Gjykata e Lartë pranon rekursin për Gërdecin, por shorti do rihidhet

5 Prill 2013, 19:20Politika TEMA

E ndërsa të akuzuarit e vetëm të tragjedisë së Gërdecit janë të  lirë, Gjykata e Lartë pranon kundërshtimet e prokurorisë ndaj vendimeve për pafajësi dhe ulje dënimi të të akuzuarve të kësaj tragjedie, të dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit.

Në mesditën e së enjtes, Gjykata e Lartë pranoi rekursin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke caktuar si relator për të shqyrtuar dosjen voluminoze gjyqtarët Artan Zeneli, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Aleksandër Musta dhe Gani Dizdari.

Por ndërsa ka pranuar shqyrtimin e dosjes voluminoze, ku organi i akuzës kundërshton vendimet e gjykatës, ende nuk dihet se kur do të zhvillohet seance gjyqësore.

Kjo për shkakun se një prej gjyqtarëve të caktuar u tërhoq nga trupi gjykues me argumentin se ka konflikt interesi, ndërsa një tjetër gjykatës nuk është më pjesë e Gjykatës së Lartë.

Në një njoftim zyrtar të këtij institucioni, thuhet se shorti për gjyqtarët do të hidhet nga e para për shkak te mungesës së dy anëtarëve: Artan Zeneli, i cili u tërhoq për konflikt interesi dhe Gani Dizdari, i cili ka kaluar në Kushtetuese. Prokuroria iu drejtua 2 muaj më parë Gjykatës së Lartë për çështjen Gërdeci me gati 180 faqe rekurs, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit.

Në shkurt Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë për 29 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u dëmtuam mbi 300 të tjerë.

Gjykata vendosi pesë pafajësi nga nëntë që kishte shpallur Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa uli dënimet me një të tretën për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollin dhe shoqërinë Albademil.

Gjykata e Apelit në vendimin e saj argumentoi se akuza e Prokurorisë për vrasje në rrethana cilësuese është e gabuar dhe se humbja tragjike e 26 jetëve në Gërdec ka ardhur nga shkelja e rregullave të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e rendit, sigurisë, jetës dhe shëndetit./l.ç

8 komente në “Gjykata e Lartë pranon rekursin për Gërdecin, por shorti do rihidhet”

  1. adoleshenti-FRANCE says:

    mir tha Mero te Krasta, kush do lejoj gjykimin e lire te Gerdecit kunati Mediut qe tashme esht kandidat per Deputet i “Rilindasve”?
    Mendohuni thelle para se ta veni ate dreq kryqi te fleta me 23 o njerez se do vendosni te ardhmen, nuk esht Edi Rama i keqi por ato qe i jan bashkuar tij per te qen ne pushtet pas 23 qershorit
    Gerdeci do zvarriset akoma, akoma, akoma…. deri diten kur te shembet sistemi hartuar nga Ramizi.

    1. Ibrahim Kodra says:

      Mallkuar qofshi! Ju nuk duhet te dilnit me ne publik pas asaj tragjedie te tmerrshme!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html

    2. Pilo Lala says:

      Shtyjeni gjyqin mbas 23 Qershorit, se mungon Shkelzeni ne bankat e te akuzuarve.

  2. lali says:

    He se e mbron deputeti i PS-s Ilirjan Celibashi se e ka edhe kunat.

  3. arsen says:

    Kjo ceshtje duhet rihetuar me themel.
    1- Sali Berisha si K.Minister
    2- Ministri Mbrojtjes si organizator.
    3- Ministri Punes qe nuk ndaloi punesimin e kalamajve
    4- Bashkia Vore qe nuk kontrolloi zbatimin e kontratave.
    5- Ministri i Brendeshem qe lejoi manipulimin e armtimit afer banesave
    6- Ministri Shendetesise per mbrojtjen shendetesore
    7- Ministri Financave per abuzumin me taksat dhe tatimet
    8- Policia Shtetit dhe Sherbimi Sekret per paaftesi
    9- Ministria Transportit per qarkullimin e municioneve jashte qellimit
    10- Shtabi Pergjithshem si manipulator dhe pervetesues i prones publike.

    Te gjithe ata qe me Ligj detyrohen dhe kane mare rrogen per te drejtuar shtetin.
    Qe te gjithe te dalin e te deshmojne para nje GJKATE TE NDERSHME DHE TE PA ANESHME.

  4. laraska says:

    Filma filma filma te shpifura, te riperseritura dhe shume te pashpirt qe ne kete moment po na japin nje sinjal se shihni nuk ka perfunduar akoma ceshtja dhe ka akoma shprese per drejtesi. Drejtesi nuk ka per sa kohe Shkelzen Berisha e Fatmir Mediu qarkollojne si qytetar te lire, madje kopili Berisha as nuk eshte ulur ne banken e te akuzuarve. Lojra si gjithemone te klanit Berisha-Meta-Rama ne keto momente kritike e te dalin gjoja do apelohet, e do behet ne qeverine e re te Rama-Metes “me duar te pastra” E kush do i fus ne burg keta? Ministria e drejtesise e LSI? Ilir Meta? Apo shoku Delijorgjit Edi gelbaza? ytttt plera.

    1. dumdum says:

      Fiks e thua laraska!
      Ky teatër po bëhet vetëm për show, për të na hedhur pak hi syve ne që donim ndryshim.

  5. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Artan Zeneli? Moooos!
    Bamiroooo ! Ja ky do ta haje koken ty. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje