Të lëpish mjaltë nga gjembi

2 Prill 2013, 10:44Blog TEMA

Nga Adrian Thano

Një marrëveshje Rama-Meta e përfolur dje në Tiranë, ka ende shumë pikëpyetje që presin përgjigje. Në qasje të parë, të le një ndjesi të çuditshme: si të lëpish mjaltë nga një gjemb. Askush nuk e quan një lëvizje të mirë; më optimistët e quajnë “të domosdoshme”, shumica e kanë sulmuar ashpër.

Edhe një nga mbështetësit më të klikuar të opozitës, Mero Baze, shkruante mbrëmë në faqen e tij popullore online se ky bashkim do sjellë rrëzimin e Berishës, por do jetë një “rotacion që vjen nga dështimi i parimeve”. I mbështetur në sentencën shekspiriane ‘humba nderin, pjesën e pavdekshme timen – ajo që ngelet është kafshërishte’, qëndrimi i Bazes dominon hë për hë qëndrimin e përgjithshëm të të majtëve.

Por ka edhe këndvështrime të tjera, nga pena po kaq opozitare me Berishën: “Përballë një regjimi të tillë, edhe çdo qelbësirë që ka arsyet e veta kundër regjimit, duhet parë si një resurs opozitar” – përsërit prej muajsh Mustafa Nano.

Berisha? Megjithëse i korruptuar, i rrënuar dhe i palumtur, e ka tashmë edhe njëherë mundësinë të na turret siç di ai të turret. Si përherë do tentojë të na ulë të gjithëve në nivelin e tij: kashtë në dysheme.

Ilir Meta dhe të vetët kanë fikur celularët. Me gjasa mbrojtja e tij do jetë ajo që kemi dëgjuar aty këtu nga delfinët e tij mediatikë: Nëse çdokush merr atë që meriton, të gjithë do ta kishim hak kamxhikun.

Edi Rama? Askush nuk e di ende çfarë ka në mend para dhe pas 23 qershorit. Kurrë nuk e rroku dot rregullin bazë: Jepu njerëzve atë që duan – më pas mund t’u japësh atë që do ti. Minimalisht, edhe këtë herë e dëshmoi veten një vendimmarrës të sekondës së fundit: asnjë përgatitje e publikut, asnjë përpunim i opinionit, asnjë paralajmërim. Justifikimi me gjasa do jetë i tipit: nuk ka kuptim të kërkosh të dish nëse ajri është i mirë, kur nuk ke çfarë të thithësh tjetër. Mbetet padyshim alternativa më e mirë për të marrë pushtetin në Shqipëri. Po të mos kishte atë tip që ka, Shqipëria do ishte sot në luftë civile. Por shpesh janë notarët më të mirë ata që mbyten.

63 komente në “Të lëpish mjaltë nga gjembi”

  1. A jan bashkue prap t’kuqt per hir t’integrimit a? Tan dun me e braktis Doktorin tashtina qi po i mytet anija. Ene camt kan me e braktis kshu si po shko

    1. eljo says:

      kjo levizje vjen e detyruar per ramen duke pasur nje popull te tille qe eshte lehtesisht i blere dhe lehtesisht i manipulueshem. me shumicen ne kqz ai mund te siguroj voten socialiste! eshte e detyruar por e juustifikuar me FITOREN E SE MAJTES NE 23 QERSHOR! FITORE FITORE FITORE!

      1. Rea says:

        uaaa po LSI pa u divorcuar mire nga PD, na u fejua me PS?

        ka fat, me ate kryetar qe ka PS… me te tilla standarde sic ka jeten private do te bej palaco edhe ate institucion vlerash sic eshte PS,

        SHPORRU DHE TI BASHKE ME METEN

        1. VERONIKA says:

          Rea haahhahahaha me shkrive se qeshuri.Po keshtu ka qene gjithmone
          Me pare i merte partia dore per dore,tani i merr Edvini nga dashnorja ne dashnore.Kte ka ber gjith jeten ai.Tani i ka pak me mustaqe dashnoret,po skagje ne jena me kulture.E kemi legalizuar Pink.Dhe seline e kemi roze.

          1. Meleku says:

            Te pershendes Veronika me kete kenge qe ndoshta do te sherbeje si qetesues.

            http://www.youtube.com/watch?v=3jEJZriCOOw

            Ideali eshte si nje mur, pas te cilit nuk ka asgje!

          2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

            Ka ardhur koha qe Edi Rama sa me shpejt ti dergoje nje ftese dhe PD se Sali Berishes per t’ju bashkuar koalicionit te majte.
            Si mundesh me e nda Meten nga Berisha?
            Si mundesh gjithe ato suksese ne Ministritre qe drejtonte LSI ,tani te duken sikur jane vetem merite e PD??
            Jo zoti Edi,mos bej gabim merre Lilon bashke me Salon dhe futini nje treshe te mire!!!
            Ti ne mes o Edo se je me i gjati.Lilo para teja se eshte me i shendoshi dhe Salo mpas teje se ka me shum eksperjence me vrimat e njeriut.
            Edo ,beje per te miren e Shqiperise dhe te jesh i sigurt se Papanderu do gezohet.

            1. Meleku says:

              Fred do te shohim se si do te shkruash pas tri ditesh!?

              Pse Rama budalla eshte? Ai nuk fiton dot as me LSI? I duhen ende aleate te tjere.

              Bie fjala Nikolle Lesin dhe Nard Ndoken. Keta dy ja kane pas sugjeruar socialistet hollandeze.

              1. ibrahim says:

                melekut dhe fredit pse bre nuk po e merrni edhe negjmijen bijte e enverit dhe fund.deri dje meta ishte mut sot meleku po e lepin si akullore meten.

      2. elona says:

        C’do fitoje PS me 23 qershor ore?Po populli c’do fitoje?Apo prape 20-30% e administrates LSI,10 % Camet,qe patjeter do bashkohen,10 % ca te tjere dhe ju rrofte socialistave te ndershem,te papune prej 8-vjetesh,te shtypur e persekutuar.
        Do fitoje lirine Sala dhe Likja bashke dhe do pasurohen paria e PS bashke me parine e forcave aleate.Ne mut do hame prape.
        A mortja qe s’ju ha…
        Tani duhet te dalin gjithe socialistet te selia e PS dhe ta marrin zvarre Edi Ramen te peshtyje te varret e deshmoreve te 21 janarit.

      3. elona says:

        shikoje dhe njehere kete,ja me ke do bashkohet ai qe do fuste ne burg te gjithe,bashke me Liken
        http://www.youtube.com/watch?v=-UI1mgU7j88

    2. ibrahim says:

      O lym demokrati shko dhe ti lepi mut negjmije se nga rama +meta+tahiri e braqe vetem mut mund te lepish se te tjerat para i bejne pallate dhe qafore per linden e moniken.turp deri dje shaje meten tash i lepin bythen.

  2. 8maji says:

    Jam dakort me Thanon, por jo qe pa Edi Ramen Shqiperia do ishte ne lufte civile. Pa Edi Ramen Shqiperia do kishte hequr Saliun kjo eshte e sigurt, Rama e ka treguar qe eshte i paafte dhe kesaj rradhe i vuri kapak. Saliu ka pasur boll raste per tu larguar, por Rama ka bere leshime se eshte i paafte.

  3. Maryn says:

    Notari kur eshte ne gare eshte parashikuar thesia e pishines, keshtu qe i duhet qetesi, perqendrim dhe ta kete ne zemer forcen…mbytja nuk eshte e mundur, humbja ose fitorja eshte e mundur.

    1. Marin says:

      korrigjim: thesi=thellesia

    2. dritani says:

      O “notar” pishina Olimpike eshte jo me pak se 2 m e thelle.

      Sa je ti? 2m50cm qe nuk mbytesh?

  4. kuriozi says:

    Po topalli pse ka frike nga rrezimi i qeverise???

    Qe e permend si fakt???

    Domethene ka nje opsion te tille.

    Ueee ueeee, pa Berishen Kryeminister dhe pa Josin kryetare Parlamenti pa u bere zgjedhjet. Kjo do ishte idealja.

  5. liri a vdekje says:

    KJO ESHT LOJA E SALI BERISHES PO TE SHKATERRON ZOTI RAMA KI KUJDES NGA UJKU PLAK E DHELPRA ILIR

    1. ibrahim says:

      Arber edhe me mutin bashkohesh a.deri dje meta ishte mut per ty sot me dy lug po e fut ne goje.bravo rilindje.

  6. ajaza says:

    Zoti Thano jam plotesishte dakort me arsyetimet tuaja por ate perpjekje qe ka bere zoti Baze per konsolidimin e se majtes dhe luften kunder qeveritareve pa perjashtuar edhe Lsi me ilir hajdutin te vjen shume keq qe elektorati i majte ndjehet i fyer nga keto levizje te berishes loje e se ciles eshte edhe Ilir floriri.Mero e thote troc nuk edua berishen pervec aresyeve poplitike qe jqane te shumta edhe per aresye personale.Po PS si do te dale para elektoratit e cfare argumenta munde te perdore kur dihet se ky elektorat i njef tani me sekaforce te fitoje edhe pa Ilir m…. i cili kryen lojen e Berishes dhe si munde ta besoje qe njtrqdhetare nuk mumde te tradhetoje prap per intresat e tij se nje fjale e popullit thote se ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron dhe kjo eshte verteuar ne jete.Hamzai,Esati dhe Iliri permenda keta qe kane bere me shume buje se ka edhe te tjere tradhetare pak me te vegjel.Megjithe ate Thano une do te pres deri ne funde cila dote jete pergjigja e forumit te LSI si thote Ilir hajduti por edhe kushtet qe do te pranojne te dy palet.E gjithashtu me duket jashte llogjike nqs Ps eshte detyruar nga nderkombetaret socialiste te cilet e kane vertetuar qe e kane lene ne balte PS-ne ne te 4 vitet qe shkuan edhe per zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale duke mos lene me njane ngjerjet tragjike shume te renda si ajo e Gerdecit dhe e 21 janarit.Une uroj qe te gjeni gjuhn e mirekuptimit brenda ne PS dhe te ashpersise me LSI-ne kjo te mos vere asnje kusht se e kunderta do te thote dorzim tek Sali Gerdeci sic e quante vete Ilir hajduti ky njeri me korrupsinin me te madh e bashkepunetor i ngushte i Saliut e bandes se tij. Te presim reagimin dhe tryezen e partive te koalicionit te majte se une parashikoj sulme shume te medha nga kampi i djathte dhe qe munde te sjellin dilema .

  7. Ilir Mata do te beje perseri , per mikun e tije Sali Berisha. Ne nje moment ne se Rama nuk i jep 50 5 te pushtetit ai menjeher ka per tu ribashkaur perseri me Barishen. Ket le ta dije mire z. Edi.
    Ne qe kemi komentuar deri tani per Ilir Meten kemi pasur p[arasyshe luften qe ka bere Edi Rama kunder qendrimeve thellsisht tradhetare te Ilir Metes. Sote ben thirrje per Bashklim. A mos do ti dale keq ne radhe te pare Edi Rames dhe pastaj edhe neve.
    Le te shpresojme qe uyjku do te behet “dele”

  8. mira says:

    8maji
    Se eshte i paafte??!! Apo eshte i perlyer per vete dhe nuk kishte guxim per te folur.

  9. horri i vrare i bulevardit says:

    thano thote Po te mos kishte (Rama) ate tip qe ka,Shqiperia do te ishte sot ne lufte civile”.
    Amerika konsolidoi nje here e mire DEMOKRACINE,pikerisht pas luftes civile.
    Kur gjysma e nje populli e sheh si armik gjysmen tjeter dhe, kjo per faj te politikes,atehere eshte me mire qe te perplasen nje here e mire se vetem keshtu do te zene mend dhe te ardhmen pastaj do ta ndertojne pikerisht mbi baza e ligje demokratike.

    1. Hi says:

      ti duhet ti kesh femijet ne amerike, po ne qe i kemi ketu nuk i duam te vdekur

  10. besa says:

    Nje koalicion parazgjedhor eshte gjithmone i paragjykuar por eshte i ndershem , votuesit i paraqitet alternativa paraprakisht dhe zgjedhja eshte e ti . Ndersa nje koalicion paszgjedhor eshte teper me i lehte , pa kosto elektorale , voten e marre e drejton ku te intereson pamvarsishte arsyes qe e ke kerkuar , pra rjedhimishte dukshem me i pandershem . Levizja e fundit eshte nje termet ne te gjithe spektrin politik , ku dhe opinionet jane te te gjitha ngjyrave dhe ende te pa krisalizuara , e megjithe ate , si ne c’do termet , minjt levizin te paret . Minjte dalin te paret nga gjirzet perpara se ndertesa ti zere brenda . Per te pare kush do te rrezohet , mjafton te veresh nga minjte largohen .

  11. betixho says:

    Nga momenti qe do zyrtarizohet nga të dy partitë,këjo marrëveshje,merr fund besimi i popullit tek një politikë me parime, mbi bazën e të drejtës,të vërtetës,pra mbi moralin.Nga ky moment afishohet paturpësisht politika amorale.Nga ky moment,ndahet populli me shpres,në një popull fatkeq dhe i pa shpresë,nga sundimtarët pushtetarë me shpresë se do sundojnë pa u kërkuar njeri llogari,dhe pa dhënë llogari për zullumet që kanë bërë,Gropa?…Gropa për atë që ka ushqyer besimin e popullit,dhe që po përmbys këtë besim.Populli do shkojë te AK-ja dhe mirë do bëjë,se atje siç po duket,nuk do zhgenjehet.E kam thënë dje,se Meta vjen me porosi të Berishes si garant për të,siç duket edhe Rama paska nevojë për mbrojtje.Një politikë e ndyrë-hajde të mbrojmë njëri tjetrin-dhe populli të rrijë urtë,se aty e ka vëndin.Këjo është një politikë dritëshkurtër që z’do ketë të arthme. Berisha me Metën do ta rrëzojnë kryeministrin e ardhëshm Rama në situatën më të afërt negative që atij do ti paraqitet,dhe Nuk ka dyshim se Meta i shkathet dhe pragmatist ” SI AI” do t’i rrëmbejë edhe Partinë.Këjo do jetë gropa e dytë,gropa e Edi Rames.

  12. berisha ekber says:

    duhet te pranojme qe duke degjuar edhe kesaj here kokdhjeret e himares qe lozin me te si macja me miun loder, Rama ka firmosur fundin e integritetit te vet politik. Ai mund ti fitoj zgjedhjet e 23 qershorit, por mund ti gezoj vetem 48 ore. Sepse Meta këtë që po bën me Ramën sot mund ta bëjë me Berishën nesër. Me ndryshimet kushtetuese dhe me deputetët që ia jep pjesa e dukshme apo e padukshme e marrëveshjes ai mund ta rrëzojë Ramën në parlamentin e ardhshëm edhe nëse fitojnë zgjedhjet.

  13. elton says:

    te pakten nuk kam paguar bileten e avionit per 23 qershorin. ?
    Rama tanime nuk ka nevoje per votat tona. Ka skparadhiun.

  14. NETI VJOSA says:

    Zoti Thano,
    Tërë këtë Dilemë e zgjidhi vet Barbari Primitiv!
    Ai deklaroi ose zbuloi, te themi me mire, se kompromisi PS-LSI, nuk do ta rrezoje Qeverine!…
    Kuptohet, kompromisi do te ishtei dobishem po te mundesonte largimin e Qeverise, per te mos kontrolluar Zgjedhjet!
    Por kjo nuk do te ndodhe dhe keshtu “marreveshja” akoma e padeklaruar nga PS, është një….
    B L L O F. !….

  15. qwe says:

    Te ndershem ne politike jane ata qe nuk merren me politike.
    Ne te kunderten ata qe merren e kane GJITHNJE nje qellim.

  16. nick says:

    kur gjerat duan te shkojne kokeposhte,do shkojne patjeter kokeposhte,natyrisht,sipas ligjit te Murphy-t.Tani,qe Rama eshte politikan i akademise se piktures,kjo nuk do shume mend ta kujtosh,qe s’e ka idene pse nje force politike quhet e majte apo e djathte,edhe kjo duhet kujtuar,se slogani”pertej te majtes dhe te djathtes”mund te jete varg per ndonje kengetar rap,se pertej eshte ajo gropa qe keni sjelle ju ne faqen e pare z.Thano.Nje dikush famoz qe nuk ia mbaj mend emrin thoshte se politika eshte arti i te pamundures,shto ketu edhe aforizmen tone popullore qe i bie me qafe femrave te disponueshme me pagese,keshtu po,koalicioni mund te fitoje aritmetikisht,se ne plane te tjera me te rendesishme ai lindi si dobiç dhe dobiç do ta kete emrin gjersa te mbylle syte.Rames nuk i lejohet te beje kombinacione te ores se fundit per shume arsye,ku e para eshte faktori kohe.Duhen akoma dy muaj e gjysem te behen zgjedhjet,pra ai ka kohe te mate njehere numrat e tij.Mundet ti kete numrat;pse duhet atehere te rimorkioje nje ngarkese me bajge prapa kur kjo mund ti prishe pune e natyrisht qe i prish pune,pasi elektorati nuk eshte luajal ne kete drejtim.Pra,si levizje,kjo eshte nje kalamallek i pandodhur ndonjehere;ndryshe do ishte pas zgjedhjeve,ku per hir te dy apo tre deputeteve mund te mbyllte syte dhe do thoshte qe aleancen e solli rasti dhe nevoja.Po te dale sot Rama e te zyrtarizoje aleancen me LSI(se deri kete moment kjo eshte vetem hipoteze),kjo dop ta tregoje perfundimisht si politikanin me filestar qe nga krijimi i shtetit shqiptar,tamam llogaritar kooperative.çfare ka thene deri me sot kane qene gjepura;thjesht do vije per karrike.Perveç faktit qe Meta eshte ekspozuar boterisht si qeveritar i korruptuar(te pakten videoja nuk qe e manipuluar)dhe te besh aleance qeverisjeje me Meten do te thote qe e pranon se korrupsioni eshte nje vlere,qe nese nuk e ke ne partine tende,mezi po ia arrin ta importosh nga ustallaret e LSI,por edhe per faktin me primitiv,qe LSI kater vjet me pare i kishte numrat per tu hedhur majtas dhe preferoi djathtas,gje qe mund t’ia beje serish Rames;kush siguron me per seriozitetin e LSI?Garanton letra e internacionales socialiste?!Kjo e fundit eshte argumenti me anadollak,dmth aleancen nuk e kerkoi baza e zgjedhesve,por nja dy andej nga Evropa e sigurisht kur letrat vijne ne anglisht ato duhen marre shume serriozisht.Ne fakt ka nje paradoks;pse nuk po i bejne zgjedhjet ne Evrope atehere,qe keshtu te na kursejne ca shpenzime te kota kutish,letrash,policesh e komisioneresh?Ose me mire fare,te na dergojne ne anglisht listat e deputeteve te zgjedhur,se na shkurtojne kohen dhe preokupimin.Ah,e fundit,lidhur me gropen.Kjo grope eshte hapur nga keta politikane,qe posedojne zgjuarsine e vetme;te kujdesen te mos bien per vete,pa”pas meje qameti”.

  17. iris says:

    ne fund te fundit do ta hame edhe kete koqe ulliri, por parashikoj nje abstension shume te madh ne votime. Do shkojne te votojne vetem militantet, dhe do jete nje perplasje paketash te sakta dhe te paranumeruara votash.

  18. socialist says:

    More zoterinj keto jane mjetet qe na ka sjelle koha . Ju flisni sikur rruget jane mbushur plot me protestus , plot me sindikalist , plot me student , plot me intelektual , etj… Jo mor zoteri ! Ka njezet vjet qe nuk ka me punetor , njezet vjet qe nuk ka me student , njezet vjet qe tufa e “intelektualve” shtyhet ne vathen e apatis .
    Ndryshimi ka cmimin e vet , dhe duhet paguar , veresie ka mbaruar . Ndryshimi nuk vjene nga qielli , me nje popull te pergjumur eshte fat qe na jepet nje shans rotacioni .

  19. hanxhari says:

    Urime marveshjes Rama-Meta , kjo do ta sjelle te majten ne pushtet padiskutim;

  20. mark shpella says:

    thano me pelqen gjithmone kur shkruan por nuk jam dakord me ate qe thua se nuk pati paralajmerime Rama e ka bere publike kohe me pare qe nqs Meta del nga qeveria e ka deren e hapur per koalicion me PS. Pra shkaktari kryesor i vrasjeve te 21 Janarit, e ka deren e hapur te jete minister ne qeverine e Rames. Kulm i imoralitetit.

  21. ilir floriri says:

    E rendesishme esht te rrezohet berisha,.perderisa ky lloj populli nuk proteston per asgje kjo esht menyra e vetme…n q s pas zgjedhjeve PSmerr aq vota sa te ket e vetme maxhorancen ndryshon puna,,.

  22. turp says:

    Nuk eshte thjesht e turpshme, se turpin ka 22 vjet qe klasa jone politike e ha me buke tre vakte ne dite. Eshte nje tradheti qe Edi Rama i ben ketij vendi. Nuk eshte tradheti se u ble nga Ilir Meta, Sali Berisha apo ndonje i huaj, por tradheti qe vjen nga naiviteti i tij.
    Ky eshte akti i fundit qe do ti shkaktoje atij vdekjen politike, por edhe akti qe do ta beje Shqiperine ciflig te Sali Berishes dhe bandes se tij kriminale.

  23. gazetari says:

    Me mire Berisha se nje koalicion i qelbur si ai PS- LSI. Dikur dardha do te bjere vete nga pema. Siç ngjau me diktaturen. QE ra vete se nuk e rrezoi njeri. Dhe Berisha dhe partia e tij jane duke u kalbur çdo dite e me shume. Dhe nje arye tjeter: Ne rast se PS-ja duhet te bashkohet me LSI-ne per te ardhur ne pushtet, se nuk mund te marre 50 perqind te votave, atehere me mire le te mbetet Berisha ne pushtet. Ndofta shqiptaret qe jetojne sot ne Shqiperi nuk meritojne me shume.

  24. horri bulevardit says:

    Edi Rama eshte ne krye te PS per te perfaqesuar bindjet e anetareve dhe mbeshtetesve te majte dhe gjakun e deshmoreve te 21 janarit etj dhe jo per te bere PAZARE me Hajdut Killerin, Ilir . Partia Socialiste te mos marre mendjen e 2 krereve te Part. Soc. Evropiane, te mire paguar e orientuar nga Bosi i LSI. Keta individ privatisht bejne thirrje per bashkim te PS me Partin e Legenave per Interesa. Z. Edi, hidhu nje sy, opinioneve te gazetareve te nderuar te opozites njeriu i mencur ka nevoje te mesoj gjithe jeten, mos u bej fodull se do te thone qe eshte koke bosh. Mos e lere ne opozit, OPOZITEN.

  25. troja says:

    Po si mund te pranohet ne pushtet perseri Iliri? A u vrane njerezit per hajnine e poshtersine e tij.
    Atehere dhe qellimi i Edi Rames dhe i socialisteve eshte te vjedhin ate pak pasuri qe ka mbetur.
    Pushteti duhet mare me dhune,duke larguar kete klase politike qe ka 23 vjet qe sakaton popullin Shqiptar.KETA TE MAJTE DHE TE DJATHTE DUHET TE KONFISKOHEN TE DENOHEN,ATEHERE Z.MUSTAFA FITON SHQIPERIA.EDHE 25 VJET TE TJERA KY POPULL DO HIQET ZVARE SI GJARPERI.Dikur ne vitet 2003-2004,kur punonim ne gazeten Shekulli jua kam thene kete te vertete,por nuk e pranonit dhe ja ku jemi

  26. adolesh-ent-France says:

    Më vjen keq,pse kini iluzione? Populli të shikon në dritë të syrit.Pse do thoni JU.Por se populli do të të njohë,e ke me sinqeritet apo me hile,dmth të të besoj apo jo.Deri tani populli në tërësi,(ti lëmë mënjanë ata që shiten e blihen,pra ata që z.Nano i quan të pa cipë), mbështet moralin, pra të vërtetën dhe të drejtën.Popujt për këto parime kanë luftuar me mijëra vite.Deri tani është arritur që amoraliteti qëndron tek koalicioni i qeverisjes të djathtë.dhe kërkohet nga Populli të përmbyset ky koalicion dhe këjo qeverisje,se është bërë pis.Këjo pra, është kërkesa emergjente.Tani të bësh llogari pragmatiste, dhe të thuash se na sjell vota LSI-ja,prandaj ta thërrasim në koalicion këtë parti,momentalisht në pushtet,do të thotë ta bësh pis veten.Pra do kemi menjëherë një përmbysje të moralit,për të cilin janë karikuar të gjitha bateritë.Tani,pragmatizmin që kërkohet të fitohet,a e mendoni humbjen që i shkaktohet?Por le të shprehemi më qartë.Do ketë një iritim të math,veçanërisht tek të majtët,por edhe tek të gjithë ata që kërkojnë drejtësi,moral menjëfjalë QEVERISJE tëDREJTË.Të gjthë këta do shkojnë te AK-ja,e cila e kërkon këtë rivendosje të drejtësisë.Nëse Meta vjen në koalicion me PS-ne,vjen vjen me porosi të Berishes,të maksimalizojë votat,të bëjë pis Ramën,të marrë poste kyçe në qeverinë e ardhëshme të koalicionit të majtë,dhe kryesorja të bëhet garant për mbrojtjen e Berishës nga ato që i rëndojnë mbi supe.Mund të mendohen edhe shumë skenare të tjerë,nga të cilët nuk duhet të përjashtohen,bashkimi i partive,rrëzimi i Ramës si kryeministër,dhe kuptohet marrja e partisëdhe triumfi i lidhjes të fshehtë, në këtë rast,META-BERISHA.Nga ky skenar,BERISHA SE KA përgjë fare të krijojë tani një qeveri tjetër deri në zgjedhje,duke sakrifikuar asgjë mbas tetë vjet qeverisje,në këmbim të të arthmes pa Ramën.Mos harroni PA RAMËN.PA RAMËN ka qënë leijtmotivi i Berishës non stop.Kush nuk ka kuptuar këtë nuk ka kuptuar asgjënga lufta politike e dhjetë viteve të fundit,bile 20 viteve të fundit.Më besoni!

  27. alban4eva says:

    Të rrëzohet regjimi duke i marrë një pjesë të tij? Çfarë ndërtohet me këtë përzierje, të cilës do t’i shkonte më shumë të quhej përdhierje?

  28. gryka says:

    kjo qe ka thane mustafai qe citon shkrimi a esht e vertet?? Kur te detyrojne,
    ose kur ta hedhin politikanet, sidomos kur jane ne pushtet,
    eshte dicka qe edhe justifikohet…

    Por, te ushqehesh si gazetar, dhe te pranosh paraprakisht “grumbullimin e tere qelbesirave, per te rrezuar qelbesiren qe eshte ne pushtet”, eshte me te vertete e turpshme…

    Mos e thuaj me kete, Mustafa, se zemerimi i njerezve te ndershem (a e dini ju gazetaret se ka ende njerez te ndershem, e punetore dhe memedhetare dhe me kulture njemije fishin tuaj?!) do te bjere mbi ju zemerimi i tyre…

  29. nentoger tubi says:

    nje gje nuk mund ta kuptoj nje koalicion rama meta eshte i dyshimt dihet qe meta nuk ka byth eka ka treguar veten qe nuk eshte i besushem dhe keqia me e madhe se elektorati i tij jane vetem 20 perqindshi te punesuarit ne administraten e qoft largit neqoftese arin mareveshjen me l legenat s specialist i per izolim do te ket rjedhje votash nga elektorati socialist duhet ti thuhet jo dhe jo e madhe ata qe na lane edhe 4 vjet mbi shpin barbarin sali berisha

  30. sokol mema says:

    z, thano në datën 20 mars nxënësit e tri shkollave të Çorovodës dhe rrethinave nuk patën nëpër klasa mësuesit e tyre sipas lëndëve,por vetëm tri orë mësim me Ilir Metën e kompani. Si duket tekstet e shkollës nuk paskan një lëndë për politikën dhe paska menduar për këtë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.Në qytetin e Çorovodës,siç na telefonuan,paska patur debate mes udhëheqjes së partisë në rreth dhe krerëve të qendrës,sepse salla nuk mbushej me partjakë,prandaj u janë drejtuar fëmijëve.Por thonë se pati kundërshti nga një pjesë mësuesë,sepse shkolla është e depolitizuar,por drejtuesit u kanë vënë gishtin tregues tek buza,që tregon shënjën e heshtjes,se mund të fluturojnë nga puna.Nuk u ka ardhur mirë as banorëve të qytetit,madje edhe disa anëtarëve të LSI,por kjo nuk është marrë parasysh.Nga Çorovoda na vijnë lajme,se në vitin2009,kur Ilir Meta kishte marrë pjesë në një miting në sheshin e qytetit,që ishte e mbushur me fëmijë,e ka sharë ndyrazi kryetarin lokal.Ne nuk e themi dot atë llojë sharje,se kemi dy para mend,por këtë radhë Iliri nuk paska bërë fjalë.

    Pas mitingut thonë se qyteti na qenka mbushur me pëshpëshe.Një grup njerëzish na paskan thënë,se Iliri ecën në gjurmët e Sali Berishës,sepse ai e sajoi këtë llojë fushate me fëmijët.Kjo spjegohet dhe nga kërkesa e tij për të votuar edhe 16-vjeçarët,të ciën e ka mbështetur edhe LSI. Përse e bëjnë këtë? Me që po merren me fëmijët,shpresojnë të fitojnë ndonjë votë prej tyre.Fëmijët dhe prindërit e tyre i ka gjetur belaja,sepse ata kanë synimet e tyre që venë në shkollë. Tani filloi fushata dhe deri në qershor nuk do të ketë më mësim,por vetëm mitingje,që e përkthyer në shqip do të thotë mësim të hapur me politikanët.Do të ketë më mësuesë apo jo,këtë le ta spjegojë ministri i arsimit me prejardhje blegtorie.

    Në tërë këtë amulli të sistemit arsimor të bën përshtypje një gjë.Përse shkollat tona të mbushura me mësuese graduar,na kanë nxjerrë mësuesë gojëkyçur? Ministri guhak i arsimit nuk e pranoi pjesmarrjen e nxënësve në mitingjet e PD,po këtë fakt a mund ta mohojë dot dhe ç’do të bëjë me këta drejtorë që i binden politikës duke dëmtuar proçesin mësimor? Sipas lajmeve që vijnë nga Skrapari Ilir Meta nuk i paska punët mirë që kur la rrugën Berat -Skrapar duke argjëruar prej 12 vjetësh.Nuk është parë e dëgjuar që një rrugë prej 52 km.të mbetet pa ndërtuar prej kaq shumë vitesh. Edhe vetë skraparasit të kishin vënë nga pesë lekë,do të kishte përfunduar që në vitin 2002. Thonë se edhe Ilir Meta,që është kthyer njeriu më i urryer i të gjithë shqiptarëve,tani e tutje do të udhëtojë me jelek plumbi si vandaku i tij Sali Berisha.

    Siç na thonë,Skrapari paska katër deputetë,që po të ngulnin këmbë siç nguli zoti Naço në kohën e hartimit të buxhetit,jo vetëm rruga do të kishte mbaruar me kohë,por të gjitha rrugët e Skraparit do të ishin bërë,madje edhe ata punonjës që kanë muaj pa marrë rrogat e punonjnë qesim,nuk do të argjëronin për bukë.Na bën përshtypje se përse Ilir Meta duket si i tërhequr e merr frymë me supe? Me të dëgjuar e kemi,por thonë se Berisha e ka zënë në lagun e këmbës e nuk e lë të hapij gojën kundër tij,kur e shikon me sytë e tij se si është katandisur ekonomia.Unë e di se skraparasit janë burra kurajozë,që e kanë kthyerë Parlamentin shqiptar sëprapi për të mbrojtur interesat e popullit të varfër.I tillë ka qenë Ali Koprëncka,që i vetëm ua mbylli gojën bejlerëve për çmimin e misrit me argumentin se skraparasit nuk e blinin dot me atë çmim që propozonin ata.Skrapari ka patur burra si Mustafa Spathara dhe Bido Buzuqi,që kur Zogu u dha një qese me flori për të vrarë Bab Dudë Karbunarën se bënte krime, kur morën vesh se krimet e tij ishin ndërtimi i shkollave dhe rrugëve për popullin,ja dhanë atij qesen e floririt dhe i thanë të vazhdonte të bënte krime të tilla! Po ky lloj Iliri nga ka ngjarë,që e shikon sa krime po bën qëverisja e Berishës dhe nuk heq dorë? Thonë se ka patur një gjysh andej nga Tomorica,që punoi e fitoi dashurinë e të gjithë Skraparit,po ky sporo si nuk mori diçka nga patriotizmi i tij? Si nuk i vjen keq kur mbyll shkollat e fëmijëve për të mbushur sallat e takimeve të tij? A mund të bësh takim me fëmijët e t’i mbash rob kur ata mezi durojnë në orët e mësimit në shkollë? A mendon ky njeri se Berisha nuk e do më po e zbritën nga kali? Marrim vesh se paska hedhur ca gënjeshtra të reja,se do ta lidhë Skraparin me Korçën nëpërmjet rrugëve të asfaltuara! Nuk besoj se skraparasit besojnë përralla të tilla kur shikojnë që rrugët e nisura kanë vite mbaruar.Skraparasit nuk duanë më varre të hapur,se janë ngopur këto 22 vjet,po fjalë burri,fjalë skraparasi. Nëse nuk ke më gjak Skrapari, të veshë një fustan grash dhe të rrijë nën bishtin e Berishës. Të paktën atë popull heroik e hallexhi të mos e mundojë më.
    Sokol Mema

  31. gregori says:

    adrian i dashur, nje problem i madh shqiptar eshte ky fenomen. Thone se edhe Europa e bota e lejon kete trafikim te votes se qytetareve, ne emer te te drejtave te njeriut, te drejte qe ka deputeti te zgjedhe ke force politike te doje.Ne rregull deri ketu. Por sot qe ne Shqiperi vota fitohet nga elektorati qe voton nje subjekt te caktuar, si i behet, se deputeti nuk e fitoi si individ dhe duket qartazi, qe ketu nuk shkelet e drejta e vetem nje njeriu-deputet, por e nje elektorati nga te pakten 10.000 votues e deri ne 20.000 te tille, a nuk eshte ky nje dhunim flagrant i votuesve, ne emer te vetem nje personi, qe para elektoratit nuk eshte gje tjeter, vec se nje zero absolute. Zgjidhja e vetme eshte qe vota e elektoratit te ngelet tek subjekti te cilit ia ka dhene, dhe i ashtuquajturi deputet te shkoje ku t’a kete kokrra e qejfit pas kesaj. Kjo eshte arsyeja qe parlamenti yne, me 80-90% fshatare nuk e miraton nje ligj te tille. Te shpresojme se ky votim do te realizohet nga parlamenti i ardhshem, qe nuk duhet te lejoje me qe Xhuvelet e Hamza Kastriotet te brejne shoqerine shqiptare.

  32. qejvani says:

    Jashtë parlamentit ka dhjetra “parlamente ”më të sofistikuara profesionalisht dhe me integritet moral shumë të lartë. Prandaj justifikimi se po zgjedhim ca vlera “të rralla”është naiv dhe nuk mund të na sugjestionojë. Bile të tilla veprime demoralizojnë militantët e partisë në pragun e kësaj beteje të vërtetë elektorale. Pa patur frikë se gabojmë, me pak përjashtime, parlamenti shqiptar aktual,që drejtohet nga Topalli ,është nën nivelim mesatar të intelektualëve shqiptarë dhe më i dobti cilësisht pas atij të viteve 20 apo 30 të shekullit të kaluar, bile më i dobët edhe se ai i Ë.Hoxhës i viteve 1946-1947 . Dhe kjo është një arsye ë fortë pse ne jemi kështu si jemi.

  33. petrit says:

    Po pse ndodhi kjo dhe a mund të evitohej? Kjo ndodhi, përpos të tjerash. për shkak të anashkalimit të strukturave të partisë në bazë, pra për shkak të kontakteve të shkurtra të lidershipit me të interesuar (i) ën. Por dihet që kontaktet ë shkurtra “djegin qarkun”, sipas ligjeve të elekticitetit, të Fizikës. Kështu, krejt rastësisht, dalin edhe defektet e caktimit të listave nga kryetarët e partive, si metoda jo demokratike dhe problematike. Një individ është i predispozuar të gabojë më shumë se forumet, sado i ditur të jetë. Prandaj besoj se kolegjialiteti dhe pyetja e forumeve nuk janë elemente të vjetëruara, por forma efiçenete demokracie në parti. Me gjithese në këtë rast nuk mund të mos të ketë edhe përqasje klieneliste përzgjedhjeje. Dhe, si simpatizant i së majtës, nuk më vjen hiç mirë që PS-ja iu lutet hajduteve

  34. nje pyetje says:

    ps+lsi e ka shumicen ne KQZ dhe neper KQV?

  35. flamur says:

    degjova fjalimin e Rames: pranoi pafuqine per te mbrojtur votat. Nen germa ishte ai motivi kryesor.

  36. Baro Corrogjafi says:

    ILIR METES ja hoqi njollen doktori ! Sa per titullin e materialit te mesiperm , do te ishte me mire : ” TE LEPISH MJALT NGA GREREZA !” Ilir Meta , nuk eshte gjemb qe shpon pak,por eshte grerez qe thumbon dhe helmon .Kujdes nga GREREZAT !

  37. L.Itali says:

    Analiza e mire,por konkluzioni pa nënvizim!Nenvizimi duhet të jete ajo që ka paratreguar Beppe Grillo në Itali!Kasta politike me gjithë partitë e tyre pa moral(vrasje-krime-korrupsion-pabesi-tradheti qytetareve)duhet varrosur!Nje lëvizje e tillë e të pakënaqurve,të mashtruarve,të varferuarve,mungon në Shqiperi!Do ta krijojme si ketu në Itali,Beppe Grillo!Adrian Thano,i ngarkuar për Tiranën,”implemento”,në kryeqytet,në rjetin tënd social Levizjen Shqiptare 5 Yjet,lërë gazeten,shtypin,si i ka bojkotuar Beppe Grillo,se shtypi letër është i vdekur duke kërkuar firmime në rjetin social,në linkun tënd personal,për të bërë,në Shqiperi,atë që po bën Grillo në Itali!Levizja shqiptare 5 Yjet(LSH 5 Yjet)duhet filluar,aty!…Je i percaktuar dhe vetem modashja të drejtosh Levizjen Shqiptare në Tiranë,ju justifikon…Në rrethet e tjera duhet të gjejmë nëpërmjet rjetit tënd social,të tjerë nismëtarë përgjegjës!Eshtë koha për veprim!Gjithshka vullnetare fillimisht!Nuk ka kohë për hezitim,por për përgjegjësi!Të krijosh rjetin social si Beppe Grillo!Koha kërkon zhdukjen e partive politike,jo vetëm në Shqipëri!Europa po ndryshon shpejtesisht!Fillo rjetin social i cili na duhet aty për të mos qënë larg Atdheut tonë të mjerë.Atë që do ta bëjnë të tjeret,shumë shpejt,të propozoj ta bësh ti!Është epokale edhe për Shqiperinë,duhet filluar!….Ti je shpresë!…

  38. Shigjetari says:

    Zoti Edvin,

    E tregove shume shpejt fytyren e vertete. Per nje cope karrige kryeministrore, qe nuk besoj se do t’a fitosh per shkak te langaraqesise qe bere, ke zhgenjyer me shume elektorat te majte se sa mendoj te te jape Likja.

    A ke kurajo te shohesh ne sy te afermit e viktimave te 21 Janarit? Edhe pazaret e kane nje taban.

    Turp te kesh dhe harram mbeshtetja e opozitareve qe ke zhgenjyer!

  39. Meleku says:

    Edi Rama mos ja var Thanos se perndryshe te futi ne armiqesi me SHBA-ne!

    Ai eshte nje person me vize te kuqe, bashke me Gramoz Ruçin dhe Ilir Yzeirin.

  40. Populli says:

    As qe to mos i shkoj mendja PS-se dhe Edi Rames qe te marre voten time.

    Do tu sygjeroja te gjitheve qe as te mos shkojne fare ne votime, sepse derrat nje turi kane dhe te pakten do ta kemi te paster ndergjegjen me ndyresirat!!

  41. bard says:

    dy njerez qe s’jane akuzuar asnjehere per korrupsion si Meta e Rama, kane marre persiper dhe jane betuar me rop shpie se jane penduar dhe qe ketej e tutje nuk do vjedhin me. Besa-bese me fjalen e hajdutit..me fal, fjalen e burrit.

    Sa per burg Berisha e ka siguruar ti gezoje sa ka vjedhur me kete koalicion alla shqiptarçe qe i vjen era maskarallek ngado qe ta rrotullosh. Se marr vesh pse ben kesi pyetjesh Zaloshnja, apo pyetja ishte retorike?

    Ne fakt, zgjedhja e Rames per te bere koalicion me Meten mund te duket e arsyeshme nese merret parasysh qe dilema e berjes apo jo te koalicionit mund te permblidhet ne pyetjen: Eshte me mire huri ne ..ythe apo …ytha ne hu? Te tilla pyetjeve detyrohesh tu japesh pergjigje kur ke nje kryetar te lodhur opozite i cili ne prag te zgjedhjeve konstaton qe gjithe nentedhjeteenentshat e maskarenjte qe ka futur ne parti nuk mjaftojne per te mundur Berishen, dhe per kete vendos qe te marre maskarenj hua nga parti te tjera.

  42. aviatori says:

    Gjate gjithe ketyre viteve nje gje ka qene e sigurte. Nga cdo marreveshje qe ka bere Rama ka dale gjithmone i humbur. Edhr kete here zor se do ndodhi ndryshe.

    1. Xhimi says:

      Mendoj qe Rama do vije ne pushtet pas kësaj marreveshje por do kemi spektakel paszgjedhor te tipit KPD-isto 2001. Kemi për tu shkrire te gjithe bashke: Shqiptare e Europiane, te majte dhe të djathte, Europiane e Amerikane. Edhe pas një rikthimi të bujshem te Linda Rames nga Prishtina në Tiranë për të takuar Monikën sherret do vazhdojnë. Ndërkohe faturat e shumta të papaguara që do u lërë Berisha zor se do paguhen. Do të kemi nje cikel tjeter socialisto-humoristik, vendi do vijoje te jete në ngerc por te paktën do qeshim me këto koqe kanari.

  43. i indinjuari says:

    nje proverb:nje derr hante mut neper llozhura ,rruge dhe ne cdo vend qe gjente.e kapen dhe i thane qe te ben dem per shendetin dhe ai u bind dhe u betua qe sdo hante me.pas disa kohesh e kapen qe po hante prap mut,dhe i thane:po ti u betove qe sdo haje me pse e shkele betimin.dhe derri u pergjigj:une u betova per mut te njome, jo per mut te thate.une pyes :ky aleati i ri eshte i njome apo i thate.

  44. romiveka says:

    THIRJE GJITHE ELEKTORATIT SOCJALIST TE BASHKOHEMI TE GJITHE BASHKE KUNDRA TRAKTATIT TE TRADHETIS RAMA-META.Z.RAMA JU TRADHETUAT GJAKUN E DESHMORVE TE 21JANARIT JU KENI TRDHETUAR GJITHE SOCIALISTET E VERTET,JU PO BEHENI NJESOJ SI KASTRIOT ISLAMI JU DUHET TE JEPNI URGJENTISHTE DORHEQJE.
    KU SHKUAN ATA SOCIALISTE E NDERSHEM,P.MAJKO,F.XHAFA,B.FINO,B.BLUSHI,ETJER
    PASKAN QENE TEGJITH FRIKACAKER DHE NUK NGRIHEN TI THONE KRTIJE KRYETARI SE PO BEHET VELLA ME SALI LEGENIN.
    EDI RAMA KTHE RUGE SA SESHTE VONE DO NDESHKOHESH ME VERTET KETE RADHE JU DHE MBESHTETSIT TUAJE BRENDA P.SOCJALISTE.

  45. imperializmi amerikan says:

    Lane prape nam komunistet, si ne kohen e luftes.
    Pa pike morali, per copen e “bukes

  46. Pavarësia says:

    Tashmë Ilir Meta është një ,,kalë Troje” i legalizuar nga Edi Rama- D.V. Vërtetë, çudi e madhe!

  47. tefta says:

    hajde EDI RAMA u bone me ne fund enigmatik , politik dhe kopilik me mafjen shqipetare qe ka shperthy ne cdo dritare per te fut voten ne kamare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje