Një alibi hipotetike për bashkim
Nëse LSI të paktën serviri një alibi numrash për të qeverisur me PD, alibia zyrtare e PS për të justifikuar afrimin me LSI mbetet hipotetike. Aq sa gjasa ka që fitorja të vijë prej bashkimit me LSI, po aq gjasa ka që ajo të vi edhe me PS më vete, PS në koalicionin e 33 partive apo PS në koalicion me AK, bashkëpunimi me të cilën nuk do të përbënte surprizë. I vetmi dallim mbetet fakti nëse do jetë një fitore numrash me ‘brekë nëpër këmbë’ që garanton statukuonë e vakumit moral të tranzicionit apo një e tillë që ngre një sipar të ri!
Panik për pushtet!
Ndërkohë që motivi i ‘piruetës’ mbetet jo bindës dhe bashkë me të edhe alibia e ‘ftesës’ se porositur prej emisarëve të së majtës në Europë, kosto politike dhe elektorale mund të jetë marramendëse për votën e qershorit. Nëse pranohet se lidershipi socialist nuk është naiv, mbetet që kjo vendimmarrje të jetë minimalisht shprehje e panikut dhe tundimit të paskrupullt për pushtet duke rikonfirmuar se politika mbetet ‘kurvë’, pavarësisht kostumit firmato të saj. Si i tillë, lidershipi opozitar shfaqet arrogant dhe cinik teksa merr të mirëqenë elektoratin socialist që besonte realisht tek ai, duke filluar me brezin idealist të veteranëve dhe më tej.
Edhe sikur kjo ‘krushqi’ me LSI të mos realizohej, boll lloisja kaq gjatë apo takimi i ngjalës komprometojnë sinqeritetin politik ndaj elektoratit që e mbështeti pa kufizim deri dhe me çmimin e gjakut më 21 janar. Ende pa u formalizuar ky bashkim, ai po përcillet si përçarje dhe sesa entuziazëm për ndryshim, ai po provokon konfuzion dhe dekurajim në vetë elektoratin socialist të tradhtuar shpesh këto 8 vitet e fundit.
Që të shpëtohet fryma e rilindjes si hipotekë në betejën opozitare të PS, ky bashkim, ndonëse i domosdoshëm dhe bile i vonuar, duhet të shoqërohet me ndjesën dhe dorëheqjen e lidershipit përkatës për përgjegjësinë historike të përçarjes disavjeçare, deri episodeve të dhimbshme siç ishte karshillëku i lidershipit të PS dhe parlamentarëve eunuk të saj ndaj grevës së urisë së deputetëve të LSI në mbrojtje të Kushtetutës etj, pasuar me hapjen e krahut për një lidership të ri, i cili, në funksion të triumfit opozitar, nuk duhet të valëvitë flamurin ideologjik por të gjithëpërfshirjes në emër të demokracisë.
A dikton gjeopolitika demokracinë!
Sesa ndikim pati gjeopolitika në këtë bashkim, kjo mbetet për t’u parë. Në prag të një aleance të pritshme të PS me AK, sabotimi i saj dhe futja si pykë e LSI për të shmangur AK dhe platformën kombëtare në një qeverisje të nesërme, nuk mund të mos provokojë spekulime sa kohë tek fqinji jugor vërehen shqetësime prej fitimit të terrenit nga ana e AK.
Edhe nëse kjo lëvizje me ‘detyrim përcaktim’ ishte e diktuar nga bota anglosaksone, për të spostuar një mazhorancë ‘kryeneçe’ që kërkon mandat të tretë me çdo kusht (duke shkelur ‘rregullin’ e heshtur të dy mandateve qeverisëse), sërish nuk justifikon lidershipin opozitar për teatrin me kauzën e rilindjes, ngritjen e pritshmërive artificiale, gjuhën e drunjtë të liderit apo kasnecëve të kollarisur ndaj rivalit politik etj (me ndezje pasionesh dhe tensionime poshtë në bazë), fatura politike e të cilës sot u mbetet atyre në derë.
Krahasime absurde me Perëndimin
Sikur të mos mjaftonte ‘gjella’ e prishur, analistët oportunist po nguten t’i hedhin kripë e piper asaj duke aluduar se politika është e tillë kudo në perëndim dhe bëjmë mirë të mësohemi me këtë gjë. Kërkush nuk pret që politikanët të jenë shëmbëlltyra të moralit dhe është e vërtetë që askund në perëndim politika nuk është perfekte por ndërkohë, ndryshe nga palopolitikanët tanë, ata demonstrojnë përgjegjshmëri politike, deri në dorëheqje prej posteve që kanë, nëse kapen gafil në cenim të shtetit ligjor apo ‘lëpijnë’ çfarë kanë ‘pështyrë’ në vite.
Në perëndim politikanët nuk janë të përsosur por dhe nuk e pretendojnë këtë gjë. Ata nuk premtojnë mrekullira dhe rilindje iluzive dhe më pas ta kalojnë paq lumin sepse ‘ashtu ishte loja’. Nëse me perëndimin, analistët servilë kanë parasysh Greqinë apo Italinë, alibia e tyre nuk përligjet sa kohë ekziston dhe një realitet më i zhvilluar sikurse është ai i botës anglosaksone ku të zezës i thonë e zezë. Kuturisja në këtë rast për të gjetur alibi në perëndim, nuk bën veçse e diskrediton më keq aferën që nuk mund të mbrohet më.
Stafeta e shpresës nuk duhet të bjerë në tokë
Njëlloj si përralla e bariut të vogël dhe ujkut, ky precedent, provokon padrejtësisht paragjykime për mbarë politikën se, në mos hyjnë njësoj, bitisen të gjithë njësoj(!) Askush nuk do të dojë të besojë se idealet e lëvizjes së dhjetorit janë uzurpuar pa kthim prej një klase politike që qëllim nuk kishte distancimin nga monizmi por konsolidimin e privilegjeve që zunë fill që në monizëm, dhe që prej dy dekadash riciklon vetveten përmes stafetës së rotacionit në një tranzicion që jo rastësisht tejzgjatet pambarim. Një klasë politike që teksa mburret se hodhi valle(!) dhe mposhti komunizmin më gjakatar në botë, sot ka zënë rrënjë më keq se dikur dhe abuzon me vakumin e besimit duke promovuar ‘ungjillin’ e tranzicionit me ‘perëndi’ individësh dhe parti-kulte me ‘dishepuj’ pafund servilësh përreth.
Ndërkohë, fundi i një ëndrre për votuesin idealist, bart edhe tharmin e një shprese të re. Është në nderin e AK, FRD dhe partive e individëve të përgjegjshëm në koalicionin aktual opozitar që, edhe në mungesë të katarsisit brenda PS, të dëshmojnë së bashku vullnet dhe dedikim politik duke bërë histori përmes dhënies frymë më tej shpresës për ndryshim duke filluar nga respekti për elektoratin, premtimet realiste, lënien e derës hapur për koalicione parimore, mos thënies së fjalës së fundit të parën ndaj rivalit në politikë dhe zotimin solemn se largohen nga politika nëse gabojnë apo rrezikojnë të bëhen ‘pis’. Sepse tashmë nuk bëhet më fjalë për një pol të tretë por për një alternativë ndaj polit të vetëm të unifikuar të politikës së vjetër që po merr ‘serumin’ e radhës.
Dhe ndërsa sfida për politikën e re është e hapur për protagonistë të rinj, elektorati ka përballë sfidën e tij për të mos marrë më gjithçka të mirëqenë në politikë. Përpara besnikërisë ndaj një partie, vjen besnikëria ndaj vetvetes dhe njeriu me 100 flamurë ka të drejtë sa kohë janë partitë që tradhtojnë idealin që ai beson. Votuesi nuk e ka më luksin e besnikërisë pasionante për më tepër kur ajo e privon prej të resë që i ofron më shumë. Qershori është afër dhe larg për secilin të ndajë mendjen e tij.
duhet te votojme te gjithe per AK, qe antishqiptaret te mos ja presin krahet pa nisur akoma fluturimin.
Ky eshte mut me lule e jo bashkim
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/shkelqimi-dhe-renia-e-shokut.html
PS e “ftuar” me dhelperi LSI ne nje aleance parazgjedhore, thjeshte per te rritur koeficientin e sigurise dhe se deri me 23 Qershor LSI do te luaje rolin e mbathjeve njeperdorimshe te Rames.
Nese PS siguron vendet e duhura per shumice parlamentare, me siguri se ajo do ta flake me perdhune LSI nga kjo aleance dhe se me siguri ajo do te flirtoje me forca te tjera politike qe mund ti garantojne asaj qendrueshmerine e pushtetit, nese fiton.
LSI ne fakt ka shume pervoje ne dhelperi te tilla dhe nuk e besoj se do ta haje kete karrote te Rames.
LSI dhe Meta e mban gjithnje asin nen menge!
Qarqet greke mendoj une mund te kene dore ne futjen si xhol te Langaraqve Skrap-arllinjte Inkriminuar(LSI)per te mos lejuar futjen e AKZ ne aleance te shendoshe me PS. Pikerisht PS+AKZ do ish aleanca perfekte per te synuar nje front te veretete opozitar. Na del nje shkatarrues i vendit te tij si Papandreu qe e rrafen me Mynih studente greke, dhe ky “Papa Ndreu” i Greqise na bashkon gjoja te majtet e Shqiperise… Ore kujt duan tja hedhin keta?? I qan zemra per Shqiperine apo cfare??? Nejse kur kane nje gomar si Edi Rama ne krye te PS, cdo gje eshte e mundur…
Shkrime te tilla ne te cilat nuk fshihet era e thartires, apo shija e baltes qe duan me cdo kusht te na fusin ne goje, me ben te besoj qe Edi Rama ka vepruar shume sakte ne kete moment kaq te veshtire.
Nje dite gjithe shqiptaret do te kuptojne qe politika eshte nje biznes i mrekullueshem per lidershipin shqiptare, pra eshte nje profesion i te pa profesionisteve te cilet dijne vetem te llustrojne imazhin e te berit si te dijtur, te menqur e ne fakt ja kan per zili njeri tjetrit si po ja thithin gjakun popullit. Eshte e ndershme per nje popull i cili ka nivelin e arritur edukativo arsimor dhe nivelin eko-kulturor dhe eko-social qe te shiqojne punet e vete e lene politiken me grackat dhe plaqkat e veta. Sot lidershipi politik shqiptar nuk vlene per pese para, dikush inskenon krimin tjetri behet kinse gjykon e ne fakte se bashkut pijne kafe dhe jetojne ne kurriz te mjerimit te popullit. Sa me i mjere eshte populli aq me mire kalojne lideret politik shqipetar varsishte a eshte ky z.Berisha, Rama, apo Meta dhe kompanite tjera te cileve nuk mi nxen goja qe te i permendi fare. Populli shqipetar duhet te marre besimin ne vehte dhe te maksimalizoi intereset e veta me kerkesat dhe me presionet e vazhdueshme qe i bene lidershipit politik shqipetar e jo te shkoi si i verber pas liderve servil, hajdut, halabak dhe kreten me te cilet kan fatin e zi te jetojne ne jeten e perditshme shqiptare. Populli shqipetar duhet te jete i vetedijshem per fatin e vete e jo per fatin e lidershipit politik pasi qe lideret sejcili ne modelin e vete genjejne, mashtrojn dhe topisin intereset jetike te shqiptareve pa dallim ne shqiper, Kosove, Maqedoni apo Luginen e Presheve apo ne Mal te Zi. Shqiptarve u nevoitet vetdijesimi pozitiv zhvillimor edukativo-arsimor per te patur si prioritet proceset zhvillimore te individit dhe te kombit e asesi dokrrat,lajthitjet dhe kurthet e politikes servile shqiptare servile tej mase deri ne antikombetare. Shqiptaret jane i vetmi popull ne Evropi i cili nuk tradhtohen nga jashte por tradhtohen nga brenda. Ky eshte fati yne i zi e pyes deri kur do te zgjase ky avaz aq i dhembshem…….