TemA TV/ Topi: Të hapur për koalicion me çdo forcë që kërkon ndarjen nga sistemi korruptiv (VIDEO)

5 Prill 2013, 15:40Sociale TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi se partia e tij është e hapur me çdo forcë politike që kërkon rotacionin demokratik të elitave politike.

“Së pari, ne vlerësojmë se zhvillimet e fundit politike i dhanë të drejtë konstatimit të Frymës së Re Demokratike se partitë e vjetra të tranzicionit janë të gatshme të bëjnë çdo veprim të mundshëm, në bashkëpunim dhe me vetëdije, për të mbajtur peng sistemin e korruptuar zgjedhor, ekonomik dhe politik.

Së dyti, vendi ka qeveri, por nuk ka qeverisje. Si në asnjë vend tjetër serioz demokratik qeveria i mbijetoi votimit parlamentar me tre vota nga opozita, dhe se një valë shkarkimesh të qeverisjes po shkatërrojnë tërësisht integritetin e ekzekutivit dhe administrimit publik. Vota e 23 qershorit do të shënojë ndarjen zyrtare me modelin korruptiv të kryeministrit aktual, i cili për karrigen e tij sakrifikoi të djathtën shqiptare, tradhtoi ish – të përndjekurit politikë, bashkë qeverisi me kryeministra dhe ministra historikë të së majtës dhe uli në maksimum nivelin e raporteve dhe besimit midis Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Së treti, asnjë marrëveshje numrash dhe personash, asnjë pazar për blerje votash parlamentare apo përcaktimin paraprak të vullnetit popullor elektoral nuk do të ketë sukses. Më 23 qershor asnjëra palë politike, nuk do të arrijë të qeverisë e vetme dhe kështu, i takon Frymës së Re Demokratike dhe aleatëve të saj misioni historik të përcaktojnë modelin qeverisës të së ardhshmes,” tha Topi.

“Fryma e Re Demokratike është një realitet i ri, përcaktues, bashkim qytetarësh dhe intelektualësh të rinj, përfaqësues të denjë të shoqërisë shqiptare, refuzuese e politikës së vjetër dhe çdo forme imitimi e ringjalljeje të saj në jetën politike. Ne jemi dhe mbetemi shtëpia e demokratëve të vërtetë shqiptarë, atyre që duan të jetojnë në këtë vend më gjatë sesa një fushatë zgjedhore, atyre që aspirojnë më shumë liri, shtet të së drejtës, treg konkurrues dhe rezultate integruese.

Fryma e Re Demokratike publikisht deklaron se mbetet e hapur për bashkëpunim, marrëveshje dhe koalicion para e pas zgjedhor me çdo forcë politike, organizatë, shoqatë dhe grupim civil, që ndan me ne të njëjtat qëndrime mbi nevojën e rotacionit demokratik të elitave politike, nevojën e ndarjes përfundimtare nga sistemi korruptiv i tranzicionit dhe nevojën për një politikë të re për qytetarët dhe shtetin,” vijoi kreu i FRD.

Topi tha se mundësia për një pol të tretë është e hapur.

Duke folur për mundësinë e bashkëpunimit ne AK dhe PBDNJ, Topi tha: “Ne nuk bëjmë përcaktime nominale, jemi të hapur të bisedojmë për aq kohë sa ka mbetur. Në rast se partitë e tjera nuk i shohin interesat e tyre të njëjta me ato te FRD-së, ne jemi të vendosur të dalim të vetëm në zgjedhje. Nuk mund t’i japim oksigjen një kryeministri dhe një qeverie që ka braktisur interesat e të djathtës. Pasqyrë e degjenerimit të politikës ishte dje miratimi i ministrave të rinj”./ep

52 komente në “TemA TV/ Topi: Të hapur për koalicion me çdo forcë që kërkon ndarjen nga sistemi korruptiv (VIDEO)”

  1. titi says:

    ju duhet te bashkoheni me RAMEN , kjo eshte e vetmja menyre per te mposhtur saliun, nje front i gjere kunder diktatorit te fundit

    1. leonardi antwerpen says:

      Bamir ti si tope qe je FRD duhet te bashkoheni me te djathtet natyrisht edhe AK.
      Cdo levizje tjeter do dalish tope ashtu siç je.

      1. Vlora says:

        ne rast se do te donte te hynte ne parlament, topi duhet te hyj ne koalicion me ramen.

        te njejetn gje duhet te beje edhe kreshnik spahiu edhe dule,qe te mund te perfaqsohen ne baze te votave qe kane.

        tashme duhet ta pranojme corben e rames me meten dhe te kenaqemi me largimin e malokerise nga te gjitha zyrat e shtetit shqiptar.

        koha do ta tregoje ne ka te drejte rama, apo shqiptaret qe nuk e duan ilir kokmadhin.

        1. jimmy says:

          O njerez e dini kodin zgjedhor ju????? Cdo parti qe nuk harrin numrin minimal per te percaktura nje deputet,keto vota i kalojne partise se dyte ne kualicion ,dmth rrotullu rrotullo LSI do shkepet me vota ,po u bene kualicion keta me Ramen.

          1. endri says:

            duhet me u bashku me opoziten o bamiro. eshte e vetmja menyre qe te zhduket saliu nga pushteti. edhe pastaj duhet te shkosh te pd, ta reformosh edhe ate se kane ngel 23 vite me nje komunist te ndyre ne krye

    2. Doni ALBO says:

      Koalicion me pbdnj dhe AK???? paska rrjet Topi sepse keto dy partite jane me programe plotesisht te kunderta, njera deshiron cungimin e shqiperise tjetra zgjerimin e saj ashtu sic ka qene….Keeshtu qe Topo zgjidh o njeren o tjetren.

    3. miri says:

      E vetmja menyre qe te hedhim qelbesiren, po po Sali Berishen… Nga ai u largove o bamir prandaj duhet patjeter te besh koalicion me RAMEN per fitore ?

    4. Daut Skela, Vlorë says:

      O Bamka, bashkohu me Tosin dhe dilni ne pension te parakohshem
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/n-ishte-nje-here-fatosnano-prapa-i-vjen.html

  2. luke says:

    Degjenerimi filloi qysh kur u zgjodhe ti president me vota te blera majtas. Ti je strumbullari i degjenerimit, qe ateher filloi pastaj loja me dy porta nga kurvat e politikes. Ky eshte kulmi, ata ish deputetet e PS dje ben pikerisht te njejten veprim me koleget e tyre ne 2005 kur zgjodhen kete president, ky na ben si i virgjer tani. Per mendimin tim eshte me i rrezikshem se Meta. Pas zgjedhjeve ka per te vajtur prape me Salen. Ik futi ndonje pace Bamiro dhe fshihu po pe Salen se te ben rreshtore ai ty.

    1. Realist-i says:

      O Luke,

      C’te keqe ka qe nje president qe duhet te perfaqesoje te gjithe qytetaret, te zgjidhet si nga te majtet e te djathtet bashke? A nuk eshte kjo ajo qe duhet te jete si nje simbol i unifikimit te gjithe Shqiptareve?
      Aq me teper kur behet fjale per deputetin e zgjedhur me me shume vota se cdokush tjeter ne historine e tranzicionit (se demokraci nuk e quajme dot)

      Nuk jane partite ekipe futbolli. Hap syte gjyko njerezit e mos bej tifozllik qorrazi

      1. Luke says:

        Ke te drejte nuk ka asgje te keqe. Po ato votat e majta nuk i mori me deshiren e atyre deputeteve, por i bleu me leke apo me favore te tjera. Tani i bleu Bamiri apo Sala per ta zgjedhur president, fakti eshte qe ky u zgjodh president ne ate menyre dhe e pranoi. Prape nuk eshte se ndodhi fundi i botes se keto gjera ndodhin dhe ne Amerike apo Kanada dhe vendet e tjera te zhvilluara. Ajo qe them une eshte qe Bamiri eshte i fundit qe duhet te gjykoje bashkimin PS-LSI, nuk ka moral ta beje se ai e shpiku kete gje

        1. Realist-i says:

          Luke, si fillim institucioni i presidentit eshte jopartiak dmth pertej te majtes e te djathtes. Nuk perfaqeson asnje program politik, dhe per fat te keq nuk zgjidhet nga vota e popullit. Loja e LSI-se ne zgjedhjet e fundit ishte e piset sepse genjeu elektoratin e vet.
          Sa per arsyet e denimit te moralit te koalicionit PS – LSI ka jashtezakonisht te drejte… Arsyet jane shume dhe mjaft te qarta… Mjaft te lexosh editorialin e z Baze ne kete faqe.
          Edhe nese ky koalicion fiton, sic i ka gjasat, fatkeqsisht per ne asgje s’ka per te ndryshuar. E gjithe kjo behet per rotacion karrigesh e jo ndryshim te situates. Ketu do jemi e do te kemi kohe ta diskutojme fatkeqsisht…. Mjaft shiko pazaret me amendamentet kushtetuese te Rames e Berishes (per kontroll total te pushtetit) e kodit zgjedhor per te garantuar monopolin e rotacionit te kusareve VETEM NDERMJET TYRE. Pandeshkueshmeria dhe kusaria eshte e garantuar te vazhdoje… Aq me teper me LSI-ne ne krye te drejtesise dhe ekonomise

          Pershendetje

          1. Albana says:

            Realist, ju keni shume te drejte pasi me sa shoh jeni i informuar dhe i kulturuar dhe gjithashtu gjen kohen qe te sqarosh edhe njerezit, qe nuk kuptojne ose nuk duan te kuptojne. Cdo njeri ka te drejte t e drejte te komentoje meqe na e ka dhene kete mundesi dhe kjo gazete, por mendoj qe duhet ti analizojne gjerat dhe te marrin informacion neqoftese nuk kane memorje dhe jo te ia fusin kot me kot. Komentit tuaj nuk i shtoj asnje presje sepse eshte shume i sakte. Shpresoj njerezit te ndergjegjesohen dhe te bejne zgjedhjet e duhura ne Qershor, per te miren e tyre dhe te Shqiperise.

    2. ela says:

      Po cfare je duke fol ore zoteri Topen e bene President me zor; se ai nuk donte dhe pastaj me zor ndjenjdi si President, mezi e shtuy po pacet i hante me qejf ama apo jo more Bamke….Te gjithe derrat nje turij kane qofte te majte, te djathte, te qendres.

  3. Ben Chicago says:

    Topi si mund te beje nje Parti e djathte si tendja koalicion me nje Parti Greke,aq me keq AK nje Parti Nacionaliste ????.Topi nqse je vertet Parti e djathte Leri merirat dhe :Bashkohuni!!.Gjithe te djathtet dhe nacionalistet e AK duhet te bashkohen kunder Kucedres se kuqe:PS +LSI= PPSH!!!

    1. po i tutesh topit mor legen por tapalli mbreme se bamir topi nuk ekziston apo keni filluar te hapeni bythesh!?

    2. Luli says:

      Ben chicago qenke dobiç i sales ti. Sa here thote sala “Dele” ti kthen koken. Po po ti je ben chicago dele-pd . Beno tani shko te selia e pd-se se po grumbullojne ca dele per ne miting. Mer edhe ca shok te tjer dele si ty dhe beni pak beee sa here qe flet sala. Sales do ti bohet shum qefi

    3. JOoniEm says:

      ku je o ben , se kisha shum pa te degjuar

      ore mire qe ju paguan ai plera saliu , po a nuk ju jep te pakten ndonje skenar cfare duhet te thoni !
      po ik ore pler ik , me mire gje nje pune te pakten puno kamarier se kshu e ka kantandisur vendin saliu se sa komenton ketu kunder rames !
      E kuptove dhe ti dhe e ka kuptuar dhe saliu qe ju erdhi fundi o minj te gjith do hallakateni sa te humbni me 23 qershor !
      hahahah pash dhe dicka tjeter ja keni nevojen tani ak e qe e kerkoni ? heheh cplera jeni ju , deri dje e shanit po 1 ashtu te madh do merni ?

    4. evans says:

      prap ti o ben chicago , o plere o dreq. kudo do shfaqesh ti, tani edhe si agjent i bashkimit te se djathtes. ik more dreq… e vetmja menyre per te clirar kte vend eshte bashkimi me opoziten per te zhdukur saliun edhe oborrin e tij vrases qe e ndjek nga mbrapa

  4. mergimtari fv says:

    Bamir as te adhuroj e as te urrej siç ke oportunizmin karaktestik qe as te q.. e as te leshon , ti nuk mund te pretendosh te djathten se se ke as ne xhins e as ne gjak , ti je thjesht centrist i shkolles komuniste as me shume as me pak .

  5. kuq e zi says:

    o bomir mos ja fut kot…
    ak aleance me dulen a je ne vete?????????
    nqs ske aleate me mire vetem dhe mos na ngaterro llozin me llazin per mos me permendur ate tjetren qe shkon me dollarin

  6. Olti says:

    Bamiri po fillon shume shpejt per aventura….pa krijuar Partine si duhet. E kane kapur ethet e pushtetit kur duhet te mendoje per mbijetese me pare. A nuk duhet Bamiri te kristalizoje te djathten perpara apo po i bie shkurt e do mbledhi vota nga e Majta? A i ka mbetur ndonje perkeahes Bamirit tek PDja ? Dulen mund edhe ta marri vetem nese Meta sjell Camet tek Edi. Po Niku me Dulen sikur nuk shkojne. Personalisht sme duket moment per Bamirin.

  7. tahipi says:

    Ne qoftese AKZ bashkepunon me particken e Bamirit nuk dote marre dot maksimummin e votave te elektoratit te vete.

  8. emi kuq e zi says:

    Ky eshte nje koalicion i turpshem. Ku e gjejne fytyren keta te dy te bashkohen? Te 2 jane bij te lindur nga e djathta e tani me qellimet e veta majtiste po kerkojne te percajne te djathten. As nje vote djthtas nuk meritojne. Ftoj gjithe socialistet e ndershem te votojne keta dy te kuq.

  9. Horri i Bulevardit says:

    Bamir, o me Kreshnikun o me Dulen, se smund ti bashkosh bashke te dy keta, por ti lufto dhe bej ate me te miren qe e djathta te jape voten, se deri tani e djatha eshte prezantuar nga ata qe e pushkatuan te djathten.

  10. Tereza says:

    Bamir Topi se bashku me FRPD-ne e tij, ka qendruar per rreth 22 vite te Partia Demokratike dhe nuk eshte degjuar per asnje moment, ka qendruar vetem nen hije. Ndersa tani don qe te krijoje qeverine e tij me PBDNJ-ne, perkrahesit e vetem te shtetit Grek, gjithashtu edhe me nje nga tradhetaret e PD-se, te cilin Partia Demokratike e pati vendosur ne krye te KLD-se. Turp per Bamir Topin

  11. Andi says:

    Koalicion Tradhtaresh!!! Nje Grek, nje ish kre KLD-je(i zgjedhur nga PD ),nje ish president(i zgjedhur nga PD dhe qe voton majtas). Si mund te behen bashke per “fitore” apo per te ashtuquajturen te ardhme mbareshqiptare “keta te 3”???? Shqiptaret nuk mashtrrohen. E vetmja gje qe ju intereson eshte nje karrike e ngrohte per veten e vet.

  12. Bella says:

    Bamiri qe para ca kohesh e propagandonte me te madhe se nuk do bente kualicion me asnje parti kshu nga kto llojet e partive qe nuk i interesonte ceshtja shqiptare. PO TANi BAmir ca te ndodhi? CA te ofruan?

  13. Vjollca says:

    “Asnjë marrëveshje numrash dhe personash, asnjë pazar për blerje votash parlamentare apo përcaktimin paraprak të vullnetit popullor elektoral nuk do të ketë sukses. Më 23 qershor asnjëra palë politike, nuk do të arrijë të qeverisë e vetme dhe kështu, i takon Frymës së Re Demokratike dhe aleatëve të saj misioni historik të përcaktojnë modelin qeverisës të së ardhshmes”, u shpreh Topi”….Seriozisht e ka ky InDiViD??????????????
    E gjitha kjo te con ne nje rezulta perfundimtar BLERJE vote. E dime shume mire qe gjoja kuq e zija Spahiu,shet bluza me flamur kuq e zi nga 500 leke qe jane normalisht ne 1500 leke,vetem e vetem per te fituar ne kurriz te Shqiptareve.Dhe Topi do te na mbushi mendjen qe nuk do beje pazare me vota??? hahahaaha

  14. elinor says:

    E vetmja menyre ngelet qe Rama te kerkoje publikisht te falur dhe urgjentisht te shkeputet nga marreveshja me LSI; te bashkohet ne nje koalicion me AKZ dhe FRD pavaresisht kahut te ketyre dy partive. Kjo eshte e vetmja menyre qe PS ringjall besimin ne elektoratin e saj si dhe koalicioni i krijuar eshte me i gjeri i mundshem qe do ta mundte lehte koalicionin e Berishes. Gjithashtu, LSI do te gjendej e vetme pasi nuk besoj se Saliu do kthehej kaq kollaj perseri tek LSI sidomos me budallaqen e parlamentit qe deklaronte mbreme se tani ne jemi me moral te paster. Nje kthim tek LSI do ta demoralizonte keqas elektoratin e djathte.
    Sa per ndonje beteje ligjore ndermjet PS dhe LSI per prishje te njeanshme te marreveshjes, per kete nuk jam i sigurte se egziston nje kornize ligjore qe i rregullon marreveshje te tilla por, deri ne zgjedhje ka ngelur pak kohe dhe ndonje beteje e mundshme ligjore nuk duhet te perbeje shqetesim.
    Merri parasysh keto o Rame, nqs nuk eshte ky nje plan i joti tashme. Ndryshe do pendohesh keqas dhe njerezit do i zhgenjesh pa mase kur te humbesh.

    1. Ben Chicago says:

      Topi aleance me PS????.AK aleance me Ramen????

      1. ardjan says:

        o ben chicago i ke bere gabim llogarite,sali me aleancen e satome keshtu i bie apo jo mor ben sa paranojak i felliqur paske qene,vetem haloperidoli te ben derman ty beno te ul nivelin e larte te skizofrenise qe te ka pllakosur ….

  15. valter says:

    Bamire leri budadalleqet se edhe ti e di shume mire qe AKZ dhe Dulja skane pika te perbashketa. Prandaj dil ne shesh atje ne 7 prill, dhe bashkohuni me AKZ (mundesisht krjioni nje force politike shkrihuni te dyja)bashkimi ben fuqin.

  16. labi says:

    ak-ne kolicjon me pbdnj?

  17. Bujari ju degjon says:

    Bamiro,ke 22 vjet qe ke vegjetu.Nuk dallohesh per asgje,as per ide,karizem,te maresh iniciativa etj.Eshte karomboleske qenia jote ne politike,22 vjet vetem ke flejt dhe ke perfitu nga politika.Me mire leshoja partine ndonjonit,se ti se qit qime prej qulli.

    1. qwe says:

      Kur ne krye ishte Oketa kishte shume shpresa tek FRD, por sapo erdhi veterineri ra erresira. Ky flet edhe per rrotacion … e mund ta jepte nje shembull si nenkryetar.

  18. arjani says:

    Ty Ben Chicago te kam thene. Ishalla je nga ata minjte qe nuk ke ngrene shume ne keto 8 vjet. Se nuk do dalesh dot me nga vrime ku hyre per te ngrene. Se shpejti do vijne “macoket” dhe te gjithe minjte me ne krye komandantin do japin llogari per c kane gelltitur si makute te pa ngopur.

  19. bbb says:

    Mos e nevleftesoni aleancen FRD+AKZ sidomos ne kushtet kur kokeboshi Edi Rama thirri ne opozite kancerin LSI. Duam zduam ne, FRD+AKZ mund te jete e vetmja alternative per te permbysur rregjimin.

  20. Toni.I. says:

    Figura mè e lartè Institusjonale e njè SHTETI èshtè PRESIDENTI
    i REPUBLIKèS !pèr tè cilèn ju z .Bamir mbaruat mandatin pèr
    4-vjet ,çfarè bètè pèr Popullin SHqiptarè ,ta them unè
    AAAASSSSGGGJJJééééééééééééééééééééé,po pèrfundove Vilèn
    Familjare me kushtet dhe madhsi bashkohore nejse z.Bamir pèr
    4-vjet nuk morèt asnjè inicjativè pèr tè kundèrshtuar Kry..
    e tanishèm,tani çdo ditè flet pèr vitet e kaluara kur ti ishe
    President hije, sta varte kush dhe tani me krijimin e FRD mund
    tè shpresosh naj Votè Pensjonisti asgjè mè tepèr.

  21. SKENDER BEU I VJETER says:

    TOPI PO TOP LESHI MBETI SI POLITIKAN.NE KETO MOMENTE KU GODITJA KRYESORE DUHET TE JETE BERISHA ,NUK KA VEND PER POL TE TRETE.POR KA VEND PER TU BASHKUAR TE GJITHE RRETH PERPJEKJEVE QE BEN PS DHE EDI RAMA PER TE BASHKUAR SA ME SHUME MUNDESI PER TE MBAJTUR VOTEN TE PAPREKUR,DHE PER TE FITUAR OPOZITA.PAS SAJ LIND NEVOJA QE PA BERISHEN TE RIFORMOHEN FORCAT NE TE DJATHTA DHE TE MAJTA.LIND NEVOJA E ZBATIMIT TE LIGJIT DHE DENIMIT TE GJITHE TE KORUPTUARVE PA PERJASHTIME MAJTAS DHE DJADHTAS,SI DHE SEKUESTROS SE PASURISE SE PANDERSHME.

  22. analisti zvicer. says:

    mos dhasht PERENDIJA qe SHQIPRIJA te bjer ne duart e P.S-L.S.I.e F.R.D. se do te vajton edhe TOKA SHQIPTARE dhe ERRSIRA DO MBULOJE SHQIPTARIN.eshte nje shprhje fraceze -LECH KU- -LEPIRTS B..E- e more shoku TOPI ju mund te luani BIGJOZ e MANIPULIN ploitik vetem me disa koka te semuara shqitaresh,e JO-JO-JO me MUA e FUQIN INELEKTUALE KOMBETARE SHQIPTARE qe jane te betuar ne FLAMURIN e GJERGJ KASTRIOTIT.vetem lypet nje logjik e shendoshte ta demostrosh,aprovosh e dokumentosh se kushte eshte BAMIR TOPI.ky njeri nje kohe sa fort ULUROJKE se P.D e berisha jane avancimi fundametal i shqipris,por edhe BERISHA e BERI TOPIN PRESIDENT,qka ne te vertet ka qen nje president FANTOM-BOSH,apo president i VET-IZOLUAR nga dinakrija e tije.pse topi rrishit ne heshtje per protestat BRUTALE me objektive GRUSHTET qe organizoje RAMA P.S. META LSI.GJNUSHI famkeq e shum te tjere, ktu shifet NIVELI i RREZIKSHMERISE se juaje topi me PS.e LSI-n.por edhe tjetra prove e madhe sa nje BJESHKE pse VANGJEL DULE ju lavdron dhe thot se do bashkohet me JU.kjo eshte prova KAPITALE se kontestimi i kombesis suaje.gjithmon kane then GREKU mbron e perkrah GREKUN.turku-turkun-serbi-serbin-zvicerani-zviceranin-kinizi-kinezin.por edhe une si SHQIPAR mbroje me mish e shpirt SHQIPTARIN.

    1. luke says:

      O Analist meso te shkruash. Nuk thuhet GRUSHTET por Grusht shteti. E dyta ne 21 Janar Meta ishte ne qeveri keshtu qe nuk ishte pjese e GRUSHTET sic e quan ti. He se harrova thuhet bixhoz dhe jo bigjoz. Ne fund ik futi ndonje dopjo tjeter dhe ler te tjeret te shkruajne se sje per kete pune ti.

  23. Forca,Leviz! says:

    Polin e trete Italia e vdiq plotsisht me të famshem Lëvizje 5 yjet te Beppe Grillo e cila,si kemi dijeni dhe e miratojmë e mbështesnim,shumë shpejt do të shpërthejë e organizuar persosmerisht dhe ne Shqiperi!Eshtë shansi juaj historik i pari dhe mesiguri i fundit,të bashkoheni në keto zgjedhje për një objektiv të vetëm që e pranoni të gjithe,si opozitë,rotacionin e pushtetit dhe Largimin për ndëshkim nga drejtësia të vrasësit Berisha!Koha e mëtejshme është koha e vdekjeve të partive politike,si shkaktare të falimentimeve të mëdha dhe poshtërimeve njerzore!Bashkohuni pa qënë teper vonë!

  24. Ilirjada* says:

    Disa komentues ketu flasin brockulla dhe pa piken e pergjegjsise. Nuk mund te bashkophet Bamiri me Rame se nuk do kishte kuptim. Por nje gje eshte e vertet qe bamiri vjen nga nje karriere brilante dhe eshte shume me qytetare se sa Sala dhe Rama. Dhe fitoren si deputet e ka te sigurte ne lagjen e tij. Por uroje qe te bashkpunoje me AKZ qe te behen force percaktuese ne qeverisjen e ardhshme.

  25. OPINION. says:

    oj shqiperi oj shqiperi KUSH te ka qit me KOKE ne HI.KRUJE or qytet i bekuar prite-prite SKENDERBEN po vjen si pellumb i shkruar ta SHPETOJE MEMEDHEN.mas se shumti qe me sakatosin mua dhe shumicen dermuse shqiptare eshte se disa japin komente dhe mendime po sikur te mos kishin jetuar dhe jetojn ne SHQIPRI,por komentojn e dhane mendime po sikur te ishin vetem TURISTA ne SHQIPRI.vetem analizoni pakez:sa e sa prova ka pas deri me tani ta shofim kush ka NDJENJA SHQIPTARE per SHQIPRIN,dhe kush e CILA PARTI JO,por ardhe ka individ ne parti politike qe flasin kinse per kombin e shtetin a ne realitet ju intereson vetem si te PASUROHEN personalisht,por ka edhe te atille jo pak qe nuk ju DUHET saktesisht KOMBESIJA e tyre,por gjdoher difuzojn me RRENAT e mashtrimet e tyre ne emer te KOMBIT SHQIPTAR.pytja kush bene BARRIERA te HEKURTA qe mos te hyje shqiprija ne UNIONIN EVROPIAN.pse nuk miratohen 3 ligjet.kush ka qen kunder hyrjes se SHQIPRIS ne NATO,por edhe militantet e nje partije kane kallur flamurin e natos.do tja u tregoje nje njgjarje te vjeter qe thuhet ne populle.2 gra ja kacafytur per nje foshnje duke then gjdonjera se DJALI eshte i IMI dhe problemi shkon e smadhohet sepse skishte deshmitar te tregojn se i CILES GRUA eshte ky voglush 1nje vjeqar dhe shkojne ne ate kohe te kadija-gjykatsi dhe gjykatsi thote se mbasi nuk kemi prova se i ciles grua eshte djali DUHET ta PRESIM djalin ne 2 pjes dhe gjdonjera te marr mga nje pjes,ateher reagon NENA e BIOLOGJIKE e VERTET dhe thot JO nuk pranoj te prehet djali dhe le ta merre gruja tjeter,pse vetem qe MOS TI PREHET DJALI nga dashnija e emocionet per DJALIN,kurse kurja qe rrejke-genjejke qe djali eshte i SAJ tha se lirishte mund te PREHET DJALI,pra ska pas ndjenja e dashuri per djalin sepse nuk ka qen i SAJE dhe kshtu e kupton gjykatsi se i ciles eshte DJALI dhe ja jep nenes biologjike te vertet.qka dua te them se po te kishte vetem PAKEZ NDJENJA e DASHURI per shqiprin shume individ e RAMA-P.S. nuk kishin ber BARRIERA kuder hyrjes se shqipris ne B.E dhe kishim votuar 3 ligjet.

  26. Meleku says:

    FRD dhe Topi ne rast aleance me PS+LSI=G99+Erion Veliaj!

    Nuk eshte Bamir Topi per t’u vene ne loje e as per t’u perqeshur nga Edi Rama.

    Ai e di vete rrugen qe do te ndjeke. Nuk shkon nje djale i nje dere fisnike, ne dyer kasollesh dhe njerezish pa identitet.

    1. Leone-53 says:

      O Meleku, shumica e ketyre zotrinjve qe diskutojne jane “militant” partiakesh pak me duken se jane PATRIOT.
      Tjeter eshte se ndoshta shumica “komentojne” nga jashte Shqiperise dhe ndoshta vene rralle ne Shqiperi ose jane nga Kosova.
      Edhe une jashte jam (Itali) por vete çdo vite ne Shqiperi dhe keshtu e “prek” nga afer realitetin tone atje.
      Po te shtoj dhe moshen gati 60 vjeçare do ta “justifikoja” komentin tim duke thenese:
      -Edi Rama nuk eshte aq i paster sa duket (hiq vitet e para qe ka punuar mireku ka merite ne pastrimin e Lanes etj.) le ti kujtoj ku 2-3 vjet para deklaronte qe pasuria ime eshte 3000 dollare e pa shtepi! llogarite ti beje kuzhdo vete pas 10 vjet kryebashkiak?!..
      Ate qe Edi beri pardje me Ilir Meten, nje nga me felliqsirat e politikes shqiptare, ai e ka ulur shume PS-ne e cila nuk do i kaloj 60-65 deputet (dhe kjo fale kodit zgjedhor). Ketu nuk flitet per PD-ne sepse ajo ka mare “kum” e do katandiset keq, por situata e krijuar e favorizon FRD-ne e AKZ-ne te cilat jane shprese e shpetimit te demokracise shqiptare sepse per PD-ne e PS-ne(se bashku me LSI-ne) ajo ka “vdekur” sepse jane veç hajduta e asgje tjeter! Kush eshte pak patriot te jap sa ka mundesi duke votuar ose duke folur me te afermit e tyre atje n.q.s. nuk do te vente ne Shqiperi! Poshte komunisti i keq Sali Berisha!

  27. ALpini says:

    Bamir Topi kur u zgjodh president perfitoj nga votat e socialisteve dhe ishin me shume se sa votuan per qeverine qe sot ketij i duket si jo normale.ne realitet me normale ishte vota e Topit per Ramen ,vote e hedhur ne kutine e gabuar.

  28. Rilindasi says:

    O Bamir

    Me vjen keq qe nuk e kupton ,por nuk mund te te votojne njerzit pa nje program dhe pa nje bosht kurrizor. Nuk je i besushem sepse nuk mbahesh mend te kesh bere vertet ndonje gje te mire per kete vend, por vetem ke vegjetuar per 22 vjet . Edhe Kur pate ne dore qe te mund te beje dicka nuk bere asgje .Me qe vete nuk ke as vizion as nuhatje, te pakten lexo komentet dhe nxirr ndonje konkluzion te drejte per tu orientuar sic duhet per te miren e vendit jo per karriken tende ………

  29. Nga hiri e djathta duhet ringritur! says:

    Nuk mund të këtë të djathtë në botë të krijuar nga komunistet,si e djathta shqiptare,krijuar me projekt Beogradi nga Ramiz Alia ,nepermjet te derguarit special Sali Berisha!Une thellesisht jam i djathtë,por kurrë nuk mund të votoj këtë corbë derri,gatuar shumë keq që ne vitet e luftes kunder nazifashizmit,ku derrat e djathtë të gjithe u bashkuan me armikun pushtues dhe nga kjo vjen kataklizma jonë qe po nuk u denua,e jo të mbrohet nga sharlatane si Uran Butka,e perfundo me debilë grafomane si Blendi Fevziu a Kastriot Myftari;nuk ka të djathtë reale,kombetare,aq me teper qe komunistet e krahut te UDB,me Saliun ja kane futur sa krahu qe per 50 vjet nuk pastrohet dot e djathta.Fillo me Bamirin qe e votuan jo kot per president Nanot e se majtes se Ramizit(tani e majta ka me shumë konfiguraciim dhe modernizem me Ramen luajal,se me Nanon).Jemi ende dru i djegur,ne te djathtet dhe vetem rrenjët e reja,pa ndikim te Saliut,mund të priten,sepse ato na kane mbetur posht hirit!Largimi edhe me dhune i Saliut nuk ka qenë kurrë detyre e se majtes ramiziste,pavarsisht se kanë bere bashkë teatër me kukulla!Berisha u duhet të majtëve me shume se Enveri,sepse Enveri beri cberi,por luften duhet tja vlersojmë dhe ne të djathtet e beri shumë mirë kunder pushtuesve,ne kamp me antifashizmin botror,Saliu mban zgjatimin e keq,të diktatorit dhe sidomos projektin Serb,per crregullime në Shqiperi e dominim të tyre,per të demtuar Kosoven,tani e lirë!Bamiri apo AKZ,kane mision afatshkurter të largojnë Salinë,por të vetem nuk mundin dot,ndaj ajo qe nuk u be’ nga qelbesirat tane paraardhes ne lufte,duhet korrigjuar tani me bashkim me opoziten PS!Armiku i perbashket i shqiptareve te vertet eshtë Banda e Sali Berishës,komuniste të Ramizit të Beogradit që kapi mat me urdher e agjenturë vet Enver Hoxhen!Duket lajthitje,por varferia jone shqiptare dhe rrenimi i se djathtes,ka rrenjë në Beograd me Pasicin dhe antikombetarin hajdut Ahmet Zogun!E djathta duhet të lind si Feniksi,nga hiri,të jetë e paster,vertet kombetare,luajale me të majten reale dhe të ndertojmë Kombin!Ndaj sot duhet Largim urgjent i Berishës dhe me dhunë dhe ky eshtë një fillim i se djathtes reale!Por jo vetëm,me AKZ,apo Topin qe e ben president te majtet,por me gjithë shqiptaret vertet të majtë,per tu pozicionuar me pas si e djathte reale.Sot shikoni Balli Kombetar,fantazem parti se nuk ka kuptuar ende luften e shenjte qe ata qe na vrane me pas,kimunistet e bene mire,shiko Legalistet,e bishtra te djathte nuk denojne ende Zogun per shitjen tek Pasici,Shen Naumin,vrasjet e B.Currit,R.Ceroves,Luigj Gurakuqit…Nuk jane fakte këto?Detyre kombetare sot eshte largimi i Berishes;por nga e djathta reale,pra nga ata qe neser do krijojne kete force sot irreale dhe të bere nga komunistet e Ramizit,jo komunistet nacionaliste e te thjeshte qe edhe ne i dime se kanë qene!Bashkimi i se djathtes me opoziten(te shohim AKZ qe ka plot komuniste brenda saj,qe nga i nderuari Spahiu e Bashkshkurti,si do na udheheq neser dhe si do jete rezultati)eshte detyre e nisur me 16 shtator 1942,por ende e pambaruar!Tani eshte serish koha,me 23 qershor ne front me opoziten kunder UDB…Une keto mendime kam dhe te djathten e dua te paster,ne sherbim te Kombit dhe luajale kundershtare politike dhe jo armike me te majten reale!…

  30. Korcari says:

    SHQIPTARE HIQENI NARKOZEN 72 VJECARE.

    Nga te gjitha partite ne Shqiperi me e ndershmja,me e pastra,me e regullta,me shpresedhensja eshte FRD-ke.Asnje ajdut s’ka ajo parti.

    Hiqni narkozen ta kuptoni kete fakt.

  31. Frroku says:

    Ne Berat kryetari i FRPD asht komunist den babaden nga Dibra kan hik e mjafto i njeri Tofik Ajazi,komunist e deputet i PS,tê kuotonjet krytari Agim Ajazi,piktor,mik i modh i Edi Ramës!…A po doni vet Bamirin?Komunist i orve ma t’funit i PPSH,a po doni kush asht krytar ne Diber,Kukes,Shkoder,komunista me bri…I ko bo llogarit krykomunisti Sali i UDB,me met e djathta e rropume!…Ku asht e djathta n’Shqipni perjashto Princin Lekë?Ene ai gjyshin Ahmet Zogu e kish tradhtor tek shkjau,vrases i shqiptarve,e hajn i florinit!Kena t’djatht komunistin Lysjen Bashkurtin a Sali Berishn?Zgjonju moj e djathtê se i duhi Shqiprisë së mjeru!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje