TemA TV/ Bulqizë, humb jetën nëna e tre fëmijëve, po mblidhte krom për të mbajtur frymën gjallë (VIDEO)

6 Prill 2013, 13:56Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Lirie Mera, 45 vjeç ka humbur jetën teksa ka qenë duke gërmuar për krom në minierën e Bulqizës.

Nëna e tre fëmijëve ka mbetur poshtë një masivi gurësh, të cilët janë shembur mbi të.

Asaj i është dhënë ndihma e menjëhershme, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra duke humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Bulqizës.

Lirie Mera ishte nënë e katër fëmijëve dhe jetonte në kushtet ekstreme të varfërisë, pasi bashkëshorti është invalid. E gjithë familja e saj jetonte në një dhomë të vetme dhe puna e Lirisë në stoqet e kromit ishte burimi i vetëm i jetesës për të dhe familjen e saj.

Miniera e kromit në Bulqizë është kthyer në një vend ku po humbin jetën shumë persona për shkak të shfrytëzimit pa kriter të saj./A.XH

14 komente në “TemA TV/ Bulqizë, humb jetën nëna e tre fëmijëve, po mblidhte krom për të mbajtur frymën gjallë (VIDEO)”

  1. Dielli mbi KORAB says:

    Varferia dhe papunsia po le femijet jetima.
    e tmershme te vdesesh nen germadhat e gurve.
    Ngushllime.
    Shqiperia po i vret me gure si ne Afganistan grat,motrat dhe nenat tona.
    Privatizimi i Minieres se Bulqizes,vjedhjet qe ju bene asaj nga qeveritaret e PD+LSI se bashku me firmen ACR jane shkaktari i vdekjes se dhjetra njerzve qe perpiqen te mbajne familjen duke mbledhur krom ne kushte qe rrezikojn jeten.
    Neser me 7 Prill te gjithe duhet te dalim ne shesh per te protestuar.
    Te gjithe qe duan nje jete me te mire per femijet e tyre.
    Pa hajduta,pa vrases,pa pedofil,pa mashtrues dhe pa genjeshtar.
    Nje nene tjeter ju bashkua qindra grave te cilat po vriten cdo dite ne Shqiperi dhe shoqeria nuk duhet te beje sehir.
    Nje popull qe duron pafundsisht eshte i denstinuar te zhduket.

    1. Kol Nacu says:

      a mer vlla… keto jane plehra te gjithe!!!!!
      nuk ka faj ACR se vdekjet skane ndodh asnjehere tek ACR por jashte minieres se saj. por qeveritareve iintereson qe te merren me kompanine e madhe e te mos shikojne cfare bejne keto te fortet e bulqizes qe nuk pyesin per asnje. eshte me kollaj me u marre me nje kompani nderkombetare sesa te merresh me te fortet e bulqizes qe duhen per vota.
      edhe kjo vdekje nga ato ka ndodhur

  2. Cami says:

    Nuk po e humnbin jeten,per faktin e shfrytezimit pa kiter…
    Por nga skamie,e uria e varferia ne kulmin e saje.

    Me vjene shume keqe per ate fate keqe,e familjen e femijet e saje.

    TURP PER ATE SHTET,E POLITIKANE MBARE QE KEMI NE SHQIPERI.
    KORRUPSION,KRIM SHTETEROR,E POLITIK,DEGRADIM TOTAL……
    ME PAKE FJALE PERFAQESOHEMI NGA KRIMI E KRIMINELE.
    SI TE DJATHTE APO TE MAJTE QOFESHIN,E DERI TEK ME I VOGELI,JANE TE KORRUPTUAR,E LIDHUR ME KRIMIN.

  3. Pa parti says:

    Po te kishte ndodhur kjo gje ne kohen e monizmit,do te hante i pari sekretari i partise ,kryetari i keshillit,brigadieri e me rradhe.Nuk them se ishte fushe me lule ne ate kohe,perkundrazi.Por edhe keshtu nuk mund te vazhdoje.Kush do ta mbaje pergjegjesine per humbjen e kesaje nene?Kush do ta marre persiper rritjen dhe edukimin e atyre femijeve?Shoqeria?Cila shoqeri ajo qe e detyroji ate nene te sakrifikohet per buken e femijeve te saje?Se shoqerija dhe sistemi yne nuk ua siguron dot!Pavaresisht shifrave marramendese te “zhvillimit” te vendit tone!C’te them!O Zot iu shofte fara ketyre banditeve tane politikane qe nuk dine gje tjeter vetem te bejne pazarlleqe me njeri tjetrin per te ardhur ne pushtet.Duke vene kujen se kjo parti na ka vjedhur programin e ajo partia tjeter do behet me ne.E di qe Zoti nuk do me degjoje,per njemije vjet.Prandaj;Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar’ e punëtorë,
    Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

    1. dalan says:

      Ne kohen e monizmit, po te ndodhte kjo, viktimen do ta shpallnin heroine, duke thene se ra ne krye te detyres dhe partia do te merrte masa per te treguar sesi heroizmi i te ndjeres, po frymezonte mijera te tjere per te vazhduar punen e saj ne miniere.
      Te njejten gje e bene me Shkurte Pal Vaten qe e cuan minorene te punonte falas per partine, teksa e zuri dheu dhe e coi ne boten tjeter.
      http://www.standard.al/abuzimi-me-nje-minorene-shkurte-pal-vata/

  4. dori says:

    o Zot 5 femra te vdekura sot ;

    1. Vajza 25 vjece dhe nje e plagosur
    2. Zonja 45 vjece
    3. Zonja 70 vjece
    4 Raporohen edhe dy gra ne aksident kane rene ne lume devoll

  5. gjergji says:

    KAM PUNUAR 17 VJET NE KETE MINIERE SI INXHINJER DHE DY VJET SI SHEF I SIGURIMIT TEKNIK DHE E DI CDO TE THOTE AKSIDENT ME VDEKJE.ME DRIDHET SHPIRTI KUR DEGJOJ AKSIDENT ME VDEKJE DHE AKOMA ME SHUME VRITET NJE GRUA ME TRE FEMIJE.KANE NDODHUR AQ AKSIDENTE ME VDEKJE PAS VITEVE 1990 POR NUK KAM DEGJUAR KUSH KA FAJ.NE VITET E KOMUNIZMIT NE KETE MINIERE PER NJE TAKO SHKALLE KU THYEVE KEMBEN NJE PUNTOR U BE GJASHTE HERE GJUQ,SOT NUK FLET ASKUSH.SI DUROJNE VETE PUNETORET KETE GJENDJE UNE NUK E KUPTOJ.POLITIKANET NA NEMEROJNE KILOMETRAT E RRUGEVE,ULLINJTE,BAGETINE,SHKOLLAT ETJ ETJ “SUKSESE SI KETO”POR HAROJNE NJERIUN ATE QE CFILITET PER TE USHQYER FEMIJET.NUK DI CTE THEM POR PO NUK U NGRITEN PUNTORET VETE DO KETE TE TJERA AKSIDENTE.NGUSHELLIME FAMILJES.

  6. pse? says:

    vete votojne per malokun, popull i trashe!

  7. Ibrahim Telhaj says:

    cfare ka ndodhur eshte e patolerueshme. a ka institucione apo ska ne kete venin tone? Ku eshte ministria e LSI qe iku??? se u merrnin me kompanine austriake ACR e harronin qe te merreshin me keto maskarenjte e vegjel, keto shfrytezuesit e punes se te mjereve.
    Kush ka qene nje here ne Bulqize e di shume mire si funksionon. Kam qene mesues aty dhe e di se cfare behet. Edhe ky aksident ka ndodhur ne zonat e mbyllura te malit nga nxirret minerali. Me rregulla vetem ACR duhet te operoje por kjo nuk i pelqen atyre qe bejne ligjin ne qytet. Ato i japin votat dhe marrin perkrahjen nga Tirana. Uroj qe te mbyllen sa me shpejt te gjitha.

  8. Albi Karapici says:

    se ca presin keto institucionet e ministrise? apo qe te vij LSI prap ne krye te ministrise?
    Nuk duhen lejuar fare keto te fortet qe ti afrohen minieres e jo me te kene akses te germojne. Se as nuk dine cfare eshte miniera e as cfare eshte jeta. prandaj ngelen duke vdekur njerez tek galerite qe kane pushtuar keto te fortet

  9. Ndoc Lekaj says:

    nje tjeter humbje, nje tjeter familje ne zi, te tjere femije jetime.
    ajo qe po tolerojne politikanet ne bulqize eshte vdekja. po tolerojne funksionimin e ketyre galerive pirate, jashte cdo kontrolli, keto vrima qe marrin jeten e qytetareve e qe jane nen pronesine e disa krimineleve. duhej te ishin ndaluar e te ishin perqendruar te gjitha ne nje kompani te vetme. duheshin kalu tek albchrome apo ACR se te pakten ka nje fije kontrolli. nuk ka kushte optimale pune por te pakten duket sikur nuk po vdes njeri dhe nuk rri njeri pa paguar.

    se di cfare duhet me bere tjeter ne qytetaret…

  10. zeri says:

    PO TI JE ME BURRI MIR?????????…..,,,,,

  11. edi says:

    o njerez ska pune maloku e qytetari ketu se sduhet te votojm fare hiq se dhe keta te tjeret te poshter jane secili me izi se tjetri vaj vatani e vaj mileti ishkreti qe per buken e gojes po luftojn e ketyre politikane sju vjen turp luftojn per karrigen e tyre se mos ju dhimbet shqiperia ketyre

  12. kur nuk ka shtet cfare do te presesh mjerim vrasje grabitje ngushellime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje