Misioni i vëzhguesve i ODIHR ka publikuar raportin e parë për zgjedhjet në Shqipëri.
Që në fillim të raportit theksohet se zgjedhjet do të zhvillohen në një ambient politik të dominuar nga dy partitë kryesore, PD dhe PS.
“Shumë nga interlokutorët e ODIHR e vlerësojnë ambientin politik si të tensionuar, kjo kryesisht për shkak të konflikteve të gjata mes dy partive dhe kanë shprehur shqetësim se kjo do të ndikojë në mënyrë negative në mbajtjen e zgjedhjeve,” thuhet në raport.
Në raport theksohet se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen sipas një kuadri ligjor, që është miratuar me mbështetje të gjerë më 19 korrik 2012. Amendimet në ligjin zgjedhor kanë marrë parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR, thuhet në raport.
Në raport shprehet shqetësim për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Interlokutorët e OSBE/ODIHR kanë shprehur shqetësim në lidhje me pamundësinë e KQZ për të vendosur për dy çështje të rëndësishme, ndarjen e mandateve dhe numrin e zonave të administrimit zgjedhor dhe theksuan se mungesa e konsensusit bipartizan do të sjellë politizim të mëtejshëm të KQZ-së,” thuhet në raport.
Sa i përket teknologjive të reja në këto zgjedhje, numërimin e votave në mënyrë elektronike në Fier dhe verifikimin elektronik në Tiranë, në raport thuhet se mirëpriten këto ndryshime, por ka shqetësime në lidhje me kohën e shkurtër për implementimin e këtyre teknologjive.
Në raport shprehet shqetësim edhe për përfaqësimin gjinor në listat e kandidatëve të partive, duke thënë se një çështje e tillë mund të tejkalohet vetëm me një gjobë.
ODIHR po ashtu shpreh shqetësim se edhe pse fushata do kohë që të nisë, sërish ka shqetësim në lidhje me presionin e mundshëm mbi votuesit dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë.
Sa i përket medias, në raport theksohet se ambienti është i polarizuar dhe mediat janë rreshtuar në linja politike.
Në përfundim të raportit të parë, thuhet se bazuar mbi kërkesat e shtetit shqiptar, ODIHR kërkon 30 vëzhgues afatgjatë dhe 400 vëzhgues afatshkurtër për tu shpërndarë në mbarë vendin.
“Për shkak të numërimit të stërzgjatur dhe procesit të tabulimit, vëzhguesit afatshkurtër mund të kërkojnë kohë shtesë për të qëndruar disa ditë pas ditës së zgjedhjeve”, thekson raporti./ep
Hic te mos kete frike populli pasi bashkimi i se majtes eshte siguria e zgjedhjeve. Te dalin e te votojne masivisht kunder saliut e pro Programit progresist
Kjo aleance e PS me LSI do i minimizoje vjedhjet e Berishes.
Po te marresh edhe ata mijera qe jane bashkuar me AK, del qe Berisha merr jo me shume se 30 deputete.
Keto organizata nderkombetare,bashke me shefat e tyre ne Bruksel,kane ndikuar ne shkaterimin e procesit zgjedhor demokratik ne Shqiperi dhe bashke me zagaret tane qeveritare jane pergjegjes per fatin e cdo shqiptari dhe te vendit.
Ke te drejte o krokodil,keto vetem konstatojne,per gjera qe dihen,por kurre nuk japin zgjidhje,as mish as peshk evropi.
Pse, lypsej nje raport per te arrite ne kete konluzion??
Raporti i pare i OSBE/ODIHR i referohet te kaluares.
Tashme, me bashkimin e te majtes, raportet ne KQZ kane ndryshuar ne favor te te majtes.
Lutemi i thoni OSBE/ODIHR te mos kete merak per kete ceshtje po te shohe probleme te tjera qe jane te shumta.
TELEXI MRRITI “SALA SHKOI PER LESH , PD U BO PERSHESH , TAPALLI FLUTURON , BASHA NE KAMJON , VEGJELIA GEZON , ERJON BRACE DHE TAULANT BALLA FITON ,”
DERI NE 23 QERSHOR MLOJUNI MIR TE GJITH ME Jorgon ,
SE AZGONI I SHQIPERISE SI BREG ASUDJE PO FERGELLON. tungggggggggggggggggggg ore TUNXH BIR ; KY VEN KA VETEM QAFIR!
Ikni o te ashtuquajtur vezhgues se jene te korruptuar deri ne palce nga Berisha.
Jeni mbeturina te Evropes qe kurre nuk keni gjykuar drejt dhe qe gjykoni nga xhepi.
Nen hunden tuaj u vodh bashkia e tiranes dhe ju thate qe ishte hap para.
Gjykatesi me i mire eshte populli ka thene nje “Burre”.
Dhe popuuli ka sy dhe veshe e i shikon bemat e ndyra tuaja.
Shkoni nga keni ardhur se e dime qendrimin tuaj pa dale raporti perfundimtar.Eshte ” Burre shteti” do te thoni se ka bere nje hap para ne zgjedhjet e pergjithshme, dhe se demokracia eshte ne rugen e duhur.
Ketu hapeni bythesh a thua se kush jeni, ndrsa ne vendin tuaj ndoshta mbani mut me kova.