TemA TV- DESHMITE/ Mungesa e urës solli vdekjen e dy grave në Devoll (VIDEO)

6 Prill 2013, 18:46Sociale TEMA

E ndërsa kryeministri Sali Berisha deklaron se një ndër sukseset e qeverisë është infrastruktura rrugore, dy gra kanë gjetur vdekjen për shkak të mungesës së një ure.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Devollit ku një nënë me 5 fëmijë ka gjetur vdekjen bashkë me një vajzë të re.

Në fshatin Breçaj të rrethit të Devollit, me më shumë se 350 shtëpi, nuk ekziston një urë që të lidhë fshatin me zonën tjetër të Devollit.

Banorët përdorin mjete rrethanore për të kaluar lumin, ndërkohë që kjo ka shkaktuar vdekjen e dy grave mesditën e së shtunës. Nëna e pesë fëmijëve, Lena Zyfi ka gjetur vdekjen, pasi traktori bë të cilin ajo ndodhej për të kaluar lumin është përmbytur.  Vdekjen ka gjetur edhe Elana Zyfi, ndërkohë që 18 persona të tjerë, që ndodheshin në rimorkion e zetorit, për fat të mirë kanë shpëtuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën që 20 banorë të fshatit Dobranj ishin nisur për një ceremoni mortore në fshatin Breçaj. Në mungesë të urës, banorët kishin hipur mbi një traktor me rimorkio për të kaluar lumin.

Por traktori ka rënë në një gropë të thellë dhe për rrjedhojë rimorkioja me 20 pasagjerë është përmbysur duke zënë poshtë dy gratë.

Banorët e tjerë që ndodheshin në rimorkio kanë arritur të dalin në breg, ndërsa për dy gratë ka qenë e pamundur.

Banorët e zonës fajësojnë qeverinë për indiferencën e tyre, pasi prej kohësh kanë kërkuar ndërtimin e një ure.

Prej kohësh në këtë vend, si rezultat i mungesës së urës që lidh dy fshatrat Dobranj dhe Breçaj, shërben një ekskavator, i cili bën të mundur kalimin e fëmijëve dhe banorëve nga njëra anë e lumit për në anën tjetër.

Po sipas banorëve të zonës, në muajin tetor të vitit të shkuar, një zetor që transportonte fëmijët për në shkollë u përmbys, por fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.

Kjo shenjë tragjedie i detyroi prindërit të mos i dërgonin fëmijët më në shkollë deri në ndërtimin e urës, por deri më sot kjo nuk ka ndodhur./l.ç

16 komente në “TemA TV- DESHMITE/ Mungesa e urës solli vdekjen e dy grave në Devoll (VIDEO)”

    1. Epirioti II says:

      Fatkeqesi e madhe. Te katandiset dhe Devolli si Malesite e Krumes i thone me vra veten.

      Tek e fundit mos u qani o Devollinj se jeni bere me keq se Shkodra. Sa me shume ju mbysin dhe ju vrasin aq me shume votoni PD-ne.

      Me duket se i vetmi rreth ne Shqiperi ku te gjithe konumat dhe bashkite i fitoje PD-ja ishte DEVOLLI.

  1. NJAZI says:

    Shpreh dhimbjen per te demtuarit,indinjaten per pushtetaret !Ngushullimet e mia,pasi nga ai fis kam patur dy shoke shkolle (BAJRAMIN DHE SYRJANE ZYFI)

  2. tefta says:

    shtet kriminel qe punon vec per TUC MAKET E VET DHE E GJITHE SHQIPERIA OASHT SHIT DHE TRADHETU

  3. Horri i Bulevardit says:

    Ngushellime per familjaret e viktimave.
    Kjo ure spaska qene ne projektin e 10,000 km. rruge qe ka ndertuar qeveria e salhanes.

  4. VJOSA VL says:

    NGUSHULLIME PER TE DY FAMILJET QE HUMBEN TE DASHURIT E TYRE!
    ————————————————————————————————————————————————– E TEMERSHME O NJERES ! Si kini guxim e lejoni femijet te kalojne lumin ne koven e ekskavatorit,o prinder! SALI Berisha dhe TI o kryetar i komunes, internet kini,po uren pse se ndertoni,SHQIPERI DICIDALE,ME 10000 KM rruge te asfaltuara,po ura nuk ka .PIKA U RENTE MU NE KOKE MEGJITHE SHTET E DECITALIZIM. SHTETI QE NUK NDERTON DOT NJE URE,DO NA BEJE SUPERFUQI ELEKTRIKE. U pika pika qe su bie .Le qe thone mire :”Kush ben shume llafe ,s,ben pune” Keta pune quajne vetem kur shajne EDI RAMEN.

    1. tefta says:

      DILNI NESER ME AK dhe hidheni ne det kete Qeveri QENE , qe punon per qente e Shqiperise dhe jo per Popullin

  5. Vlora says:

    ngushellime familjareve dhe te prehen te qeta.

  6. fallxhori says:

    ketu duket qe jemi pas gjermanise nga zhvillimi ekonomik ngushellime familjareve o njerez mos kaloni me aty ne dimer.fajin e kane 3 ligjet qe te shkojme qe neser ne evrope

  7. vali says:

    Kerkojani vdkjen e grave Ridvan Bacit bode.

  8. preshevali says:

    Ngushllime familjarëve,
    dhe të ndjerat u prefshin në paqe.

  9. nje tragjedi e paralajmeruar says:

    Zoti ju forcofte ne dhimbjen tuaj.Te keqen e malokeve,keta paskan shume probleme te artikulohen ne shqip.Ndoshta nga ketu fillon e keqja jone.

  10. peci luku says:

    ngushellime familjarve.DUA TE DI A KA ZAJE AI LUME PO TE KETE MBLITHNI E TI KINI GATI PER RIDVAN BODEN ZAGARIN MASHTRUSIN EPER NDONJE TJETER PO JU VJEN FUNDI KRIMINELAVE MOS VOTONI ME PARTITE E LESHIT PD PS VETEM PER ALEANCEN KUQ E ZI

  11. te vjen keq kur humbet jeta ne kete menyre ngushellime familjeve e te na rroje partia=pd=sali

  12. sajmiri says:

    As ne kohen e Zogut nuk jane mbytur njerezit per nje ure e cila nuk kushton as 500 mi lek te vjetra, kjo eshte qeverisje qe nuk mendon per popullin e thjeshte.

  13. ivani i madh says:

    Po ce doni urren ju o devollinj mjaft qe shtroi rrugen me asfalt deri tek shtepia e tij ne Shuec deputeti juaj i dashur Bode se atij mos i ndoten kembet pa ju le te mbyteni ne lume dhe femjijet tuaj lete shkojne e vine nga shkolla te lagur e te tmeruar nga rembimi i lumit seshte problem .VETEM BEJLERET E RINJ TE MOS SHQETESOHEN E VUAJNE SE MBETET POPULLI PA PALO UDHEHEQES. Ura ska per tu ngritur po ti mblidh mendjen e godit me vote se vetem ate ke ne dorre nje here ne 4 vjet dhe mendohu mire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje