Aktori i mirënjohur Demir Hyskja i shpëton mrekullisht vdekjes klinike

28 Mars 2013, 11:53Kulturë TEMA

Aktori i mirënjohur shqiptar Demir Hyskja  i ka shpëtur mrekullish mbrëmjen e djeshme  vdekjes klinike.

Në fillim u raportua nga klinika e Elbasanit, ku ai po kurohet, se aktori ndërroi jetë, por fatmirësisht, në orën 21:30 të mbrëmjes, ai është përmendur sërish.

Aktori vuan nga sëmundje si tensioni i lartë, diabeti dhe veshkat. Gjendja e tij është ende e rëndë në spital, ndërsa familjarët shprehen se gjendja e tij është përmirësuar.

Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për mëse 50 personazhe.

Demir Hyskja u lind më 1 janar 1937 në Elbasan dhe gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore, në filmat “Kronikë e atyre netëve “ , “Dhe vjen një ditë”, “Nëtori i dytë” etj.

Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave si “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. /A.XH

29 komente në “Aktori i mirënjohur Demir Hyskja i shpëton mrekullisht vdekjes klinike”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Lamtumire artisti yne i madh i skenes dhe ekranit, po na ikni nje nga nje dhe ne skemi si ta ndalojme kete, por ju keni lene figura te dritura ne rolet tuaja dhe familja por edhe ne, nuk do tju kemi larg, se do tju shohim ne rolet tuaja, fale edhe Digjitalbit, qe na i kujton rolet e artsteve tane te medhenj.
    I lehte qofte dheu per ty Demir Hyskja dhe ngushellime familjes.

    1. adi_bonn says:

      Shoku…lexoje mire se nuk ka vdekur….

      1. luan hysa says:

        ky eshte artisti me njoure ne elbasane dhe me ivecande dhe ky lajeme na bevasoje sejame je komshi itije dhe eshte shume meprekse lajimi qe ne pame ne interndenet dhe njer gezojem qe te sheroet sa mepare

        1. Rekordmeni i Dhermiut says:

          Po ti çfare je ? Arberesh ?

    2. kulla bjeshkve says:

      Hrri i bulevardit,,,,lexoje artikullin,,,,,Demir Hyskja i ka shpetuar vdekjes,,,i uroj sherim te shpejt dhe jete te gjate.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Shume e drejte qenkam nxituar, por une e lexova dje ne Dita dhe aty thuhej qe ka vdekur, biles bera dhe nje koment aty.
        I uroj sherim dhe sic thote komentuesi Tafil Kasapi, te lutemi per sherim te shpejte.
        Gabimi im.

    3. Robespierre says:

      Artist i madh dhe i dashur!

    4. Kelmendasi says:

      Horri horrave te pershtatet tamam emri.

      1. Horri i Bulevardit says:

        O na hongsh matrapikun, me gjith tyrrjel.

    5. gabi says:

      Hahhhaaahhhhhaaaaaaa
      Sa e dashka ky Horri i Bulevardit, Demirin. I thote te qofte dheu i lehte kur ai eshte gjalle.

      Hahhhaaahahahahhahaaa

      1. mirel says:

        ore po na bete per te qeshur kur nuk e kishim nder mend.
        Haha,,te na rroje Demiri dhe aq sa i ka ngelur, po per te qene king ishte, klasik i jashtezakonshem.

  2. Tafil kasapi says:

    Te lutemi per Demir Hyskja, kete aktor legjendar.
    Vitet po na i marin te gjithe nje nga nje.

  3. Milan says:

    Eeej, u ringjall, mos me me ngushellime, por me urimin madhor: TU SHTOFTE JETA O NJERI I DASHUR DHE I MIRE.

  4. I urjome sherime te shpjete aktorit tone te madhe,Demir Hyskja.

  5. Demir Hykja ,ka qene ,eshte dhe do te mbetet nji nga aktoret me origjinal ! Iuroj sherim te suksesshem !

  6. Dean says:

    RESPEKT dhe rikuperim te shpejt per Zotin Hyskja.

  7. Koli says:

    Aktorit Demir Hyskja, i urojme pervec sherim te shpejte, por dhe nje rifillim ne skenat e ekranit, zerin e tij ateror, deshirojme ta degjojme jo vetem me nostalgji

  8. Niku says:

    Sherim te shpejte, njerit prej aktoreve me brilante te kinematografise Shqiptare…!

  9. Joni says:

    I urojme sherim te shpejte artistit origjinal Demir Hyskja. Shume pershendetje dhe respekt per ju qe me rolet tuaj na keni edukuar dhe frymezuar kur ishim femije.

    1. tironci-usa says:

      O “saliheqenefi”, sa per dijeni shkruhet “who cares” qe ne shqip pak a shume do te thote “kush e vret mendjen”.
      Po si mund te thuash keshtu per nje legjende te kinematografise shqiptare?
      Hik keput qafen more maskara/eshe! S’ke turp.

  10. bobi says:

    Jete te gjate,Demir Hyskja,tashme je skalitur.Sherim te shpejte!

  11. A T Z says:

    Sherim te shpejte dhe jete sa me te gjate zoti Hyskja.

  12. ore qe je debil i kuq e dija..po qe qenke komplet nyje hahahaaaa …Po si i thua tjetrit qe eshte gjalle (i lehte te qofte dheu) more tutkun roze,, hahaaaaaa

    1. Horri i Bulevardit says:

      O kelmendasi i zi, te jap ty pergjigje eshte njesoj sikur, ti them kurves, se paske qene e paprishme.

  13. ROVIGO says:

    Sherim sa me te shpejte e jete sa me te gjate te madhit Demir Hyskja.Njerez te tille kane lene mbresa te paharruara.URIME.

  14. venezia says:

    UROJME JETE TE GJATE AKTORIT TONE DEMIR HYSKJA.

  15. rita selimaj says:

    te urojme jete te gjate ke qene nje njeri i mrekullueshem

  16. rita selimaj says:

    sherim te shpejte aktorit te madh demir hyskja qe ka nderu qytetin tone njeri i mrekullueshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje