Nga Lindita Çela
Ka dalë për të qetësuar gjakrat mes djemve dhe ka gjetur vdekjen.
Sonila Dervishi është vrarë mëngjesin e së shtunës në ambientet e jashtme të lokalit “Dream City, në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës.
26- vjeçarja është qëlluar me dy plumba e më pas ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak. Zyrtarisht policia ka njoftuar për vrasjen e 26- vjeçares, por deri në orët e vona të darkës nuk ka pasur asnjë të dyshuar apo dhe të arrestuar për ngjarjen, megjithëse të pranishëm në lokal kanë qenë qindra veta.
Ngjarja
Sonila Dervishi, vajza që gjeti vdekjen në ambientet e lokalit të njohur të Tiranës, nuk ka qenë objekt i qitjes të autorëve të vrasjes.
26 vjeçarja ka ndërhyrë për të ndarë sherrin mes dy grupe rivale në lokal. Vajza ka mbetur viktimë e përplasjes së tyre, të cilët pasi janë konfrontuar fillimisht në lokal, kanë dalë në ambientet e jashtme për të zgjidhur sherrin me armë.
Sipas personave të pranishëm në vendngjarje, thuhet se dy grupet e të rinjve janë konfliktuar fillimisht në lokal pasi kanë ngacmuar vajzat që ndodheshin në tavolinë.
Pas sherrit që ka nisur me grushte në lokal, kanë ndërhyrë personeli i sigurisë duke i nxjerrë të dy grupet në ambientet e jashtme të lokalit.
Pas sherrit që ka degjeneruar në fjalë fyese, djemtë kanë nxjerrë armët, ku në përpjekje për të vrarë kundërshtarët, kanë qëlluar mbi Solina Dervishin, e cila ndodhej nën shoqërinë e një prej grupeve që janë përfshirë në sherr.
Po këtë version të ngjarjes ka dhënë dhe policia, megjithëse nuk ka asnjë të dyshuar apo dhe të identifikuar si autor të ngjarjes.
Personat që janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kryesisht personeli i lokalit, nuk kanë dhënë dëshmi të besueshme për policinë, që mund të hidhnin dritë mbi ngjarjen. Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se personeli i sigurisë apo dhe kamerierët e lokalit kanë deklaruar se nuk dinë kush ishin personat që janë konfliktuar.
Mësohet se të gjithë kanë deklaruar se djemtë e përfshirë në konflikt ishin klientë, të cilët rreth orës 2 e 45 minuta kanë nisur të ziheshin me njërit-tjetrin për motive që ata nuk i dinin, e më pas janë nxjerrë jashtë nga personeli i sigurisë. Sipas dëshmisë së tyre, vajza që është vrarë ka qenë nën shoqërinë e njëri prej grupeve të konfliktuara.
Personeli i lokalit ka dëshmuar se Sonila për një kohë të caktuar ka punuar në këtë lokal si balerinë, por së fundmi vinte aty thjeshtë si kliente.
Ndërkohë rreth mesditës të afërmit e Sonilës kanë marrë nga morgu i Tiranës turpin e pajetë të 26- vjeçares. Ceremonia mortore e vajzës, e cila jetonte me gjyshen e saj, është zhvilluar në rrugën “Belul Hatimi”, në zonën e quajtur Oxhaku në Tiranë.
Sipas banorëve të lagjes, Sonila thuajse ishte e panjohur për fqinjët.
Para pak kohësh Sonila ishte e divorcuar dhe jetonte me gjyshen e saj. Fqinjët thonë se për të siguruar jetesën vajza punonte si balerinë në klubet e natës, ndërsa të afërmit e saj nuk pranojnë të flasin për TemA-n duke kërkuar që të respektojnë në heshtje dhimbjen e tyre për humbjen e jetës së 26- vjeçares, Sonila Dervishi.
DREAM CITY njofton se ka pezulluar mbrëmjen e së shtunës
Pas ngjarjes së ndodhur, në faqen zyrtare drejtuesit e lokalit kanë njoftuar se kanë pezulluar aktivitetin. Në njoftim thuhet se për të lënë organet e policisë dhe të prokurorisë për të kryer hetimet për zbardhjen e ngjarjes, mbrëmja e së shtunës nuk do të zhvillohet. Po kështu, drejtuesit e lokalit sigurojnë që në javët e ardhshme aktiviteti do të fillojë normalisht dhe se ngjarja nuk vë aspak në pikëpyetje sigurinë e lokalit.
“Sa i përket përgjegjësisë së Dream City, në këtë ngjarje të rëndë, duam t’ju sigurojmë që janë respektuar në mënyrë maksimale të gjitha rregullat dhe standardet nga stafi i sigurisë. Në mënyrë të menjëhershme, situata e krijuar brenda ambienteve është menaxhuar me profesionalizëm dhe personat në fjalë janë larguar jashtë ambienteve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë ambienteve të Dream City, aty ku stafi i sigurisë nuk mund të ndërhyjë, pasi nuk e lejon ligji një gjë të tillë si dhe për të lënë kohën e duhur për të njoftuar organet e rendit publik për të menaxhuar këtë situatë që u përshkallëzua në mënyrë të paparashikueshme”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të Dream City.
Viktima Sonila Dervishi
Gjynah, po kjo paska qene strtiptize jo balerine. Per fat te keq keshtu perfundojn nje pjese e mire e stripeve.
Sa idioteske kjo fraze e vendosur nga bosi/at e ketij lokali, arene droge dhe vrasjesh “Në mënyrë të menjëhershme, situata e krijuar brenda ambienteve është menaxhuar me profesionalizëm dhe personat në fjalë janë larguar jashtë ambienteve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë ambienteve të Dream City, aty ku stafi i sigurisë nuk mund të ndërhyjë, pasi nuk e lejon ligji një gjë të tillë si dhe për të lënë kohën e duhur për të njoftuar organet e rendit publik për të menaxhuar këtë situatë që u përshkallëzua në mënyrë të paparashikueshme”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të Dream City. Po pse mo bandite te Dream City, duhet t’ju marre leje Policia dhe Prokuroria ju qe te vazhdoje hetimet per zbulimin e vraserve dhe pergjegjesive?! Kjo eshte nje skene e paster krimi dhe policia dhe prokuroria duhet ta sekuestrojne deri ne zbardhjen e plote te ngjarrjes, e jo ta hapni kur tu doje prapanica ju, natyrisht duke derdhur lume eurot prane shefave te policise dhe prokurorise e gjykates!!!….
Tamam profesionalizem ….. Pika profesionalizmit tuaj….
E para nje duzine me njerez hyne me arme ne klub dhe e dyta mbasi filloi sherri i nxjerrin perjashta te vriten me njeri tjetrin po policine e njoftuan keto profesionista……
na bashkoi laceria dhe kurvlliku te dream bordello
Mire ajo e shkreta vdiq , po ju skeni turp dhe i beni reklame prape lokalit , kaq te pafytyre jeni.
me vjen keq per gjyshen,per moshen,per jeten e shthurur te te rinjeve,me vese kriminale ,dhunen drogen dhe papunesine.keto krime,dhunime ndodhin ne vende te varfera qe vuajne per buken e gojes,ku policia meret me jeleka anti plumb,per te ruajtur kryeministrin mender demokrat nga ordhite e fukarenjeve,ne mendien e tij skizofrene shqipetaret jane populli me i lumtur ne bote,ne albanistan te gjithe punojne te ardhurat vjetore jane nga me te lartat ne europe,jemi super fuqi edhe pak e kalojme afgakistanin,irakun,sirine e tepsine se arova te ardhurat jane te jashtzakonshme 0% ndimen e shokut sali dhe ridvan e kane kerkuar qe tu japin pervojen e tyre te madhe ne ekonomi shkence e krimnalitet, PD DHE QEVERIA E SAJ E UDHEQUR NGA UDHEQESI YNE I MADH BACA I VUCITOLIT i KA KALUAR te gjitha shtetet duke perfshir gjermanine e ameriken ja prisni sa te mbjellim ullinj e arore. ne toke ska vend si ne ,sa te behen ullinjte dhe aroret e shihni ,ne kete vend vritet njeriu per kot ,njerezit nuk tregojne nga frika se te nesermen marin vete gjysmen e lekut ,eeeeeeeeeeeee me tregoni a ka vend ne toke se salakistani?une them jo,ju thoni cte doni,rinia te drogohet ,qef te bejne baca votat do,vrituni e prituni vetem emrin ta vini te lista. ne kete vend te rinjte vriten si mizat xhaxhot e tezet ngrihen nga vari ,i regjistron muli ,se policia kete pune ka te ruaj votat qe muli i nxjer nga vari,HAJDE MOJ SHQIPERI ME UDHEQESIN E MADH SHOKUN SALI;ME SOKOL E ME FLAMUR DO I NGJESH TE GJITH NE MUR .jam a sjam mbret salia drejtimin ma jep shpia,argita xeni dhe liria,kontrolloin paret e mia.
Me vjene keqe per kete vajze,se fundi fundit jetoj ne UE kam shume vite,mirepo kultura jone ne Shqiperi,me UE ndryshone shume fare.
Por qe te shohesh nje femer se esibohet(esibim) ne punen e saje balerine,nuk do te thote qe ajo eshte e dikujte.
Ajo e shkrete,thjeshte punonte,per te jetuar,e realizuar enderrat e saja,e jo te perfundonte viktime.
Shqiperia ka akoma shume pune per te bere mbi kulturen,dhe barazine gjinore.
Ky eshte realiteti i sotem ne Shqiperi.
Ngushellimete e mia per kte vajze.
Kush e ka kete Dream City-n ?
Po mire,edhe nje dicka tjeter.
A kontrollohen lokalet per arme ne Shqiperi,kur hyne sidomos neper lokale nate?
Dhe se jo.
PERSE!!!!
Ne ne Shqiperi jemi ne kohen e sherifave,per kulture.
300 vjet mrapa,me pake fjale ne jetojme ne vitet 1712.
Turp i madh,e mjerim mentaliteti,prej injorantesh.
Boll follet traplliqe se lat nam barazi gjinore traplliqe ju akoma jeni tek arra e tarres me shtet flisni me rroga flisni per barazi gjinore kur njerzit vriten dhe ska shtet me nderhy
Te pakten si ngelet pishman ,se paska kercyer mjafte.
ngushellime familjes por mendoj se policia duhet te jete ne gadishmeri ne keto rrethina
Do bahemi Evrope, po harrojme qe ne mentalitet jetojme mesjeten,vritemi me sopata dhe kosore.
Nuk vriten njerzit dhe sidomos femrat ore kafsh mishngrense (talibane)
Po Sala a ka qene aty per te festuar qeverine me Aldon ministre te jshtme?
sala po nuk ka qene vete, per te festuar ka pasur perfaqesine tropojane ne ate disko malokerish.
po te kesh agron kulic tropojanin ne krye te policise se shtetit eshte normale qe do te marin zemer edhe niperit e tij.
dhe policia nuk “arin’ ta kap dot nipin e agron kulicit.
“ka ikur ne drejtim te paditur’
Cfare komenti te besh.Nga ta zesh e nga ta lesh!!!Nje vajze qe vrasin.Meshkuj mostra.edhe per tu defryer shkojne te armatosur.Pub-e/klube kanibalesh.Te kthesa e Kamzes,,,ky vend,keta mostra flasin vete.Nuk shton dot asgje…Balerina qe duan te fitojne buken e gojes dhe defrejne mostrat qe kane zbritur nga shpella…
me arm ne lokal, po a shkohet me ba qef a me luftu, qfar mut shteti
cfare mut mileti do te thuash???! se coi shteti kete pleren ne club.
ne shqipri ka shume pube e lokale… por shume pak ose aspak disko te medha,….edhe kur behen te reja, mbushem me kurva e te forte
Po per cfare sigurie beni fjale ju te lokalit??? Ju e keni vrare vete me veprimin “e mençur” te personelit te sigurise. Une punoj ktu ne londer por kur ndodh ndonje sherr ne gjykojme ashtu me shpejtesi se kush e kishte fajin dhe e nxjerrim jashte dhe ne asnje menyre te nxjerrim te dy palet jashte se automatikish konflikti trnsferohet ne rruge dhe pakashume lokali eshte pegjegjes se konflikti ka filluar aty. Pra lokali te mbyllet nuk ka siguri njerez mos shkoni atje… Aty eshte vetevrasje dhe jo argetim..
epo ku… apo balerinat e nates apo ndermjetset,ne oren 2 te mengj. keshtu do ta pesoj
bravo sali, iku rinia,nuk ka me te rinj normal shqiperia,e le rinin pa tru te vogel.
sa katundar keta tipat e fotove…kalojne ne ekstazi komplet katundaret me pak muzik
Njoftim skandaloz i policise-
autori eshte Artur K,me origjine nga Tropoja dhe banues ne Durres-.
me beri pershtypje qe pse si permendet mbiemri kur ky eshte me se 18 vjec.
Policia me kete na ben qe te mendojme qe vrasesi eshte ndonje nga familjet cecene qe mbiemri i fillon me K si psh Kulici,apo Kurvici apo Kucka.
Besoj qe e dine mire te gjithe se kush e ka bere,por kane marre urdher te mos flasin
e kuptoni qe ky lajm nuk eshte aspak i vertete??? aspak profesionist. emrin vajza e ka sonila tafa. ishte balerine per profesion por nuk kercente tek DC, ishte thjeshte e ftuar nga shoqet e saj qe kercenin aty. nuk u perzje ne asnje sherr thjeshte po dilte nga dera kur ai krimineli po qellonte…
Kur dje nuk po jepej identiteti i autorit kam shkruar se ai eshte njeri i afert i qeverise, kur policia filloi argumentoje se ishte vrasje aksidentale kam thene se ai eshte njeri i afert i policise, kur u tha se ishte Artur K une qe jam ne nje ceo tjeter te ketij vendi thashe ai eshte KULICI .
Ah te mjeret shqiptare qe qeveriseni nga Halabak Tropeje.
Po mire jua bejne . Kaq meritoni.
Si perfundim, simbas nje informacioni nga gazeta DITA, autori i vrasjes, qenka nipi i Kulicajt, kryepolicit barkderr me cifteli.
Vrasesi eshte Artur Kulici nga Bucaj i Tropojes. Ju thote gje mbremri?
mund te me thote dikush ca lloij “ballerine” eshte kjo !!?? se si pas fotove kjo duket si kercimtare bare-je ne klub nate,nuk do te thote se po te kete qene e till e meritonte te vdiste,jo apsolutisht,por per te qene te sakt.
sa per ngjarjen!!c’te thuash grupe rivale!! dhe klient qe lejohen ne klube te armatosur…
“tragjikomedi” shqiptare..
Po pse ju ngjan juve kercimtarja me vajzen?
Absurde si merni flake si kashta e jevgut.
Lereni te qete atje ku prehet dhe mos e trazoni.
Ngushellime familjes.
Me vjen shume keq qe iku kot pa patur asnje lloj lidhjeje me vrasesit.
ti mirel maloku ate e ka vrare tropojaani juaj
Lokali DREAM CITY qenka lokal serioz. Ka shume palla, qe kane leke teper dhe bejne sadaka per te varferit tek ky lakal
Duket se shumica qe bejn te perparuar qekan ca koqe posht ures neper vendet e huaja ,boll folet se lat nam. Shqipria ne 90 doli nga zero as njezet vjet demokraci skeni po doni me be hapa socjale gjigande por hapa ekonomike zero. Ska hapa socjale pa hapa ekonomike prandaj bjerini se i bini bukur.Ngushellime viktimes.
Po se mar vesh pse beni si te civilizuar dhe njerez te paqes…po shikoni komentet e juaja si po shaheni njeri me tjetrin dhe grindeni si qente ne zorre,imagjino sikur te ishit perballe njeri tjetrit.Problemi qendron tek ne vet shqiptaret se kemi kulture scarso dhe jemi shume te eger.Keshtu qe lerini ofendimet se keshtu sbeheni njerez kurre.