Gjëja më e hidhur për dikë që merret me analiza është që të thotë se ka të drejtë. Sepse nuk i thuhet atij që ka kancer në mushkëri se i ke thënë me kohë të lërë duhanin dhe se e ka pasur gabim kur të ka konsideruar si njeri që s’di e s’e kupton rëndësinë e duhanit. Nuk i thuhet atij që ka bërë një aksident se i ke thënë më kohë se nuk din me vozitë makinën. Ama, shqiptarëve duhet me ua thanë të vërtetën pa ndërprerje. Sepse, ndryshe nga këto raste, shqiptarët kanë një gjarpër në mendjen e tyre që po i shtrëngon, po i mbyt haptazi e pa mëshirë dhe që do t’i përpijë me gjithë kocka duke e përdorur shtetin shqiptar kundër vetë shqiptarëve.
Më në fund, edhe ata që mund të ngrenë dorën që të luajnë bingo, të mbajnë gotën e rakisë e që kanë sy të dallojnë nëse është ditë a natë, e kanë kuptuar se ky gjarpër vetëm po i shtrëngon rrathët dhe tashmë po i sheh në sy dhe po rreket që t’i hipnotizojë. Koka e gjarprit doli dje dhe në daç t’i mbajnë hapur sytë shqiptarët, në daç t’i mbajnë mbyllur, gjarpri do t’i përpijë me gjithë pasuri, tulla e llaç, shpresa e ëndrra. Sepse sipas gjarprit, shqiptarët janë lejuar të vënë ca dhjamë që të mund të mbijetojë ky gjarpri që nuk ka kë të kafshojë dhe që duhet t’i përpijë ata një e nga e një e të gjithë pa dallim. Sepse edhe po qe duke u mbytur anija e shtetit, gjarpri do të vazhdojë të gjuajë minj deri në fund sepse gjarpri e din notin. Minjtë ose do të hahen ose do të mbyten. Dhe në këtë pikë, dallimi midis shqiptarëve dhe minjtë është i papërfillshëm.
Tash shqiptarët duhet të tregojnë se a janë viktima e lepuj, që gjarpri do t’i hajë për zgjedhje, a janë burra e gra me dinjitet që duan të mbrojnë jetën e pasurinë se nderin dhe fytyrën ky gjarpri, paria e Tiranës, ua ka marrë me kohë. Shqiptarët do të kenë edhe shanse të tjera, por çdo ditë që kalon zgjidhjet e tyre bëhen më të vështira e më kushtueshme.
Çfarë ndodhi?
Me datën 1 prill u zyrtarizua marrëveshja për ndarjen e pushtetit midis palëve të parisë. Pakti ka qenë bërë me kohë, në fakt na e ka lënë gati Ramiz Alia, mirëpo me 1 prill, prijatarët e parisë, kokat e krimit shqiptar, krerët e familjeve mafioze ranë dakord që të ndajnë pushtetin. Sali Ram Berisha dhe Trusti i Gështenjave do të ketë disa burime të forta financiare. Ai do të kontrollojë disa bashki të mëdha, disa komisione parlamentare, do të ketë mjaft deputete e një ‘opozitë’ relativisht të fortë. Po ashtu Sali Berisha do të ketë financim të siguruar për të mbajtur një strukturë që do të ruajë familjen e interesat e veta.
Orta e Jeniçerëve ka interesa që Edvin Kristaq Rama të bëhet i pari i vendit. Ilir Rexhep Meta dhe banda e tij duhet të mbajë me punë elektoratin e vet. Këta do të vazhdojnë të hanë edhe atë që ka ngelur nga pasuria kombëtare e shqiptarëve dhe më pas do të vihen që të hanë shqiptarët.
Tre klanet e fuqishme katundare triumfuan dhe pakti katundar tregoi se këta kanë qenë gjithnjë bashkë. Edhe pse kanë vënë në krye ca katundarë që kanë jetuar në qytete e kanë qenë të kamur, askush nuk harron se edhe këta katundarë të qytetarizuar vonë pasurinë e kanë vënë duke pastruar nevojtoret e niveleve të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe që nuk e kanë ndërruar fare mendësinë katundare, prapë sjellja e tyre është katundare safi. Ky pakt është siguria që i duhej parisë dhe dënimi me vdekje i shqiptarisë.
Si duhet interpretuar ky pakt?
Së pari, krerët e klaneve ranë dakord që të ndajnë tortën e pushtetit, e më së pari të garantojnë Sali Berishën e familjen e tij. Nga ana e vet, shefi i Trustit të Gështenjave iu dha bekimin që Ilir Meta, Edvin Rama, Vangjel Dule dhe bandat më të vogla të vjedhin edhe atë që ka ngelur nga pasuria e shqiptarëve për tetë vitet e ardhshme, por me kushtet e renditura më lart. Plani është që mbasi të mbarojnë kockat, këta do të fillojnë të gjithë bashkë që të hanë shqiptarët.
Së dyti, paria vendosi t’iu tregojë shqiptarëve se vota e tyre nuk ka vlerë. Zgjedhjet bëhen kot. Këta të tre i numërojnë votat. Këta ia numëruan votën edhe Bamir Topit. Këta do t’ia numërojnë votat edhe AKZ dhe të gjithë partive të tjera të vogla që e kuptuan se loja me karrige ka mbaruar. Në karrigen e fundit do të jenë Ilir Meta, Edi Rama, dhe Sali Berisha. Se kush do të jetë ulur në prehër të tjetrit varet nga disa gjëra që nuk shpjegohen këtu, mirëpo që do të rrinë të gjithë bashkë e njëri në prehër të tjetrit, nuk ka dyshim. Megjithatë shqiptarët nuk do ta kuptojnë se janë ulur sepse duke qenë me gjatësi të ndryshme, do të duket sikur janë njëri mbas tjetrit. Teknikë e njohur, iluzion optik që e ngatërron dimensionin vertikal me atë horizontal. Por kur i sheh nga mënjanë, e kupton se çka po ndodh, dhe bëhesh i vetëdijshëm për të vërtetën.
Së treti, paria e Tiranës iu tha të huajve që të mos përzihen. Ne fakt ua zgjidhi problemin e stabilitetit. Nuk do të ketë rrëmujë në nivelin e parisë. Qentë që kanë një kockë në gojë, nuk iu gërmushen apo hakërrehen qenve të tjerë. Sepse ajo kocka i bën që të rrinë urtë. Dhe ndërkombëtarët nuk do të përzihen, sepse e dinë mirë se me kë kanë të bëjnë. Sepse nuk mendon vetëm paria që ne jemi njerëz të paditur e katundarë, edhe të huajt mendojnë kështu. Të huajt duan stabilitet, dhe këtë e garanton marrëveshja me lezet. Parimi ishte, “më rrove, të rrova, brisku i berberit”. Paria nuk ka nevojë për të huajt. Të huajt nuk duan probleme. Kauza rotacionale i zgjidh problemet,
Së katërti, marrëveshja tregoi se deri ku janë të shitur mjetet e propagandës dhe të shtypit. Shumica e llapaqenërisë mediatike po bëjnë hapur lojën e parisë dhe janë angazhuar në mbrojtje të paktit e të interesave të tyre të ngushta. Nuk po përmend emra se më vjen ndot, port ë gjithë argumentet që po lëshohen prej tyre si bie fjala, iu thanë të huajt, ishte interesi kombëtar, është për të mirën tuaj, e bëri Stanishevi, Papandreu dhe Internacionalja, e bënë për të bashkuar socialistët, etj. etj. janë pa bazë e mashtrim i pastër. Këta kanë interesa dhe do të ulen të tre në një karrige për të mbrojtur interesat e tyre të ngushta. Se këta sillen sipas parimit të Haxhi Qamilit “kur kam Sharrën e Shijakun me vete, nuk pyes për Berlinin”. Kur i kanë katundarët e tyre mbas vetes, këta nuk pyesin për Brukselin, Uashingtonin, apo Timbuktunë. Nuk po hyj në argumentet e shumta që po përdoren, por të gjithë këto pjesëtarë të llapaqenërisë mediatike do të ishte mirë ta qepnin gojën se pusetës së gjirizit i ka ikur kapaku dhe ka vërshuar në të gjithë lagjen që qelbet.
Së pesti, ky pakt vjen në një moment kritik në të cilin do të sprovohet ideja kombëtariste shqiptare. AKZ ka lajmëruar për një miting gjigand me 7 prill. Pakti i parisë ia ka mbyllur lojën Kreshnik Spahiut dhe AKZ-së. Platforma e tij ka qenë e gabuar prej fillimit. Duke u bërë buldozeri anti-Berishë, ai nuk e ka kuptuar se po përdorej prej parisë, sepse në çdo kohë Edi Rama dhe Sali Berisha janë marrë vesh, edhe pse me pak vështirësi të kuptueshme. Tashmë AKZ dhe kreshnik Spahiu në mitingun e 7 prillit duhet të heqin dorë nga demagogjia e populizmi dhe duhet të parashtrojnë ide të qarta e mobilizuese, një platformë shtet-komb ndërtuese, dhe një program të qartë. Ndryshe, ky pakt që ia mbyll dyert kombëtarizmit shqiptar, edhe pse nuk e dëmton kombëtarizmin si frymë, do ta shfryjë AKZ-në si forcë politike. Përgjegjësia e AKZ është që të gjejë forcën e të rrijë jashtë paktit e jashtë sistemit sepse Edi Rama e ka shitur dhe paria është e gatshme që në mos arriftë ta përdorë si do, ta shkallmojë duke përdorur instrumentet e dhunës e të shtetit. AKZ duhet të jetë një parti jashtëkuvendore, të vendosë prioritetet e duhura, të shkojë tek shqiptarët jo me dylbi e me demagogji, por me një program të qartë. Por paria e Tiranës me këtë pakt ia ka ngushtuar zgjidhjet dhe me 7 prill do të merret vesh se ku e gjejnë veten AKZ dhe udhëheqja e asaj partie që, në këtë pikë e sheh veten si bartëse të idesë kombëtariste. Por paria e din mirë se kombëtarizmi, me një parti apo pa parti, është një frymë e një ideologji e jo një strukturë interesash.
Së gjashti, ky pakt tregoi se nuk ka as të majtë, as të djathtë, as militantë e as ideologji, as vlera, as bindje politike. Kulti i parasë dhe i interesit ka triumfuar. Njerëzit që do të mbështesin njërën palë ose tjetrën do të shohin qartë se po e dënojnë veten e tyre me vdekje, se kanë rënë viktimë e një mashtrimi të një bande hajnash politikë. Nuk ka socialistë, demokratë, apo liberalë që do të pranojnë një pakt të tillë të pajustifikueshëm. Ky pakt tregoi se paria është kundër shqiptarëve. Të gjithë maskat e saj ideologjike ishin gjethja e fikut e radhës. Tashmë nuk kanë as platforma, as ideologji, as vlera, e as maska që i mbrojnë. Të gjithë sharjet janë pa vlerë, të gjithë etiketimet janë fshirë, të gjithë bërtitjet, kanosjet e kërcënimet janë harruar. Të gjithë dosjet janë fshehur e fshirë sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Së shtati, ky pakt tregoi se sa e vetëdijshme është paria e Tiranës për gjendjen kritike të vendit, të ekonomisë, të shoqërisë, të dobësisë së shtetit, të nivelit të lartë të kriminalizimit e të korrupsionit, të shkallës së lartë të mosbesimit që kanë të huajt, etj. Me këtë pakt, paria iu thotë të gjithë shqiptarëve që jeni të pashpresë. Ne jemi ata që iu sundojnë, ne do t’ju sundojmë prandaj dorëzohuni. Dallimi midis Rrethit të Ferrit dantesk dhe gjendjes në shtetin shqiptar është se shqiptarët po e provojnë me jetën e tyre se çka të bën e keqja kur të kap për fyti e të hip mbi kokë. Por ky pakt i ka vënë hapur në përballje parinë dhe popullin shqiptar. Paria ka llogaritur që në përplasjen e vezëve do të fitojë veza e tyre. Mirëpo, ata janë katundarë kopila, por edhe ne të tjerët jemi katundarë. Si të përplasen vezët, nuk dihet se cila vezë do të thyhet sepse edhe ne bëjmë si ata: ndryshe flasim, ndryshe, mendojmë e ndryshe veprojmë.
Përmbyllje
Shkurt, pakti Berisha-Rama-Meta është treguesi më i qartë i strukturës oligarkike të tre bandave që sundojnë shtetin shqiptar. Ky Pakt tregon se paria është e lidhur me interesa shumë të forta dhe që i bëjnë të gjithë të kontrollueshëm nga interesat e krimit. Por, edhe pse koha është e paktë, njerëzit duhet të organizohen dhe të mos e pranojnë zgjidhjen që kanë vendosur prijatarët e krimit. Ata duhet të mbështesin alternativat, në se këto bëhen alternativa bindëse e reale. Pyetja është a mund të bëhen bashkë 15,000 nënshkrime votuesish? A mund të ketë forca që dinë të luftojnë këtë luftë me gjarprin e parisë kriminale të Tiranës?
Por e vërteta është e qartë dhe është ajo që kam thënë unë me kohë. Këta janë një bandë, Paria e Tiranës, këta duan të na hanë të gjallë. Pakti e provon këtë. Dhe këta duhen luftuar pa mëshirë. Në se nuk ka zgjidhje të shpejtë, atëherë duhet filluar një organizim i ri, jashtë strukturave të parisë, për një fillim të ri, për një shtet në shërbim të shqiptarëve, për një të ardhme të sigurt e të qetë për të gjithë, për një shoqëri normale, të ndershme e me dinjitet, për një bashkësi ligjore-politike që të marrë vendin e duhur në shoqërinë e popujve normalë.
Mire qe e kuptove vete pas sa e sa dekadash! S’ju vjen zor ju perdorin si lecka njerez xhahile dhe injorante dhe ju u beni temena qe nga SHBA e larget.
Dhe per me teper profesor i shkencave politike!?
Do beje me mire qe te mos shkruaje te pakten per disa kohe!
QUO VADIS ALBANIA?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html
nuk ka nevoje per koment.
SAKTE.
Me ne fund pas kaq e kaq shkrimesh, edhe Shinasi Rama ja beri bam. Ndonese nuk heq dore nga folklorizmat, te pakten kete radhe ka bere edhe ndonje analize dhe perfundim per te qene…
Ndiej dhimbje kur lexoj kete artikull. Zoti Shinasi konsiderohet njeri i kompletuar politikisht, por….
Kur percaktohej e ardhmja u largua, duke e lene vendin te vetesakrifikohet nepermjet qoftelargut Sali.
Per nje kohe te gjate beri heshtje varri kur Saliu merte revansh.
Me kete akt po ben nje sulm total kunder te gjithe kraheve, duke bere (sigurisht pa dashje) punen e Saliut. Arma e vetme qe i ka ngelur Saliut, per te qendruar ne pushtet eshte apatija, pergjumja, humbja e shpreses, menefregizmi i qytetareve.
Parrullen e thene tinezisht nga demokratet: TE GJITHE NJESOJ JANE, po e degjojme tani edhe nga zotnija.
Ndiej dhimbje!
Heqja e antishqiptarit do te krijoje kushte demokracije, vote te lire per te hequr jo Ilirin, qe do ta kete vendin ne burg, por edhe vete Ramen ne se nuk do jete ky qe ka qene.
Vote te lire me Ilir Meten ne pushtet? Po enderron.
Sot parimi me i mire ngelet: Vidh dhe ler te tjeret te vjedhin
Po pse manipulohesh nga ky teveqel o Shefqet. Jeta eshte e bukur e ne do jetojme ne vendin tone, politikanet te bejne punen e tyre. Hej neser njeri prej tyre larg qofte vdes e do te qajme pak se jemi shqiptar—
cd0kto jan rrena per 30 euro.. une kqyra ne website.. prej 17 ttierot biletat jane 127 TL qe dmth 60 euro.. ska 30 euro bilete.. rezervimet ose pagesat bahen nepermjet internetitcdb
Me te vertete per te te ardhur keq! Sido qe ta kthesh ky popull i vuajtur midis kudhres edhe cekanit mbeti.
shume sakte, i ke ra kresa, hajt ta shohim cka kane me thane keto plehnat e parise qe lehin neper bllogje. Duhet nje parti e re, per nje fillim te ri. e une e lexova tek blogu i autorit:
shinasi.wordpress.com
ka edhe shkrime te tjera. poshte paria e Tiranes, rrofte kombi shqipetar!
Ik Shem-e ik!pra meqe e majta u bashkua ti po na i servirke si pakt kundra popullit,pavaresisht faktit se Ilir kokelopa beri nje mije te zeza ne bashkeqeverisjen me mafiozin Sali,ai eshte i majte dhe drejtimi qe mori me 1 prill eshte natyral,mendoj se e rendesishme eshte shporrja e nje diktatori qe ka pushtuar politiken shqiptare per 23 vite me rradhe,tjetra se si do qeverise Ed Rama pas 23 qershorit nuk duhet te nxitohemi te paragjykojme…
po qe qenke nje pleher edhe ti? cka ke qene mo kapterr? ik o ndyresire se njelloj jane te gjithe. ky kete ka thene me pare kete thote tani. fare e keqe, qelbesira.
Ky pakt interpretohet kshtu : ” Lepij bythen e dhjamosur te Ilir koklopes per pakez pushtet ”
TE PAKTEN SALI BERISHA NUK ESHTE BURRE KURVE SI TI O ED DROGAGJIU !
Vota vetem per AKZ !
duam Mero Bazen ne krye te nje organizimi te ri
Nuk e lene keta te dale dikush qe i kercenon realisht.
Mos e ngaterro me Italine, se aty ka Polici, Gjykata, Komisionere qe bejne detyren te pavarur, dhe nuk ja prek njeri votat apo lirine personale Beppe Grillos.
Zhgenjeu edi rama cdo shprese per nje rilindje me paktin me lsi ,shpresojme vetem ke zoti te ndihmoj shqiptaret ,ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET DHE SHQIPERIN
BRAVOOOOOOOOOOO! NJE ANALIZ TEPER E SAKTE BESOJ QE DHE NJE NJERI I SHKUNDUR NGA TRUTE E KOKES , DO TE BINDET PLOTESISHT QE SHQIPERIA ESHTE NE RREZIK .
NGA MAFIA E HEKURT ME PARE ISHIN DY BERISHA DHE META TANI U PERFORCUAN , FUTEN NE
GJIRIN E VET KOMUNISTIN E VET RAMUSH I CILI NGELI DUKE I LEPIR BYTHEN PER MOS TE DALI JASHTE LOJE . .MJERE KY VEND CFARE PO E GJEN MJERE KY POPULL QE NUK ESHTE NE GJENDJE TE ORJENTOHET , CFARE PO NDODH KESHTU ?????.
NE PRESIM RILINDJE . ZGJIDHJA EMERGJENTE ESHTE QE POPULLI DUHET TE KAPI SITUATEN N DORE . NE NUK DUHET QE TE
MASHTROHEMI NGA KJO TRIO KAQ E RREZIKESHME . DUHET TE BASHKOHEMI ME AK PER TE MPOSHTUR MAFIOZET .
POSHTE KJO TRIO E NDYRE . POPULLI ESHTE FORCE E MADHE NE DUHET TI MPOSHTIM. KETA HORRA
O Shinasi mos e krahaso Edin me sal kriminelin,ti e di shume mire perse u detyrua Edi te beje kualicion me kokelopen se ndryshe berishen nuk e heq dot nga karrikja as per 20 vjet,e di shume mire cfare bejne disa komisionere te ps diten e votimeve,boll mor burre me keto pallavra berisha eshte kriminel por dhe Edi seshte me I mire.ne qofte se I do te miren shqiperise mbaj nje qendrim te drejte shkruaj qe ka ardhur koha te votojme ps dhe pike.sa per Spahiun dhe Topin mbaj mend qe kane qene pjese e pd prandaj komentuesit te mos na I shesin si shpetimi shqiperise,kur Jane dy te keqija duhet te zgjedhesh te keqen me te mire!
Ky paska qene fundi karrieres politike te Edi Rames,pesoi fatin e parardhesit Nanos,Sala e futi ne burg e ai e fali,mbas ’97….patem kaq shume shprese ..u zhgenjyem.
Jane shitur mjetet e shtypit thote Shinasi
Po si dreqin se ke kuptue kete more ti qe quhesh si bicim profesori?
Po ti ke qene i shitun kambe e koke te Ps dhe Rama prej 20 e sa vitesh dhe je prape i shitur.
Ti i quen tjeret Katundare dhe Parija po keto jane fjale te fjalorit te nje HALABAKU KATUNDAR ME 4 KLASE more mender PROFESOR
Mra rasti me e pa kyt shkrim ne bllogun e autorit. Brravo i kjoft ktij Rams se nuk ja ndin per kerrkend.
http://shinasi.wordpress.com/2013/04/03/pakti-i-parise-dhe-arixhofkat-e-medias/
Ka plot brume per te bere byrekun e popullit, por duhet nje gatues i mire dhe ndares i mire i byrekut, ku pushtetaret e neserm vetem ta provojne dhe jo te kafshojne byrekun e popullit te tyre.
kjo do te thote se kylyshet e pjelle nga nje bushter edhe pse luftojne e kacafyten per nje koske behen bashke per te sulmuar bariun kur ky i kanoset me krabe..
I SAKTE !
Duhet te mbeshtesim alternativat PDR ose AK,
PD + PS + L.S.I = Regjim = Sundim = Skllaveri.
Zhgenjim total,kurvellek i papare,cinizem ekstrem dhe humbje e cdo vlere njerezore.
Ne Shqiperi nuk ekzistojne parimet sepse vete populli shqiptar bashke me inteligjencen jane te zhytur ne llumin e te pamoralshmes.
Edi Rama me zhgenjeu si nje lider qe tek ai shihja shpresen per nje rilindje te vertet por perseri nuk mund ta fajesoj plotesisht sepse e tille eshte bere politika shqiptare ku te gjithe jane bere si qente qe kur jane ne nje stan kafshojne njeri tjetrin dhe kur shohin nje udhetar mblidhen bashke dhe e sulmojne udhetarin.
Edi Rama ishte i detyruar te shiste moralin e tij per hire te asaj qe neser mos te konsiderohej si njeriu qe i hyri politikes dhe u tregua me i paafti per ta bere ate d.m.th rrezimin e Berishes.
Edi Rama nuk kishte rruge tjeter ose te terhiqej plotesisht ose te vepronte ne kete menyre.Po mos te vepronte ne kete menyre ai do luftonte i vetem kunder te gjitheve dhe mund te rrezikohej dhe vete shperberja e partise socialiste sepse ishte e sigurte se nuk mund te vinte ne pushtet pa lsi dhe kesisoj do mbante ne shpatulla nje turp me te madh se kete qe beri.
Analistet pas kesaj gjeme do i versuleshin si politikani me i paafte i poltikes shqiptare qe nuk diti te bashkoje faktorin e majte dhe te vinte ne pushtet dhe na e la Berishen edhe 4 vjet te tjera.
Njerezit e ndershem kane te drejte te revoltohen por ama edhe keta duhet ta kuptojne se ne terrenin shqiptar te ndershmit jane pakica dhe maskarenjte jane shumica.
Populli shqiptar perderisa eshte i tille popull pa moral qe shitet per pese pare nuk ka pse te revoltohet per keto marifete sepse i ka pasur te gjitha mundesite qe ti zgjidhte me kohe por nuk e beri kurre kete dhe e pranoj talljen e pafund te Berishes tani le te pranojne edhe mashtrimet e Edi Rames sepse nder dy te keqija te pakten te keqen me te vogel.
Neqoftese jeni burra ngrihuni me 7 prill dhe bashkojuni AKZ se Spahiut dhe mos u largoni deri ti rrezoni te gjithe.Jam i sigurte se me gishtat e dores do numerohen njerezit dhe atehere edhe Spahiu do e pranoje kete formule te felliqur dhe do thote va fanculo popull i peshtire shqiptar.
Kur nje popull nuk e merr guximin te kerkoje te drejtat e veta atehere le te pranoje cdo loje te felliqte.
Neqoftese nuk do te ngrihet Qeveria Teknike per Zgjedhjet, nuk duhet te kete as pakt Rama-Meta. Nese krijohet Qeveria Teknike, te gjitha letrat jane ne loje. Te shohim si do te zhvillohen ngjarjet…
Sakte i dashur, po Parija, qe ti thu sak na e la ramizalia, e kujto? E dime tashma qe ali e hoxh bon’ vec car i urdheruan Qene xhelatet por ama kan qene e jane (e do te jene) Te Mdhojt’ qe bojn Corben e prandaj fajin e kane YJET, keta rrijne e bojn sehir dhe per Shqiperine ulin poshte gishtin e madh, tani kjo qe ti thu duhet te beje gjenia e shqiptarizmes, mbetet ne ere, sepse Shqiptarizma eshte ne arene me Bishat, e shumta qe do bente eshte se paku te luftoje per sfide e inat, kaq mund te beje …
E megjate poplli shqiptar eshte katundar, prandaj SuperYLli ka interes te mendohet me mire i dashur Shenasi.
Sa per keta qe s’marrin vesh cfare po thote Shenasiu, nuk eshte faji tij.
Presim i dashur Shinasi, tung, Tirona
Ata qe e sulmojne Shenasiun ketu ndahen ne dy grupe. Njeri grup jane militante qorra te parise dhe tjetri jane, ashtu sic edhe Shenasiu preferon t’i quaje, katundare te trashe qe nuk dine sa bejne dy plus dy.
Jam krejt dakord ne gjithe sa shkruan Shenasiu. Ky popull ka nevoje te ngutshme per nje koke qe t’i prije, se vullneti per ndryshim nuk mungon.
Po ku ta gjejme ate te shkrete koke se, ky eshte problemi??
Ndoshta akoma nuk jane pjekur akoma kushtet. Ndoshta uji nuk ka ra akoma ne vale. Por jam i sigurte qe do te gjendet dikush. Me ne fund, dikush do te shpertheje dhe do te thote “Mjaft me keta palaco qe i pine gjakun deri ne pike te fundit ketij milet te vuajtur”. Dhe mos ndodhte ajo gje se mandej te gjejne vrime e te futen keta pisat sal ram mete e te tjere zagare qe kane henger nga e njejta supe.
Dikush qe e gezon perkrahjen e popullit duhet te marre pergjegjesite historike mbi shpatulla dhe t’i motivoje njerezit. Historia do ta shperbleje.
Ky pakt (si loje shahu e paracaktuar)eshte firmosur qe kur banda e Ramizit ndryshoi kushtetuten, per te zaptuar vendin dhe cdo gje. Loja tani luhet me nje prostitute (LSI) qe njeher e shkerdhen Berisha dhe njeher do e shkerdheje Rama. Prostitutes LSI prap duart do ti rrine ne mjalte. Ramizin e zevendesoi Nano?? Nano ja la vendin Rames? Dy kurvaret e kombit vazhdojne lojen. Te gjithe te zgenjyer, te revoltuar dhe pa shprese!!! Votat tona mendonim si fis kete radhe do ja jepnim E.Rames(se bente qendrese???) por pas ketij pazari kurvaresh ne kete vend nuk ja vlen as te votosh. Pak shprese kemi ke AK, ta shofim me 7 prill?? Vetem kurbeti na ka ngelur, ishalla na del llotaria USA ne maj te shporremi nga ky vend ku stresi dhe fukaralliku po na grryen cdo dite jeten?????
Jam shume dakord me ty. Por as AK nuk mund te na ushqeje shpresat pasi votat i numerojne kurvaret. Shpresoj te te dale ajo llotaria dhe qe cdo shqiptar i ndershem te gjeje rrugen e lumturise…
Pushtet kalojne nga nje band hajdutesh tek nje tjeter – nga Sali baba, tek Ed baba dhe Lilo baba. Shqiptareve tarallake u duhet shume kohe te kuptojne, nuk dine te ndajne te drejten nga e padrejte, te verteten nga mashtrimi. Shume prej tyre kane koke te trashe betoni ku informacioni eshte e veshtire te depertoj.
Analize perfekte….!!! Nuk ju kerkoj te kuptoni analizen e Profesor Shinasiut por te pakten, hapni syte dhe veshet o popull budalla!!!
Shumë i saktë Z. Rama.
Vetëm një organizim i ri mund të mposhtë klikën e matrapazëve.
Shumë vetë besuan se mund të ndryshohej diçka por paska qenë vetëm një farsë.
PROFESOR…MS HARRONI KONICEN!
AKZ per 5 dite me kta shqiptare nuk ben dot mrekulli,as ju me analiza dhe as une me komente.Ata 5 qe vlejne jane ose jashte ose me kembet jashte.
Pra te rroje EUROPA,e kane mire kalamajte qe nuk duan te mesojne as shqip.
Nuk ju lexoj me PROFESOR…..me analiza nuk bjme dot gje….dhe si ju thashe jemi me kembet jashte nga ky vend.Do nxjerrim dhe koken…po na perzene…dhe me mire keshtu.
Pse kaq pesimiste? Paske mbajtur shume shpresa tek “rilindja” apo tek analizat virtuale te z.Shinasi Rames?
Pastaj Europa eshte shtepia jone dhe ne kohen e sotme nuk quhet me emigrim, por thjeshte nje shperngulje e perkohshme.
Dite me te mira pasketaj vijne, lum kush te rronje!
Nese ke nevoje per ndihme mund te me kontaktosh.
Melek..haahahaahaha je personazh.
Nuk jam pesimiste,ky eshte realiteti.
PROFESORI eshte nje njeri qe do kete gjithmone respektin tim.Por eshte larg.Nuk kam varur shpresen,eshte nga ata qe do i varja dhe jeten.Nuk jam e majte Melek,fakti qe jam kunder Berishes nuk te ben te majte.Ishte nje sfide qe duhej te provonim,jo si rilindje si shqiptare.Durim…deshtuam.Kemi vite qe po deshtojme..do kohe cdo gje.Europa i dashur nuk eshte shtepija jone,ne jemi haleja e Europes …eshte pak ndryshe.Ditet nuk jane aspak te mira,Melek nuk jane aspak te mira.Por eshte nje diskutim i gjate dhe nuk kam aspak deshire te rrokem me diskutime koti,me nje qe me thote ta kontatoj sikur ktu te flitej per nje person te vetem.Ktu duket sikur vetem une nuk jam mire.Jam ne mes te nje mase me te dehur qe me tregojne me gisht qe une kam pire.Nuk dua te kontaktoj askend,as me Zotin nuk dua kontakt…dua vetem pergjigje.
Pse ky vend i nemur dhe i cmendur eshte vendi im???
Di gje ti per kte..sheh ndonje problem ktu ti???
Sot kane hedhur ne rruge nje 76 vjecar nga shtepia e pleqeve..vete ministri Ksera eshte angazhuar…ka tre dite rrugeve me nje qese me ilace ne dore.Drejtorit i duhej dhoma e tij…kontaktoni Kseren
i kerkoni spjegim,sepse une nuk rri dot te shtepia ime me dy kate kur degjoj keto.Dua ti shoh dhe une ditet e mira..por nuk shoh.
Dua te bej dicka por nuk mund…une nuk rri dot ne nje tavoline me Kseren qe lajmeron policine per te perzene nje 76 vjecar.
Gjithe jeten na kane perzene.
Ik Melek,ik angazhohe kohen me ndonje qe ndalon ne mediokritetin e vetevetes…une nuk jam ajo kategori.
E shoh qe me ke keqkuptuar. Po Shqiperia gjithmone keshtu ka qene.
Ne te mbijeton vetem ai qe ka fis te forte, qe ka klan te forte dhe qe mendon shume pak per te sotmen e hiç fare per te nesermen.
Ja pra kush na qenkerkesh edhe e famshmja demokraci.
Rruspie me brek abraziv.
Si ato letrat zumpare.
Kamber Zumparaja
O Shinasi! Mos po lan makina dhe ti ne Amerike si Eduart Selami? Po qe se eshte keshtu o bura se pazari i malokeve te Saliut eshte i hapur dhe mund te fitosh shume me teper se 20 vjet ne SH.B.A, sidomos po te kesh lindur ne veri te lumit te Matit.
O Melek,ke paguar dheti nga Saliu dhe Edvini? Ky koment dhe ky komentator ka shume here qe ka shkruar dhe ka nxjere ne shesh,poshtersite qe po i behen popullit.
Ne shume shkrime kam theksuar se Saliu po don garanci,per pasurite e grabitura,te miat dhe te tuat,po qe se nuk je pjese e ketyre klaneve.Kete garanci tani ai e mori dhe nuk do denohet,as si thote mashtrusi Ngjela,sot,as si thote Ervini,sot,,per vrasjet,e Gerdecit,te 21 Janarit etj.etj.
Pra mire thote Shinasi Rama,paraja ka bere qe te bashkohen gjithe gjarperinje dhe shpej po presim fatin tone nga keto krijesa vdekjeprurese. Lush ka pak mend ne koke,se tru ka edhe gomari,te mendohet mire dhe te veproje per jeten e tij dhe femijeve te tij.Mafja tani ka pushtuar vendin.Mafja nuk ka parti te majte e te djathte,ajo parti ka parane.
Si hamendësohet? Se Sali Ram Berisha, si pjesë e paktit, do të përfitojë shumë deputetë, ca bashki të mëdha dhe plot pushtet, që të vijë më vonë prapë në krye të qeverisjes? Me këtë, me sa duket, doni të na mbushni mendjen që të mos trembemi e të mos kemi frikë ta votojmë koalicionin e PS-së, sepse helbete, sido që të jetë, do të ikë prapë. Duke ia falur autorit teorinë e konspiracionit me Ramiz Alinë që vendoste më 1990-ën se ç’do të bëhej në Shqipëri më 2013-ën, unë dua të them se përvoja dhe ndjesitë më bëjnë të mendoj që me ardhjen e PS-së me në krye Edi Ramën në krye të qoshes në këtë vend, Sali Berisha shkon më e pakëta në shtëpi të vet (pasi e ka deklaruar vetë këtë dhe unë, prapë në bazë ndjesish, e besoj). PD-ja, edhe pse në parlamentin e ri mund të hyjë me një dorë të mirë deputetësh, do t’i nënshtrohet sulmeve me të cilat është mësuar që në ditën që ka lindur, por kësaj radhe edhe më ashpër, në përpjekje për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë, për ta kthyer në shoqatë peshkatarësh, për ta ndarë në 3-4 palë parti, për t’ia zhvendosur asaj rolin e opozitës dhe për t’ia caktuar atë rol një opozite që do ta zgjedhë pushteti. PD-së, nëse kësaj radhe bie në opozitë, nuk do t’i mbetet asgjë fizike. Do t’i mbetet veç historia e vet dhe respekti i shumë njerëzve si e vetmja shpresë për t’u rigjallëruar, ndoshta, një ditë, por ndoshta edhe jo. PD-në dhe “Sali Ram Berishën” harrojeni. Për ta do të lexojnë vetëm nipat tuaj nëpër shkolla, që do të habiten e s’do ta marrin dot vesh se pse pushteti i PD-së, sikurse edhe qenia e saj në opozitë, u përballën me kaq agresivitet nga kundërshtarët. Ajo për të cilën duhet të pyesim veten është se ç’do ta gjejë LSI-në, pasi në gjirin e Partisë Mëmë, edhe LSI-ja është e rrezikuar. Natyrisht, me këtë s’dua të them se i qaj hallin LSI-së…
Jam dakort plotesisht me ato qe shkruan soti Shinasi dhe te falenderoj per impenjon.
Me vjen keq per Gazetarin e nderuar, MeroBaze qe eshte bere cope per ti nxjerrur masken mafjes qeveritare. Me vjen keq per mistrecin e Parlamentit siç e ka quajtur P.D.zotin Erjon Braçen. Me vjen keq per shume refugjate neper Bote qe kan humbur kohen e lire per te kontribuar per shtetin meme, pa asnjelloj interesi. E gjithe kjo sakrifice dhe ky mund shkon ne favor te krimineleve te atdheut. Tani duhet te vendosi populli qe jeton ne Shqiperi. Mundesi ka akoma. Sheti qeveriset dhe pa parti kurvash. Shteti qeveriset dhe nga nje shoqeri e zgjedhur nga populli pa e njohur politiken. Mjafton te studjohet programi i Bepe Grilo dhe te vihet ne zbatim. Politikanet hidhni tek plehrat toksike se nuk kane ndryshim nga ato.
Nevoja e alternativave politike? Une besoj se PS ka vdekur politikisht, e keshtu qe e majta duhet te rilinde, ndofta edhe me daljen ne plan te pare AKZ ose riponderimit te PSD(parti e pare e majte e krijuar)
Tradhti me kriminale nuk ka! Vetem populli mund ta zgjidh tani kete pune, sepse kushdo qe na del neper ekrane e gjoja na jep alernative eshte i zhytur ne kete mafie politike e nuk del dot.
Patjeter mer shinannlli ashtu o si thu zotrote .
Ti i di mire kto pune se je “selami jo blue” ti ,
pale je dhe profesor e kupton cdo te thote koalicion ,
“ku pazaret behen ne dhomat personale ” te Hotelit te Bordellos politike shqipcare ,,e secili ne dhoma te vecanta .
Nji min,mbas nukmerimit te votave e fitimit te deputeteve ,
del kurva e fryr si kacek (nga paret e vjedhura Shqiptareve)
dhe deklaron ..”UN ILIR META NDRYSHOVA MENDIM , E TANI DO BEJ KOALICION ME BERISHEN SEPSE ASHTU E SHIKOJ TE ARSYSHME ” -ajo qe i thashe Rames para zgjedhjeve ishte thjeshte nji SHAKA ELEKTORALE qe un i kam qejf shume .
Pra boll na cat carin ju te squtit qe sdini te formuloni nji mendim ,
e sdini sdo te thote politike qurrashe te pafytyre ,,te ishe kaq i zoti ti kishe ardhe ktu ,pra boll i ngattarrove naivet e politikes ktej me ato karagjozlliqet e tua kaqol .Ngelet tu experimentu me ket popull ju nastradina intelektual .
Patjeter mer shinannlli ashtu o si thu zotrote .
Ti i di mire kto pune se je “selami jo blue” ti ,
pale je dhe profesor e kupton cdo te thote koalicion ,
“ku pazaret behen ne dhomat personale ” te Hotelit te Bordellos politike shqipcare ,,e secili ne dhoma te vecanta .
Nji min,mbas numerimit te votave e fitimit te deputeteve ,
del kurva e fryr si kacek (nga paret e vjedhura Shqiptareve)
dhe deklaron ..”UN ILIR META NDRYSHOVA MENDIM , E TANI DO BEJ KOALICION ME BERISHEN SEPSE ASHTU E SHIKOJ TE ARSYSHME ” -ajo qe i thashe Rames para zgjedhjeve ishte thjeshte nji SHAKA ELEKTORALE qe un i kam qejf shume .
Pra boll na cat carin ju te squtit qe sdini te formuloni nji mendim ,
e sdini sdo te thote politike qurrashe te pafytyre ,,te ishe kaq i zoti ti kishe ardhe ktu ,pra boll i ngattarrove naivet e politikes ktej me ato karagjozlliqet e tua kaqol .Ngelet tu experimentu me ket popull ju nastradina intelektual .
Do ju dalin naten fantazmat e kufomave te 21 janarit o barkderra te darkave me peshk. Ahhh kopuk te politikes shqiptare si po na tallni. Dobica ….
Shkrim me se i sakte ne jemi popull i tradhetuar
Ma merrte mendja qe nuk do e lejonit shkrimin tim. Pa problem shoku Mero se ne shkrimin tjeter do te shkruaj per lidhjet e tua me qarqet antishqiptare. Kete here nuk te bie per shtat sepse ju nuk jeni gazetare por sherbetore ordiner te njerit apo tjetrit krah per qellimet tuaja personale.
Pse nuk ju shpjegon lexuesve te gazetes tende lidhjet qe kishe me SHIK e Gazidedes dhe si transmetoje mesazhet tek I derguari I Arkanit ne Tirane ne emer te Sali Berishes. Thuaju lexuesve tuaj se si u takove me Nicolas Gage nepermjet te cilit u lidhe me George Soros I cili te financon gazeten dhe aktivitetin tend antishqiptar.
Ju nuk jeni moral dhe as dinjitet njerezor qe me gazeten tende I sherbeni serish UDBse dhe Asfalise.
Do vije dita kur shqipetaret e vertete tu japin vendin qe meritoni si tradhetare te idealit te te pareve.
SHkrimit skam çfare i komentoj se eshte gjithçka e vertet por per ju votues shqiptar do tju ftoja te shikoni nja 5 minuta kete video, ska nevoj te dini as anglisht as frengjisht se e keni me figura (minjte votoj per te qeverisur macet)http://www.youtube.com/watch?v=T77UyD9EqME
Eshte fiks per ne shqiptaret, shikim te kendshem!
Z. Shinasi, kjo qe thoni ju ‘…duhet filluar një organizim i ri, jashtë strukturave të parisë, për një fillim të ri, për një shtet në shërbim të shqiptarëve, për një të ardhme të sigurt e të qetë për të gjithë, për një shoqëri normale, të ndershme e me dinjitet, për një bashkësi ligjore-politike që të marrë vendin e duhur në shoqërinë e popujve normalë’, nuk ka perte ndodhur kurre, ne Shqiperi. Ajo cka ka thene Ali Asllani: ‘Koha eshte e maskarenjeve, por Shqiperia do te jete e shqiptareve’, duhet nderruar me kete: ‘Koha eshte e maskarenjeve, por Shqiperia do te jete pafundesisht e maskarenjeve!’ Dhe keta, nuk mbarojne kurre!
Profesor mund te kishim ngrene dhe ndonje plumb ne Dhjetor te 90 per te ardhur kjo kohe qe quhet demokraci, kapitalizem.
Pse zhgenjehesh, behu optimist.
Ti kishe nje enderr kur ishe student? Keta po punojne qe te mbese enderr dhe per nja 50-100 vjet te tjera.
Pastaj katunaret duan shtate brez te behen qytetare, sapo ka kaluar
vetem nje. Kemi kohe te behemi qytetare e te emancipuar.
Ky sistem rrit ujq, atehere cfare pret qe keta tanet, te uritur
nga dimri komunist te jene te meshirshem.
E deshe Shqiperine si Amerika dhe Europa, rruges e ke.
E kam thene para dy vitesh ,qe qysh atehere eshte vendosur fati i fitores se ketyre zgjedhjeve. Qysh atehere kur Saliu beri vjedhjen spektakulare te Bashkise se Tiranes.Qysh atehere kur Salinuci filloi te mendoje per pasardhesin e tije ne parti.Atehere ai mendoi se eunuku Lul mund te ishte i duhuri.Atehere ai pranoi se do te dorezonte pushtetin e tij ne tavoline vetem te mos prekej vjedhja e Bashkise se Tiranes.E beri kete ashtu sic e beri me pare Fatos dembeli kur ja dorezoi saliut ne vitin 2005.Atehere Fatosi perdori Xhuvelin per kete akt,tani Saliu perdor Meten.Te dy do kene te njejtin fat.Ilir Meta do futet ne koalicion me PS, por votat do ti marre si parti me vehte.Eshte koha qe ai duhet te ktheje kusurin qe ju ka bere votuesve te majte ne vitin 2009.Dhe votuesit nuk harrojne. Do shifni se ku do katandiset kjo parti,do shuhet si Xhuveli.Misioni i saj ka mbaruar.Te gjithe votat e majta do shkojne tek PS.Kjo eshte dhe strategjia e Edi Rames.Kete e favorizon edhe kodi zgjedhor aktual…..Tani dy fjale per Ramen:ai e beri kete levizje i detyruar me shume nga faktori i jashtem i PSE qe e kerkonin kete bashkim.E beri kete levizje qe i erdhi tamam ne kohe ,jo vetem per te ardhur ne pushtet, por edhe per tu hakmarre ndaj Metes duke e zhdukur nga skena politike me vota.Do presim rezultate spektakulare me 23 qershor per partine e hajdutit me bllok ne dore. Kurse per Berishen sic e thashe me lart e ka pranuar kapitullimin ne keto zgjedhje qysh se mori garanci qe te mos i hiqnin votat e vjedhura per Lulin ne vitin 2011.Dhe kete garanci e mori nga Europa dhe Amerika qe nderhyne tek Edi Rama qe te nderpriste demonstratat e dhunshme qe filluan fill pas hyrjes vjedhurazi te Lulit ne bashki.Dhe ne kembim Berisha do dorezonte pushtetin.Te gjitha keto qe po ndodhin jane skenar i bere qysh atehere.Prandaj mos komentoni per maral apo sdi se cfare se keto jane pregatitur nga nderkomtaret. Berisha garancine qe u ka dhene nderkombetareve nuk ka se ku shkon pa e plotesuar.prandaj behen keto levizje qe kjo te jete me se e garantuar, Berisha ne pension politik dhe Rama kryeminister i ardhshem.Sipas planit qe ka patur atehere Berisha,ai pati planifikuar Jozefinen per Presidente te Republikes per ta larguar nga konkurimi per kryetare te PD kur te dale ne opozite. Ketu qendron e bukura dhe e papritura qe presim pas zgjedhjeve.Do shohim spektakel nga zhvillimet ne PD e pas zgjedheje
SHENASIU NJE CUNAM.
Si ciklon si nje cunam
Kodosheve tua bejme bam
Tre shtriga kleptokrate
s’kane te ngopur me parate
FRD-ke te votojme
Ne doni te shpetojme
Kane projekte ndershmeri
Punojne per Shqiperi
Shenasi je nje cunam
pena jote po le nam
shqiptaret po i kthjellon
Mendjen po ju ndricon.
Parine e Tiranes e ka kontrolluar po e kontrollon dhe do ta kontrolloje …Droga e Lazaratit!!! Secila prej bandave qe citon zoteria ka hambarin e vet ne Lazarat! Boset e tre bandave kane qehallaret e tyre qe menaxhojne hambaret e hashashit! I shikon neper Tirane Lazot qe rrine gjith kohen me eksponente te politikes,medias,drejtesise….Kush do i godase,kush do i coje ne burg trafikantet e droges?! E gjithe struktura drejtuese e policise jane sejmene te bindur te gangstereve! Nuk ka shprese ne kete vend,sepse nuk ka shembuj qe frymezojne! Ketu me opozitarizem ne masen me te madhe kuptohen ofshamat qe nxjerrin nga goja here pas here individe te vecante! Cfare pret kur tipa si Lubonja apo Ngjela perdoren brutalisht si makiazh nga gangsteret e politikes?! Apo ish-te burgosur politike te tjere?!….
Jam dakord me gjithe analizen tuaj. Problemi qendron se ne nuk mund vetem te konstatojme, dhe kur them ne, kam parasysh edhe ju. Nxirrni nje platforme , beni dicka dhe keni per tu habitur nga cunami i mbeshtetjes. Ky eshte momenti, jo i AKZ , dhe i asnje force me nje te kaluar berishiane apo metiste. E theksoj edhe njehere , ka ardhur momenti i krijimit te opozites se vertete te kesaj parie bandite, ndaj z. Shinasi Rama levizni.
Pershendes Shinasi Ramen. Shume i sakte.
PROFESOR te tilla analiza perfekte dhe te goditura mund ti zgjoh shqiptaret dhe tu heq gjyslyket partiake.keto shkrime na japin frymarje sado qe gjarprinjt e paris tiranes po na marin cdo gje qe na ka ngelur PROFESOR perseri nje bravo nga une
Ju lutem me tregoni per qmmiin e biletes prishtine-bern-njedrejtimeshe dhe kthyese,si dhe per ditet kur dhe ne sa ora niset aeroplani.me nderime,-gafurri