Keqpolitika e faktit të kryer

12 Prill 2013, 13:48Blog TEMA

Nga Yllka Lamçe

Nuk habit më, me gjithë rrezikshmërinë e shtuar, tentativa e radhës e PD-istëve në kundërshtim të hapur e të plotë me ligjin shqiptar, konkretizuar në nismën e fundit të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, për “lirimin” e një anëtari të KQZ-së të zgjedhur nga LSI-a. Një tentativë që përpikmërisht demonstron se çfarë janë të gatshëm të bëjnë përfaqësuesit e partisë në pushtet kur vjen fjala për të mos e lëshuar pushtetin.

Tentativë e cila në xhiron e dy-tre ditëve, lindi dhe kaloi sakaq Komisionin e Ligjeve, në pritje të miratimit përfundimtar pas disa ditësh në Kuvend. Tentativë e cila qartësisht shkel një sërë nenesh sanksionuar posaçërisht nga Kodi Zgjedhor në fuqi, mbi rregullimin e mandatit të anëtarit të KQZ-së, që përcaktojnë në masë të lartë edhe pavarësinë e supozuar të këtij institucioni. Duke filluar nga termi i improvizuar “lirim nga detyra” i anëtarit, kur Kodi flet qartësisht për “mbarim të mandatit” në mënyrë të parakohshme; te arsyet e mbarimit të parakohshëm të këtij mandati, që nuk kanë asnjë lidhje me pretendimet e llojit të faktit të kryer të PD-së; te paanshmëria që Kodi Zgjedhor pretendon për anëtarët e KQZ-së pavarësisht zgjedhjes së tyre nga politika; dhe te vetë fraksioni i procesit ku parlamentarët kanë zë në kapitull lidhur me anëtarët e KQZ-së, që është vetëm momenti i zgjedhjes, pas të cilit këta të fundit i përgjigjen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

E megjithatë, asnjë nga parashikimet e Kodit Zgjedhor në fuqi, një ligj që kërkon shumicë të cilësuar prej 3/5 për t’u miratuar, nuk e ndali shpurën e juristëve dhe të nismëtarëve PD-istë që të na ofronin një tjetër mundësi për të kujtuar kapacitetin e tyre për të shkelur ligjet me arrogancë e në kohë rekord.

Bëhet fjalë për shkelje e nisma të llojit që janë intensifikuar në vitet e fundit, e që gjithnjë e më shumë risjellin në kujtesë vitet e mbrapshta ’90: 1994 e Kushtetutës të autografuar nga Berisha, si për t’i dhënë një prekje të personalizuar themeleve të shtetit; 1996 e dhunës mbi opozitën, gazetarët e vrojtuesit e zgjedhjeve, pse nuk donin ta lëshonin pushtetin as të vdekur; 1997 famëkeqe e errësirës financiare, ekonomike, sociale e politike për të gjithë shqiptarët, nën kortezinë e pashmangshme të qeverisjes e presidencës PD-iste; 1998 e puçit të shtetit, sa kohë armët e 1997 ishin akoma të nxehta e të gatshme për përdorim. E më larg akoma 1992 dhe precedenti i përjashtimit të kandidatëve të ligjshëm për deputet nga listat e PD-së, pas përjashtimit të tyre nga partia. Ishte viti kur PD-ja sapo kish ardhur në pushtet me pretendimin dhe flamurin e demokratizimit të vendit, që nuk e pengoi aspak të shfaqte tendenca autoritare që në muajt e parë të veprimit.

Përjashtimit të zërave kritikë nga partia i pasoi kërkesa e kryesisë së PD-së, drejtuar Kuvendit Popullor në gushtin 1992, ku kërkohej heqja e emrave të tre të përjashtuarve edhe nga lista për deputetë, 6 muaj pasi ishin fituar zgjedhjet, dhe kandidatët kishin tashmë vendin e tyre të pacenueshëm në listat fituese, në rast vendesh vakante në Kuvendin Popullor (për shkaqe dorëheqjesh eventuale, etj.).

Dhe në fakt, me krijimin e vakancës së tre vendeve në Kuvendin Popullor në gusht 1992, tre të përjashtuarve nga partia iu mohua me vendim Kuvendi Popullor e drejta e ligjshme për t’u bërë deputetë. E drejta e tre të përjashtuarve nga partia, për të qenë sidoqoftë deputetët në vendet vakante, falë pozicionit të tyre në listë, të përcaktuar nga votat e marra dhe pozicionimi në listë, u shkel pa ceremoni, falë kërkesës që jo kryetari i grupit parlamentar (si në rastin e Patozit sot), por partia vetë, nga selitë e veta jashtë-institucionale, i drejtonte Kuvendit Popullor ku dhe ruante shumicën vendimmarrëse.

As Gjykata Kushtetuese e asaj kohe nuk arriti të vinte në vend të drejtën e të përjashtuarve nga partia, për të mos qenë të përjashtuar edhe nga listat. Në 1993, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën e tre kandidatëve të mbështetur nga Partia Socialiste, në shkelje të ligjit për zgjedhjet, që vendoste afate për ndryshimin dhe depozitimin e listave për deputetë para zgjedhjeve, gjë që i bënte listat të pacenueshme pas zgjedhjeve, e aq më shumë 6 muaj pas zgjedhjeve, në cilësinë e dokumenteve zgjedhorë. Për më tepër Gjykata Kushtetuese, dukshëm e ndikuar nga politika në vendimmarrje, anashkaloi normën e ligjit në fuqi, edhe pse pranonte se ligji mbi zgjedhjet nuk parashikonte asnjë kusht të të qenit kandidat në listë elektorale krahas atij të të qenit anëtar i partisë në fjalë. Në vend të zbatimit të ligjit ekzistues që nuk përmbante asnjë ndalim në këtë drejtim, Gjykata zgjodhi të improvizonte një rregull të atypëratyshëm, sipas së cilit: “Një parti nuk mund të detyrohet të mbajë në listat e veta si kandidatë të saj një person që vihet në opozitë me programin e saj. Largimi ose nxjerrja nga radhët e partisë presupozon edhe mundësinë e ndryshimeve në listën, kapërcimin në renditjen e saj”.

Çështja bëri bujë asokohe, e akoma sot përmendet në literaturë si një nga shkeljet e mëdha të realizuara në kuadrin zgjedhor e parlamentar shqiptar, e të shkeljes flagrante të ligjit. Megjithatë, 20 vjet më vonë nuk duket se gjërat kanë ndryshuar. Sot në 2013, në pragun e zgjedhjeve të reja parlamentare, parimi i shkeljes së hapur dhe i instaurimit të politikës së faktit të kryer, në kundërshtim të hapur me ligjin, nuk vonon të sjellë pasoja të menjëhershme në konfigurimin e KQZ-së si organ kyç për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Në rrugë tërësisht të njëanshme, imponuese e arrogante me gjithçka shteti i shpërfolur ligjor përmban në esencën e tij, duke filluar nga bazamenti, ose zgjedhjet e lira e të ndershme.

Një tentativë ajo e djeshmja (vitet ‘90), e ndjekur besnikërisht nga e sotmja për të kontrolluar politikisht dhe paligjshmërisht, atë çka një ligj me shumicë të cilësuar si Kodi Zgjedhor, kërkon që të ruhet si organ i pavarur.

Kjo është tentativa e radhës dhe pritshmëria prej kohësh është se nuk do të jetë e vetmja.

Improvizimet e kundraligjshme të kujt nuk ka ndërmend në asnjë formë t’i zbresë karriges së pushtetit, ashtu si dhe ato të organeve të garancisë (gjykatat), janë rikthyer në rend të ditës, njësoj si në vitet famëkeqe ‘90.

Pasojat janë të rëndësishme. Duke filluar nga pikëpyetja e madhe se ç’do të bëhet me ne e me këtë vend, me institucionet e nevojën e papërmbushur për ligjshmëri e drejtësi në dhjetëvjeçarë ku ndërrohen brezat, por mbetet e paprekur esenca perverse e kësaj politike kriminale. E duke vijuar me frikën se tashmë çdo thirrje, apo pretendim për t’iu apeluar rregullave, sociale e morale, por sidomos ligjore, është shndërruar në mjetin më të suksesshëm të delegjitimimit të rregullave e ligjeve vetë, për sa kohë ligji e Kushtetuta shpërfolen në gojën e pushtetit që i shpërdoron përditë, para syve tanë. E duke e larguar gjithnjë e më shumë shpresën e shoqërisë shqiptare për një instaurim të ligjshmërisë e të drejtësisë thelbësore e funksionale.

Artikulimi i ligjit nga goja e pushtetit, sa vjen e përhumb në mënyrë perverse, linjën dalluese mes shkelësit e të shkelurit, përgjegjësit dhe pësuesit të paligjshmërisë e të dhunës shumëdimensionale, sot, njësoj si 20 vjet më parë.

5 komente në “Keqpolitika e faktit të kryer”

  1. agim says:

    Ketu nuk behet fjale as per Parti as per sistem,vetem 1 njeri e ben gjithe kete zurulluphane ne Shqiperi dhe ai dihet edhe nga shqiptaret dhe nga nderkombtaret.Po u zhduk ky PD demokratizohet e pluralizmi vertet istalohet e Shqiperia futet ne rrugen e zhvillimit,pra pra zhduk kryemninistrin keshtu do shkoijne punet

  2. VERONIKA says:

    Shoqja Lamce,nuk ju kam lexuar ndonjeher me sa kujtoj por dhe sot nuk duhet ta beja.Nejse tani e bera..me humbe 20 min.
    Artikullin mund ta quaje “Erdhi gogoli”
    Na ke pikturuar si bojaxhi nje shkeljeeee,nje cudiiiii,nje sistem qe ka filluar di une qe ne 90…pse ju duken vite te mbrapshta zonje??
    nejse,pastaj 94 Kushtetute e ber nga Berisha…zot na ruaj..po ky nuk ishte kirurg…pastaj i radhisni te gjitha vitet..oooou nuk keni lene asnje…pra ju e keni gjetur fajtorin Aiiiii,aiiiii,Gogoliiiiii…ai kushtetute,ai piramida,ai minister,gjykates,ai pucist,ai …na qerroi Nanon ..se ky ishte burr i mir ne fakt…ai..aii…nuk di une me cfare
    PO JU KU ISHIT ZONJA LAMCE????
    KU ISHTE OPOZITA JUAJ???? KU ISHTE KJO KLASA E NDERSHME QE NA PASKA HEQUR TE ZINJTE E ULLIRIT ME KTE GOGOLIN E PANDERSHEM….
    PSE KY ARTIKULLI JUAJ NUK PERMEND PRECEDENTIN E BASHKISE SE TIRANES KU LSI LEJOI TE SHKELEJ HAPUR KUSHTETUTA,PARA AS 2-3 MUAJSH DAMIAN GJIKNURIT I DOLI FRYMA PER NDARJEN E MANDATEVE…RESPEKT VERTET ATIJ NJERIU…KU ISHTE KY KOPILI I ILIRIAN MUHOS QE SOT NA QENKA I PERSEKUTUAR NGA GOGOLI SIPAS JUSH???? MADAM LAMCEEEEEEEEEEE KE NDONJE ARSYE TE ME SKJAROSH PSE KY ARTIKULLI JOT DO TE SHPELAJ TRURIN TIM ME KRIJIMIN E NJE GOGOLI TE VETEM TE PANDERSHEM ????? ME ATA PERBINDESHAT QE TI PERKRAH,QE KANE PO AQ VITE NE KLASEN POLITIKE TE KTIJ VENDI QE PO E NDYJNE KTE DEMOKRACI,KE NDONJE ARTIKULL QE MUND TE NA SKJAROSH????
    UNE e kam spjegimin per ty
    JE NJE KOKEPALAR PIS I LESEIS !
    KENI ATE QE MERITONI
    RRRRROFTE BERISHA !

    1. Mary says:

      RRofte moj VERONIKA bashke Fatosin te dy te rrojne. E paçi nje krushqi te pandare sikur Tosi te priste dhe kumar do shkonte me mire me ate hundsamar.

  3. luis says:

    Veronika me ato komentet e tua na je bere nje njeri teper e neveritshme dhe nje qorre me sy ne balle dhe nje shurdhe me vesh ne koke.Ti ne hiqesh sikur di te qellosh ne shenje e ne fakt ti mender e me thene ti qellon vec ne hale.
    Nuk e di se cfare dashuriet te lidh me kete doktorr psikopatin apo je dhe ti vete e tille kur na e barazon gjithnje me ato komentet e tua edhe personazhin tjeter qe as nuk ngjajne nga pamja as nga qytetaria sepse doktori yt eshte nje kafshe prehistorike e ndersa piktori sic e quan ti eshte nje qytetar i kalibrit europian si nga prejardhja si nga botekuptimi.
    Si mendon ti ne kete ambient te piste te truallit shqiptar i ndersyar si mos me keq nga kafsha doktor qe nuk le njeri pa perlyer ngaqe eshte i mutosur fund e maje mund te jete dikush tjeter qelibar.
    Saliu eshte njeriu i gerbulur dhe neqoftese e ke degjuar ndonjehere kete semundje te rrezikshme te kohes se vjeter te prekurit nga kjo semundje izoloheshin ne vende te shkreta dhe te pabanueshme sepse edhe me ane te shikimit njerezit mund te infektoheshin pa le me prekje.E pra doktori yt eshte i tille qe edhe ne qe e ndjekim nga ekrani na ka semure te gjitheve pa le ate qe kane patur sadopak kontekt me te.
    T i me permend se ku isht opozita juaj,ku ishte filani,ku ishte fisteku,pse lejuan,pse bene,kush eshte lsi,ku eshte morali juaj e te tjera brockulla te neveritshme qe te ben te nxjerresh zorret e barkut.
    Neqoftese je e martuar mjere ai burre me ty dhe neqoftese je beqareshe larg prej teje se mos je me gerbule edhe ti.
    Ndaj doktorit qe eshte luciferri i tokes shqiptare duhen bashkuar te gjithe djajte e tokes dhe veshtire e kane perseri ta shporrin kete ndyresire e ti me permend se ku ishin keta.
    Ti dhe te tjere si ti qe jane na anen tende duhet ta kuptoni qarte dhe prere se Berisha kurren e kurres nuk njeh ligje dhe kode neqoftese nuk jane favor te tij.Ai do bej cmos qe keto zgjedhje ose te deshtojne ose ta kaloje vendin ne nje lufte te pergjakshme civile.
    Nje kafshe si ky nuk mund te largohet me ane te votes se i duket ulje por ai meriton vetem plumbin ballit qe vertet te marre fryme lirisht ai vend.
    U bej thirrje te gjithe simpatizanteve te partise socialiste lereni pezmin qe patet ndaj bashkimit me lsi sepse ndryshe shpresa per te hequr kete kafshe ishte zero.Edhe keshtu i bashkuar mbase edhe me forcat e tjera politike me vone ose te gjithe kundra Salit prape luciferri me emrin Sali nuk zhduket nga froni pa lufte sepse luften dhe gjakderdhjen e ka ne gen dhe i gezohet gjakut si vampirat dhe besoj dhe ti Veronike te behesh e tille.

  4. VERONIKA says:

    LUIS askush te detyron te me lexosh gjithe komentet.
    Askend nuk lejoj te me bej lavazhon e trurit.
    Sistemet krijohen shume me heret sesa ti te ndiesh qe je brenda koke e kembe.Rrjeta ku te kane futur te detyron te shohesh Edvin -Meten dhe Berishen.Pra ke idhullin tend dhe ana tjeter eshte *armiku i popullit*
    Ke 22 vjet qe vetem kte po te praktikojne.Kjo behet me ndihmen e hanalisteve si puna e ksaj Yllkes se partise.
    Deri para nje prillit per ca popull si ty quhej tranzicion…asnjeher nuk ka filluar ktu te ne .Ke pasur gjithmone rotacion pushteti.Pushteti u la te R.Alia,erdhi Saliu…dhe e do Edvini.Berisha nuk ka per ta pranuar dhe nuk e pranon sepse ai ende …nuk ka vdekur.Rotacioni ka kaluar gjithmone me vdekjen e liderit te radhes.Por brezat levizin,ndergjegjesohen klani i idhullit tend nuk eshte me dakort te rrij ne hije se efektivisht ai eshte pinjoll i atyre qe e kane qeverisur kte vend.Mirpo dhe Berisha eshte djale shtepie,por pak i njerkes.
    Luis u be hera e dyte qe me shkruan nga nje carcaf dhe me akuzon si te Berishes.Sot me ke percaktuar dhe lebren si semundje.Luis hap syte per vete,dhe mos me rri si ato plakat mbas gardhit qe thone…upupuuu mjere burri,je beqaresh…apo di une.
    Luis ke shkruar qe duhet te mblidhen gjithe djajte te rrezojne djallin??
    Keshtu funksionon te truri jot i vogel????Me vjen keq por kjo eshte nje ndarje ne tavoline e pushteteve dhe fateve te ktij vendi.Askush nuk do preket nga ai lideri jot me mentalitet *perendimor*.Asgje nuk do ndryshoje.Nuk humbet dhe as fiton nga votat e tua dhe as nga te miat.
    Percepto dhe analizo kto qe te thashe se ndoshta heren tjeter do te spiegoj ndonje gje tjeter.Analizo kto 22 vjet dhe llogarit sa miliona leke jane nxjerre nga 2005-2010 jashte ktij vendi ,sa milione…shiko kush qendron ne krye te llogarive of shore dhe lexo Ansanzhin kabllogramet dhe shiko idhujt e tu kush jane.Mos me akuzo mua si berishiste,shiko veten se je KOKEPALAR !
    Jetoj tamam si nje me leber,jeni injektues injorance dhe skllever idiot..por progresist,socialist,berishist…jeni popull me bisht.
    Hap mendjen e mbyllur dhe mbyll gojen e hapur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje