"Tri mendje në ankand", drama që pasqyron realitetin brenda mureve të një psikiatrie

9 Prill 2013, 09:56Kulturë TEMA

“Tri mendje në ankand” është drama që do të rikthehet  në skenën e “Teatrit të Metropolit”, nën regjinë e  Elma Dorezit.

“ Në qendër të dramës janë tre të çmendur  që duan të zënë vrimat në muret  e psikitrisë  së tyre. Në jetë që kanë pasur para se të vijnë në çmendi, ata kanë qenë intelektuakë ,por tashmë fati i ka sjellë në çmendi. Gjithçka për to është o mjtas o djathtas. I treti që nuk ka bindje  majtas-djathtas  në fakt përpiqet që t’i kënaqë që të dy. Në debatin se si do i mbyllin vrimat e çatisë , shfaqet një zonjë e huaj  amerikane e shoqatës “Zoti  e do psikiatrinë” e cila mundohet t’i ndihmojë me këshilla.Mes tyre është edhe një e çmendur tjetër  me emrin Popi, që ato i thonë populli, dhe në fakt në mendimin tim, atë përfaqëson. Është një personazh që nuk flet, por vuan atë që të tjerët bëjnë në kurriz të saj.Edhe sanitarja që u shërben, brenda çmendurisë së tyre mundohet t’i ndihmojë që t’i zënë  këto pika. Dhe sarkazma qëndron se këto pika  ata mundohen t’i zënë  me çadra të çara dhe oturakë për të mbledhur pikat”.

Kështu  e rrëfen subjektin e dramës , dramaturgu  Ferdinat Hysi, e cili e shkruajti  atë në vitin 1994.

“Kjo psikiatri që pikon  është reliteti, unë dhe këta që duam t’i zëmë këto pika janë përsëri reliteti ynë. Zonja amerikane përfaqëson ato dhjetra  fondacione të huaja që vijnë në Shqipëri dhe nuk dihet se çfarë bëjnë. Por, nuk është një dramë politike. Nuk kam pasur si qëllim që dramat  t’i shërbejnë një periudhe një epoke  apo një grupi njerëzish. Ajo përgjithëson një fenomen dhe e trajton atë simbolikisht”- shprehet Hysi në gazetën “Shqip”.

Ai pohon se, “Besoj se  dramaturgjia e sotme , jo për faktin që shkruaj vetë , por duam apo nuk duam  është një realitet  që as  nuk duhet mohuar dhe as kaluar me termin “nuk kemi dramaturgji!ajo është pavarësisht nivelit. Fjala është që duhe të luftojmë në të gjitha drejtimet  që ajo të  zhvillohet dhe të ecë përpara. Kur e them këtë e kam më shumë për të rinjtë , sepse pa inkurajuar ata  dhe dramaturgjinë  e tyre ne nuk kemi të ardhme , po kështu edhe e tashmja është e rrezikuar”- nënvizon dramaturgu Hysi./A.XH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje