Pas dy vitesh bllokimi,rikonsruktohet shtëpia e Ismail Kadaresë

8 Prill 2013, 09:55Kulturë TEMA

Pas dy vitesh bllokimi, janë zhbllokuar punimet për rikonstruksionin  e shtëpisë së shkrimtarit  Ismail Kadare.

Ngërqi dyvjeçar ka radhur si  pasjë e mosmarrveshjeve  me pronarët  e ndërtesës përbi  asaj të  Kadaresë , të cilët duke argumentuar në shkresa  pronësore , nuk lejonin  vijimin  e rikonstruksionit ,pasi ndërtimi i një harku  guri cënonte pronën e tyre.

Sipas drejtorit të Kulturës Kombëtare  në Gjirokastër Spartak Drasa , materiali voluminoz do t’i paraqitet së shpejti Këshillit  të Ministrave  për aprovim  dhe pastaj hapet rruga për  restaurimin e  plotë të objektit.

Godina dy katëshe  në përfundim të saj, për Bashkinë e  Gjirokastrës do  të përdoret si  qendër multikulturore për artëdashësit e ndryshëm.

Banesa dykatëshe  ku ka lindur shkrimtari Ismail Kadare, daton e ndërtuar në vitin 1677.

Faza e  dytë e rikonstroksionit , që parashikon  punimet e brendshme arrijnë në vlerën 80 mijë euro.

Më vitin 1999  ndërtesa e Kadaresë u shkrumbua si shkak i një zjarri aksidental, dhe pavarsisht dhënies së një fondi prej 3.5 milonë  lekësh në vitin 2000,punimet nuk filluan asnjëherë, shkruhet në gazetën “Panorama”.

Ky investim do të shërbejë  si një  qendër atraksioni, e cila do të shëndërrohet  në një qendër peligrinazhi për artëdashësit e letrave shqipe./A.XH

16 komente në “Pas dy vitesh bllokimi,rikonsruktohet shtëpia e Ismail Kadaresë”

  1. miri shkodra says:

    A thua Ismail Kadare ka per kombin shqipetar me shume vlera se Luigj Gurakuqi?

    1. Landi- Sverige says:

      Kadare me shume vlera se Gurakuqi? Per interesat e kombit sigurisht qe jo, por per interesat personale sigurisht qe po! Megjithate Kadare si shkrimtar eshte me i madhi i te gjitha kohrave ne Shqiperi dhe nga me te njojturit ne bote. Prandaj dhe rikonstruksioni i shtepise se shkrimtarit ka vlera te rendesishme historike, kulturore dhe turistike. Fatkeqesia eshte se ky shtet anadollak perpiqet te ndryshoj historine duke lene ne harrese figurat me te medha te vendit duke vleresuar figurat me anti-kombetare te tij si ajo e Ahmet Zogut i cili pervec te tjerash shtypi me force cdo ide demokratike ne vend duke perfshire ketu edhe vrasjen e Luigj Gurakuqit.

      1. Alb-Germani says:

        Po shpine e Shen Enverit kur do ta rregulloni??
        Duhet te mblidhte nje fond nga te gjithe bashkatdhetaret tane ane e mbane.
        Enver Hoxha ishte Pejkameri i shqiptarve.
        Cdo vit qe kalon ja larteson figuren.

    2. Dean says:

      Respekt per Luigj Gurakuqin,por 1 pyetje e kisha per ty o ”vllau” im verior:Pse jeni kaq te keqij ne menyre te pandergjejshme? Edhe per guret e Gjirokastres do ankoheni????

      1. Dean says:

        Luigj Gurakuqi eshte nder te paktet Shqiptar qe i heq kapelen,por qe te ankohesh pse po meremetohet shtepia e Ismil Kadares eshte 1 gomarllek qe geget e bejne me deshiren me te madhe per te treguar se sa te ”persekutuar” kan qen dhe jane.TURP per kete karte kaq te ndyre qe po perdorni.

        1. lal prenga says:

          DEAN
          fjalia e pare i drejtohet Mirit-shkoder! nuk e kam shkrujt qarte!
          Miri e njeh L.Gurakuqin vetem si emer dhe nuk di asgje me shume,perndryshe nuk do bente ate koment!
          shumica e te rinjve sot ne Shkoder njohin vetem kengetaret sllave,lek plepin e jozefinen!

          1. Dean says:

            Ok,respekt ”lal prenga”.

  2. Ben says:

    I madhi,Kadare!
    Respekt!

  3. toskja says:

    epo eshte Gjirokastrit ai, si del kollaj leku nga dora…

  4. Askushi says:

    Mania per te komentuar rreth cdo gjeje e medoemos,jo rralle here na con ne ate qe shkruajme ,por ‘s’themi’ asgje!

  5. Kadare dhe Ay Tjetri... says:

    jeni qe jeni ne Gjirokaster, mbaroni punet qe keni aty…

    keni edhe shtepine e shokut enver, gjitone me ate te kadareve,

    miratoni edhe ringritjen e saj, qe te mbellyet Kronika ne Gure

    kujtesa e atyre viteve tek keta dy emra do sillet verdallle, se ata

    sunduan deri ne fund…

    Po si ore nuk nxut mend te merrni vesh se ka tjeter bote pertej kufijve te shqiperise, ka qeverisje te tjera, dhe letersi te tjera, njerezore, humane…

    ju qofshi!

    1. Heron says:

      Shtepia e Shokut Enver eshte shendosh e mire mbi sokakun e te marreve! Asnje gozhde si eshte hequr biles eshte vendi me i frekuentuar nga turistet! Lavdi epokes se shokut Enver!

  6. fshatari says:

    Kam degjuar se i “madhi Kadare” e urren kultin e individit!

  7. andrea says:

    Shyqyr qe gjirokastritet u binden dhe pranuan te falin 100leke secili me qellim : Ndertimin e shtepise se Ismailit, gjynofqarit me te madh te QYTETIT TE GURTE.
    Me se fundi, shyqyr, shyqyr, o shyqyr!

  8. ARİAN says:

    U cfare ironie,dhe dyfytyresi klasike e llojit İs Kadare!Perpara disa ditesh nismoi peticionin per rishkrimin e historise se Perandorise Otomane,duke n’a bere thirrje te gjitheve te lobotomojme te kaluaren tone ne kete epoke si nje ”vrime e zeze,dhe nje kohe pa vlere dhe e humbur kot”,por tani nuk ben te njejten gje me shtepine e tij te stilit OTOMAN me hajate,abdesthane,mure te larte,ormamente ,selamlik etj ,e ndertuar ne shekullın 17.

  9. VLORA says:

    Ismail Kadare ka urdheruar vrasjen e Bilal Xhaferit ne vitin 1986 ne nje spital ne SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje