Drejt barazisë me të keqen

3 Prill 2013, 09:45Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Këtë titull e kam marrë nga një reportazh për armët luftarake në SHBA. Autorja e atij reportazhi përmendte se përdorimi i armëve në SHBA po rritet ndjeshëm edhe nga femrat. 15% e femrave deklarojnë se zotërojnë armë zjarri, kundrejt mbi 40% të meshkujve. Për këtë arsye, mesa duket, autorja e atij shkrimi, kishte zgjedhur titullin “Drejt barazisë me të keqen”.

Mirëpo titulli i këtij reportazhi, mua mu duk se i shkonte më shumë aktualitetit politik të ditëve të fundit në Shqipëri. Afrimi i LSI-së me PS-në, largimi nga qeverisja me PD-në vetëm pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme politike, sipas mendimit tim, shërbeu që e keqja politike të barazohej.

Ne tani mund të themi pa frikë se edhe në Shqipëri, klasa politike nuk e mbështet lojën e saj mbi skrupuj moralë, por mbi numra dhe mbi karrige.

Para disa ditësh, Ben Blushi botoi një ese të gjatë mbi krizën në Europë dhe sipas mendimit tim, ai kishte shumë të drejtë kur përcaktonte se kriza në Europë ka ardhur nga partitë dhe nga kisha.

Mirëpo ne shqiptarët ende nuk jemi mësuar me demokracinë. Për fat të keq, ne i përfytyrojmë ende liderët si autoritete morale me fuqi hyjnore. Ne jemi një popull i prapambetur që jemi qeverisur gjithmonë nga një prijës, qoftë ky i fisit, i klanit apo i dërguar i Baba Dovletit. Në këtë pikë ne jemi një popull oriental, sepse, sapo një shqiptar si ne, bëhet prijës i një force politike, ne e projektojmë atë si autoritetin moral më të madh mbi tokën e shqipeve.

Edhe në këta njëzet e ca vjet që nga rënia e komunizmit ne vijojmë të sillemi me liderët tanë historikë si me prijësa moralë që ndrijnë nga dielli i virtytit. Në fakt, partitizmi po shfaqet si një nga krizat më të rënda të demokracisë.

Pothuajse në të gjitha vendet e Europës Perëndimore, partitë, shpesh, janë bërë çerdhe apo vatra korrupsioni, krimi dhe lidhjeje me mafien.

Po si ka mundësi që këto shtete nuk janë shkërmoqur? Këto shtete kanë ndërtuar institucione dhe një prej tyre është institucioni i gjykatës dhe drejtësisë. Ndaj cilido politikan në Europë, që mund të ketë shkelur ligjin, pjesën e mbetur të jetës e kalon dyerve të gjykatave. Po kujtoj Helmut Kolin e Gjermanisë, Shirakun e Francës. Ish-presidenti Sarkozi është bërë objekt i drejtësisë, madje policia e Parisit, me urdhër të prokurorisë, i ka bërë edhe një kontroll në banesë duke i sekuestruar dokumente.

E mendoni ju se çfarë do të ndodhte në Shqipëri sikur Fatos Nano, që sot është larguar nga politika aktive, të endej dyerve të drejtësisë për akuzat që i janë bërë nga media? Të mos flasim pastaj për Berluskonin.

Po le të shtyhemi më tej. Kroacia tregoi se është një vend që ka dëshirë të ndërtojë një shtet të së drejtës. Kryeministri që e futi në NATO sot është në burg. Të vetmet shtete që nuk i penalizojnë liderët e tyre janë Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Rumania e Bullgaria apo edhe Serbia. Këto shtete janë të shenjuara me njollë të zezë në të gjitha hartat diplomatike, sepse këtu partitë politike veprojnë si banda dhe treguesit ekonomikë dhe cilësia e jetës po përkeqësohen me shpejtësi.

Po le të kthehemi te argumenti ynë. Personalisht nuk e kam miratuar kurrë “takimin e ngjalës” siç hyri në zhargonin mediatik darka e Metës me Ramën në verë në prani edhe të një personi shumë të përfolur.

Mirëpo me kohë u kujtova se midis moralit dhe politikës ka një hendek të madh. Politikanët janë të lirë të bëjnë të gjitha lëvizjet e mundshme që të arrijnë fitoren. Nuk më pëlqen të them të marrin pushtetin, sepse sintagma “marr pushtetin” ka edhe një konotacion revolucionar. Pra, të gjitha lëvizjet e tyre për të fituar, janë të ligjshme edhe atëherë kur ato shkelin mbi moralin apo mbi kodin etik të një edukate fillestare.

Në fakt, kur flasim për etikën e sjelljes në shoqëri ne zakonisht kemi parasysh 10 urdhrat biblikë. Mos gënje, mos vra, mos vidh… etj. Historia e partitizmit europian tregoi se partitë nuk mbështeten mbi asnjë prej këtyre këshillave. Ato kanë një kod tjetër. Shoqëritë perëndimore kanë perfeksionuar gjithashtu kodin civil dhe kodin penal për të rregulluar marrëdhëniet në shoqëri.

Në këtë kuptim paritë mbështeten mbi aksiomën që: është e ligjshme gjithçka që nuk shkel ligjin. Ndaj dhe aleanca e Ilir Metës me Edi Ramën është krejtësisht e ligjshme, por për një pjesë të opinionit publik është e pamoralshme. Natyrisht, që është e pamoralshme, por ne duhet të mësohemi këtej e tutje se partitë politike në Shqipëri janë një e keqe e barabartë. Vlera e kësaj marrëveshjeje qëndron tek shkatërrimi i iluzionit të fundit sipas të cilit politika mund të ndërtohet ose të frymëzojë me kritere romantike dhe abstrakte si “Rilindje” apo “barazi para ligjit”, apo “meritokraci” dhe nxitje të më të mirëve dhe ndihmë për më të dobëtit.

Marrëveshja e fundit tregoi se edhe partitë tona janë një shtojcë e vonuar e partitizmit regresiv që e ka zhytur Europën në një nga krizat më të thella të pasluftës së dytë botërore.

Ka një shpresë te lëvizja e Kreshnik Spahiut. A do të dijë Aleanca Kuq e Zi ta shfrytëzojë këtë rast? Vështirë. Shumë vështirë do të jetë sepse shqiptarët nuk janë mësuar ende të bëjnë gjyqin moral dhe penal të liderëve të tyre. Ata më shumë i mbajnë në kurriz liderët e tyre si ata luftëtarët që ndeshen me heshta e me shpata me njëri-tjetrin dhe i gëzohen më shumë fitores apo plandosjes përdhe të tjetrit sesa shëndetit të tyre apo mirëqenies së tyre gjithashtu.

28 komente në “Drejt barazisë me të keqen”

  1. LORA1 says:

    thjesht sakte si gjithnje

  2. dumdum says:

    Jo me jo, Shqiptaret dine shume mire tua bejne gjyqin moral e penal lidereve te tyre.

    Jeni ju, kasta mediatiko-politike qe na i nxirrni here te bardhe e here te zinj.

    Cinizmin tuaj mbajeni per vete, cinizmi nuk ka ndryshuar historine, vetem sa i ka zgjatur jeten hajduteve ne pushtet e opozite.

  3. Claus says:

    Nuk u beson syve kur lexon te tilla shkrime zhgarravina. Dje kishim nje Ilir Yzeir tjeter, sot nje tjeter.
    Eshte sekelldisur gjate i mjeri, i bie verdalle dhe verdalle si kali ne leme per te dale ne shprehjen lapidare:

    “Nuk ka ndonje gje te keqe nga ky bashkim”

    Shtypi sot eshte bere lemsh, nje lemsh qe e thuri me aq mjeshteri Sali Berisha ku gazetaret si Mustafa Nano, Andrea Stefani dhe ky i fundit perdridhen dhe perdridhen per te interpretuar nje aleance murtaje.

    Dhe pa le, ajo akoma nuk eshte legjitimuar, ekziston vetem nje ftese dhe vetem nje ftese, ndersa ne nivelin lokal aleanca PD-LSI do te ekzitoje!!!

    Jane keta gazetare si Mustafa Nano, Andrea Stefani, Ilir Yzeiri qe na 2005 analizonin Berishen se ka ndryshuar dhe eshte i afte per pushtet.

    Shikoni KOP-in e Berishes, na thoshte M. Nano ne 2005-n dhe sharmin e Majlinda Bregut!!!

    Ja pra jane po keta analiste qe jane hedhur sot ne treg per te na e dhene talljen si “politike te madhe” dhe “antiregjim”.

    Lexoni brockullat e M. Nanos tek “Shqipi” te nderuar.

    Komentuesit jane ndare ne moraliste, por na qenkan budallenj dhe naive dhe disa qe jane berishiste te thekur por te mbuluar me petkun e moralit.
    Hajde e fol me keta pastaj.

    1. trust-no1 says:

      Si gjithmone shume dakort me ty Claus.

      1. Claus says:

        faleminderit trust,

        1. Mary says:

          @Claus. Dikush te ka mbajtur si “majen” e ketij Blogu dhe nuk mund ta fsheh se edhe une i kam pelqyer shume argumentet e tua qe ne fillim, por po konstatoj jo me keqardhje se nuk kam patur vemendjen ( karakter i sinqerte) e mjaftueshme dhe te kam besuar ‘a priori’. Por kam disa dite qe te kam konstatuar ‘a posteriori’ se pas nickname-it tend fshihet nje politikan karriere. Ti nuk je ai “Claus-i qe jeton jashte vendit etj..mbroçkulla” ti je nje hipokrit qe i di mire deshirat e njerezve opozitare, te cilet marrin pjese masivisht ketu ne kete blog dhe ne vijimesi i ke manipuluar mendjet e tyre, ne menyre qe te te ndjekin symbyllurazi. Ti je “nje Mi” elektronik (besoj duhet ta dish kete shpikje te shkences) qe i terheq “Minjte” prej verteti per ti mbytur ne uje pas tij). Por tani e tutje s’mund ta besh me sepse jo vetem je i demaskuar, por nuk do kesh me interes ta besh. Je shume i sofistikuar. Mos harro: ‘nuk ka krim perfekt, por polici te paafte’. Tani? shihe veten ne pasqyre! si te duket???

          P.S. Prandaj ndonjehere mendoja me vete ku u zhduk ky Claus-i, po ai “Plaku” prej zvicre dhe per koincidence “çam” nje dyhs e simpatike per tu pasur zili, madje fantazia me con deri aty sa te mendoj se je ti me dy personalitete?!

          1. Ta Taaa says:

            ncuk… ncuk… c’na ka ikur kjo nuhatja nga qe na jane bllokuar hundet ta marrte dreqi. bingo mary!

          2. Claus says:

            Mary, sa emer i ngjashem me emrin e simbolit te bukurise Merilyn Monroe, por juaj replika ndaj meje eshte antiteze e atij emri me aq fame. Keto dite kemine kete blog dy emra te ngjashem Maryn dhe Mary, nuk e di a eshte rastesi, po nejse per mua eshte gjeja me pak e rendesishme.

            Ke bere nje “sulm frontal” pa shije dhe pa argumenta, nje sulm i padenje qe per nga menyra duket se ka dale nga Selia Vishnje ku levrijne freshiste dhe mjaftiste me formim jo te plote packa se disa prej tyre kane ndjekur kolegje dhe shkolla matane oqeanit. Per te mesuar nuk kane mesuar gje, megjithese ky nuk eshte problemi im.
            Ne ato 20 rreshta qe keni shkruar shoh nje fare inati te ithet, nje fare vreri pabaze, vetem per faktin se une sot jam vene ne sherbim te moralit dhe jo ne ane te “Rilindjes” suaj, qe nga sot nuk po zihet me ne goje.
            E keni filluar repliken se “jam maja e ketij blogu”, me pastaj se jam “politikan karriere”, shkon me tej “manipulues mendjesh” pastaj si “mi elektronik” dhe akome me tej “kriminel” ku policia duhet te bej punen e saj!!!!
            Nuk e di, a ju kane bere leksione ata anglezet e fushates me ne krye ate tipin qe ka udhehequr fushaten e Tony Blair, qe sa per dijeni u ngaterrua keq me drejtesine britanike per nje vetvrasje te nje njeriu te afert te kabinetit te Blair-it?
            Nese po, atehere me siguri duhet t`iu kete shpjeguar shkallet e debatit. Ne dabat fillohet me argumentin me te dobet dhe pastaj kalohet deri tek ai me i forti dhe ne fund ne goditjen perfundimtare. Ti e paske perfeksionuar mire kete sistem, por ce do se ne te tera ke dale huq deri sa me shkaktove nje humor qe akoma nuk po me del.
            Nuk ka problem.

            Une tek “TemA” kam qene nder te paret dhe pozicioni im ka qene gjithmone koherent kam “goditur” nga te dyja krahet 98% Berishen dhe 2% Ramen kete te fundit per disa “vogelsira” aty ketu.
            Kam dhene dhe dokumenta per shtypin gjithmone ne favor te Rames. Te kujtoj nje valevitje te nje gazete austriake nga Taulant Balla per Parlamentin e Ri dhe disa te tjera dhe e kam per zor te them qe burimi mund te kem qene une. Dhe disa te tjera qe nuk dua ti bej publike, por nje gje te them, nuk jam politikan karriere, gabohesh rende.
            Nuk jam as “plaku”,te cilin e respektoj shume, si dhe “beson” qe na ndajne vetem kilometrat, se mendimet pothuaj i kemi te njejta, pra nuk jam me dy “identitetete”, por gjithmone kam qene dhe mbetem “Claus” ne dedikim te nje emri mediatik qe e respektoj.
            Te gjithe qe njohin “profilin” tim e dine shume mire opinionin tim per shume probleme. I jam kundevene AKZ, PD-se padyshim, LSI-se po e po, ndersa tani per keto lojera mashtruese PS dhe kryetarit tuaj. Ketu nuk hyn as manipulimi dhe as “gjitari elektronik”, por vetem mundohem te jem objektiv dhe i sinqerte me ata qe me lexojne dhe me respektojne.
            Kam replikuar ketu me shume ideologe te djathte, nje fare “Luan Kolonja” dhe disa te tjere dhe kane qene pa me te voglin levdim replika qe i mbaj mend per shkallen dhe forcen e analizes, kam bere replika me mjeke dhe specialiste te ndryshem, por kete lloj replike kurre, nga askush nuk e kam lexuar. Kam replikuar gjithmone me fakte dhe argumente, pa me te voglin emocion negativ.

            Tanime shoh nje problem me veten tuaj, me median, me elektoratin qe e keni coroditur tejmase dhe kjo eshte veper vetem e juaja dhe vetem e juaja. Por te me thuash se “marr tufen e minjve per ta mbytur mbytur ne uje”, krahasim me patologjik nuk kam lexuar deri tanime. Aq naive i quan replikuesit ketu qe une i manipuloj aq thjesht? Pak respekt per njerezit, Mary.
            Jane njesoj si theniet e Majlinda Bregut,qe Edi Rama i coi per ti vrare ate njerez ne 21 janar. E dini c`fare po nxirrni nga tastatura.
            Nejse…
            Vetem nje gje te dini mire: Une do te jem pa me te voglin emocion negativ edhe kunder jush, se nuk dua te talleni me njerezit e thjeshte, me popullin e thjeshte.
            E dini c`fare me tha nje nene para disa javesh:
            Djali dhe nusja e djalit marrin asistence 36 mije leke te vjetra. Ata mbahen vetem me pensionin tim!

            Nuk kisha fytyre ta shikoja ate nene ne sy, me kupton.
            Kishin akoma shprese, por ja qe skraparlliu qe as skrapet nuk i le ne vend, na hyri perseri ne mes.
            Mungova disa dite, eshte e vertete. E vura veten time ne funksion te dy njerezve te mi te dashur dhe e ndjej qe bera pak per ata, fare pak, kur ata dikur kane bere aq shume per mua.
            Vini zemren dhe mendjen mbi logjiken per karrike, kjo do te jete keshilla ime per sojin tuaj.

            1. K. Tiku says:

              Asnjehere nuk te kemi pare te besh kaq gabime. Nuk behet fjale per ato ortografike. Stili i shkrimit na sjell perpara nje te moshuar qe ka pervoje ne te shkruar por qe i dridhen gishterinjte mbi tastature. Po te marresh persiper vetem rolin e kritikut dikur do te behesh vete tabele qitje – thone…

              1. Claus says:

                …atehere jam i moshuar!
                As risperdali i babai te Siamir Tahirit nuk ju ben me derman.
                Ah harrova, jua sekuestroi Muli i antenes.

            2. Luan Kolonja says:

              Zu einem guten Mann namens Claus
              Me respekt per personin tuaj dhe vlerat kulturore e morale qe rrezatoni ne kete blog.
              Me terhoqi vemendjen komenti dhe opinioni juaj per kete shkrim te I. Yzeirit, koment me te cilin pajtohem plotesisht.
              Eshte e natyreshme qe une dhe ju, perfshire dhe te tjere ne kete blog, te kemi ndryshime botkuptimore, per te mos thene ideologjike, fjale e cila eshte bere tashme mjaft e “katranosur dhe mekatare”
              Por ajo qe une do desha te konfirmoj e te plotesoj ne perceptimin tim ndaj personit tuaj, eshte objektiviteti juaj ne gjykim tashme me racional dhe pa pasionin romantiko-idealist. (Ketu e kam fjalen per ballancen e raporteve te kritikes ndaj lidershipit shqiptar)
              Jam i sigurte qe ne te ardhmen, bazuar nga ngjarje qe do te ndodhin, do te kolaudoni goditjet dhe do te bindeni qe “Rilindja” e premtuar, tashme e perforcuar me aleancen me LSI, eshte aspak me shume se nje farse dhe mashtrim qe perpiqet te “vjedhe shpirtrat e trazuar” ndoshta te nje pjese te madhe te shoqerise, per mrekulline qe pritej te vinte brenda nates…
              Historia e tranzicionit te sistemeve politico-ekonomike jo vetem te kombeve te zhvilluara tashme por edhe atyre qe ashtu si ne, startuan ne fillim te viteve 90, tregon se ndertimi i institucioneve demokratike eshte nje process shume i veshtire
              dhe i gjate qe kerkon jo vetem lider vizionare por edhe koshience per sakrifica nga dy ose me shume gjenerata.
              Pa dashur edhe te zgjatem por dhe te mos dal nga tema ne fjale. Lidhur me lidershipin actual: Bazuar ne bindjen time qe ne shqiptaret nuk dime dhe nuk jemi mesuar te vleresojme liderat, por vetem t’i baltosim ato, gjykimi im eshte se Berisha duhet vleresuar per ate cka ai ka bere per fillim e tranzicionit nga njeri system ne tjetrin deri me sot, duhet vleresuar per energjite e pasionin per ndertimin e bazave te nje shteti e shoqeri modern. Sigurisht qe kutu, per mese 20 vite jane bere dhe vazshdojne te behen gabime per arsye gjithfarsoj. Por ne duhet te dallojme anen racionale te zhvillimit te arrire, drejtimin e duhur te anijes drejt brigjeve euro-atlantike te shpetimit, si dhe endrat e aspiratat e brezave per nje jete me te mire dhe shoqeri me te emancipuar.
              Ndoshta nuk eshte vendi ketu te zgjatem, dilemma ime eshte nese vendi do te vazhdoje kete rruge me nje lidership te ri te tipit Rama!!!
              Nese ju Z.Claus keni ndjesine dhe bindjen se PO, LASS ES SEIN
              As far as I fell it, I’m afraid not

              Note: Persa i takon replikes tuaj me komentuesen(in)”Mary” jeni lodhur shume, duke spjeguar vet-vehten dhe keni rene ne gracken e tij (saj) qe mund te jete thjeshte autori is shkrimit apo ndonje sejment.

  4. ivani i madh says:

    zoti Yzeiri artikulli juaj eshte shume i goditur po desha te shtoj se si partite dhe populli nuk eshte ndare nga slloganet komuniste ku kryetari peronalizon partine se ne cdo miting nuk broheritet per partine po per udheheqesin sikur ky me nje te rene te lapsit do shembe malet e do aktivizoje vullkanet.Prandaj keta sillen si kapo banda e te pa korigjushem edhe pse mund te jene me idjotet .

  5. Albert says:

    Nje miku im ishte para nje jave ne Milano.Ka dokumente te rregullta qendrimi atje. Kishte shkuar ne kuesture per te nxjerre nje dokument.I kishte bere pershtypje fakti se ishte i njejti shef policie si para 15 vitesh!!! Ka shanse te gjeni ne administraten e shtetit shqiptar nje nepunes qe sherben,jo 15 vjet,por 1.5 vjet ne te njetin vend?! Sa per “shefat” e policise ata me mire te quhen lango,aq pa dinjitet dhe pa autoritet jane! Keshtu qe,ne kushtet e mungeses totale te shtetit(as si butafori nuk qendron fasada ne kembe) normal qe njerezit do jene te ndjeshem ndaj personave qe perbejne klasen politike,sepse “zeja” e tyre dhe detyrimi i tyre eshte te bejne shtet(kur nuk ka,si ne rastin tone)dhe ta persosin ate,kur ai eshte i ngritur dhe funksionon normalisht! Nderkohe qe ne thjesht sundohemi nga nje grusht gangsteresh!!!…

    1. migena tresa says:

      Pooooooooo. Eshte me se e vertete. Kam punuar ne administrate dhe kam qene ne nje grup pune me disa holandeze ne nje periudhe, kur ne pushtet ishte njera bande…dhe me lana “te haja buke” ‘se per pune therritet gomari ne dasem’. Ndodhi qe njeri prej holandezeve erdhi perseri e u ndeshem ne korridor e me pa me habi?! S’te paskan hequr me tha?-jo ja prita, por ndoshta njehere tjeter….

  6. Horri i Bulevardit says:

    Troc muhabeti, politika sharlatane e ketyre 22-vjeteve eshte dominuar nga Sali Berisha, edhe kur ai ska qene ne pushtet dhe kete ai e beri se beri emgrimin me te madh ne histori, per te permbysur raportet demografike ne qender te Shqiperise dhe kjo solli si pasoje ate shtrengim te pushtetit nga sharlatane te pashkolle, me diploma fallso pa vajtur asnje dite ne pushtet, kesaj plejade te pashkolluarish ju shtuan edhe e realizmit socialist, qe mbas 90-tes, mbeten ne meshire te fatit dhe ardhja ne politike e Sali Berishes, i hapi perseri deren per nje rroge pushteti.
    Faktori politik nuk eshte as Rama qe akoma ska patur pushtet, megjithese sharlatanet mundohen ta barazojne me pushtetaret plehra, por as Meta, qe shume shpejt me skarcimin e Berishes, do te rrokulliset ne humneren e humbjes se gjithshkaje.
    Per kete Rama, beri nje oferte, jo nga qejfi i tij, por nga rrethanat qe nga shumekush nga jashte duket si anormale.
    Kjo te nderuar komentues, serioze dhe qe me te drejte, dukeni te tradhetuar, per mendimin tim eshte nje gje e domosdoshme, e qartesuar edhe nga te huajt, per te rrezuar Berishen, qe do te sjelle edhe habi te tjera kur vete ne shqiptaret do te shohim me syte tane vjedhjet masive dhe ku kane shkuar parate e vjedhura, qe me Berishen ne politike, eshte e pamundur te realizohet.
    Te nderuar komentues, Edi Rama e dinte se do te merrte nje kosto te madhe indinjate te shqiptareve ndaj tij dhe ai e mori kete persiper dhe po mundohet ta mbaje kete kosto, pa e shpendare kete kosto tek te tjeret, ai po e mban vete, se ka besim se shume shpejt, shqiptaret do ta kuptojne, ne veprimet e tij te mevonshme qe do te sjellin rezultate ne rradhe te pare ne shperberjen e strukturave berishiane te krimit qe ka kapur cdo institucion shtetror.
    Zoti Rama e ka mbajtur dy here ne kurriz te vet, rrezimin nga berishianet e Berishes dhe me sa kuptoj une ai nuk do qe per te treten here te rrezohen shqiptaret nga Berisha.
    Une jam nje nga ata qe u revoltova dje me shume se te gjithe, por me mbrapa, mbasi e pashe me qetesi gjendjen, reagoj pozitivisht, per ti dhene shanc jo Edi Rames, por opozites te rrezoje nje here e pergjithmone berishizmin, pa u bere si enverizmi parti-shtet.
    Prandaj voten Ps-se, AKZ-se dhe nga krahu i djathet Ligj dhe Drejtesi dhe FRD-se.
    Kjo eshte zgjidhja per te shembur partine-shtet te Berishes, qe natyrisht do te sjelle edhe renien pa kushte te Ilir Metes dhe sulo gradeceve qe kane kapur pushtetin.

    1. VERONIKA says:

      Horri troc muhabeti,Sala eshte atje se si e ka thene dhe vete:
      Sa te kem Edvin Meten perballe une fitoj gjithmone!
      Bravo i qofte dhe RROFTE BERISHA.
      Pastaj Horri ne jemi populli i udheheqesave dhe me ndje qe po ta kujtoj por nuk jane bere ende 47 vjet qe Sala te ike.
      Se cfare ke brockullitur me Rama eshte i detyruar e di une i ke kot.
      Edi Meta nuk ka fare ide se cfare dmth “kosto politike”
      Njeh mire koston nen efektin e miellit dhe ashtu reagon.Kaq.
      Nderroje emrin se tani do nderoheni si kokepalar ..eshte ne fuqi HALEanca e kokepalareve…ja pra kostoja fillon qe nga ty.
      Ti u revoltove dje…por harrove sot pse u revoltove dje.
      Keshtu ka qene gjithmone Horri,ne nuk e dime cfare eshte “revolta”
      Ne ikim nga bunkeri dhe zgjedhim…bunkerin.Bageti me pak fjale ose kokepalar njesoj eshte.
      Me vjen mire qe sot je i *qete*,sepse e garantove burgun dhe per 4 vjet.
      Tu rroje negjmija dhe partia…ah dhe Kokemadhja..eshte nga Dibra dhe ajo…prandaj i lidhim haleancat jemi klanor…e kemi fis me gjyshen.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Nuk harroj se mbas kater muajve do ta hap perseri kete muhabet replike me ty Veronika, them se do ta mbush mendjen, tani mbajme kostot, i pari Edi Rama dhe te tjeret megjithese nuk ndihen kane pergjegjesine, por kane frike te dalin tani qe ka filluar furtuna, me siguri do dali te paret mbas disa muajve, kur te iki Berisha, dhe do te deklarojne se une isha per kete projekt.
        Megjithate sic te thashe mbas tre kater muajve do ta hap perseri kete replike me ty.
        Ke shume te drejte per sa shkruan, ste kundershtoj.

    2. antisubjektiv says:

      Me te vertete deshiron te na mbushesh mendjen me keto qe thua?!
      Meqe qenke i brendshem nga kampi i PS pa na thuaj perse nuk e beri kete HALEance (sic thote Veronika) me pare dhe te garantonte zgjedhje te parakohshme me qeveri teknike??? Apo deri para 1 prillit (dite mjaft e gjetur) ishte i bindur qe i merrte i vetem zgjedhjet?
      Nese je i bindur ne ato qe thua, te lutem mos nxirr me shume sekrete se rrezikon qe t’i kthehet mendja Metes…

  7. VERONIKA says:

    Mire Yzeiri mjaft mire.
    Sakte,ne jemi kulti i njeshit.Mund te shtoje se tani eunuket jane ne ethe per emrin ne liste.Ne njefar menyre eshte si tmerri qe kishin per emrin ne listen e sigurimit.Tani eshte lista per deputet.Askush nuk ben ze.
    Kane folur vetem 2-3 qe AI,AI i plotfuqishmi jo i lagjes por i partise mehalle,kane folur vetem te *paprekshmit*.
    Beni gjithmone shembullin e partive europiane,por levizja Grillo shkaktoi paksa termet dhe atje.Berluskoni ka filluar heret me Mani Pulite,dhe po jep ende llogari.
    Jemi driteshkurter Yzeiri,jemi shume te vegjel,nuk eshte se AKZ nuk do dije ta shfrytezoj.Ka shume pak qe duhet te shfrytezoj Ne jemi te shfrytezuar dhe te shtrydhur si nje pacavure…por kemi ende frike,kemi terrorrin e listes..se deputetit,te punesimit,degjoj qe do votojne ne mase PD,sepse votimet perkojne me listen e provimeve..haahaahaahahhaha
    qesh se nuk qaj dot.
    Per kte jeni fajtor te gjithe,me ndjeni po ka shume eunuke mediatik.
    Krijoni dhe lartesoni modelin eunuk.Dhe me e rrezikshmja e ksaj teorie eshte…jane te gjithe njesoj….te zgjedhim te keqen me te vogel….
    Yzeiri jashte ktij vendi kane tmerrin nga shtypi.Mjaftoi nje fushate qe te shperbente mitin e Lidhjes se Veriut…nje rrezikshmeri raciste qe po zhvillohej ne veri te Italise.Ok kemi dhe mungese kulture,por sidoqofte fjala gerryen.Ok u zgjata shume…dhe nje pyetje

    Po me perdorimin e armeve nga grate cfare kishit ju shoku Yzeiri???
    A nuk ju ka mesuar koha e juaj qe kemi te ndrejta te barabarta??
    He pra he zbor ju…zbor ne hhahahahahahahhahhahaahha
    Komplimenta per artikullin.

    1. haker says:

      Veronika, te shoh shume “te karikuar”. Take it easy- please. Te gjithe ne qe marrim pjese ketu dime diçka nga kjo bote…Veronika te kane “krefur” shume keto dite komentuesit, por kujdes se mund te jesh mare ne xhiro, ne vend te kesh mare ti te tjeret. E ke lexuar Faik Bej Konicen?, meqe rrjedh nga nje familje bejleresh (sipas pohimeve te tua gjithnje), n.q.se po, ai i ka njohur mire shqiptaret. I ke vene re si te shohin? edhe femijet e vegjel i ke pare? Nuk kane pike çiltersie ne driten e syve, po sikur te zhbirojne me ate drite te djallezuar.
      Ti nuk je nje perjashtim, je njera ose njeri prej tyre, prandaj nuk bejme hajer ne e more vesh?

      Veronika mesdhetaret ne perrgjithesi jane popull mashtrues, dhe kur nuk i kishin njohur akoma shqiptaret mbanin italianet si kryemashtrues. E di ti si thone per ta?- “kur mendon se italianeve ua ke hedhur nje here ata ta kane hedhur dy here”

      keshtu e dashur mos mendo se po na e hedh….

      1. VERONIKA says:

        Haker uuuuuu sa po me “qudit”.U qudita dhe me ate komentuesen Mary me siper,dhe po ju pergjigjem te dyve.
        Me paskeni ndjekur me vemendje ,hem ju *falenderoj* per kte.
        Konicen e permend vazhdimisht,dhe fakti qe deklaroj gjera per vete dmth qe nuk kam asgje per te fshehur…dhe sidomos NUK KAM FRIKE
        Pra Haker do me ndjeni,por jam keshtu.Krihem te parrukierja rregullisht…nuk me duhet krefja e askujt.Thjesht them mendimin tim
        dhe nuk jam e pagabueshme…por jam e sinqerte.Nuk kam cfare te hedh se ty ta ka hedhur jeta qe kur te ka ber skuth…ashtu haker.
        Jo femijet mbaji larg,mbaji larg nga djallezia jote.Femijet po i rrisin syte tane…pra jane ajo qe ne jemi.Te garantoj dhe per kte,jam specializuar mbi enfantet.Nga gazetaria dhe sidomos politika kam difekte por me femijet jo,nuk me ben dot leksion.
        Keshtu pra i dashur,jeto jeten tende dhe bindu qe askush nuk do te te hedhi asgje.Mjafton mos te me lexoni..ohu sa here e bej une kete.Ah lexoni dhe Konicen…qe mos te na i hidhni dhe ju

        ESHTE TURP QE NJE KOMB TRIMASH
        DREJTOHET NGA KESI KRIMBASH!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        1. Vereska says:

          Pse na u qudite teta verenuka.

  8. qytetar says:

    Nje analize reale e perceptuar nga njerwz qw din tw shohin dhe ndjejne.

    Per mua jan fshatarwt drejt babzise ne qytete.

  9. Euro Maloku says:

    Pak nga pak shkipetaret do te kuptojne se ne kapitalizem jane bosat qe komandojne…partite jane vegla te tyre gjasme demokratike per tu mbyllur gojen juve qe keni votuar per ta.Pas Saliut fshihet mafja amerikane ta zeme e Derivolit qe hodhi ne ere gjysmen e Shqiperize dhe zjarvensit jane te lumturuar e ne pushtet..pas EDIT qendrojne bosa te tjere qe e manipulojne edhe ate..per ti ferkuar shpatullat Saliut..apo ambasadori RvZiu qe u vendos titujt kalorsiake….
    Shkurt hesapi “Nga do qe te rrotullohen shkipetaret bythen e kane gjithemon nga mbrapa!!”

  10. vz gjirokastriti says:

    Per Clauc pershendetje.

    Eshte gjeja me e shemtuar te shkruash ,per te forcuar dhe ngritur nje
    parti ,kur nga ana tjeter e opozites akuzohesh si lamash partije.
    Eshte gjeja me e mbrekullushme te shkruash e te denancoshe per dite
    lamasherine e partive,si nje gje qe nuk ka vlere dhe nuk ka per te patur vlere kurre, cilado parti te jete kjo.

    1. Claus says:

      te pershendes edhe une gjirokastriti.
      Te falenderoj per vleresimin.

  11. Ari says:

    Me vjen keq per zhgenjimin tuaj Z.Yzeiri! Gezohem qe asnjehere nuk kam patur ndonje iluzion per ndershmerine e Rames!

  12. L. says:

    Po AKZ nuk eshte nje partickë politike?Nga vjen Kreshniku?7 prilli mundet te krijoi nje opinion,por gjithsesi partitë kane vdekur!Blushi gabon kur rendit partite dhe Kishën,sepse shkaku eshtë Ekonomia dhe sistemi si thone nobelistet!Kisha,partite kane pergjegjesi,por irracionale!Kishes e pranoi dhe sot Papa Francesko(Shiko Rai Uno,SKY) edhe kishtare,pra prifterinjë,nuk besojne ne Ringjalljen e Krishtit..Interrneti,niveli i l’arte kulturor dhe shkenca kane bere qe Gjithnje e me shume qytetaret e vertet ti largohen Kishës!Partite jane po kisheza por me pushtet dhe ato kane vdekur…nga Kriza sepse mungojne tregjet(prodhim ka)dhe konkurrenca rropos!…Nejse…gabim të shpresosh tek partite,qofte dhe AKZ!Beppe Grillo ne Itali kerkon vdekjen e gjithe partive dhe varrosi qendren kete rradhe!Po ne Shqiperi?Ilir ke talentin,integritetin te afrohesh jo me AKZ,por me Levizjen Shqiptare 5 Yjet qe nuk ka nevoje,pikerisht për prijsa,sepse edhe ai qe e krijoi ne Itali,Beppe Grillo,nuk merr asnje post!Rjetet sociale të Euroes(pritet të krijojë simoter ne rjet social Gjermania,Franca mori pervoje,Spanja e krijoi,Shqiperia ka njerez në kete Levizje paneuroiane!Futu ketu,sepse idete e M5S ne Itali keto jane qe i keni shprehur!Organizo rjetin social ne Tirane,Elbasan dhe po’ te votuam behesh pse jo Kryeminister(i perkohshem)…Te mesosh notin nuk duhen teori,por duhet të futesh direkt ne det te notosh,me thosh një vertet i ditur prof.ne universitetin e Elbasanit,mik i imi,me emrin Bardh Matraxhiu,qe s’mund ta harroj dhe pse nuk di fare ku gjendet!Nejse!Eshte koha për Levizjen Shqiptare 5 yjet!Partite politike ne Shqiperi,si vertetoi dhe “i fundit i Moikanëve”ideologjike,kane vdekur!…Tani bien edhe ere te rende,si tre arkivole pavarrosur Saliu,Iliri,(jo ju)dhe Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje