Specialistët italianë:Kisha e Mesopotamit rrezikon të shembet

27 Mars 2013, 10:53Kulturë TEMA

Një nga kishat më të veçanta, e ndodhur në jug të Shqipërisë , Kisha e  Shën Nikollës  në Mesopotam është e mbyllur  prej gati 5 vjetësh.

Kisha e Mesopotamit mendohet se është ndërtuar  në kohën e perandorit bizantin  Kostandin IX Monomaku. Për shkak të ndërhyrjeve të  gabuara, kjo kishë rrezikon të shembet.Ky fakt është thënë qartë nga specialistët italianë , të cilët kanë bërë studimin e gjendjes.

Sipas  prof.Luigia Binda nga Universiteti Politeknik i Milanos, arkitektja  dr. Paola Condoleo, po nga universiteti i Milanos dhe prof. Gianclaudio Macchiarella nga Universiteti i Venecias, thuhet se  firma ndërtuese  ka bërë ndërhyrje të gabuara duke shembur disa struuktura  mbajtëse të ndërtesës .

Bëhet fjalë për “ato që mbanin murin në jug të kishës , pilastarin kryesor që mbante numrin mbi kolonat  në narteksin e brendshëm apo kolonat e tjera  që mbajnë të gjithë peshën e rëndë të kupolave”.

Sipas prof. Macchiarella “kisha rrezikon të shembet” kjo edhe përr shkak të  veprimtarisë  active sizmike  në këtë zonë. Ndërhyrjet restauruese  në këtë kishë janë bërë  nga firma “Gener Red Lushnjë”, drejtuar nga arkitekti  Reshat Gega , të cilit i është hequr liçenca një vit më parë.

Këtë shqetësin  e ka ngritiur më parë edhe  deputeti i partisë socialiste Auron Tare  në përballjen me ministrin Bumçi në Komisionin Parlamentar të Mediave, i cili ka cituar raportin e specialistëve italianë.

“Përveç matjeve të rregullta  të bëra nga ekspertët e Universitetit  Politeknik të Milanos , me sensorë special të vendosur në  38 anë  të ndryshme të kishës, përgjatë 18 muajve të vëzhgimit, asnjë ekspertizë  tjetër paraprake  nuk është bërë  përpara fillimit  të restaurimit’’ shkruhet ndër të tjera në letrën e cituar nga gazeta “Panorama”./A.XH

9 komente në “Specialistët italianë:Kisha e Mesopotamit rrezikon të shembet”

  1. alban4eva says:

    nuk te ben me pershtypje asgje ne kete vend te mallkuar.. njerez me bisht..!!!

    1. bravo says:

      Ka vene dore Reshat “GEGA” si te mos rezohet kisha, popull kot qe dhe ate pak histori qe ka kerkon ta zhduke, u zhdukshin te gjithe.

  2. fiku says:

    @alban4eva

    Beji yzmetin vetes atje ku je dhe harroje ate vend te mbarum. Ndrroje dhe pseudonimin qe perdor se eshte turp. Ndrro dhe nenshtetesine dhe kombesine po pate mundesi. Edhe lekuren ndrroje re kaqol. Veje albanistan4eva.

  3. kosovari says:

    le ta bejne xhami , hoxhe do ju sjellim ne nga kosova , berisha dhe kreshnik spahiu do marin dem shperblimin nga erdogani per zhdukjen e krishterimit ne shqiperi .

  4. miri says:

    pastaj ja ven fajin botes qe na vjedh dhe na fshin historine

  5. Gjergj says:

    Ku u katandis Instituti i Monumenteve… Ky vend po merr fund!

  6. Dritani Shkabajve says:

    Mos u merzisni – ben pjese ne prioritetet e qeverrise, shkaterrimi i monumenteve dhe kishave antike dhe zevendesimi i tyre me kisha te reja Greke, dhurate bujare e arqidhios Anastasit ….

  7. fiku says:

    @Dritanin e shkabajve

    Edhe ato qe ti i quan kisha antike nuk jane shqiptare o karandash

  8. Doni ALBO says:

    Pse nuk i nderton greku keto, per cka e keni janullen tek e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje