“Kjo shtrigë e vjetër është më e keqe se ai strabisti” (FOTO)

6 Prill 2013, 10:58Politika TEMA
“Kjo shtrigë e vjetër është më e keqe se ai

Argjentina është ankuar zyrtarisht ndaj fqinjëve të Uruguajit, pasi presidenti i këtij vendi e quajti presidenten e Argjentinës “shtrigë e vjetër”.

Jose Mujica, i njohur në mbarë botën për stilin e thjeshtë të jetesës, nuk e dinte se mikrofoni i tij ishte i hapur kur sulmoi presidenten Cristina Fernandez de Kirchner, 60 vjeç, pak minuta përpara një konference për shtyp.

Zëri i tij u dëgjua qartë: “Kjo shtrigë e vjetër është më e keqe se ai strabisti,” tha ai duke iu referuar burrit të ndjerë të Kirchner, ish- presidentit argjentinas, Nestor Kirchner.

77- vjeçari shtoi: “Strabisti ishte më shumë politikan, kjo është thjesht një kokëfortë”.

Presidenti uruguaian e akuzoi Kirchner se është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme para Papës kur ai u inaugurua.

“Ajo i çoi atij një çaj tradicional dhe i shpjegoi se çfarë ishte. E bëri këtë me një njeri që ka jetuar 77 vite në Argjentinë,” tha Mujica.

Ministria e Jashtme e Argjentinës është ankuar për këto komente.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Së fundmi ishte Kirchner që kufizoi importet dhe aksesin në monedha të huaja, duke goditur eksportet e Uruguajit dhe industrinë e turizmit.

Mujica, ish- guerilje, ka thënë se nuk do japë shpjegime./ep

7 komente në ““Kjo shtrigë e vjetër është më e keqe se ai strabisti” (FOTO)”

  1. Cecnija says:

    Pse paska edhe andej si Jozefina Jon a?!

  2. Aaaaa says:

    o Zot, shikojeni fotografine e pare, sa i ngjan Jozefines.

  3. Eu says:

    Epo tan shtrigat nji surrat paskan pas!

    Euklidi

  4. mergimtari fv says:

    Nje burre i madh i popullit te vet uruguajan , po shqiptaret do kene ndonjehere fatin per nje burre me shpirt te madh si PRESIDENTI i URUGUAJT .

  5. ju says:

    Mos flisni kur sdini.
    Kirchnerat, burre e grua jane, te pakten I shoqi heronj re argjentines.
    E miren me 150 milharde borxhe dhe I shlyen dhe po e jthejne argjentinen atje ku ishte nje nga vendet me te mira ne bote.
    Vetem me ate.politik mund te shlyeshin borxhet.
    E adhuroj kete grua te famshme. Nje nder presidentet me te afta ne bote.
    Kirchnerat jane gjeni.

  6. astrit says:

    Keshtu do te duket Jozi mbas 23 qershorit.

  7. ivani i madh says:

    o cma hoqen malle si cifti Berisha ZHozi po me shume i pershtatet Berisha me policen e Kosoves se sia di as emrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje