Ca pyetje për Ramën dhe Metën

2 Prill 2013, 13:44Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Ka kohë që përflitet një koalicion ndërmjet PS-së dhe LSI-së. Një marrëveshje e mundshme, shoqëruar nga dhjetëra pyetje e pikëpyetje, jo vetëm morale, duke filluar nga 21 janari. Kujt do t’i faturohen të vrarët e 21 janarit? Kush janë “kokëpalarët” sipas Ilir Metës? Si e justifikon ai pjesëmarrjen në qeverisjen e deritanishme që do ta lërë vendin në një krizë më të thellë nga sa e gjeti? Cili është arsyetimi për mjekësinë e shkatërruar dhe korruptive, diplomacinë nepotike dhe privatizimet e menaxhimin skandaloz të ekonomisë shqiptare, të gjitha, dikastere të drejtuara nga Meta dhe të tijtë? Cilat janë lidhjet e tij me Serbinë dhe politikën e tij personale kapitullante ndaj saj dhe bizneseve serbe? A ka një justifikim për mbrojtjen e flaktë që i bëri marrëveshjes për detin, kur u emërua ministër i Jashtëm?

Ilir Meta, në daljet e tij publike, përpiqet t’i rrisë aksionet vetes dhe hipnotizojë palët e tjera të politikës, se është në gjendje me mercenarët e tij, të vendosë fatin e kujtdo të jetë në qeveri ose jo. Është blofi i njeriut që sondazhet e nxjerrin në kuotat minimale. Por nëse ia del të impresionojë dhe bindë Ramën, dhe koalicioni me LSI-në ndodh vërtet, disa pyetje do të lindin edhe për shefin e socialistëve. A ka Rama një mandat nga organizmat drejtues të Partisë Socialiste për këtë aleancë? Pasi luftën ndaj Metës, Rama e ka shpallur në Asamblenë e Socialistëve ndaj edhe mandatin për paqtim duhet t’ia kërkojë po asaj. Kjo është e drejtë e njerëzve që kanë bërë tetë vjet opozitë, edhe për shkak të Ilir Metës. A mendon Rama se cili do jetë fati i qytetarëve dhe intelektualëve, shqiptarëve të thjeshtë, që besuan tek Rama dhe lufta e tij kundër LSI-së si bashkëfajtore në vjedhje dhe krime njësoj si Berisha? Si një lider politik që i ka hije të mendojë për fatin e ndjekësve të tij, a e mendon Rama fatin e njerëzve që u armiqësuan me Metën, dhe papritur shohin se Meta do jetë njeriu i fuqishëm i qeverisjes së ardhme PS-LSI, ndërsa ata do të jenë gjellë për hakmarrjen e tij? Pyetja e madhe që do përgjigje është se, për profanizëm të kujt, socialistët u desh të rrinin në opozitë, kur kjo martesë mund të kishte funksionuar qysh më 2007-ën?

Nëse koalicioni me LSI-në ndodh, gjithë kjo histori nuk do të ketë lidhje me asnjë lloj morali, qoftë edhe të politikës shqiptare, që njihet si më i përdali. Pas kësaj, asnjë politikan shqiptar, nuk do të mundet të akuzojë shokun si i përbaltur, pasi të gjithë do të jenë të llangosur si hajdutë, vrasës direkt, pjesëmarrës në vrasje ose fshehës të saj.

Po nëse koalicioni ndodh vërtet, cila do të jetë e tashmja dhe e ardhmja e protagonistëve?

Aleanca PS-LSI, amniston gjithë krimet e mëdha të këtij tetëvjeçari. Nuk do të përgjigjet askush për marrëveshjen e varrezave të ushtarëve grekë, marrëveshjen e detit, importin e plehrave, “Gërdecin” apo të vrarët e 21 janarit, pasi gjithë ortakët e Berishës, ata me të cilët vodhi apo për të cilët vrau, do të jenë në qeverisjen e ardhshme socialiste; nuk do të ketë asnjë garanci për një qeverisje qytetare dhe për qytetarët, pasi institucionalizuesi i monopoleve në tregti dhe pushtet, që e ktheu partinë dhe qeverisjen në strehë për bashkëfshatarët e tij, kur ishte kryeministër, Ilir Meta, do të jetë faktori kryesor i saj; nuk do të kemi një administratë publike apo shpresë se ajo do të bëhet, pasi njeriu që i emëronte dhe çemëronte ministrat sipas qejfit të tij apo familjes, që përdorte emërimet në administratën publike për pazaret e tij politike, që nuk kishte asnjë respekt për kapacitetet intelektuale të njerëzve dikur, do të jetë rishtas ai që do ketë çelësat e qeverisjes; nuk do të ketë shans për qeverisje të ndershme, pasi njollosësi i të gjitha qeverisjeve socialiste si të korruptuara në të shkuarën, njeriu i bllokut të skandaleve të qeverisë “Berisha”, do të jetë pika e referimit për gjithë matrapazët në qeverisjen e ardhshme të së majtës.

Cili është përfitimi i Ramës nga kjo marrëveshje? Vetëm një: Nëse fiton koalicioni, mund të jetë për një periudhë afatshkurtër kryeministër i vendit.

A do të bëhet Ilir Meta aleati i socialistëve? Kjo është pyetje që pret përgjigje nga Edi Rama, kryetar i zgjedhur nga socialistët, mes shumë arsyeve, edhe në emër të moralit në politikë.

14 komente në “Ca pyetje për Ramën dhe Metën”

  1. Dean says:

    Cifti i ”lumtur”,Rama-Meta nuk pranojne t’u pergjigjen pyetjeve tuaja.
    Njitash jane ne dhomen e gjumit tuj kqyrr njeni-tjetrin dhe se kush e ka vrimen me te madhe.
    Ju lutem te respektoni te drejten e ciftit per pak intimitet.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Shkrim i kthjellet,qe buron inteligjence dhe qetesi.
      Bravo Dritan Hila.
      Keto pyetje qe ju beni Edi eshte i pa-afte me ju pergjigj sepse ai ka hyre ne politik si nje viktime e kokforcise personale.

    2. Epirioti II says:

      Dritan Hila, une kam qene dhe mbetet armik patetik i Ilir Metes, madje mu be qejfi qe ai beri koalicion me Berishen ne 2009 sepse thashe tani i doli boja fare dhe do shporret nga politika.

      Problemi eshte qe ti ,sikurse une dikur gabon ne vleresimin e elektoratit shqiptar. Shumica e tij eshte e verbuar (i shkojne nga mbrapa Berishes deri ne vdekje), e shitur (LSI, PD, etj) ose me adoleshente qe besojne cdo gje te keqe qe u shitet per te mire (psh AKZ).

      Zgjedhjet moren drejtimin qe polit kamikaz te PD, po i bashkohej edhe poli i qendres FRD-PBDNj-LSI i kontrolluar me fije te fshehta nga Berisha. shto ketu edhe mega vjedhjen qe po projekton Berisha.

      Rezultati rrezikonte te ishte nje humbje zyratare e sigurt e Rames, sepse kaloi ne minorance te thelle nje gjithe komisionet zgjoedhore . Rama beri nje veprim te ulet por te vetmin te zgjuar qe i kishe mbetur. Nje ushtri e vdekur nuk i hyne ne pune kurkujt.Apo ti mendon qe do i shpetonte zgjedhjet Kolegji Zgjedhor duke rivendosur drejtesine e shtenjte.

      “Gabimi” i Rames nuk eshte vecse falimentimi moral i nje kombi qe kerkon te haje gjera te embla duke gatuar vetem me farmaqe.

      Ne ne dore e kemi, nuk i japim asnje vote LSI dhe u kry qe Iliri del jashte loje rruges.

      Boll mo me teorine qe jena edhe kurva edhe te virgjera se na hapet barkun. Ketu po luhen fatet e nje kombi dhe jo te nje individi qofte ky edhe nje kokemadh si Meta.

      1. sinan hibro says:

        Shume sakte, epiroti ! Kur jane ne radhe , sic e futi edhe kete Hilen ne asamblene e PS , te gjithe bejne kompetentin ; kur arrihet fitorja thone e beme te gjithe bashke, kur humbet, fajin e ka kryetari i PS ; dikur edhe E.Rama njelloj si ky rioshi politik , Dritan Hila , kujtonte se Berisha mundet me shkrime gazetash ….Ja dhe argumentimi qe bej une ; Si udhëheqës i opozitës që nga zgjedhjet e vjedhura të 2009 deri në vjedhjen në mes të ditës të mandatit të bashkisë Tiranë, ai provoi dhe bëri me frymë dhe zemër aq sa mund të bëhej, përballë kundërshtarve të egër politikë në pushtet ; me njerëz socialiste që më së shumti merrnin pjesë në mitingje me lista ; me një parti ku vegjetonin dhe vegjetojnë gjithfarë rrymash – nanoiste, lmn-islamiste, servet-rexhepiste e deri te chegueva-braciste ; perballe nje opinioni qytetar në nivelin foshnjor të demokracise , më së shumti të prirur dhe katandisur në nivelin e kafshatës . ; përballë një faktori ndërkombëtar “ të hipnotizuar “ nga “ egërsia” e Berishës, “ idiotizmi “ i Topallit dhe “pafytyresia “ politike e I.Metes ….
        Cfarë të bënte Edi Rama ? Kjo eshte pyetja sipas skemës se vjetër politike. Pergjigjet nuk po mungojnë, qe nga të nderuarit Mero Baze, Arben Duka, A.Stefani, M.Nano …. e deri te shumë të shquarit F.Lubonja, A.Zheji etj….
        Përgjigja ime si qytetar i thjeshtë : ndërmjet “ egërsise”, “idiotizmit” dhe “pafytyresisë “, Edi Rama ka bërë zgjedhjen e duhur.Amen! Zoti e ndihmoftë atë dhe ne shqiptarët !

  2. Albert says:

    Mari…huana can bllokaden!!!!…Kjo eshte pergjigja per te gjitha medyshjet,dilemat,paqartesite!!! Terhiqe thelle nje cigare hashash lazarati dhe …kthjellohesh komplet! ….Ky eshte mesazhi i aleances se vjeter…te rilindur,me falni!!!…

  3. qemal lengu says:

    META minister i ekonomis ne qeverin e RAMES?Se ja di terezin,,,,,,,,

  4. Askushi says:

    Ekam permendur dhe ne komentin tim(rreth editorialit te Meros).
    E Rama(i semure per tu bere medoemoe kryeministe) ka rene koke e kembe(brenda) ne kurthin e ngritur nga kryedjalli Berisha,dhe jo vetem qe s’ka per tu bere kurre kryeminister(mund te “kryqezohet” si i tille per pune ditesh e javesh),por do te humbe dhe P S-en(shkurt,do ti ngjaje atij ‘qerosit fodull e torollak’,qe deshi te ‘pirdhte’,por ‘u dhje fare’!).
    Sidoqofte ‘Kalybja’e Berishes dhe Metes ka marre porropine, dhe s’ka ‘Palle’ qe ta mbaje!Ceshtje kohe!

  5. kitara e thyer says:

    Nuk ka fyerje me te madhe se kjo, i nderuari Hila,po ne c,fare pergjigje tu japim pyetjeve te femijeve tane qe u riten ne kete palo demokraci dhe votojne per here te pare, si t,ja shpjegojne,c,fare tu themi per kete standart qe i ofroi kjo klase politike.

  6. astr. says:

    Faleminderit z.Hila, nje shkrim i persosur. Tani e tutje do jete nje beteje mediatike per ta shitur kete palo koalicion si me te mirin dhe shume te nevojshem per momentin,(tani,dy muaj para zgjedhjeve kur po mendohej se opozita do merrte uragan votash me 23 Qershor kunder kesaj qeverisjeje te korruptuar). Te gjithe te pakenaqurit, tani e tutje duhet te rrine “sus”, se ashtu deshiron naltmadhnia e tij Edi Rama.

  7. MYZEQARI says:

    NUK MUNDEM TA BESOJ.
    NUK MUNDEM TA KUPTOJ.
    TE BESH KOALICION ME ILIR METEN NJERIUN ME NEGATIVE,HAJDUTIN,KRIMINELIN, SHPERDORUESIN E BESIMIT QE I DHA POPULLI ME ATE QE I ERDHI NE NDIHME KRYEKRIMINELIT PER 4 VJET DHE NA U KUJTUA TANI TE LARGOHET. PSE SU LARGUA KUR NDODHI TRAGJEDIA E 21 JANARIT POR JU QUAJTI KOK PA LARE.PO ME SHIKONI MINISTRAT E LSI ME HAJDUT,ME INJORANTE QE KA NJOHUR HISTORIA E VENDIT TONE.MOS VALLE I HARRUATE SE SI JU BLLOKONTE NE KOMUNA E BASHKI. PO NE ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT ME TE PA AFTE FIZIKISHTE E MENDERISHTE A NUK ISHTE KY BASTARDE QE I DHA VOTEN.KJO QE JU ZOTI EDI RAMA E QUAN FITORE ESHTE POSHTERSIA ME E MADHE QE I BEHET SOCIALISTEVE TE NDERSHEM. KUJDES SE ILIR META NUK KA MORAL AI NESER TE LE NE BALTE SIC KA BER PER 8 VJET.
    UNE E DI SE JU NUK MERNI MENDIME NGA POPULLI POR MOS HARRONI SE POPULLI ESHTE AIQE U JEP VOTEN,DHE KETE RADHE NE DO MENDOHEMI MIRE DHE TE GARANTOJME SE VOTEN PER HAJDUTET E LSI NUK E JAPIM.

  8. fidaho says:

    Z.Dritan!
    Ju e besoni vertet se Rama ka kapacitet per te drejtuar PS !
    Ju e besoni vertet se Rama ka moral !
    Ju e besoni vertet se Rama ka parime !
    Ju respektoj se largu por ju e dini mire se E.Rama eshte i deshtuar dhe frikacak klasi,nga i cili gjithshka pritet.

  9. gogo says:

    Ilir Metes.

    21janari eshte tendi Ilir,
    Bashke me saline ini egersire,

    kush jane kok palaret,
    jepni dot shpegim ?
    Bashke me salen ,
    Benit qeverine.

    Dhe tani po del,sikur ke moral,
    Te bashkohesh me koke palar.?

    Cfar mendon ti,
    populli s’te njeh?
    Ke pire e kengrene ,
    Me salen meze..

    Kater vite iken,
    Omor burazer,
    Ju per integrimin,
    ju bet sales “ferre.”

    Hengret dhe pit ,
    bashke mete,
    Vodhet sa mundet ,
    Nuk lat gje.

    Dhe tani thoni,
    sa nuk eshte vone,
    Te nderroim pllaken,
    Qe te fitoim.

    Bes prere qe ,
    itille mbetesh,
    Haidut e kreminel,
    nga sala,s’munde te ndahesh,
    21 janari ne qaf te ngel…??

  10. gogo says:

    Mbrekullit e Ilirit:

    Krenohu meta krenohu,
    Se ke bere mbrekulli,
    E konomi e shkaterruare,
    bashke me shendetesi.

    Jane ministrit e tua,
    Qe ti ike dreituare,
    Apo dipllomacija,
    Tersishte e munguare.

    Me serbin cfar lidhje ke,??
    E me grekun matane,
    Saliut besen idhe,
    Shite detin jonian,

    E mbyte Shkodern pese here,
    Te gjashten e le nenuji,
    Ja le sales qe ta thai,
    U largove pa buji.!!

    Eshte largim,apo uidi,?
    Qe te kthehesh atje prap,
    Mbasi te largohet dimeri ,
    E te beje pak vape.

    Te besh prap gam, gam…
    Une jam per integrim,
    Te genjesh perseri,
    Me salen ne qeverim…

    000

    Rama bei mire llogarit,???
    Se deri tash ngelesh tradhetar,
    Qe kur prishe kushtetuten,
    Dhe tani me ket pazar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje