Përgjysmimi i taksës së makinave të vjetra dhe shtimi i plehrave të reja gjysmë të gatshme

9 Prill 2013, 22:02Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Heqja e taksës doganore për makinat në shtator 2011 bëri që të vërshojnë menjëherë nga importi makinat e vjetra në vend. Nga 9-12 mijë makina të importuara në 9 mujor të 2011 kaloi në 40 mijë në 9 mujorin 2012 dhe gjatë gjithë vitit 2012 u importuan 52.000 makina, nga të cilat vetëm 1800 ishin të reja, dhe 80% të prodhuara më shumë se 10 vjet më parë. Në Shqipëri është llogaritur që rreth 70% e makinave që qarkullojnë janë të standardit Euro 2, që në BE nuk mund të futen në qarkullim.

Rritja me mbi 3 herë e makinave brenda 1 viti ndodhi pavarësisht taksës së lartë vjetore për makinat e vjetra.

Natyrshëm pritet një rritje tjetër e madhe e importit të makinave të vjetra tani pas stimulimit nëpërmjet vendimit për përgjysmimin e taksës së qarkullimit të këtyre makinave. Politikat me taksimin e makinave të vjetra është e lidhur së pari me impaktin në mjedis.

Duke shmangur impaktin e këtij vendimi në efektin buxhetor dhe elektoral, mundet të kuptohet nga kushdo se do kemi një përkeqësim të mjedisit nga ky vendim. Më shumë makina të vjetra që emetojnë shumë më tepër gazra helmues do të importohen dhe më shumë do të shtohen në qarkullim nga këto makina.

Media sistematikisht ka informuar mbi bazën e të dhënave të vetë institucioneve shtetërore se ndotja e ajrit në Tiranë është 2-3 herë më e lartë se normat e lejuara e shkak kryesor është transporti i makinave.

Qartazi përgjysmimi i taksës do të kontribuojë për shtimin e ndotjes së ajrit në Tiranë edhe si rrjedhojë e shkarkimit më të madh nga vjetërsia e makinave në qarkullim, por edhe shtimi i vetë trafikut në përgjithësi.

Ndotja do të shtohet së tepërmi në qytetet turistike, nga Shkodra deri në Sarandë, sidomos në sezonin e verës. Veç mjedisit kjo do të ndikojë negativisht në vetë industrinë e turizmit qysh në këtë sezon që po afron.

Fluksi i pritshëm në rritje i importit të makinave të vjetra duket është njëherazi një kontigjent i fshehtë për të kompensuar ndalimin e importit të plehrave që pritet të ndodhë prej kërkesës për referendum të 60.000 qytetarëve e që pritet të shpallet prej presidentit të Republikës data e mbajtjes së këtij referendumi. P.sh është kërkuar në vitin që shkoi të importohen 30.000 ton skrap makinash nga vende të ndryshme të Europës, deri dhe nga Spanja, afërsisht kjo me 30.000 makina. Ndalimi si rrjedhojë e kërkesës referandare i këtij lloj importi plehrash kompensohet edhe më mirë me makinat e vjetra që do hyjnë në Shqipëri edhe për shkak të këtij vendimi për përgjysmimin e taksës, e që do kthehen shumë shpejt në plehra për të ushqyer Kurumin, i cili nga ana e tij do të vazhdoj të ndotë gjithnjë e më shumë qytetin dhe rrethinat e Elbasanit duke shkrirë më shumë plehra të Europës aty.

Kjo ndotje shtesë që vjen nga vendimi i përgjysmimit të taksës së qarkullimit të makinave të vjetra, që gjoja konvertohet në përfitim për mijëra njerëz është në fakt shkencërisht e vërtetueshme se shkurton mijëra vite jetë njerëzish.

Ajo që duhet është zgjidhja e integralit të problemit të madh të ndotjes së ajrit në qytetet shqiptare, formula “pjesëtim për 2 është e gabuar”. Zgjidhja mund të bëhet saktë vetëm në vjeshtë nga qeveria e re.

15 komente në “Përgjysmimi i taksës së makinave të vjetra dhe shtimi i plehrave të reja gjysmë të gatshme”

  1. coku says:

    o lavdosh se na jep edhe mend. nuk ka faj makina ne eshte e vjeter apo e re e ka karburanti, po skeni ci beni kalit e i bini samarit. dakort qe po futen makina qe jane para 10 vitesh por ne as standartin e europes se para 10 viteve nuk e kemi. ne kemi standartin e 1800. a jemi ne te njejtat norma ndotje sa europa para 10 vitesh. ta them une qe jo. e pra fajin nuk e kane makinat. pra nuk e di ne me kuptoni edhe nje makine te 2013 po te merni e ti hidhni karburant ne shqiperi do keni te njejtin nivel ndotje pse sepse nuk digjet makina e as llamarinat, as motori qe eshte prodhuar para 10 viteve por digjet karburanti mizerabel ne shqiperi qe eshte i gjithi squfur.

    1. Vlora1912 says:

      O Lavdosh,

      Ule nje cik piacen a i vrar,

      Po na qe smujtem, pa makin do rrime….

      E ja ta zem se i shita ato 5 dele dhe mora nje maqin te re, Citroen ta themi, 10 mij euro ben dreqi…ku do ta perdor..ma thuaj ti..

      Apo do ta perdor ne rruget e Salis…po s’me vjen mbar ti bie nga Kuksi per ne Kuc a derbardhe…

      Me kembe ne toke; Shqiperia eshte kjo qe eshte; rruget jane keto qe jane; Ekonomia eshte kjo qe eshte; Sigurisht qe do perdorim makina te perdorura-

      Konkluzioni > Eshte mire te ulen tarifat doganore dhe taksat e tjera per keto makina.

      Eshte lux i madh qe sot ne Shqiperi te lidhesh ngrohjen globale apo zgjerimin e vrimes se O3 me paudhesite qe ndodhin ne Shqiperi!!!!

      Sa per cilesin e ajrit….ehhh…Ne nuk e dim c’po ham, ate qe blejm me lek.

  2. doshja says:

    Kishe per te shkruar,shkrove!Dhe ti e di shume mire qe ne pikat e kolaudimit te makinave,jane aparatet e matjes se ndotjes nga gazi makines.N.q.se makina eshte brenda normave,pse te mos qarkulloje?I nderuar Doshe!Une nuk punoj me shoqata qe te kem leke per makine te re,as bej projekte leshi qe te marre leke nga nga Europa,por dhe as leh kot kur nuk kam arsye.

    1. antisubjektiv says:

      Kur do ta kuptoni qe vendimet e klases politike shqiptare nuk kane te bejne me empatine (ardhjen keq) per varferine e popullit, por behen per perfitime personale?!
      Prurja masive e mbeturinave te Botes ne Shqiperi e stimuluar nga vendimet e parlamentit (ne kete rast per makinat e perdorua) nuk ka per qellim motorrizimin e popullates (sic mendohet rendom).
      Me ardhjen e opozites ne pushtet do te pranohet rezultati i zgjedhjeve dhe do te kalohen ne parlament 3 ligjet per hapjen e negociatave per statusin.
      Ne Europe Shqiperia nuk mund te pranohet kurrsesi me kete park aktual automjetesh dhe do te celen fonde te shumta (pjeserisht nga te ardhurat e buxhetit, pra taksat tona dhe pjeserisht nga BE) per reciklimin e automjeteve te vjetra (besoj EUR 3 e poshte).
      A e dini se kush e zoteron piken e vetme te reciklimit te automjeteve ne Shqiperi?!

      1. doshja says:

        I nderuar z.Antisubjektiv!Mua nuk me rruhet fare per klasen politike shqiptare dhe as per emrin tend,qe eshte aq i pakuptueshem sa kjo klase e mallkuar politike.Ju thoni:”Me ardhjen e opozites ne pushtet,,,bla,bla,bla”,Europa,tre ligjet,vari leshte,etc,etc.Une kam nje makine 13 vjçare,benzine,e mirembajtur,me gjithe normat e detyrueshme nga ligji te plotesuara.Tani m.q.se ju me Lavdoshin nuk doni,une duhet te rri pa makine,sepse nuk mund te bej dot leke pasi nuk jam hajdut.Me thuaj,me matematike,kush eshte ai mut stermuti qe punon ne shtet,dhe ka mundesi qe te bleje nje makine te re 15000euro? Qofsh ti me Lavdoshin!Edhe njehere qe keta legenat na ulin ndonje lek,ju na çani trapin.Na e fusin per 4-ter vjet?Na falen detyrimet e dritave para zgjedhjeve te para.Une nuk fitova,se i paguaja.Fitoi Bathorja.Po me ler dhe mua njehere qe te gezoj sikur ja futa ketyre,se ne fakt ma kane futur gjithe jeten!E dini sa pune keni me p.sh me Petroliferen?Mos valle Doshja,Sazja e te tjere,kane marre ndonje lek e kane mbyllur gojen.Zgjidhni problemet e medha dhe pastaj merruni me pordhet e makines time plake.

        1. antisubjektiv says:

          Z. Doshja me gjithe respektin per pamundesine qe shprehni per blerjen e nje makine te re 15.000 Euro dua t’ju shpjegoj qe nuk eshte faji yt qe je ne kete situate dhe nuk do te te shpetoje ajo makine 13 vjecare benzine nga halli qe te ka zene. Sic e kam shprehur ne nje koment te meposhtem te po ketij artikulli, shpetimi eshte tek transporti publik qe eshte lene per faqe te zeze me qellim qe ti, une dhe shume te tjere si ne te orientohemi nga makinat e perdorura, per te cilat do te vije koha qe do paguajme qimet e kokes per t’i recikluar, pasi do behet me detyrim (ligj) nga kjo klase politike. Prandaj te drejtohem ty dhe shume te tjereve te mos mashtroheni nga ky ligj i minutes se fundit.
          PS: Persa i perket emrit, do te thote kunder njerezve subjektiv, te cilet cdo gje e lidhin me interesin vetjak(egon)!

          1. doshja says:

            E para:une nuk mashtrohem nga asnje legen politikan,por edhe nga asnje shoqate,apo anetar shoqate,qe lehin kot per te marre ndonje grant nga shteti dhe te huajt.E dyta: une s’kam asnje hall qe kam makine te vjeter,sepse keto jane mundesite e mija dhe une jam ne paqe me veten,perndryshe do te isha bere si Lavdoshi apo Sazani dhe do kisha bere dhe une ndonje lek.Ky pergjysmim per momentin me lehteson ekonomikisht,nuk me le pa makine kete vit dhe jashte interesave te mia; une jam ne rregull me ligjet e shtetit per mjedisin.Kuptojeni njehere e mire,qe ata qe perfitojne nga ky ligj,jane ata qe jane te pazote te vjedhin,te mashtrojne,te perfitojne ne menyre te padrejte.Lavdoshi dhe ti po merreni me kete kategori njerezish,qe ne fakt shoqeria shqiptare ju ka shume borxh,sepse jane ata qe ne breza kane qene model qytetarie.Pjerdh gjykatesi,analisti Lavdoshi,Sazani,Blendi,Arjani dhe gjithe letyrat e politikes per kete ligj?Gjithe kjo zhurme mban ere marreveshje me konçesionaret e makinave te reja.Petrolifera,miku im,plehrat miku im, pyjet miku im,Taçi miku im,dinamiti per peshkim miku im,permbytjet miku im,etc etc.Per keto Lavdua,si jeshil qe eshte,duhet te kishte bere namin.

  3. jani says:

    Ti Ferruno e ke mire o flori , te doli situata ku e doje vete , bej pak zhurme fito ndonje projekt (mijra euro) per sensibilizim dhe blen nje makine te re me takse zero . Po pyet njehere o ferrun per ate fakirin qe ka nje makine te perdorur disa vjecare e qe I duhet per te cuar e marre femijet ne shkolle apo per te shkuar vet ne pune sa para duhet te paguante dhe ku ti gjente . Pallavrat me ndotje vetem Mojsiu , Kozara eshe ca te majmur ( nga shendeti dhe leket ) i hane. Ish presidenti Mojsi e ngrinte helikopterin per gjirokaster per nje kafe ne kala dhe nuk pyeste per ndotje. Ne kete vend ndotja me e madhe jeni ju me statistikat tuaja.

  4. Arberjus says:

    Lavdosh,
    Ne rradhe te pare doja te te sqaroja se mjafton te ndiqet legjislacioni Evropian dhe e ke zgjidhjen gati. Se dyti taksen e qarkullimit te automjeteve qeveria e integroi ne çmimin e karburantit, ç’ka eshte edhe menyra me e drejte e taksimit. Kush e perdor me shume si dhe konsumon me shume, paguan me shume takse.
    Por kjo qeveria e Saliut beri serish puçin duke futur edhe nje lloj takse te ashtuquajtur e “perdorimit” (shpikje Shqiptare kjo) per automjetet e vjetra, duke ia futur si gjithmone atyre qe paguajne taksat rregullisht. Kjo eshte nje takse qe demton ata qe nuk kane mundesi te blejne nje automjet te ri, por kane mbetur me ato qe paten blere qe perpara vendosjes se kesaj takse. Sigurisht qe keta persona nuk mund te hedhin ne plehra pasurine e dyte me te madhe qe disponojne pas shtepise, apo jo???
    Formula e drejte eshte “shumezim me 0”. Aktualisht ekzistojne shume taksa qe qeveria i merr qe ne çmimin e karburantit çka ben te mundur uljen e perdorimit te automjeteve dhe ne kete menyre ndotjes se ambjentit. Çmim i larte, perdorim i ulet.
    Nese qeveria e ardhshme do te beje dicka per mjedisin, duhet te kenaqet me taksat brenda çmimit te karburantit ose le te vendose edhe kufizime ne dogane per automjetet mbi nje moshe te caktuar, e mos te penalizohen ende ata qe nuk kane mundesi te blejne nje automjet te ri. Ne rast te kundert le te zbatohet legjislacioni Evropian meqe edhe socialist e demokrate e duan kaq shume Evropen.

    1. antisubjektiv says:

      Zgjidhja e problemit nuk eshte ulja e taksave per plehrat e Botes, por modernizimi i transportit publik, i cili sot ne Shqiperi eshte lene me qellim pothuasje inekzistent!
      Arsyen perse eshte lene me qellim keshtu e gjeni pak me larte (nese do e publikoje tema).

  5. desha says:

    nuk eshte problem perdorimi i makinave te vjetra e super te vjetra ne nje fshat ku ka 2-3 makina, por te shtosh vetem 10% ne vit makinat e vjetra ne Tirane apo ne Vlore (sidomos ne vere) ku ndotja e ajrit eshte ne nivele qe eshte provuar shkencerisht qe mund te shkaktoj kancer e semundje te tjere te renda nuk mund te pranohet. Bashkia dhe qeveria duhet te inkurajoj transportin publik dhe transportin me bicikleta. Prandaj ky debat ketu eshte i mire dhe ferruni ka te drejte kur duhet nje zgjidhje per problemin e ndotjes se ajrit, qe thithet cdo sekond te jetes. Kjo mase qe shton ndotjen thjesht shton semundshmerine mund te shtoj dhe ca vota per Berishen, qe natyrisht nuk pyet shume per ndotjen e ajrit.

  6. xhipja nga vlora says:

    mire e ke o doshe ,po cproblem ka makina e vjeter.po te kete motor te mire, ne gjendje te mire teknike,dhe pamje vizive ne regull. makina e vjeter ne moshe ,po me mepak kilometra te pershkuara ,mund te ndote me pak se edhe nje makine tre vjecare qe ka pershkruar shume here me teper kilometra
    .po si thua ti o doshe ?ti shesim keto qe kemi , e te mbetemi pa to.po pastaj cte marim ,te blejme mushka ne dukat?
    apo te qajme si seferi kur i moren kuajt e ushtrise .derzeza kuajt e mi kal i kuq e kal i zi ,kal i kuq o i mjere ,ecje baraz me shofer.kete kenge e di mire ti se e ke nga fshati.

  7. dulja says:

    Pyetja eshte fare e thjeshte. Kjo mase e qeveris e pakson sadopak ndotjen e ajrit ne qytetet e medha sidomos ne Tirane, apo e shton? dhe a duhet nje politike per paksimin e ajrit me te ndotur krahasuar me cdo qytet ne Europe? Kaq.

  8. """"""" says:

    Po te shkojmè ne Itali apo ne vende te tjera ne euro shikojmè edhe makina te vjetra te para 20 vitesh dhe veç nje kufizim ka per keto se nuk kanè te drejtè te futen ne autostradè,por problemi kryesor ashtè ne vendin tonè se karburanti ashtè jashtè cilsisè dhe e dyta se makinat e vjetra u ndalojnè sadopak vrullin per shitjen makinave te reja dhe e treta qe duhet te ishte e para ashtè se populli nuk ka mundèsi ti blejnè makinat e reja apo te 10 viteve te fundit,ketu duhet te shikohet niveli ekonomik qe ekziston sot nè Shqiperi sepse nga emigrantet nuk jan ato ndihma qe ishin para pak vitesh.

  9. Mik says:

    Mirmbrema te dashur Miq,

    une kam nje pyetje ne lidhje me doganen ne Tirane.
    Kam blere nje makine te tipit VW-Golf4 Variant te prodhimit 2004 (d.m.th. eshte 9 vjet e vjeter) ne Gjermani dhe e ka kilometrazhin 124 000 km, duhet t’i hedhes nafte.
    Sa mund t’i shkoje dogana kesaj makine, pa pasur asnje te njohur ne dogane me paguajtur ndonje leke poshte dores ?

    Kush mund te me jape nje pergjigje sa me te sakte dhe me shpejt.

    Ju faleminderit perzemersisht:-)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje