Në kërkim të moralit…

5 Prill 2013, 14:58Blog TEMA

Nga Afrim Karoshi*

Kush nuk ka dëgjuar për aleancën e pritshme politike PS-LSI?

Nëse e ndez TV në darkë, shanset janë që s’shikon gjë tjetër përveç arsyetimeve të pafundme në mbrojtje dhe kundër kësaj marrëveshje.

E megjithatë, ajo që më bën më shumë përshtypje është një thirrje e ethshme për të gjetur bazat e moralit në këtë histori. Jo se është hera e parë e s’ka ndodhur më përpara ky kërkim, por zelli me të cilin kërkohet, të bie në sy…

Vini re, kur të dëgjoni diskutimet, me gjasa për javë të tëra, sa shpesh përmendet fjala moral, me të gjitha mbiemrat e mundshëm: moral politik, personal, gjendja e moralit, moral i pranueshëm e kështu me radhë…

Vëzhgimi që po flitet për moral nuk është ndonjë gjë e re. Por, diskutimi mbi bazën e këtij morali të përfolur, është një diskutim që ia vlen të bëhet, jo nga ata që janë në merak për lidhjen dhe prishjen e aleancave, por për ne që jemi të interesuar për pak më shumë thelb gjëje sesa thjesht aleancat e atyre!.

Morali ka nevojë për një standard gjykimi. Eshtë një lloj gjykimi. Sapo hap gojën për të folur për moral, ke nevojë për një kut matës që të jesh në gjendje të gjykosh.

Meqë jemi këtu, mendje të ndritura të ndikimit publik në Shqipëri, jo vetëm politikanë, kanë kohë që na e shesin lirinë si mungesë morali, në njëfarë mënyre! Vini re prirjen e dukshme për të shfaqur vese që tani duhet të jenë të tolerueshme në emër të heqjes së moralit, homoseksualiteti si një e drejtë publike e gjithkujt që e ka prirje, marrëdhënie të papërshtatshme që na ekspozohen publikisht në orët më të ndjekura në ekran, reklama për produkte që duken më shumë si oferta prostitucioni sesa si thirrje për të pirë një birrë a për të blerë një shërbim…

Cili është atëherë standardi për moral? Kush do ta vendosë këtë standard? Më i forti? Më i afti? Apo Big Brother, meqë zakonisht na zbulon risi moraliteti që s’i kishim ekspozuar më përpara?

Aq shumë rrëmujë ka ndonjëherë në paraqitjen e asaj që duket e moralshme në publik, sa disa prej nesh, që jemi martuar vetëm me një grua, duam vetëm atë, nuk po kërkojmë të dashura, e madje edhe po të na ofrohet dikush do ta refuzonim në emër të dashurisë monogame vetëm për një person, nuk do të na kërkonte njeri për një intervistë…. Sepse nuk përbëjmë lajm! Jemi prapambetje morale! Nuk mendoj kështu, por kështu duket!

Në amullinë e kërkimit të moralit, pothuajse humbi gjurma e një dukurie me pasoja të pazhbëshme në opinionin publik shqiptar, siç është pedofilia – një fenomen që duket krejtësisht i dukshëm në ambientin tonë, sa tronditesh jo vetëm nga dëshmitë e fajtorëve por edhe nga reagimi “i pafajshëm” i publikut që ka jetuar afër autorëve për vite me radhë! Duke dëgjuar dëshmi të disa prej tyre, të bën përshtypje sesi fëmijë 10 vjeç e kalojnë gjithë ditën në shoqërinë e komshinjve gati të panjohur, edhe ju shërbejnë këtyre të fundit duke iu blerë cigare kohë e pa kohë…

Në kërkim të moralit, humbi, gjurma e një tmerri më të madh sesa aleancat politike, që e dërrmojnë realisht aftësinë tonë për të dalluar të bardhën nga e zeza.

Dhe, si përfundim, ndoshta pyetja më e rëndësishme është kjo: çfarë është kjo dalldisje për të kërkuar një standard gjykimi për realitetin? Mendova (ironi) që jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam, si ta duam, e kur ta duam! Apo jo? Ç’ne që paskemi akoma standarde për t’u gjykuar? A mos është standard t’ia hedhim kundërshtarit, dhe kjo na shërben si kriter gjykimi?

Nevoja për të pasur një standard moral është pjesë e qenësishme e jona. Dhe këtu është rrënja e kërkimit publik për moralin. Problemi i shoqërisë sonë është që e mbështet standardin e gjykimit në shtylla të paqëndrueshme dhe krejtësisht të përkohshme… e kësisoj në vetvete të pamoralshme. Standardi i vërtetë moral duhet të jetë diçka përtej nesh, më i qëndrueshëm se ne, dhe i pandryshueshëm. Atëherë mund të kemi një diskutim të frytshëm.

Politika nuk është vendi ku gjendet ky standard.

 

* Autori është diplomuar në master shkencor në Universitetin Teologjik të Dallasit, SHBA

7 komente në “Në kërkim të moralit…”

  1. raimond says:

    ………………Te pa-aftet gjithmone kerkojne strehen e moralit per te justifikuar deficencen e tyre

    1. reformer says:

      skema e perdorimit te moralit ne shqiperi funksionon keshtu: ne fillim provohet se te gjithe jane te pamoralshem, ata qe kane vjedhur, sepse realisht kane vjedhur. te tjeret sepse nuk kane vjedhur vetem sepse nuk u eshte dhene rasti.

      por fundi i arsyetimit berishian eshte: meqe te gjithe jane te pamoralshem, atehere ka te drejte te vendose ai qe eshte me i forte! Pra me i forti fiton-ky eshte morali i vertete i shoqerise ne te cilen jetojme!

  2. VERONIKA says:

    Mire qe e keni nxire kte rreshtin e fundit,sepse po me vinte mendja rrotull nga leximi,por spiegohet lehte kur lexon qe ka mbaruar teologji.

    Zt.Afrim,keni vendosur disa shtylla te forta morali,ose me sakte i ka vendosur teologjiku per ju.Kjo eshte nje dicka e mire.
    HOMOSEKSUALIZMI NUK ESHTE VES!
    JANE NJEREZ,QE KTU TEORIA E JUAJ E MOSPRANIMIT BIE.KANE DETYRA SI PJESE E KSAJ SHOQERIE,PO KANE DHE TE DREJTAAAAAAAAAAAAAAA.
    Gjithesecili nga ne per te qene i lire duhet te respektoje lirine e te tjereve…pa cenuar kufirin e askujt.
    Jam e bindur qe do duhet kohe,por teologjiku nqs do mbijetoje do arrije te jete dakort me mua dhe pjesen tjeter te botes.
    Ju kane edukuar qe mjeti me i forte i djallit eshte
    1}Bindja qe ai nuk ekziston
    2}Televizioni eshte arma me e madhe e tij
    Kjo eshte e vertete,une ne fakt nuk e shoh asnjeher.Lejoj femijet te shohin vetem kukllat por dhe ato ne super vizionin tim.
    Jo aq sa per te *kundershtuar* djallin sesa per kte prostitucion mediatik dhe lavazho te trurit qe ofron.Publiciteti me shume sesa amoralitet eshte nje lavazho dhe multinacionalet jane ato qe katandisen kte bote keshtu.Perqendrimi i gjithe pasurive ne dore te nje pakice ka probleme serioze,dhe ne fakt po i vuajme.
    Politika??hem ,mendoj se ne shqiptaret kemi perkufizimin me te sakte
    eshte kurve…ndjese per fjalorin..nuk di si ta perkufizoj ndryshe para nje teologjiku
    pra eshte nje …. shpirterore.Ju nga kjo jeni super ekspert.Shpirti ose energjia si e quaj une eshte dicka qe asnjeher nuk duhet shitur.Duhet te jete super personale dhe eshte i tille.Sepse kur na hiqet vdesim.
    Pra ka vdekje ku ikim me gjithe trupin,ka vdekje ku na hiqet liria,ku na hiqet puna,fjala,mendimi.etjera etjera.
    Fakti qe njeri vdes mua nuk me duhet,vdekjen se kam menduar sepse nuk me duhet,por te gjitha te tjerat me duhen .Jane pjese e perditshmerise time.Por ne ate jeten-shpirtin tim moral shume gjera varen nga politika.
    Pra nqs nuk ka moral,sepse ju thoni qe ne politike ky standart nuk hyn
    cfare i bie qe jam une si votues??????????
    Po e thjeshtesoj …blej nje shampo te caktuar qe ma shet multinacionalja me publicitetin e tij amoral…pra jam vegel amorale
    Votoj nje politikan qe nuk ka standart moralin,pra jam nje vegel amorale
    CFARE KA KTU QE NUK PO LIDHET ME MENDJEN TIME MORALE DHE ME STANDARTE AMORALE???????????????
    Na spjegoni ndonjeher cfare thote teologjia e lashte dhe kjo e sotmja
    Na spjegoni qe ne kemi krijuar standarte qe nuk po funksionojne me

    Komplimenta per artikullin,pak rreshta por te ngarkuar ,shumethenes!

  3. Qe te hidhet ne diskutim nevoja e nje morali te standartizuar duhen krijuar me pare dhe kushtet e pershtatshme per te diskutuar rreth saj. Morali lidhet direkt me edukaten shoqerore, familiare etj. dhe kjo edukate duhet te jete e atij niveli te larte qe te mundesoje nje kerkese te tille. Ketu duket se qendron dhe pengesa kryesore. Edukata fillon qe ne moshat e njoma dhe me kalimin e kohes ajo ose persoset ose ne te kunderten edhe degradohet.

    Mjafton qe nga shume dukuri te ngjashme te analizojme vetem njeren prej tyre sa per te konstatuar se ku qendron momentalisht niveli i edukates shoqerore. Shikoni femijet qe braktisin shkollat dhe enden rrugeve me paqeta cigarresh neper duar dhe “shoqeria jone e “civilizuar” rri e ben sehir, a thoni ju se kjo do te ishte nje dukuri me se normale.

    Atehere lind pyetja se a i kemi pregatitur ne kushtet e nevojshme per te masivizuar pjekurine e duhur per nje diskutim te tille?

  4. uragan says:

    …Veronikaaaaaaaaaa! Mund ta quash veten person, apo femer me shume mend.(Kjo sepse une nuk ta di se cfare krijese dykembeshe je).Tepricen del dhe na e hedh ketu, qe te veme mend ne te tjeret. Kur thua,”Lejoj femijet te shohin vetem “kukllat!!?? por dhe ato ne ne super!!?? vizionin tim, une mund te te them vetem: ngushellime qe ke mesuar te pakten te zhgarravitesh shqip, moral brigadieresh, hesapi…

  5. luis says:

    Veronika ne anen edukative te vleresoj dhe nga komenti kuptoj se jeni dhe nje besimtare e mire gje qe kete kategori njerezish i kam per zemer,por te duhet te jesh me shume praktike sepse kam vene re se gjithcka e shikon me xhama te errte dhe pervec se jep opinione negative ti edhe jeten tende e trysnon dhe kjo menyre te plak para kohet.
    Faktikisht autori e thote me te drejte se ne politike morali nuk ekziston dhe kete pune jo cdo njeri mund ta beje.Vetem naivet ne kete jete njohin vec nje rruge e ndersa ata qe pretendojne te udheheqin njerez duhet te ngarkojne mbi shpatullat e tyre te gjitha veset dhe virytet e atij grupi ku jetojne perndryshe ata do te dalin jashte lojet.
    Si mund te pretendosh ne shoqerine shqiptare qe eshte imunizuar aq keq me veset me te liga te perfaqesohet nga nje njeri qe nuk i perket realitetit.
    Edi Rama psh ne zgjidhjen e fundit jo se nuk me tundoj emocionalisht sepse eshte fakt se shihja nje njeri tjeter por qe te jem i sinqerte nuk besoja se mund te vije ne pushtet me ate rruge qe po ndiqte prandaj i vetmi moment qe me beri ta quaj politikan ishte pikerisht kjo aleance sepse nuk mund ta arrish kurre objektivin po nuk u perfaqesove dhe me keto kategori te pakendshme per njerezit idealiste.
    E rendesishme eshte qe politikani qe ka vlera njerezore ti cfaqe gjate ushtrimit te pushtetit sepse keshtu edukon edhe nje popull qe ishte ne rruge te gabuar dhe me kalimin e kohes jo vetem edukohet populli por mbetet ne gen dhe e trashegon dhe kjo eshte fitorja me e madhe per nje shoqeri.

  6. qerimi says:

    une nuk do votoj per asnjeren nga kata,se jan te korroptuar te gjith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje