Kajsiu dhe pyetja “Pa Metën, me Metën?”

6 Prill 2013, 20:49Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Atyre që deshin ta shihnin pa Metën në krah, në garën elektorale kundër Berishës, Rama ua ka plotësuar me kohë dëshirën – në 2009-ën dhe në 2011-ën.

Në 2009-ën, Rama udhëhiqte një koalicion më të vogël se ai që kishte udhëhequr Nano në 2005-ën – partia 13-mijë votëshe e Xhuvelit kishte kaluar në qeverinë e Berishës. Dhe ç’ishte rezultati? Duke përdorur mesazhe obamiane si “T’i japim fund politikës së vjetër!” dhe “Përtej së Majtës e së Djathtës!”, Rama arriti ta çonte koalicionin e tij në nivelin e rreth 690 mijë votave, nga rreth 565 mijë vota që kishte pasur në 2005. Pra një rritje prej 125 mijë votash, kur rritja e pjesëmarrjes kishte qenë vetëm 152 mijë votues.

Sidoqoftë, kjo rritje fenomenale votash nuk ishte e mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Ramës, për shkak të përthyerjeve aritmetike të sistemit elektoral të sugjeruar nga Kastriot Islami, për shkak të zgjerimit mekanik të koalicionit të Berishës me parti të vogla të djathta e të majta, për shkak të letrave që kishin dërguar në kutitë e votimit emigrantë që s’ishin fare në Shqipëri ditën e votimit, dhe së fundi, por jo më së pakti, për shkak të ndarjes së të majtës – 83 mijë “zemra të majta” votuan për koalicionin e udhëhequr nga Meta (ai që kishte krijuar një parti të majtë, pasi ishte akuzuar për korrupsion nëpër KPD-ra e media të majta, kur kishte qenë kryeministër).

Në 2011-ën, Rama garoi për Bashkinë e Tiranës, përsëri pa pasur Metën në krah. Përkundrazi, ky i fundit ishte në krah të kandidatit të Berishës. Dhe elektorati i majtë u mobilizua fort, sepse deshte të ndëshkonte me votë si Berisha-Bashën, urdhëruesit e presupozuar të vrasjeve të 21 janarit, ashtu edhe pjesëmarrësin në videon Prifti-Meta. Si rrjedhojë e atij mobilizimi elektoral, Rama përsëri arriti një rezultat fenomenal elektoral – mori 28 mijë vota më shumë se ç’kishte marrë vetë 4 vjet më parë.

Por ai rezultat fenomenal nuk mjaftoi, sepse i dha Ramës një avantazh prej vetëm 10 votash, i cili u përmbys lehtazi në bodrumin e KQZ-së. Ndërkohë, 4 vjet më parë, Rama fitoi me një avantazh prej 22 mijë votash ndaj kandidatit të Berishës – avantazh që s’kishte bodrum KQZ-je ta përmbyste.

Përse kjo diferencë e madhe në rezultat mes dy zgjedhjeve? Arsyet mund të jenë të shumta, por njëra bie në sy qartazi ndër të gjitha. Meta ishte në krah të Ramës në 2007 dhe LSI-ja kontribuoi me rreth 20 mijë vota atëherë, nga 22 mijë vota që pati avantazh Rama. Ndërsa në 2011-ën Meta i kontribuoi 24 mijë vota kundërshtarit të Ramës dhe avantazhi u rrudh në 10 vota të qelbura…

Epërsi e politikës konjunkturale mbi atë elektorale do ta quante Blendi Kajsiu këtë histori. “Nëse politika elektorale nënkupton mobilizim dhe rritje të elektoratit për të ardhur në pushtet, politika koniunkturale nënkupton rigrupim të elektoratit ekzistues për të marrë pushtetin,” shkruan Kajsiu te Panorama.

Në jetën e përditshme, termin rigoroz “politikë elektorale” e përdorim shpesh në formën popullore “politikë morale”, që nënkupton se një parti që ka epërsinë morale në një garë elektorale, e fiton atë. Dhe sot ka plot opozitarë që duan ta fitojnë garën me Berishën pikërisht kështu.

Po ku ishin votat morale, pasi falimentuan skemat piramidale që Berisha i mbrojti deri në fund si shembujt më të pastër të kapitalizmit të ri shqiptar? Pas katrahurës së skemave piramidale, koalicioni i udhëhequr nga Berisha arriti të marrë rreth 35% të votave, edhe pse në kushte të vështira për të. Në një vend me politikë morale s’do merrte as 5%.

Ku ishin votat morale pas 26 të vrarëve të Gërdecit? Koalicioni i udhëhequr nga Berisha mori 47% të votave, ndërkohë që s’duhej të kishte marrë as 7%, pavarësisht manipulimeve.

Ku ishin votat morale pas 4 të vrarëve në Bulevardin e Tiranës? Kandidati i Berishës mori 50% të votave në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që s’duhej të kishte marrë as 5%, pavarësisht manipulimeve.

Por a ka shpresë për partizanët e votës morale në Shqipëri? Ata duhet të kënaqen ose me një proces shumë gradual emancipimi politiko-shoqëror, ose me ëndrrën për një Beppe Grillo shqiptar. Dhe në qoftë se një i tillë vjen shpejt, do të jetë ose një bufon, ose një Çavez ballkanik.

30 komente në “Kajsiu dhe pyetja “Pa Metën, me Metën?””

  1. Kur ke surrat r bo dhe ti moralistin ktu hik mer shkerdhat qi dridhesh ne cdo shkrim si kurvat e nuk ke identitet se ku je i pozicionu .Njeri pa identitet ,tipik ne ata te vetquajtur analiste qi jetojn ne llum .Karakter kurvash .Na fut edhe Cavesin ktu !! Dhe kush i ngjan cavesit me origjine indane ktu qi e paske shume perzemr zotrote ? Nga ngjyra vetem ti rrace gabelash qe jetoni vetem ne tym si korbi zi.Njerez pa shtylle kurrizore .
    Analistat e vertet te cilet i sherbejn interesave te vendit te tyre flasin qarte se kush eshte kurva e ktij vendi ,dhe jo te shpredridhen gjasme ne shifra qehsrake qe nuk thone asgje ktij populli e qe vetem statistikave personale te politikanve ju intersojne .Shini aty me ate popull qe sju tregon vendin juve gabelve anal-iste ,qe skeni asgje ne funxion te atij opinioni e ne interes te vendit te tyre por vetem ne tymse me fitu paret tuaja yyyyyyyyyyyy rrace poshter cigani.

    1. adi_bonn says:

      O Asllon…vetem ke shajt mer burr,s morem vesh ca do me thone…Po mire e ka ky analisti…ku kemi moral ne si popull..Mbas gjithe atyre pislliqeve qe ka bo Sala as 2% te votave s do merrte…

      1. sinan hibro says:

        shume sakte…

    2. Cavez says:

      PERPARAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA TE BASHKUAR PER FITOREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

    3. tefta says:

      SHAVESI ESHTE BIR I VENIT TE VET DHE POPULLI E DESH ASHTU SIC ISHTE SE ISHTE EDHE PATRIOT !

    4. reformer says:

      per shqiptaret ka vetem nje moral: mbijetesa!

      shifrat provojne se morali nuk peshon as 5 gram per votuesit shqiptar.

    5. fl says:

      Zaloshnja, analize shume e sakte.

      Meta mund te jete e keqja NR.2 e ketij vendi, ama se kush eshte e keqja NR.1 tashme nuk kemi asnje dyshim.

      Vetem se nuk me bind ky slogani “ta cojme Berishen ne Opozite”. Ne opozite ka qene dhe here tjeter dhe ja ku e kemi. Kesaj radhe duhet ta cojme pak me tutje…

  2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

    je bo i besdishem me analizat e tuja mre zalo.
    forca AKZ dhe FRD

  3. bledi bz says:

    Per te rrezuar kte te keqe ndonjehre duhet bere edhe pakt me djallin!”

    1. Niko says:

      “QELBESIRA TE TE GJITHE SHQIPERISE BASHKOHUNI !

  4. Treviso says:

    Beppe Grillo shqiptar mundet te behet vetem zoti Erion Braçe.
    Vetem zoti Braçe mundet ta organizoje movimentin per shpetimin e vendit.Energjite e tije mundet ta organizoje popullin per shembjen esistemit diktaturjal dhe perbysjen e politikave korruptive. Zoti Braçe po te filloje punen tani si ne rrolin e Beppe Grillos, pas 4 vjetesh del ne krye te shtetit me skuadren e tije pa politikane, vetem me njerze te studjuar dhe te ndershem si ai vete. Aty ku militon zoti Braçe eshte per
    te ardhur keq se puna e tije shumezohet me zero nga kryesja.

  5. kushtrimi says:

    Ilir Meta eshte nje xhoker. Nese nuk e shfrytezon Rama do ta shfrytezonte Berisha.
    Dhe kjo do kishte pasoja me te medha.

  6. Ladi says:

    Te pershendes per nxjerrjen e kallajit dhe c’gjyrosjen e te gjithe atyre qe bejne rolin e moralisteve qe ne te vertete kane hallin vetem te cakallit qe te mos zbrese nga kali..

  7. luis says:

    I ke rene pikes dhe nuk e luan topi zoti Zoloshnja.Dikush nuk i pelqen keto arsyetime te tua qe jane 100% te sakta sepse ose vuajne nga moralizimi i tepruar ose jane vemje te Saliut por per mua kjo levizje e Rames me kete koalicion ma forcon bindjen e plote se ka vepruar ashtu sic duhet dhe neqoftese arrin te marre pushtetin atehere une e pergezoj megjithe shpirt.
    Kampi i majte vuan nga kjo sindrome e semure per liderin e vet qe duan ta shohin qelibar e ndersa ne kampin tjeter tifot e Saliut edhe sikur te beje aleance me Enverin po te ishte gjalle nuk u behet vone.
    Ketyre mjeranve u them per hir te moralit kerkoni te jeni opozitar te perjetshem.
    Mblidheni mendte ore fakira e qendroni me kembe ne toke.

  8. Horri i Bulevardit says:

    Akoma edhe sot mbas disa te dhenave, per te kuptuar se perse u be ky koalicon, shume spo arrijne te kuptojne se nuk ishte problem votimi nga ana e shqiptareve, ate e dinin te sigurt se shqiptaret do te votojne Rilindjen, por problemi eshte se duhej nje instrument qe te mbrohej vota dhe ky instrument eshte edhe perfshirja e LSI-se brenda koalicionit se duam apo sduam, ka nje komisioner qe e le PD-ne dhe Saliun ne mazhorance, duke i hequr te drejten Sali Berishes, qe me ane te votave ne KQZ, te mbyllte votimin ne favor te vet, duke ndryshuar voten e shqiptareve.
    Kush do ta kuptoje e kupton, kush nuk do atehere ai vetem sa ka genjyer ketu qe urren Saliun se ai ka qene me Saliun dhe do te jete me Saliun.

  9. durimi says:

    Anaiza e Kaisiut eshte vertet e mire, por zaloshnja e mund Kajsiun elektoralist me argumeta te pakundershtueshme te konjukturave realiste shqiptare.
    kj eshte nje nga analizat me te mira ne kete debat. eshte e vertete gjithashtu si fryma antiregjim eshte rritur me shume keto 2 vjet, por perseri nuk jep garanci per ndonje permbysje.

  10. ALDO says:

    ASLLON KALLASHI te lumte PENA e KALLASHI. RROFTE SHQIPERIA NATURALE.

  11. Landi says:

    O Asllon po çke mer daje me Zaloshnjen??????
    Zaloshnja eshte thjesht nje statisticien dhe nder te vetmit ne Shqiperi, eshte nje njeri qe merret me statistikat llogarite e shkuara dhe te tanishmet o Asllon GAMORI! Apo harrova po bo interesantin,por pa dashje bo edhe injorantin dhe idiotin gjithashtu. Nqs eshte dikush qe komentuesit nuk duhet te merren me te shara e fyerje,ky eshte Eduart Zaloshnja, sepse Asllon GAMORI, Zaloshnja nuk ben analize e politike mor CARAC , por merret vetem me shifra te sakta dhe te drejta.
    Kjo mer FYLL quhet BALLAFAQIM SHIFRASH STATISTIKE.
    Por mos u merzit o BOLE se nuk je i vetmi idiot qe ngatarroni Analizen politike Opinionet politike ME statistiken qe eshte thjesht matematike.
    Mos me caj trapin me pergjigje idiote

    1. kela cela says:

      Une nuk po i arrij ti kuptoj fare keta gjasme analistet por edhe shume komentues per kete te famshmen marreveshje PS-LSI.Po kerkoni nga nje kurve qe te jete e moralshme. Politika eshte kurve e mos kerkoni qe te jete edhe e moralshme

    2. Niko says:

      ME SHIFRAT E ZALLOSHIT, RAMA KA SHKUAR NGA FITORJA NE FITORJE E KESHTU DO TE JETE EDHE NE QERSHOR…

    3. Automatiku says:

      nji koment te vockel…zaloshnja nuk eshte staticien, eshte puro ekonomist bujqesie. Tjeter gjo asht cfar e shet veten ai…qe nga politikan aktive e deri te staticien pa diplome. Paturpesi me te madhe sme kane pa syte. PO te doje le tna tregoje zaloshnja se ku ka studiouar per statistike.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Zaloshnja ka dhene lenden e statistikes tek ekonomiku i Institutit Bujqesor, sot universiteti bujqesor, per shifra mos ja qaj hallin se i njef shume mire dhe eshte adap per ate pune, se nga anon politikisht, kjo eshte ceshtje tjeter.
        Por te kujtoj se ka qene nga te paret ne Institutin Bujqesor qe perkrahu partine demokratike ne 90-ten dhe u be pjese e saj qysh ne fillim, deri sa e kuptoi se Saliu ishte diktator dhe u largua.

    4. Per ty Landi !
      E para, un s’te jam drejtuar ty ne komentin tim me lart nqs ti ke vertet syt ne balle te shofesh ,
      e dyta ,sipas nji llogjike e kulture komunikimi qe per fat te mir eshte ne xiro sot ne boten e civilizume ,nji x .person i kthen pergjigje dikujt tjetri ,kur i pari i drejtohet atij direkt .
      Nqs ti qe na shfaqesh me pseudon “Landi” ktu dhe reagon me ate lloj histerie ,e cirresh ktu ,si te ken ftut hellin pas , un do te “ngaterroja ” ty me Zaloqen statistikarin e cavesit tat.
      Perse un injoroj kta tipa analistash eshte fare e thjeshte ,sepse kta tipa jane thjesht ata qe manipulojn opinionin nepermjet shkrimeve te tilla .
      Shkrime qe nuk i sherbejn aspak realitet dhe asaj qe ky popull pret te lexoj e akoma me keq te mesoj dicka te vlefeshme nga te tilla bla bla bla ,qe do ti sherbente atij sado pak te dilte nga kjo erresire mediatiko-politike qe shantazhon/bombardon cdo dite e kjo jorastesisht trurin e tij.
      Anal-iste te tille paguhen marrin honorare per shkrimet e tyre nga padronet e tyre ,per te shmangur vemendjen e popullit vs realitetit politik e gjendjes dramatike ne vend .
      Nqs zaloq caveja e bo kte ne nji menyr te maskuar me brekt e statistikes se kurves dhe te tjer si cili kurva e arton perederi deklarohen hapur se jane kunder interesave te ktij populli ktij vendi e ne interes te degjeneratave/shkatrrusve te ktij vendi kjo nuk ja zbut lekuren e trashe gabelit anal-ist.
      “Popujt jane ne vetvehte ata ,pra reflektojn ate “fisionomi/Tru” qe ato ushqehen …nqs arrin te kuptosh -ti avokati gabelit anal-ist .Natyrishte qe un do vazhdoj te reagoj kunder plehrave te tilla qe i sherbejn qellimeve te caktuara antishqiptare sado te moderuara ata shfaqen ,sepse ndryshe nga ju funderinat qe shisni gjithcka edhe Atdheun per pare ,jame shqiptare dhe me dhimbset atdheu im vendi jone .Madje do i kerkoja hapur gjithe bashkatdhetareve shqiptare te behen Mobil pra aktiv e reagojn vs kameleoneve zvarrites si zaloqa. Dhe mos me boj mua trimin ktu se t..shkrdh robt un ty gabel ok ? nqs shkruan ktu dicka e ke burrnin me perballu e rrezistu opininonit qe ta hedh poshte ate qe shkruan ,shprehu nqs ke surrat e tru ne kaptin si njeri e trego sa e cfar ke vertet ne ate katinen tate prej gabeli . Ju analistet e ndyre te asaj Bote te pafytyre nuk ndaleni edhe para nji shkaterrimi total te asaj shoqerie atij vendi ,vetem e vetem ti lepini sumen qe rri mbi karrigen e pushtetit .Njerez jo …smundet me qen asnjiher ,Gabele po tere jeten

  12. Niko says:

    KOT SHAJME ZALLOSHIN PER MORAL…NE PAGUAJME TAKSA PER MORALIN E METES E JO TE ZALLOSHIT…

  13. Mitfani says:

    Falemnderit per kete dush te ftohte por te vertete. Edhe pse jo aq sa politikanet, edhe elektorati shqiptar eshte i qelbur.

    Ne pergjithesi, politikanet jane thjesht nje pasqyrim ca me i shemtuar i mentalitetit te elektoratit.

  14. pelivan says:

    he me t’u lumte ajo goje o Asllan kallashi!Se ja ke zbraz ,mu ne lule te ballit,si me kallash, ate ligjerate te zjarrt ketij te terbuarit “Kunder” saliut,dhe qe i eshte mbushur mendja,se askush se ve re kete fshehje,alla strceshe,De c’na gjeti o fshat,de…

  15. realist says:

    Hahahahahaah!

    Nuk ka pase faj as Zogu, as Hoxha, as Alia, as Berisha per gjendjen e shqiptareve. Jane shqiptaret qe nuk hane pyke nga politika e duan te hane nji kafshate buke e te jetojne te qete ne pune e tyne.
    Asht kollaj te lypesh “koka Turku” per me heqe pergjegjesine vetjake te gjithsejcilit e me ja vû si kryq mbi shpine “fakirit” te rradhes.

    Qe se po ikerka Berisha. E kush po “udheheqe” ne vend te tij?

    1. ceni says:

      realisti ! me “udheheqje te berishes” mesiguri kupton shkaterrimin e shtetit institucioneve shoqerise e gjithcka shqiptare .
      Qe te besh nji mendim te till per nji antishqiptar ne pushtet i cili ne cdo fjal e hap te tij vetem ka shkaterruar ,kupton qart se me cfar speciesh ke te besh ne ate vend .

  16. Koz Dynjaja says:

    Po na jepni nje fitore te se Majtes , dakort – A mund te na parashikoni se kush do jene ministrat ?????

  17. montana says:

    pa ate hajdut ai foka e ka ber barkun si der

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje