nëpër duar do të preknim gjuhën shqipe shpalosur në më të imtat ndjesi shpirtërore, gjithashtu edhe njohja për botën dhe shpirtin shqiptar do të ishte më i plotë.

 

 

16 komente në “Fuqia shprehëse e gjuhës”

  1. Gjon says:

    Dialekti e nderueme zonje nuk asht gjuhe. Une s’e dijsha deri pa lexu perkthimin e Dom Ndrese (Mjedes) qe mbretit ne shqip i thankerkan “padishah” me siguri qe si jezuit Dom Ndreja e ka huazu prej latinishtes… Ju lutem mos u beni qesharake me kesi artikujsh, tregoni thjesht mjerimin institucional e profesional ku ka mbrite me e sjell shqipen ne vecanti e kulturen e dijen kombetare ne vecanti rregjimi i srbdashnoreve/”sllavofileve” e srbfolesve/”sllavofoneve” (kryeminister, mnister i arsimit e shkences (?!!!) e deri ke kreu i Qendres se Studimeve Albanologjike (?!!!!!!! edhe Shuflay-t kish me i ardh marre prej ketij te fundit..)

  2. Gjon says:

    Dialektet jane si lulet e kunores per nje komb, po ashtu si lulet e gjethet e nje peme ushqejne e forcojne trungun, ku mbeshtetemi te tane. Ju po doni me na e kthy truingun ne kercu e tash po ngrohena dimrti kur t’na mesyje uji prape e drita mos kemi te terun nga kryet e ne uje gjer ne gjys.

    1. mirel says:

      Shume drejte dhe bukur.
      Sidomos komenti me trungu dhe kercurin.
      Dhe per vete padishahun e Mjedes, dhe mbretin e shqipes, duket qarte qe Mjeda del nga shqipja ne nje krahinore te manget ne krahasim me shqipen.
      Mbret, po, kjo eshte fjala e duhur, e kam lexuar poemen e Mbretit te Tules dhe nuk mendoj kurre te tingelloj aq bukur si Padishahu i Tules.
      Dhe nese autori donte te jepte per argument nje shmebull apo ky krahasim, ky ishte me qesharaku qe i beri dem me shume dialektit se e vleresoi .
      Mos harroni dhe demin qe i ben Shqipes.
      Mbret- Mbi re, eshte fjale shume origjinale me prejardhje nga shqipja.
      Bile dhe cloud-re ne anglisht,po tja shohim origjinen gjuhesore, thone se vjen nga latinishtja e vjeter me kuptim qiellor, apo mbreteror, dhe e lidhin me fjalen re- lart ne qiell.
      Ky me ane te mentalitetit kohor kur rronte Mjeda po na kthen prape nen efektet turke ne gjuhen shqipe.
      Prandaj gjuha evolon per te shprehur me mire karakterin e kombit, dhe gjiha e sotme letrare eshte pasqure e ketij evolimi.
      Ajo nuk i le shume mangut mbretit te gegeve.
      Mbret apo mbretni, njelloj eshte.

    2. Horri i Bulevardit says:

      Ke shume te drejte se dialektet jane si lulet e kunores, por gjuha letrare duhet e njehsuar per te gjithe, ku neper institucione sidomos ato kryesoret, te flitet paster dhe rrjedhshem gjuha zyrtare.

  3. ILIRET says:

    Po lene mi zonje, lene! Kur lexova ato kater vargje te Mjedes, asnji gjo se kam kuptu. Mire qe e kishe perkthy Sejfullau….

  4. Ilir says:

    Nese nuk kuptojme dot gegnishten sot, ky eshte faji i Kongresit (politik) te Gjuhes, qe vendosi toskerishten si gjuhe standarte. Une vete jam tosk, por gegnishtja ka force shprehese dhe eshte me e paster si gjuhe. Ajo u ruajte neper male dhe nuk u “ndot” aq sa toskerishtja. Denigrimi i gegnishtes ishte akt kriminal. Sa e sa fjale te pastra shqipe ka gegnishtja, qe nuk ekzistojne ne te foluren e perditshme te gjihes standarte? Nje gjuhe qe te perparoje dhe mos shuhet duhet levruar dhe shpresoj qe gegnishtja te levrohet. Ajo ka qene gjuha e pare e shkrimeve shqip.

  5. Horri i Bulevardit says:

    Qe te jesh me i qete per kete ceshtje, gjuha shqipe si fjale vjen nga Elbasani qe sben pjese ne toskeri dhe si dialekt me i shqiptuar bukur nga Vlora.
    Ne kongresin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe, une nuk e di se sa politik ka qene, por di qe aty kane marre pjese njerezit me te shquar te gjuhes shqipe, ku gjuhetari i madh i gjuhes shqipe, zinte vendin e nderit.
    Ne qofte se ti kerkon gjuhe zyrtare ate te zhozefina topallit, atehere rri aty dhe fol me vehten.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Kam harruar te vej emrin e gjuhetari te madh shqiptar Eqerem Cabej, ku vjen para fjales, zinte vendin e pare. Ne rrjeshtin e trete nga fundi.

  6. ILIRET says:

    He se harrova : Zonja Menita, ma perkthe pak shekspirin ne gegnisht:
    To be or not to be !
    Me kan a mos me kan, kjo a qashtja !!
    Apo:- Te jesh a te mos jesh, kjo eshte ceshtja !

    1. Gjergj says:

      Me qenë a mos me qenë… ky asht problemi!

  7. alban4eva says:

    ky artikull duhet te jete per politikanet tane dhe jo vetem, por edhe per gazetare, “intelektuale”, profesore, mesues, etj etj.. sepse e kane bastarduar aq shume kete gjuhe te lashte, saqe te duhet perkthyes kur shef TV apo degjon radio..

  8. ''evgjitngrenesi'' says:

    kur ceshtje te tilla qe kane te bejne me elementin kryesor te kombesise si gjuha trajtohen nga njerez medioker ,pa identitet kombetar dhe fryme te dukshme krahinore,rezultati eshte ky qe kemi. zonjes ne fjale gjuha e fshatit te saj i duket me poetike,me shprehese e ku e di une se cfare tjeter. po edhe nje tetovari,nje lushnjari apo nje korcari keshtu do i dukej.ceshtja eshte a duhet te kete nje gjuhe kombetare per te gjithe shqiptaret apo jo? se edhe ne evrope ka dialekte sa te duash por gjithe shtetet europiane kane gjuhen e tyre te njesuar.
    le te shkruaje zonja ne fjale ne napoletance (meqe duket proitaliane) ne shtypin italian! mundet?
    te gjithe ata qe bejne zhurme per ”gegerishten”nuk jane gje tjeter vecse cirake te serbeve ,te cilet humbjen strategjike ne raport me ceshtjen shqiptare,po perpiqen ta kompesojne me principatizimin e trojeve shqiptare. dhe mjeti me i mire per ta bere kete eshte ushqimi i dialektalizmit dhe krahinarizmit.
    prandaj perpiqen me cdo kusht te mbajne ne pushtet dhendrin serb kryeminister te shqiperise ,ardian malazezin kryetar te albanologjise,topallet dhe ndonje jezuit te trashe qe nuk kupton lojen e kujt po luan

    1. bobi says:

      Evgjitngrenesi qenka evgjit vete! C’lidhje kane dashnoret e gegnishtes me Serbine? Kane luftuar gjithe jeten kunder serbit, dhe ky i fundit ja doli ndaj tyre vetem kur Enver Hoxha degjeneroi idiomen me historike te gjuhes shqipe: gegnishten. Kete koine e kane folur dikur edhe gjysherit e toskeve te sotem, vellezerve tane, para se ata te greqizoheshin. Edhe emrat deri vone i kane patur Gjon, Gjike e Pali, para se ti benin Llambi, Spiridhon e Vangjel. Keto u kane mbijetuar per fat ne mbiemra.
      Ikni tani e mos na tregoni dokrra per gjuhen o injorante noterike, se shumica e shqipove “kane me fole, e nji dite edhe me shkrue, gegnisht sa t’jete jeta”!!!

  9. hareku says:

    Nga komentet siper per perkthimin e shekspirit perkthehej(me kan a mos me kan)(te jesh a te mos jesh)(me qene a mos me qene)(te rroc apo te mos rroc)per mendimin te gjitha shembujt e mesiperm kane mangesira ne shprehjen e kuptimit te plote te kesaj shprehje,perkthimi me origjinal do te ishte (( HALL ME DEKE E GJYGJ ME MBETE ))

  10. Centauri says:

    Bravo harek. Nuk ka ekuivalente ma t’ mire per “to be or not to ” se sa ekuivalntja gegnisht = kall me rrnue e gjyq me deke”

  11. Pak humor says:

    Kush di si përkthehen në anglisht këto shprehje:

    – Ku je ta hongsha loqkën!

    – Të dua moj qëne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje