Mos e merrni të mirëqenë!

13 Prill 2013, 19:25Blog TEMA

Nga Edvin Peçi

Pas javës së zhvillimeve të vrullshme, që nisi me “bombën” e 1 prillit, për t’u konkretizuar më pas me koalicionin parazgjedhor PS-LSI, pasuar nga një tjetër javë revoltash për atë që u quajt “shitje e kauzës opozitare” apo bashkim me “tradhtarët”, duket se në kampin opozitar është rikthyer qetësia, me ndonjë përjashtim aty-këtu, ku inati duket se ka zgjatur më shumë se tre ditë.

Deri këtu, gjithçka duket më se normale në kampin opozitar, ndërsa vazhdojnë aktivitetet e ngjeshura për prezantimin e programit, qark pas qarku e rreth pas rrethi.

Por ajo që më ka tërhequr vëmendjen dhe që më shtyu të bëj këtë shkrim, është se në bisedat e këtyre ditëve, me eksponentë më shumë të PS-së sesa LSI-së, qofshin këta deputetë, anëtarë të asamblesë, pjesëtarë të grupeve të punës për programin, apo edhe FRESSH-istë, shumica e pyetur për koalicionin PS-LSI, më ka thënë: “Ishte zgjedhje e vështirë, jo më e mira e mundshme, por një e keqe e domosdoshme për të rrëzuar Berishën nga pushteti”. Kjo frazë është pasuar më tej nga një tjetër: “Falë koalicionit me LSI, PS i ka numrat për të ardhur në pushtet dhe do të vërë më në fund në jetë programin e saj për një Rilindje Shqiptare”.  Të dyja këto fjali, (më shumë kjo e fundit) janë thënë me bindje dhe vetëbesim të plotë nga shumica e socialistëve të thjeshtë ose në pozicione drejtuese, me të cilët më ka rënë rasti të bisedoj gjatë këtyre ditëve.

Pa dashur të luaj rolin e “djalit plangprishës” apo të cenoj sadopak entuziazmin dhe vetëbesimin e opozitës së sotme për fitore, them se tani më shumë se kurrë, asnjë socialist, opozitar apo gjithkush tjetër që kërkon ta largojë pushtetin e Sali Berishës, nuk duhet ta marrë si të mirëqenë fitoren në 23 qershor.

Konsiderata për një rotacion politik, referuar idesë se asnjë mazhorancë në këto vite pluralizëm nuk ka qëndruar më shumë se tetë vite në pushtet apo për një fitore ndaj Berishës në tavolinë falë mbledhjes aritmetike të votave pas “hambarit” që sjell LSI-ja, do të ishte gabimi më i madh që do të bënte opozita e sotme.

Një opozitë, e cila përballë “armikut që ka te porta”, jo vetëm nuk duhet të ulë për asnjë moment armët, por duhet të përpiqet të shtojë edhe më shumë arsenalin që ka në dispozicion.

E them këtë referuar një shembulli të thjeshtë personal. Pak më shumë se dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe aktualisht në shtëpinë time kanë ardhur dy herë të rinjtë e FRPD-së për të ashtuquajturin “census zgjedhor” ose për takimet “derë më derë”, ndërkohë që nuk janë dukur ende të rinjtë e FRESSH-it. Një tregues që flet për gradën e mobilizimit të dy forumeve respektive, kur dihet që në këto zgjedhje të rinjtë pritet të luajnë një rol kyç për të mos thënë determinant në përcaktimin e fituesit.

Opozitarët jo vetëm që nuk duhet ta marrin si “fakt të kryer” fitoren falë koalicionit të ri, por duhet të shtojnë edhe më shumë fushatën dhe takimet me popullin, derë më derë, për të maksimalizuar edhe më shumë votën.

Kjo pasi në të shkuarën Berisha ka treguar dhe dëshmuar që edhe kur numrat kanë qenë në favor të opozitës, është gjetur gjithmonë një mekanizëm, qoftë ligjor, qoftë jo, në KQZ, ose Kolegj Zgjedhor, që t’ia japë atij fitoren. Sinjali u dha me rastin e anëtarit të LSI në KQZ, ku përmes një kërkesë të miratuar me urgjencë në komisionin e ligjeve u kërkua zëvendësimi i tij, edhe pse ende nuk ka dalë një jurist i PD-së që të argumentojë bazën ligjore, por të gjithë, që nga i pari deri tek i fundit, i janë referuar deri tani marrëveshjes së vitit 2003 mes kryeministrit te asaj kohe, Fatos Nano dhe këtij aktualit, Sali Berisha se mazhoranca duhet të ketë shumicën në KQZ.

Pra, një marrëveshje politike, që në këtë rast del mbi ligjin! Nisma e shkarkimit nga Kuvendi të anëtarit të LSI, duke përdorur si shkak politikën dhe asnjë nga 7 pikat e parashikuara në kodin zgjedhor, u shty për të hënën, ndoshta edhe për shkak të presionit të madh ndërkombëtar.

Megjithatë jam i prirur të besoj se mazhoranca do ta çojë atë deri në fund, pasi në këto vite, Berisha e ka treguar se nuk para tërhiqet dhe nuk lë shumë gjëra në mes.

KQZ dhe Kolegji Zgjedhor i duhen si organet e fundit për të tentuar manipulimin dhe fitoren në tavolinë, në rast se lumi i votave të opozitës ia bëjnë atë të pamundur në terren, në qendrat e votimit apo në KZAZ. Po e mbyll me një gjë të fundit.  Unë jam i prirur të mos i besoj “legjendës urbane” që ka nisur të qarkullojë në tryeza, mediatike ose jo, për një skenar të ri ogurzi të Berishës, për t’i dhënë Ramës, me ndihmën e Metës, goditjen e nokautit, duke i marrë madje edhe partinë.

Jam i prirur të besoj se Meta do ta respektojë marrëveshjen me PS dhe s’do të “kapërcejë ylberin” pas zgjedhjeve, këtë herë me dëme edhe më të pariparueshme për të majtën e për pasojë edhe për gjithë vendin.

Një thashethemnajë qarkullon që prej zyrtarizimit të marrëveshjes PS-LSI, që Meta do devijojë sërish, duke u bërë kryeministër pas zgjedhjeve në bashkëpunim me partinë e Berishës, ndërsa ky i fundit do të largojë Nishanin duke u bërë vetë president, por opozita e sotme nuk ka kohë dhe energji për të shpenzuar duke menduar për hipoteza të tilla.

7 komente në “Mos e merrni të mirëqenë!”

  1. VERONIKA says:

    Ooooooooo me ne fund na shkruan nje i zgjuar.
    Po he mor njeri ,se na vdiqen me moral pa moral…
    Po e lej te kaluaren e palavdishme ,llogarisim pak *moralin* e tanishem
    Doli 80 dite para ,pra ska mundesi per qeverisje teknike..askush lendohet
    Pikerisht kur baza eshte e tulatur me listen qe do bej krietari –askush shprehet,nuk do dinin as nga te venin .
    Dogjani dhe ai lopcari tjeter kane qene gjithmone rrogemarres ,se emrin se kishim degjuar ndonjeher…pra votojne per PD .
    Njerzit e tij po i ruan
    Votoj cdo marreveshje dhe ligj
    Me AKZ,nuk kane pasur ndonjeher kaq probleme se tani qe hyri ne hale.ance me mamin e intriges shoqen Kokemadhe
    Arrogant si perher,pra aspak nuk i intereson imazhi i tij perball kokepalareve…ky eshte nje dem i pallogariteshem
    Listat e deputetve te tij i ka siguruar..me votat e kokepalareve ama
    Njerezit i hoqi nga vendet e punes,sepse ata kane paguar me shumice drejtorat e tij…kto nuk i kam fjale gazetash,pra e dinte qe nuk do e votonin..i hoqi nga puna tani…gjoja po ja heq PD ,dhe po i garanton qe nqs duan perseri buk duhet ta votojne se do i coj ne pune perseri
    Kaq kuptoj une si qytetare e thjeshte….shoh nje dizorientim gjeneral te njerezve dhe kryetare bazash tejet te hidheruar ,dhe kane te drejte …kane 8 vjet qe bredhin mitingjeve me leke xhepi .Pra LSI ishte ne administrate dhe ajo do veje…
    Nuk jam kaq e afte te sqaroj kaq mire sa ju ,as nuk di cfare thuhet tavolinave te Tiranes…por di ktu ku jam qe radha te PD , e ish-socialistave nga 3 prill e ktej ka nje permase te frikeshme…dhe po punesohen…ndjese por e kuptuan qe duhet te jene pragmatiste dhe ata
    Nuk di une cfare ylberi do kaloje ai ,por ama dylber eshte ,ka qene ,dhe do ngelet.
    Zoti e befte kryeminister ,por jo Meta ,as vota ime jo .
    Ah dhe dicka…mos kerkoni me spiegime juridike per drejtesi Kushtetuese ,KQZ , apo di une me cfare …ktu nuk ka ligj…ka mmmmmmmaliq .

  2. xhemal says:

    nuk do votoj ramen e meten kurre

    1. zefi says:

      Nuk na plas fare se nuk voton ti!!
      Asnjehere nuk ka fituar Berisha me vota vec i ka vjedhur!!!
      Kete radhe ne se i vjedh,DO PLASE PUSHKA!!!

  3. luis says:

    Pune madhe se nuk voton ti mer Xheme se na u prish corba.Voto Bacen Sali ate jarani tat se ai te duhet ty.

  4. Aldi says:

    E vërteta është se Meta e “dredh aty për aty”, të paktën këtë na ka treguar në të shkuarën e tij politike… Me pak fjalë na kanë bërë të mos besojmë dot edhe sikur të duam….

  5. Anton Nepravishta says:

    Kam dite qe mendoj se eshte me mire te fitoj Saliu qe po vdes sesa te fitoj Rama+Meta qe kane akoma jete perpara per te na shkerdhyer ne vazhdimesi.

    Si popull i drobitur qe jemi (meqe skemi fuqi ti hedhim keto qelbesira me protesta), mbase do ishte me mire te denonim me vote haleancen Rama+Meta e pastaj te kerkonim ndihmen e Zotit qe te merrte Sali Berishen.

    Eshte me mire te vuajme edhe 4 vjet me Saliun dhe pastaj te clirohemi nga te tre keta monstra sesa te vuajme perjetesisht me riciklimin e Ilir Metes.

  6. turi says:

    Me mire rama e meta sesa nje kerme e pakallur si sala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje