Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në betejën për të parandaluar dhunën ndaj femrave.
Deputetja Eglantina Gjermeni ka thënë se shifrat e dhunës ndaj grave janë të frikshme. Sipas saj, ky dështim është një tjetër motiv pse shqiptarët duhet të votojnë kundër Berishës më 23 qershor.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave, krimi në familje ka pësuar rritje të frikshme në këto vitet e fundit. Makabriteti i rasteve që na paraqet kronika e zezë janë dëshmi e varfërisë dhe dëshpërimit social, por dhe e pasigurisë për jetën që është kthyer në makth për shqiptarët. Gratë dhe vajzat shqiptare janë ende më të kërcënuara, jo vetëm nga përjashtimi social, por dhe nga pasiguria për shkak të statusit që kanë në familje dhe shoqërinë shqiptare. Ky është një tjetër dështim dhe një arsye që shqiptarët të mos votojnë Sali Berishën në 23 qershor.
Vetëm fundjavën që sapo kaloi një grua vdiq ndërsa mblidhte mineral, për të nxjerrë bukën e gojës; u vra me armë zjarri një 26 vjeçare; djali i sëmurë vrau nënën; dy gra u mbytën duke kaluar në Devoll sepse ura e vetme është dëmtuar prej më shumë se 1 viti.
Ajo që shikojmë në realitetin tonë rëndom është që gratë dhe vajzat kanë përjetuar edhe përjetojnë varfëri, papunësi, diskriminim gjinor dhe moshor, përfaqësim të ulët në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, akses më të pakët në shërbime shëndetësore edhe sociale, dhunë në familje, etj, probleme të cilat tregojnë se jemi ende larg një shoqërie ku të drejtat e grave zbatohen dhe respektohen si pjesë e të drejtave të njeriut”, ka thënë Gjermeni gjatë një konference për shtyp.
Ajo tha se dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave zhduket vetëm duke zhvilluar krejt shoqërinë, duke ndryshuar rrënjësisht arsimin, duke krijuar zhvillim të vërtetë ekonomik, duke instaluar drejtësinë sociale e ligjore.
Gjermeni ka thënë se PS angazhohet që kur të vijë në pushtet, “do t’i japim prioritet fuqizimit ekonomik të grave, duke nxitur pjesëmarrjen e tyre në programe aktive punësimi, formimi, mbështetje me të ardhura.
Do të forcojmë rolin e sistemit të drejtësisë në parandalimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës dhe dënimit e duhur të dhunuesve.
Do të ndërtojmë një partneritet funksional me shoqërinë civile e komunitetet fetare.
Do të shtrijmë mekanizmin e referimit në të gjitha njësitë vendore.
Do tu kushtojmë vëmendje të veçantë ndaj viktimave të dhunës dhe riintegrimit te tyre, nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional, dhe ndihmës e shërbimeve sociale”./b.l
Nese ka nje gje qe qeveria e Sali Berishes e ka bere mire per nje shtrese popullsie, ajo eshte sigurimi i jetes dhe i paprekshmerise se krimineleve ne kete vend. Kesaj qeverie i kane dale qytetaret e saj jashte kontrollit
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html
ishte e djele e zeze ajo qe u ndan nga jeta 5 gra. eshte turp per kte qeveri, qe premton akoma. flasin per legjislature, po cfare kane ber 8 vjet? thjesht kane genjyer per te vjedh edhe vrare shqiptaret
Ku eshte barazia mes gruas dhe burrit qe flet per demokraci kryeministri yne? Ne masakrimin dhe zhdukjen qe i ben grave dhuna e krimi cdo dite. Mos e ka valle kryeministri yne barazine ne numra, qe ne fund meqe ka me shume gra Shqiperia, te zhduken e te behen njelloj me burrat! per kete do ta kete me siguri, s’ka si te jete ndryshe.
Jozefina, perfaqesuesja e kesaj qeverie te ndyre, i dhunon femrat dhe dinjitetin e tyre per se dyti kur diten e 8 marsit, qe ato duhet te protestojne per te drejtat e tyre i nxjerr me force ne shesh te kercejne duke u shtirur si te lumtura.
Barazia midis gjinise mashkull dhe femer eshte shume larg. Ketu nqs ndodh nje grindje gjinia femer eshte ajo qe bie viktime sepse eshte e pambrojtur. Ajo eshte viktima e pare dhe qe gjithemone dhunohet. Kjo qeveri ka deshtuar totalisht ne kete aspekt.
Grate ne familje jane te pambrojtur dhe jane pre e dhune sistematike e burrave. Ata jane fare te pambrojtura dhe mbi te gjitha ato jane te breaktisura nga cdo strukture e shtetit. Askush nuk interesohet per grate qe braktisin familje sepse ajo dhunohet nga burri.
Kjo qeveri flet akoma per barazi gjinore dhe mjafton qe te shikosh raportin e grave ne parlament te PD dhe e kupton shume qarte se sa larg standartit jane ata. Ndersa nga ana tjeter Jozi nje mace e peshtire dhe nje papagall i shpifur i detyroi te gjitha grate qe te dilnin me 8 mars ne shesh sepse donte qe te dilte sikur i interesohej shume per grate ne shqiperi.
Kjo qeveri nuk ka bere asgje per te forcuar dhe per te ashpersuar ligjin per te gjithe ata qe dhunojne grate. Ky eshte deshtimi i tyre.
Cdo situate ne lidhje me dhunen ndaj grave flet kundra qeverise. Thjesht ajo eshte e paafte qe te beje gje ne kete drejtim. Kjo qeveri e ka treguar se cfare ishte e afte qe te bente ne keto 8 vjet. Tani asaj i ka ardhur koha qe te largohet. 23 qershori do te flase per Rilindjen e shqiperise.
Grate kane gjithe te drejten qe te perfaqesohen denjesisht ne paralment. Por cfare perfaqesimi mund te flasim ne lidhje me Jozin qe i dertyron ata qe te dalin me 8 mars ne shesh. Ajo eshte nje dhelper qe nuk e ka shoqen dhe qe me 23 qershor ajo do te shkoje strehohet ne shkoder sepse tirana nuk do qe ta shohe me sy.
Ky plan pikash qe paraqet PS duhet qe te vihet menjehere ne zbatim nqs duam qe nr i femrave te vrara apo te dhunuara te ulet. Se perndryshe me kete ritem, me mire ta quajme nje lufte kunder grave dhe kaq. Ku sali berisha eshte albitri.
Deshrimet e qeverise po shtohen cdo dite e me shume. Per kete duhet qe te gjithe te japim kontributin tone dhe ta ndryshojme kete situate nqs duam qe te jetojme me mire neser. Rotacioni duhet te ndodhe me patjer sepse cdo dite me shume me berishen eshte nje minus i madh.
Grate jane shume te prekura nga dhuna ne cdo moment. Prandaj ne presim nga qeveria e 23 qershorit qe te marre nje sere masash per ta ulur kete raport sepse me te vertete eshte shume i frikshem. Kam shprese se PS do te beje ndonje gje duke u nisur edhe nga fakti qe eshte parti sociale.
Megjithese saliu na flet per kryeveprat e tij numri i grave te dhunuara rritet frikeshem!!! E para keta palo deputet qe kan shumicen nuk angazhohen per te ven ligje te rrepta ndaj dhunes se grave dhe e dyta dhe ato ligje qe jan shteti nuk angazhohet qe te vene ne zbatim ligjet qe mbrojne te drejtat e grave por dhe te shtresave sociale me te dobeta.
kam par te fiks fare nje emisiin qe me esht rrenqeeth mishi!! grauja ishte komplet me te nxira i kishte zhgulur dhe floket!! para dhunen dhe mbas dhunes sa her ka marr ne tel policin nuk i pergjigjej!! dhe kur e morri policia e futi ne burg gjykata e nxorri ca pret nga ky shtet???
Edhe kur gruaja merr guximin te denoncoje dhunen ndeshet ne paaftesine e shtetit per te vene ne zbatim ligjet, e reflektuar kjo me policet injorante qe tallen me gruan duke i thene ti “u bere ti te dalesh mbi burrin”, “te eshte kruajtur kurrizi vete” etj etj. Kur nderkohe ata ne menyre imediate duhet te mbeshtesin gruan dhe te arrestojne burrin.
sipas OKB gjysma gjysma e grave ne shqiperi jan te dhunuara cfar pret me shum ???
kur ne PD po ta vesh re 90 % jan burra dhe 10 % jan gras shikohet se sa te rendesishme jan grat ne ket PD dhe se sa degjohet zeri i tyre!!
dhe ato gra qe kan i ber saliu si kucedra me 7 koka duke fillu nga jozi e tu maru de palma mersila
ik aman dhe dalin pastaj e na flasin te mbrohen grat kur vet ne ket parti shikohet rroli i gruas!!
Kur perfaqesuese e gruas ne shtetin shqiptar eshte nje grua burre, qe kur flet dhunon dinjitetin e cdo gruaje shqiptare, c’mund te presesh nga qeveria per t’i dale ne mbrojtje femrave. Ne kuvend eshte nje “grua” qe ne nje fare menyre ben ligje, dhe nderkohe eshte ajo qe s’ka bere asgje per t’i dale ne mbrojtje grave. Kur qofte edhe njehere ne Parlament e ka ngritur ajo si problem apo te jete pjese e rendit te dites dhuna ndaj gruas? Asnjehere! Shporru Jozefine bashke me Saliun.
vetem ne 2012 numri i grave të vrara ka qen numer rekord i grave që janë viktima të dhunës në familje dhe kanë pasur një fund tragjik. cfar tregon qe dhuna është rritur
dhe mir keto gra qe dhunohen po ajo jozi si nuk flet nje her po nje her te vetme per ket gje!!
kur jepet info te gjith thojn do bejm ligje do bejm ket dhe at te nesermen saliu harron per at qe thot…
Gruaja shqiptare eshte dhunuar gjithmone ne historine e saj dhe ky qe premtoi te sjelle demokracine pervecse solli diktature vecanerisht ndaj gruas. Asnje denim per dhjetera vrasesit e grave shqiptare, asnje denim per ata qe i keqtrajtojne grate shqiptare, asnje politike apo program ku te vendose ne fokus gruan dhe t’i jape vendin qe meriton ne shoqeri.
Forumi i gruas socialiste, urojme qe do t’i mbeshtese grate dhe do tu jape vendin qe meritojne ne shoqeri, kjo eshte nje ogur i mire qe me ne fund gruaja do kete vendimmarrje ne shoqeri dhe zeri i saj do te degjohet.
Njerez kuptojeni kjo qeveri ka deshtuar ne cdo aspekt!Po po ka deshtuar Saliu nuk diti kurre qe te krijoje shtet kurre!
Si ne cdo drejtim edhe ne kete aspekt kjo qeveri ska bere asgje!As qe e ka marre nismen te luftoje e parandaloje dhunen ndaj gruas!Eshte per te ardhur keq e turp per shtetin qe kemi turp turp turp!
Po cmund te presesh nga Saliu e Jozefina!Kur njeri quan ish prokuroren lavire bulevardi e tjetra e cila gjoja kontribuon ne luften ndaj dhunes e miraton!Ky shtet kjo qeveri kane degjeneruar!TURP!
Nje nder shkaqet e dhunes ndaj gruas eshte edhe varferia gje e cila ne vendin tone eshte ne masen ekstreme!Por gjithashtu moszbatimi i ligjit ndaj dhunuesve sjell edhe mosreflektimin e ketyre te fundit!Pra edhe ne kete drejtim Saliu ka deshtuar!
Duam atdhe social. Duam rilindje te shoqerise. Nuk duam kete qeveri qe mban anen e agresorit duke e nxjerre te pafajshem ne gjyq. Ne 23 Qershor voto PS, voto per atdheun
Qeveria e ardhshme duhet te vere para pergjegjesise edhe ata gjinekologe, apo mjeke te tjere qe vene re shenja dhune ne trupin e gruas dhe nuk denoncojne raste te tilla.
Per grate ka te drejte te flase vetem kryetari juaj!Ai ka eksperience me grate!
si saliu qe ja ka nxi syt liries sa her qe ka humb si ne 97 por dhe tani… rri oo fshatar mos te nxjerrim te palarat e saliut…se kam marr vesh qe ju ka rrit akoma taksat!!!
Saliu eshte poshtersia vete ama gruan e trajton me mire se Rama ish grate!Kjo eshte vetmja e mire e Saliut!(me fal edhe rruget)!Sa per Rilindjen tende nuk mund ta parashikoj se sa do ta mbaj kete grua qe disponon tani!
Dhuna ndaj gruas eshte shtuar ne maksimum ne keto vite te qeverisjes Berishiano.grate masakrohen dhe nuk mbrohen nga askush.ndersa nga qeveria mbrohet dhunuesit dhe torturuesit e grave.NJE RAST I NJOHUR DHE TRAGJIK ESHTE DHUNA QE JU KA DHENE TE DY GRAVE KRIMINELI AGRON KALTHI DHE NGA ANA E QEVERISE SE BERISHES KA GJETUR MBESHTETJE DUKE I DHENE EDHE DIPLOMEN NE JURIDIK TE LARTEN EDHE PSE NUK KA MBARUAR SHKOLLEN E MESME. DHE DUKE I DHENE EDHE LICENSEN PER AVOKAT EDHE PSE ESHTE I DENUAR 4 HERE PER KRIME TE RENDA. KY ESHTE SHTETI QE NDIHMON KRIMINELAT DHE JU JEP DRU GRAVE QE VUAJNE DHE PUNOJNE.
qindra gra po vdesin dite per dite dhe qeveria nuk po mer masa qe kjo gje te ndryshoje qe mos te vriten me nga mos te dhunohet e mos te gjymtohet dhe tjet dikush qe ti mbroje ata
shteti duhet te mbroje cdo qytetar te tijin pa dallim gjinie leje se ne kete shtet te gjithe po jane te dhunuar te gjymruar e te vrare e vecanerisht nga shteti
nuk ka damke me te keqe dhe turp me te madh per kete qeveri se ajo se dhuna ndaj grave apo vdekja e tyre eshte shtuar ne mase te madhe dhe i ka dale nga dora qeverise
shifra te frikshme mbi dhunen ndaj grave po publikohen dhe nga instati i ktyre qe genjen e imagjinoni sa mund te jete shifra reale e ksaj shtrese qe realisht ne nevoje
me ardhjen e ps ne pushtet ky realitet do ndryshoje dhe poilicia do jete ne sherbim te qytetareve dhe jo ne sherbim te shtetit,do kete me pak gra te dhunuara apo te vrara
Eshte e tmerrshme dhe e frikeshme permasat qe ka marre dhuna ndaj Gruas,Askush nuk i mbron ato ,dhe abuzuesit ne te shumten e rasteve nuk denohen fare.Mbojtja e grave te dhunuara eshte minimale ,pas nje traume te madhe ndeshen dhe me indiferencen e institucionneve ,te cilat e kane per detyre tu dalin perkrah .Kjo eshte qeveria e ndyre e Berishes
Eshte e shemtuar ajo qe po ndodh me nenat tona ,me motrat tona ,jane lene ne harrese dhe ne meshire te fatit pa asnje lloj mbrojtje dhe madje pa u ndeshkuar aspak dhunuesit e tyre ,Gjate ketyre viteve dhuna ndaj gruas po shtohet cdo dite dhe duhet te nderhyhet menjeher per te normalizuar gjendje.Duhet te punohet shume e me shume ne kete drejtim dhe institucionet duhet te mbajne pergjegjesit e tyre.Po kjo qeveri ska gje ne terezi keshtu ,as nuk eshte preokupuar kurre per kete fenomen qe na prek te gjitheve ,
Saliu duhet te iki sa me pare se po e shkateron totalisht shoqerin shqipetare.
Eshte turp qe ne 1 dite te vdesin 5 femra, dhe askush nga qeveria te mos cohet te thote 1 fjale per kete drame
Ky kafshe qe po qeveris, nuk i dallon meshkuj ose femra, ne mendje per popullin me siguri mendon : he se mish per topa jane, skane rendesi
Femrat duhen mbrojtur dhe duhen respektuar se ato na japin dhuraten e jetes dhe ato na rrisin
Me sa shoh, kryeministri duhet te jete rritur nga kafshe derisa nuk mendon per ato nena qe vuajne dhe qe vdesin per nje cope buke per familjet e tyre
Rilindje Rilindje Rilindje,
vetem kjo gje mund ti ndryshoje gjerat sesi jane ne Shqiperi
FITORE PER PS DHE EDI RAMA
Une ja kam shkulur R tastieres sime!Kur e shikoja me vinte per te vjedhur!
Ndjej peshtirosje ndaj atyre njerezve ne pushtet te cilet jane kaq indiferent ndaj dhunes dhe masakrimit te atyre qe jane burimi i jetes. Ato qindra gra te dhunuara dhe te vrara mund te ishin motrat e tyre, bijat e tyre, nenat e tyre. Nuk e kuptoj kete indiferentizem total, si qenie jashtetokesore pa ndjenja.
Saliu dhe Jozefina duan qe grate te jene ashtu te dhunuara, te shtypura, te pambrojtura, qe t’i perdorin si te duan, ne mitingje e tyre, qe t’i perdorin si tifoze te kesaj qeverie te deshtuar, qe t’i perdore si sherbetore te pushtetit te marre peng nga nje familje. Duhet t’i shporrim keta dhunues te drejtesise dhe te drejtave te njeriut.
grate jane gjysma me e mire e ketij vendi dhe ne i trajtojme si kafshe dhe me keq si kafshe kjo gje duhet te ndajloj njher e mire
Si mund te presim emancipim nga nje qeveri e cila vuan nga patriakalizmi ekstrem dhe denigrimi i figures se gruas ne cdo veprim te saj.
Nuk duhet te harrojme fjalet fyese te Sali Berishes kundra kryeprokurores pas ngjarjes se 21 janarit. Ajo shprehje dhe ajo sjellje jane indikatoret me te qarte te mendimit te vertete te kryeministrit per grate shqiptare.
Te gjendura perballe nje gjendjeje te tille grave edhe njhere ,si shume here me pare, duhet te bashkohen dhe te ndeshkojne me vote kete regjim qe eshte personifikimi i cdo te drejte te privuar ndaj tyre ne te gjithe historine.
Me 23 qershor, diten e rilindjes se Shqiperise grate shqiptare do te votojne per Edi Ramen dhe Partine Socialiste.
sali berisha jo qe ka vra njerz po akoma po vret dhe ka me vra nuk i vret ai me doren e ti po ka njerz qe i pagun me shuma te mdha dhe kur nuk i nevojiten me edhe ata perfunojn te vdekur kjo eshte shteti shqiptar.ku intereson per jetat e femrave shqiptare jan ei nje zog i gorrdhur per te.