INTERVISTA/ Dritan Hila: Tani politika bëhet nga tre njerëz. Gjithë të tjerët, jane figurantë

6 Prill 2013, 12:41Politika TEMA
INTERVISTA/ Dritan Hila: Tani politika bëhet nga tre njerëz.

Çfarë fushate na pret përpara, pas koalicionit më të ri mes PS e LSI? A do të jetë ajo më e ashpër?

Përkundrazi, do jetë një fushatë ku do frenohet gjuha pas dhëmbëve. Demokratët kanë përballë ish aleatin e tyre të katër vjetëve me të cilin ndanë halle, derte dhe pasuri kombëtare. Vranë për llogari të tij katër njerëz, dhe çfarë është më e rëndësishmja do vazhdojnë të qeverisin në nivel lokal gjithë Shqipërinë. Të dy palët janë koshient që për një plesht, domethënë aparencat publike, mos djegin jorganin, që do të thotë qarin e pushtetit. Sa i takon socialistëve, ata tashmë nuk mund të shajnë vetveten. Në katër vjet koalicion PD-LSI, dikasteret më problematike rezultojnë ato që drejtonte LSI-ja. Tashmë askush nuk është i interesuar ti nxjerrë lakrat tjetrit. Do të ishte harakiri. Ndoshta Berishën mund ta kapë ndonjëherë zjarri, por do arrijë deri tek batutat. Ai i ka bërë pazaret e veta për jetën post 23 qershorit.

Orët e para pas këtij koalicioni të njoftuar, kanë prodhuar një reagim të fuqishëm negativ brenda radhëve të opozitës. A prisni që ky regim të fashitet me kalimin e ditëve, apo ky negativitet do ta shoqërojë Ramën dhe Metën deri në ditën e zgjedhjeve?

Kush ka iniciuar koalicionin, ka pasur parasysh eksperiencën e tranzicionit shqiptar, ku asgjë nuk çudit. Ndodhi ’97-ta dhe të gjithë dolën pa lagur, përjashto fatkeqët që binin pre e bandave. Atëhere çfarë mund të çudisë më. Aq më shumë që politika shqiptare, e trajton zgjedhësin si një lloj guaku. Dhe me thënë të drejtën zgjedhësi shqiptar është pak i tillë. Nuk e di se ku tjetër shefi i një partie i kapur me presh në dorë duke vjedhur, të votohet ende?

Gjithashtu sofizmi është sport kombëtar i politikës shqiptare. Janë zbavitëse akrobacitë e së majtës shqiptare të ditëve të fundit, për të parfumosur Ilir Metën. Të paktën të kishin ndjekur këshillën Tuaj: “Të zinin hundën e të rrinin urtë”. Por në fund do mbizotërojë pragmatizmi. Do jetë një minorancë zgjedhësish që nuk do mund ta bluajë këtë kompromis, por i pa rëndësishëm në ndryshimin e rezultatit të votimit.

-Cilat janë kalkulimet kryesore të Ramës dhe të Metës, në këtë bashkim disi të papritur kauzash?

Rama ka zgjedhur të luajë me sigurinë. I është thënë shpesh se është shansi i tij i fundit. Dhe nuk ka preferuar të rrezikojë aspak. Strategjia e tij është: “Hap pas hapi”. E di që kjo krushqi është nga ato me fishek në pajë, por preferon të fitojë një herë zgjedhjet. Nuk ka parë sa i ka kushtuar kjo dasëm, dhe sa do ti shkojë shpenzimi në të ardhmen. Më vonë, me të parë e me të bërë.

Sa i takon Metës, ka bërë lëvizjen më të mirë të mundshme. Një koalicion parazgjedhor me Berishën, do rezultonte problematik në zbatimin e tij në terren. Elektorati i të dy palëve, asnjëherë nuk e ka honepsur njeri-tjetrin. Gjithashtu elektorati i Metës, nuk është ai idealist i 2009-tës, por pragmatisti i 2011-ës, të cilin nuk e ka testuar ndonjëherë në zgjedhje të përgjithshme, dhe nuk ishte çasti më i mirë 2013-ta që ta bënte.

I rreshtuar me socialistët, Meta i qaset imazhit të tij si i majtë, megjithëse koha ja ka ciflosur bajagi këtë zmalt dhe i ka nxjerrë llamarinat. Por koha shëron çdo plagë. Është njeriu që socialistët i kërkuan bashkëpunimin, që në masën e madhe të njerëzve përkthehet si një pathyeshmëri politike e Ilir Metës. Kjo do ta ndihmojë në të ardhmen për rritjen e peshës së tij në politikën shqiptare. Shqiptarët përpara se të jenë idealistë, janë pragmatistë.

-Sa dhe si e modelon kjo aleancë e re, qeverisjen e nesërme eventuale të së majtës?

Pa tjejtër që e kushtëzon. Edi Rama, do duhet ti heqi ndryshkun instikteve të kompromisit. Me Ilir Metën, nuk do ketë përballë një vasal, por një partner. Dhe këto instikte do ti hyjnë në punë shumë. Dikasteret që do drejtohen nga Ilir Meta, do jenë domen ekskluziv i tij, por nuk do mungojnë edhe shëtitjet në bahçen e fqinjit. E ka bërë në kohën e Berishë, lere më paskëtaj, kur nuk dallohet edhe ngjyra e shkelësit të gardhit. Pesha e tij, do jetë shumë më e madhe se ajo e numrit të ministrive dhe deputetëve.

Por synimi kryesor i Ilir Metës, nuk është qeverisja e ardhshme, sa kryesimi i Partisë Socialiste. E ka ëndërruar prej kohësh. Dhe pret që nisur nga pesha që rifitoi tek e majta, të mundësojë rritjen e numrit të përkrahësve të tij nga rradhët e aleatëve. Do ti fusë shkopinj në rrota qeverisë së Edi Ramës dhe në bashkëpunim me Berishën, ti nxijë jetën dhe çojë në dështim qeverisjen e tij. Në këtë mënyrë të mundet ta shkurtojë mandatin qeverisës të aleatit, dhe bashkë me të edhe qënien e tij kryetar i PS-së. Do jetë rruga për të mundësuar kthimin e tij tek partia e vjetër. Nëse nuk e merr nga brenda, shpreson ti përthithë elektorat, dhe një ditë të mos merret vesh se kush peshon më shumë, nëna apo bija.

Midis këtyre luftarave të hapura ose nën rrogoz, nënshtetasit shqiptarë do shikojnë se sa i takon standarteve të transparencës, qeveria nuk ka për të pasur risi. Secili nga udhëheqësit e majtë, ka qenë me vite të tëra në pushtet, dhe dihet si punon. Sa i takon efikasitetit, nuk do kemi çudira, pavarësisht vrullit që kanë të sapoardhurit të bëjnë gjëra të mira, qoftë edhe për imazh. Paratë kanë mbaruar; bota është në krizë; dhe në situata të tilla mendohet si të mbijetosh dhe jo të shtosh. Do jetë një katërvjeçar ku nga pikëvështrimi ekonomik, njerëzit do mbijetojnë. Nga ajo politike, do ketë shfaqje të vazhdueshme. Tashmë jemi në stadin kur politika bëhet nga tre njerëz. Gjithë ne të tjerët, jemi figurantë. Ose si në rastin tonë, komentatorë.

*Autori është diplomat dhe opinionist në shtypin shqiptar. Ky opinion është dhënë për revistën Java.

34 komente në “INTERVISTA/ Dritan Hila: Tani politika bëhet nga tre njerëz. Gjithë të tjerët, jane figurantë”

  1. kalemi says:

    I DASHUR DRITAN :
    PO TE BEJE LLOGARI RAMA ME VOTAT QE DO HUMBE ME LSI MENDOJ SE DO MERRTE ME SHUME PA KETE HAP TE GABUAR
    ALTERNATIVA KA :AKZ+FRD

    1. Vlora says:

      eshte gabimi me i madh qe ka bere rama deri me sot.

      nga kush eshte genjyer dhe kush ka ndikuar ne kete mashtrim,vetem meta dhe zoti e di.

      ne dime vec nje gje. i humburi me i madh ne kete “mertese” eshte pikerisht i madhi i shtepise z. rama.

      i dalte per hajer, themi ne ketej nga vlora.

      1. Alb says:

        Gabohesh Vlora ne se nisesh nga analiza e Z,Hila. Duket hapur se ai eshte nje i pakenaqur ngase Edi Nuk e ka futur ne ato te shkretat lista per deputet. O VLora edhe Ismail Bej Vlora u detyrua te jape doreheqjen nga sulmet e atyre te pakenaqurve qe mbeten pa portofole ministrore derisa u binden edhe kancelerite e huaja se Ismaili Qemali ishte hajdut, i cili kur vdiq nuk la as shtepi per femijet e vet. Keshtu qe une nuk ndikohem fare prej analizave te favoriteve per deputet apo ministra, per fat te keq keta njerez i afrohen politikes duke na e bere ate aq shume te urryer per te justifikuar mosarritjet e tyre. Gjendja eshte kjo qe eshte nje njeri i zgjuar sidomos vlonjatet duhet te kuptojne nga duhet te anojne, pa mare fare ne konsiderate analizat e “filozofeve tane”, qe nuk dine me se ta fitojne jeten dhe kane zgjedhur here te bejne fresk ne nje ane e here ne anen tjeter, sepse nuk dine te bejne nje pune ku te marrin ate qe u takon.

        Une personalisht degjoj Edi Ramen, kam pare si punon, njoh intelektin e tij, degjoj Saliun, ilirin, e kompani dhe vete e percektoj se kush e meriton te drejtoje kete vend.

        A e di si thoshte Sokrat?-“populli ky qen i zgjebosur, qe rri gjithe diten ne diell e kruan morrat, kafshon me thembe pikerisht ate njeri qe kerkon ta liroje nga zinxhiri…etj” Une nuk e fus veten tek ky “qeni i zgjebosur”, e nuk i kafshoj doren Edi Rames, perkundrazi e nderoj.

        1. Labi says:

          Qen i zgjebosur nuk je po byll lepires duket kilometra larg. Dritani dhe njehere e tregoi qe eshte nga te paktet idealiste qe i ka ngelur ketij vendi. E pushuan nga puna per kritikat e ashpra ndaj rregjimit Berisha-Meta dhe perseri ka kurrajon te denoncoje kete aleance pa moral kur akoma nuk jane ndare postet ne PS. Te gjithe e urrejne dhe e shajne nen ze te PS kete aleance te ndyre por vetem Brace dhe Dritani nga ajo Parti paten kurajon te ngrene zerin. Te gjithe treguan se per nje karrike poshte bythes, jane gati te heqin dhe pantallonat kurse ato deputete femra, breket. Harram e pacin voten e socialistave te dhene ne vite Edi me shoke.

      2. taipi` says:

        Ore akoma mendoni ju se me ket lloj percarje mund te mundet Saliu?
        Po sa vjet ka qe perdor te njejtat rregulla te ndyra ai dhe mgjs ne minorance, prape mban pushtet. Ketu duhet bashkim dhe vetem bashkim i te gjithve, ndryshe ia con ujin atij. Pa bashkim anti Berishe nuk ka fillim per asgje ne ket vend, do vazhdojm te mbetemi gjys komunista.

    2. alfabeti i Gjuhes Shqip fillone nga "A"ja says:

      z.Hila. Me kete lloji komenti,i kini
      hequr vetes zmaltin e diplomatit.
      Ju shof pa kurfare elokuence te kesaj fushe.
      Atehere,ju pyes:-Ne c,vend te botes
      ju kini pare turma politikanesh,pa i dalluar
      mes vedi?se dyti,Fryma qe sillni eshte si nje
      rrebesh pesimizmi.Mos harro,se populli ju lexon,
      dhe kerkon te gjeje nje grime frymezim ne to.
      Ti ja humb cdo shprese!Kur gjithcka ka ndodhur
      ju predikoni te tjera tragjedi! Sigurisht qe
      jane iluzione,dhe shpresen shkrihni ne makth!
      A thua keshtu i parashikoni ju te gjitha gjerat?
      Jepi vetes nje tjeter sharm,pasi ke nevoje ti,kemi edhe ne.
      Nuk them te “suvatosh: por te gjesh te duhuren.
      Njerezimi ka ne objektiv heqjen e vargonjeve qe
      berishizmi ju ka vene nder veite,ndaj kjo duhet te jete
      Pika e Nxehte e momentit.Ju pa perthithur kete,
      shkoni perpara si Pula pa kry!
      Step by step! i nderuar z.Hila.
      Alfabeti i gjuhes shqipe fillone bga “A”JA.

    3. gonia says:

      Alternativa eshte te bashkohen te gjithe me PS – se nuk ka mundesi tjeter qe vendi te hece para. Keto teorite qe kemi inat njeri tjetrin vetem sa i zgjasin jeten Doktorit – ka 22 vjet qe me keto mbijeton ai. Ndaj behuni bashke, hiqeni qafe vrasesin e pastaj filloni punen qe te tregoni te gjithe veten ne politike.

  2. deri dje VOTOJA edhev djallin te hiqja sali berishen. Sot votoje edhe djallin por vetem SALIUT , Edit dhe ilir meten nuk votoje sa te kem jete.

    1. JOoniEm says:

      edi rama dhe vet se duron meten , po e beri ate koalicon me ate koklop vetm per ta pasur te sigurt fitoren ,
      dhe me pas di ai si i rregullon gjerat ! ?
      un Besoj se Rama do e rregulloj kete vend , ashtu sic beri me Tiranen per 12 vjet ?

  3. Shpiragu says:

    VOTUESIT TE MAJT PER 22 VJET.
    Me qene se nuk votoni me per te majten:

    1. Nga inati i vjerres,nusja fjeti me mullixhiun. TI nga inati RAMES shko e fli me SALIUN.
    2.Nuk edi nga je ,po Beratasit thone: ” Pse ngordhi nje dhi ne Velabisht,nuk mbetet Berati pa dhalle” ,ose nuk je i majte po ndonje i djathte qe perdoresh per tellall.

    1. Askushi says:

      Z Shpirafu!
      Edhe une ( nje votues i djathte per 22 vjet) jam ne nje mendje me’votusin e majte per 22 vjete’,(po e theksoj)edhe ‘djallin’ do e votoj ,por jo S Berishen,E Ramen dhe I Meten! Edhe une tellall jam?!
      Tellall i kujt?!
      Per inat te Saliut me ke duhet te shkoj ‘te fle’ une?!;Me Ilir Meten(horrin e Saliut),me te cilin po fle ti!
      Z Shpiragu!
      E kuptoni qe tellalli jeni ju…,ndersa per punene e dhalles, beni kujdes se Meta e ka nje stan ne Berat,dhe mund t’jua holloi dhallen…, t’jua ktheje ne hirre!

  4. Kete gjendje e ka prodhuar vete Edi Rama me ndryshimet kushtetuese qe ka bere dhe me kodin zgjedhor qe ka zgjedhur. Sikur keto dy gabime/krime te renda te mos mjaftonin, shkon ben dhe aleance me hajdutet e LSIse. PS+LSI ka shume gjasa te vijne ne pushtet me 23 qershor, por te pakten jo prej votes time. Sa per balance, vota ime do shkoj per FRD-ne e cila sme bind plotesisht, por skam zgjidhje tjeter.

  5. I majte po jo me ps-lsi says:

    Shpresoj qe populli ta ket kuptuar qe sa maskarenj jan keta ,donim ndryshim me ramen te ham tani Ilirjin prap 4 vjet,simbolin ekorrupsionit.me mir frd akz,shpresoj populli te votoj keta edhe pse prappjelle e salse jan te tere.

    1. JOoniEm says:

      po ca frd akz thua ,
      ata skan nje program akoma , ata bejn vetem gam gam kot dhe ne fund do bashkohen me saliun
      u bashkkua seppse u desh per te fituar zgjedhjet e 23 qershorit ?
      Tani mbetet vetem te presim dhe te shikojme edi ramen kryeminister !

  6. tirka says:

    NGA PERPLASJA E DY VEZEVE DO TE THYHET AJO E EDIT? EDHE MUNDET, POR ATEHERE I BIE QE NOLI “JA KA FUT KOT” PER SKRAPALLINJTE…

  7. vz gjirokastriti says:

    Njeriu meson me sheme nga ngatresat e medhaja.
    Sikur sot dikush te me pyesi mua ,qe nuk me lidh as nje fare interesi as me PD dhe as me PS, kujt i takon vlera per nje moral ,per nje shqiperi te ndershme per te nesrmen??? Ja pergjigjija time e sinqerte
    Vlera me e madhe sot i takon mijra shqiptareve te revoltuar socialiste
    qe nuk pranojne mashtrimin e partise qe ata votojne.Kjo parti eshte
    ndare ne njerzit me moral dhe ne njerzit qe nuk kane as nje vlere.
    Votuesit e partise socialiste qendrojne sheme me larte se votuesit e
    partise demokrate.

  8. e bukura says:

    Shpiragu me vjen keq qe kujton se ai me emrtin votues i majte eshte i tille./Keta njerez me keta lloj pseudonimesh jane batalioni i baltosjes dhe i futjes se percarjes

  9. REA says:

    keni harruar AKZ dhe te tjeret. analize fiksion ,me paterica. e ardmja nuk fyhet

  10. Ilir says:

    Politika ne vazhdim do te vazhdoje te behet jo nga tre,po nga ata te dy qe e bene deri tani,nga Saliu dhe nga Meta.Edi Rama vetem sa do te beje nje upgrade te vogel,do te kaloje nga hici ne zarin dhe kllounin e kesaj dysheje.
    Neve ketu poshte,qe Rama na e tha edhe nje here cope se jemi vetem figurina per te,na takon t’ja tregojme me vote kur te vije dita se ai,Meta dhe Saliu nuk i kane bere mire hesapet.Nje vote kemi ne dore,nje here ne kater vjet dhe duhet ta perdorim ashtu sic duhet kunder mafiozeve dhe psikopateve qe u eshte fiksuar se mund ta tallin menderen si te duan dhe sa here te duan me nje popull te tere.

  11. SHPIRAGUT.
    ANDEJ nga jam une pula ha gure.
    jo vetem 22 vjet por plot 100 VJETE QE familja ime ka dhene gjak per atdheun tim.
    por me me ILIR hajdutin une nuk dua shtet.
    endra ime eshte pa ideologjira, POR per nje shqiprei LIGJORE. kUSH do ta vere drejtesione? Kush do e denoje ILIR INTEGRUESIN dhe SALI bajraktar vrasesin?
    ma shpjegon dote ?

  12. erion says:

    Shpiragu

    Shiko se mos ka ngordhur me shume se nje dhi. Eshte shume idiot komenti qe ben nese ky i meparshmi eshte i djathte me qellim per te bere tellallin.

    Ne kete pike ka ngel vetem opsioni i Polit te trete, por kam frike se politikanet e prative te vogla qe kane ngelur jashte koalicioneve te medha nuk do jene ne gjendje te ngrihen ne lartesine qe kerkon kjo situate. Ne keto kushte duhet qe gjithkush nga keta te sakrifikoje dicka, ndoshta duke paraqitur nje liste te vetem deputetesh me figurat kryesore. Por nuk jam fare optimist.
    Diku lexova se kemi te bejme me Triumvirat tashme ne Shqiperi. Rama me siguri nuk eshte Cesari (ta enderroje!!), Meta ngjan shume me Crassin, Berisha nuk eshte asnjeri. Ama me siguri Rama eshte nje Pompe, por shume shume here me idiot.

    Mjere ne ke do durojme (per nja dy vjet se nuk besoj se ka per te duruar gjithe legjislaturen).

  13. 23 qershori says:

    Te lumte Dritan Hila ,jam pike per pike ne nje mendje me ty.Kur te zgjohet rama do te shohe qe ka futur shejtanin ne shtepi

  14. lilolabja says:

    Si votuese e perjetshme e te majtes voten nuk do t’ja jap aleances se turpit ,por do te votoj per PSD.E vetmja parti qe s’eshte futur kurre ne sqetullen e Berishes dhe te Republikes se Ambasadoreve.

    1. cakalli says:

      Por qe ka ngrene tokat e ujit te ftohte dhe ja ka pezulluar banka botrore. JU hengert ujku te gjitheve.

  15. nastradini says:

    POLITIKA SHQYPTARE HISTORIKISHT ESHTE BERE NGA BOTA ME RROTA.

    Keshtu po behet edhe tani dhe ne Shqypni nuk pyetet ASKUSH. Kete duhet ta dine mire shqyptaret qe kane qe nga Koha e Qepes qe nuk dine te qeverisin veten e tyre dhe jane bere si nje fis afrike ZULU ne mes te Evropes. Por mire eshte qe ta dije edhe analisti famoz Dritan Hila. Ne fillim te ndryshimeve BOTA ME RROTA perkrahu Saliun dhe PD-ne e tij sepse ke te mbeshteste? Perballe pervec Saliut kishte vetem Dinosauret e Partise se Punes te DEMONIT Enver Hoxha dhe Sali Komunisti ishte i vetmi, qe premtonte shpresa dhe garanci nderkombetare. Vitet treguan qe “Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron” dhe ne 97-n BOTA ME RROTA e flaku Saliun me Piramidat e tij mashtruese si LETER BYTHE. Ne 2005-n ndodhi CUDIA. Saliu u zgjodh si kryeminister ne vend te ishte shpelare ne HALEN e hystorise. Qysh keshtu? Mund te cuditet ndonje i paditur. Po more keshtu ndodhi dhe bile me britma per FITORE dhe ngazellim e brohorritje mbare popullore. Si keshtu? Nuk eshe e mundur! Mund te shtojne emigrantet qe ja mbathen jashte shtetit nga tmerri i 97-s, kur Saliu dhe PD-ja e tij u vuri zjarrin Vatanit. Po more keshtu eshte! shton nastradini se ishte prape BOTA me RROTA qe preferoi Sali Zullumqarin ne vend te Fatos Nano Pijanecin, i cili kujtonte se pas tij i shkonte HYSTORIA dhe jo urdherat qe jepte BOTA ME RROTA. Prandaj edhe e flaken si LETER BYTHE per te sjelle ne pushtet nje LETER TE PERDORUR BYTHE. Por tani jane penduar dhe po kerkojne BOSIN e radhes, qe te veje nen kontroll dhe te disiplinoje shqyptaret, qe te mos duken si nje fis afrike ZULU ne mes te Evropes. Kjo eshte e gjitha dhe s’ka pse te qajmenate e dite, sepse sic thote nastradini:

    POLITIKA SHQYPTARE HISTORIKISHT ESHTE BERE NGA BOTA ME RROTA.

  16. bbb says:

    Tek Ilva Tare, te marten ne darke, zoti Hila ishte shume i habiturdhe irrituar, nga lidhja e PSse me LSIne te cilen e quajti pjesen me te korruptuar te qeverise Bersisha. Sic duket i ka ardhur ndonje emerim paradhenie ne ndonje ambasade te rendesishme. Cudia me e madhe ndodh 3 dite, dhe turpi hahet me buke edhe mediatikisht. Ministri blihet me nje tapet, kurse njerez si Hila blihen me nje post paradhenie…Kjo eshte Rilidia e Rames, pro qenka dhe Rilindja e Hilajve…Mjer ne cllum jetojme, dinjiteti eshte zero…

    1. Labi per bbb says:

      O bbb, po te kjo Interviste Hila eshte me i revoltuar se te Ilva Tare apo nuk e ke lexuar fare intervisten ti? Hajde daulle hajde, lexo e hapi gavot o hajvan se flet shume qarte Hila ketu. Eshte krejtesisht kundra e eshte nga te rrallet qe e shpreh mendimin hapur e jo si legenat e tjere qe mundohen te justifikojne kete mutsillek.

  17. Fatmir says:

    Le t’jua tregojme me vote gangstereve te politikes se nuk jemi bageti apo figurina,por jemi ata qe u japim ate qe meritojne per maskaralleqet e tyre.
    Le te tregojme te pakten nje here te vetme respekt per vetveten,sepse po nuk respektuam vetveten ja kemi dhene me doren tone lejen Rames,Saliut,Metes qe te bejne cfare te duan me jeten,pronen dhe parate tona.
    Kur e bene kete gje ne Greqi dhe Itali qe jane ku e ku para nesh,as qe diskutohet se ne duhet ta godasim mafien e politikes shume me teper se sa fqinjet tane.

  18. Leandro says:

    Prej shume ditesh po zien debate rreth marreveshjes Rama-Meta. Neper adresat online shikojme gjithfare analizash dhe komentesh. Nese do t’i referohemi filozofise politika eshte arti i te pamundures, pra qe te besh politike dhe te fitosh nje beteje nuk hyn ne pune morali dhe besa, zgjuarsia, dinakeria dhe fuqia. Marreveshja eshte e dobishme per aq kohe sa Edi Rama do te mbaje nen fre aleatet dhe do te ndertoje system te atille vlerash per te veshtirezuar gllaberimin e babezitur te pasurise se perbashket (shteterore)dhe minimizuar e izoluar semunjen e korrupsionit. Nese shikon me vemendje komentet, dallohet nje kategori, qe duke u hequr si te flakte majtas, te “pushkatuar” e “qejfmbetur” nga kjo aleance do te votojne pushtetmbajtesit. Ne kete kategori realisht bejne pjese punonjesit e administrates shteterore, te paafre, te politizuar qe nuk lene rast pa krijuar alibi dhe situate dekurajuese per elektoratin qe kerkon ndryshimin dhe rrotacionin e pushtetit.

  19. drini says:

    I nderuar z.Hila,me pelqen analiza qe i bene pershkrimit te situates parazgjedhore e gjendjes ne pergjithesi te ketij vendi.Por me gjuhen apo nuhatjen e nje diplomati nuk na thua qe politiken e drejton vetem nje Perandori e se te tre emerat qe Ju i nderuar permendeni jane aktore te kesaj tragjedie.Mos t’Ju shkoje ne mend se Edvini e ka bere krushqine me Meten nga dashuria e llogarite aritmetike pasi siç e di zotrote ai s’para bie ne dashuri e se dyti e di fort mire qe Edi ka mbaruar Artet Figurative e per pasoje matematiken e ka te lene qysh ne vitin e dyte te liceut,pra nga kjo shkence nuk merr ere!I detyruar nga ata qe drejtojne kete politike prej mese 23 vjetesh kjo ka qene nje levizje e detyruar e tij.Me behet qejfi kur permendeni motivin se perse fenomeni Meta eshte spostuar e sponsorizuar per te kaluar ne krahun opozitar.Se bashku me F.Nanon i cili deklaron se nuk ka ndermend te rikthehet lider partie por enderon per Presidence me lejo te te them se ky prostitucion i gatuar me mjeshterine e atyre qe mbajne ne pushtet nje kriminel eshte kalkuluar ne menyre te atille qe pas humbjes se radhes se Edvinit(kjo per faj te tij)PS ta marr dallkauku Meta e pas mese 3 vjetesh te propozoje Nanon per presidente si e vetmja garanci per mos ndeshkimin e kryekrimit shqipetar .Ngjarrjet do te rrjedhin me shpejtesi e drejt asaj qe sot eshte bere termi me bajat i nje shoqerie “demokraci”.Shqiperia e shperbere tashme me mjeshteri eshte veshtire te perbehet pa ndyshuar sistemin e duke ndryshuar vetem aktoret qe derdellisin pa reshur ç’ka u referojne naten e duke na i thene diten.Poshte diktatura e torollakeve e rrofte slogani”Me meten fitojne te gjithe”.Mallkimi me i denje per keta aktore sot eshte ai qe i madhi poet A.Duka thote “Vafshin ne te semes te gjithe keta aktore amoral e pa ideologji”.

  20. Leandro says:

    Duke pare se me siper komenti im ka disa gabime, po e sjellim ate te korigjuar:

    Prej shume ditesh po zien debati rreth marreveshjes Rama-Meta. Neper adresat online shikojme gjithfare analizash dhe komentesh. Nese do t’i referohemi filozofise, politika eshte arti i te pamundures, pra qe te besh politike dhe te fitosh nje beteje politike nuk hyn ne pune morali dhe besa, por zgjuarsia, dinakeria, aleancat dhe fuqia. Marreveshja eshte e dobishme per aq kohe sa Edi Rama do te mbaje nen fre aleatet dhe do te ndertoje nje sistem te atille vlerash per te veshtiresuar gllaberimin e babezitur te pasurise se perbashket (shteterore) dhe minimizuar e izoluar semundjen e korrupsionit.
    Nese shikon me vemendje komentet, dallohet nje kategori kalemxhinjsh, qe duke u hequr si te flakte majtas, por te “pushkatuar” e “qejfmbetur” nga kjo aleance, nuk do të dalin ne votime, e pse jo dhe me keq do te votojne pushtetmbajtesit. Ne kete kategori realisht bejne pjese punonjesit e administrates shteterore, te paafre, te politizuar qe nuk lene rast pa krijuar alibi dhe situate dekurajuese per elektoratin qe kerkon ndryshimin dhe rrotacionin e pushtetit.

  21. LEANDRO.
    TE LUTEM mos u mundo te na shpjegosh se politika eshte ne gjendje qe bythen na e nxjerre me dy VERA.
    pRANDAJ ketu nuk ka ideologjira, E vetmja gje qe kishte ngelur tek e majta ishte AI pak moral i mbetur dhe premtimi i denimit te hajduteve dhe vrasesve te gerdecit dhe 21 janarit . 1997. cilin PUSHTET do te rezoje EDI RAMA?’ iliri ISHTE ne pushtet , dhe ne do te votojme te ndajme pushtetin po me ilir hajdutuin?? Ju lutem mos pini RAKI kur komentoni.

  22. astrit says:

    Dritan, hera e pare qe po me zhgenjen. Me kete pesimizem dhe ndjellakeqesi, mbase nuk do ta besh punen mire ne diplomaci pas 23 qershorit.

  23. Labi per bbb says:

    O bbb, po te kjo Interviste Hila eshte me i revoltuar se te Ilva Tare apo nuk e ke lexuar fare intervisten ti? Hajde daulle hajde, lexo e hapi gavot o hajvan se flet shume qarte Hila ketu. Eshte krejtesisht kundra e eshte nga te rrallet qe e shpreh mendimin hapur e jo si legenat e tjere qe mundohen te justifikojne kete mutsillek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje