Partia Socialiste ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Berisha për premtimet e pambajtura. Deputetja Vasilika Hysi ka thënë se Berisha ka dështuar me premtimet për ish-ushtarakët, ushtarakët në rezervë, ish-punonjësit e Policisë të Shtetit dhe ish-punonjësit e shërbimeve të tjera të kësaj natyre të nxjerrë në reformë.
“Sali Berisha premtoi dy muaj përpara zgjedhjeve të 2009, Ligjin për pensionet e ish-ushtarakëve dhe ish-punonjësve të Policisë së Shtetit.
Premtoi dhe, siç pritej, nuk e mbajti këtë premtim: ai refuzoi zbatimin e atij ligji dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2007, i cili u jepte të drejtë ish-ushtarakëve. Një të drejtë që vetë ai kish shkelur në vitin 2006 me një akt normativ tërësisht anti-kushtetues”, ka thënë Hysi gjatë një konference shtypi.
Ajo tha se Partia Socialiste do t’u rikthejë ushtarakëve aktivë dhe ish-ushtarakëve dinjitetin e munguar ashtu siç do t’ia rikthejë atë Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit.
“Ne do të zgjidhim përfundimisht problemet e zvarritura të pensioneve të ushtarakëve në lirim, policisë dhe shërbimit informativ.
Ne do të ndërtojmë skema të veçanta kontributive dhe përfitimesh, të kapitalizuara ose gjysmë të kapitalizuara, për sigurimin për pensione sipas vjetërsisë në shërbim, si edhe të përfitimeve shtesë për sigurimin e jetës së ushtarakëve që punojnë në kushte me risk të lartë.
Qeverisja socialiste do të rishikojë të gjithë statuset e ish-ushtarakëve, duke synuar shmangien e ndërhyrjeve çekuilibruese në skemat e përfitimeve.
Ne do t’u japim ushtarakëve të liruar përfitimin e pensionit të parashikuar në ligjin Nr.9418 dt.20.05.2005 dhe do të shfuqizojmë të gjitha ligjet, aktet normative, vendimet e qeverisë apo urdhëresat e qeverisë aktuale që janë në kundërshtim me ligjin nr 9418 dt. 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror të ushtarakeve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”, tha Hysi./b.l
Dakort moj z.Hysi! Do ta shohim sa do ti beni keto qe thoni.
Nuk e permende fare Vendimin 33 te Gj.Kushtetuese, per pensionet e parakoeshme te ish ushtarakeve dhe ish punonjesve te Policise se Shtetit.
Nje sugjerim do te beja. Eshte me e lehte te besh nje ligj te ri per trajtimin suplementar te ish ushtarakeve se sa te amendosh gjithato ligje, vendime e akte te tjera ligjore e nenligjore.
Lidhur me Policine e Shtetit, per specifikat qe kane,qofte ne kontribute, ne grade apo ne shkallen e veshtiresis se sherbimit, te ribehet nje pakete e posacme ligjore ku te konsiderohen gjithe ligjet e vendimet e mepareshme.
Shkeljet KRIMINALE ndaj ish ushtareke fillojne,jo nga viti 2005,sic thote kjo zonje,por qe nga mos zbatimi i STATUSIT TE USHTARAKUT i vitit 1991!!!
Nuk duhen bere mballoma,por nje ligj i sakte,qe ndreq te gjitha padrejtesite e bera nga REGJIMI KRIMINAL I BERISHES DHE QEVERITE IDIOTE TE FAOS NANOS,qe ne fund te mandatit te tij poshterues ne 2005-sen nxorrinje ligj,qe hynte ne fuqi nje vit me pas kur erdhi ne pusht-et Berisha dhe qe e hodhi ne koshin e plehrave!!!
Isgh ushtaraket kane 20 vjet,qe bredhin GJYQEVE per te drejtat e tyre dhe PS-ja nuk ka bere ASGJE per te vene drejtesine ne vend!!
Degjuam Edi Ramen tek fliste me ish ushtaraket,por me MONOLOGJE NUK NDREQET SITUATA!!!
DUHET DIALOG,O ZOTI RAMA!!!Mos imito Berishen,por degjo mendimet e ish ushtarakeve se si mund te ndreqet situata e jo LOJE FJALESH NEPER SALLA KU NJEREZIT RRINE SI HUNJ GARDHI!!!
Pensionet e ish ushtarakeve jane KRIME TE BERISHES E JO DESHTIME!!!
Sa per deshtime,ato u takojne juve te PS-se,zonja V.Hysi!!!
Asgje nuk keni bere per ish ushtaraket kur ishit ne pushtet nga 97-ta e deri ne 2005-sen!!!
JENI TALLUR ME NE NDONESE E KENI GRABITUR VOTEN TONE!!!
PS-ja ka vepruar aq poshtersisht me ne ish ushtaraket,aq sa edhe PD-ja me ish te perndjekurit!!!
Jemi te rrethuar..nga e djathta ,majtas nga para e nga….
Saliu na i uli ne,por ja ngriti ARgites…!
As studimet ushtarake nuk japin zgjidhje per situaten..Lufte frontale?
Apo lufte partizane?
Por edhe ne luftim trup me trup na ve sterkebeshin Xeni me Argiten te cilet kane shume,por duan edhe me shume…madje edhe me ato qe perfituan nga shkurtimet qe na beri babai i tyre u duken pake…
Me gjithate kesaj here ne jemi me EDIN,qe ende nuk na ka zhgenjyer!
Do ti bejme “zbor” shokut Sali….!
Dua te beje nje sqarim per ish ushtaraket.Reformat e bera nga Berisha -Nano u interpretuan si udhezime te Amerikes.Me qe ishin ushtarak te veshur me testen e PPSH dhe kishin sherbyer me devotsheri duke sakrifikuatr dhe familjet duheshin larguar .Qarkullonte nje teori se keta ishin kriptokomunista te vendosur dhe perbenin rrezik per demokracine. Disa drejtues te PD i akuzonin se hengren shume ne kohen e komunizmit.Pinjollet e Nanos qe pretendonin se ishin te revizjonur,qe nuk ngjanin me kete kategori, fshiheshin mbas sulmeve te Saliu duke shprehur nje keqardhje te turpshme.Dilnin me teorite se erdhi koha qe te lem vend dhe per te tjeret.
Ish ushtaraket mbeten si jetimet qe askush nuk interesohesh per ta. Vitet kalonin dhe keta shtypeshin dita dites nga politika qorre qe po zbatohej ne Shqiperi .Komuniste nuk ishin vetem 6500 ushtarak te zbuar por dhe shume qytetar te tjere te Shqiperise qe nuk paten fatin e tyre.Une njohe te tille qe edhe sot jane ne politike e birbilosin me gjuhen e revizjonuar.Shoku i tyre eshte dhe Saliu,Jofi,Nanua me kompani qe kishin ne xhep testen e PPSH.Nga 300000 Pertita ato qe kane vuajtur dhe vuajne jane 6500 qe dhe sote nuk ka nje qendrim mbi bazen e te drejtes njerezore.Pervec urrejtjes politike kane dhe percmimin civil.Kjo eshte dhe nje nga arsyet qe shumica e tyre lane atdheun me nje zemerim duke u kthyer ne emigrante neper bote.Po ti pyesesh ,kur vijne ne atdheun e ligjshem ,te thone se kemi te afermit prinderit per tu cmallur dhe azgje per memedheun.Po memedheun ku e lini?Ja kemi lene Saliut qe e do aq shume.
Nuk eshte ceshtje e partive politike te drejtat e ish ushtarakve por e shtetit ligjor.Nuk kane nevoje per mbeshtetje morale e tu kthejne dinjitetin duke u qare hallin me fjale por te behet ligji duke u trajtuar si te persekutuar politike e ekonomik.Kane 20 vjete qe shperblehen si fshesaxhinje e jo si kuadro qe i kane sherbyer kombit.Le te presin Rilindjen qe te sheroje plaget e se shkuares.Ata e duartrokasin kete nisem te PS por nuk jane naiv per cka u thuhet.
Ushtarakët e liruar nuk janë “ish” në radhë të parë,por njerëz nga më të devotëshmit,patriot dhe që janë privuar nga shumë të drejta themelore ,prandaj për trajtimin financiar të tyre ka një ligj të veçantë që është ligji nr.9210 datë 23/03/2004″Për statusin e ushtarakut të FA”,vendimi nr.9 dhe 33 i Gjykatës kushtetuese të RSH.
Por të gjitha qeveritë që kanë kaluar kanë nxjerrë ligje dhe akte normative për të mos i shpërblyer ushrarakët sipas ligjeve por për ti deskrituar dhe diskriminuar.
Duhet të bëhet një ligj që të rregulloj të gjitha prapësitë dhe diskriminimin e bërë deri tani ndaj ushtarakëve ,të liruar apo në detyrë dhe të kërkohet zbatimi i tij.
Oficerat janë liruar nga detyra me urdhër dhe janë përjashtuar nga çdo lloj pronësie ,qoftë edhe të privatizimit të ish reparteve ushtarake.
Të mos luhet më me ta,urrejtjes që kanë disa politikan ndaj tyre duhet tu jepet fund njiherë e përgjithmon.
Pseudo politikanët tanë sharlatan mashtrojnë popullin me gjoja futjen e Shqipërisë në NATO,po ku janë standartet e NATO-s me tonat për trajtimin e ushtarakëve.Asgjëkundi,llafe ,vetëm llafe ,e shumë llafe e llafe prap. Po sorollaten ushtarakët nëpër gjykata për zgjidhjen e të drejtave të tyre.Vendimi nr.2 datë 18/02/2013 i GJK ishte një shëmbull konkret i ndërhyrjes së qeverisë në vendimet e gjykatës kushtetuese.
Pse kemi GJYKATE KUSHTETUESE NE NE SHQIPERI????
HAAAAAAAAAAA!!!!
Me qe paska,pse nuk shqetesohet kjo GJYKATE E FAMSHME PER MOS ZBATIMIN E VENDIMEVE QE KA MARRE VETE, NGA SALI BERISHA PER ISH USHTARAKET????
U moj Vasilika shyqyr qe te pashe, se ti leviz vetem kur vijne zgjedhjet. Me te gjithe e mban mire
e derdh djathin e mban shellire
te duket si politike
po ne fund je fare pa kripe