Përpara se të futem në analizën e ekuacionit elektoral që kam përmendur në titull, do të bëj një parantezë relativisht të gjatë, me shpresën se nuk do ta vras interesin e lexuesve që janë kuriozë ta lexojnë analizën (Ata që vendosin ta ndërpresin leximin këtu i mirëkuptoj – jeta sot është shumë intensive për të lexuar paranteza të gjata).
Në shkrimet që kam publikuar në gazetat shqiptare gjatë këtyre 23 vjetëve, kam qenë dukshëm i prirur për të bërë analiza dhe jo për të dhënë opinione rreth zhvillimeve politiko-ekonomike të vendit. Kam një si bindje të brendshme se shkak për këtë gjë (por edhe për largimin tim nga politika aktive) është bërë episodi i mëposhtëm nga Kuvendi i Parë i PD-së, në shtatorin e largët të vitit 1991.
Pasi Arben Demeti, i cili drejtonte seancën e Kuvendit ku po miratohej statuti i partisë, lexoi projekt-nenin që thoshte se kryetari i partisë do të zgjidhej nga Kuvendi për jo më shumë se 2 mandate 2-vjeçare, bëri një gabim. Ai nuk pyeti nëse dikush donte të propozonte një ndryshim të këtij neni, por thjesht e hodhi në votë. Dhe të gjithë delegatët, përveç meje, ngritën dorën për ta miratuar. Menjëherë pas kësaj, u ngrita dhe i thashë Demetit se kishte shkelur procedurën – ai duhej të pyeste më parë nëse kishte ndonjë propozim për ndryshime. Dhe Berisha, i cili ishte i ulur vetëm një metër larg meje, u ngrit vërtik dhe tha se nuk kishte më kuptim të diskutohej për ndryshime të nenit, kur ai ishte miratuar në mënyrë unanime.
Që ta bëj historinë pak më të shkurtër, Demeti e pranoi gabimin dhe më lejoi që ta sugjeroja ndryshimin që kisha në mendje (kryesi kolegjiale të partisë me rotacion 6-mujor). Por ndryshimi nuk u miratua. Sidoqoftë, kjo s’më mërziti shumë – ishte reagimi i tërbuar i Berishës, i cili i kishte të gjitha gjasat që të zgjidhej kryetar, qe më krijoi bindjen se partia ku unë isha futur qysh në themelimin e saj nuk ishte partia xhefersionane që kisha ëndërruar në dhjetorin e 90-ës, por thjesht një arenë gladiatorësh politikë. Një arenë ku garuesit do të shqyenin njëri-tjetrin për të mbijetuar…
Qysh prej atij shtatori të largët, kam hequr dorë nga ëndrrat për daljen në skenën politike shqiptare të një partie ideale, apo të udhëheqësve idealë – të paktën sa të jem unë gjallë. Një Xhorxh Uashington, i cili tha se nuk kishte luftuar një mbret për t’u bërë vetë mbret (kur s’i doli rival në garë pas dy mandatesh presidenciale) nuk më duket se është kollaj të lindë në Shqipëri.
Prandaj, pothuaj gjithnjë kam analizuar mundësitë për një përmirësim sado të vogël në jetën politiko-ekonomiko shqiptare, me bindjen se një çerek hapi përpara është shumë më i mirë se një hap i madh prapa. Ose ndryshe, kam qenë gjithnjë partizan i mosvrasjes së të papërsosurës, kur e përsosura nuk ka qenë e mundur…
Pas kësaj paranteze të gjatë, që shpresoj ishte aktuale në këto ditë zhvillimesh tronditëse në politikën shqiptare, le të futemi në ekuacionin e përmendur në titull.
Në qoftë se në skenën politike shqiptare nuk do të kishte dalë AK-ja dhe FRD-ja, ekuacioni elektoral do të kishte qenë relativisht i thjeshtë për t’u zgjidhur – në 12 vjetët e fundit, partitë e djathta, të marra së bashku (pavarësisht se në ç’koalicion kanë qenë), kanë marrë vetëm 46.5% deri në 48.5% të votave zyrtare në rang vendi (po e theksoj fjalën “zyrtare”, sepse vetëm i madhi Zot e di se sa kanë qenë votat reale).
Dhe lufta e FRD-së së Bamir Topit për votat e djathta e dobëson edhe më tej këtë pozicion inferior të koalicionit të djathtë, sepse duket që Topi nuk ka gjasa të futet në koalicionin e kryesuar nga PD-ja, për vetë faktin se ai iu rikthye politikës aktive pikërisht për të sfiduar monopolin e Berishës mbi të djathtën. Pra pozicioni i Iksit është i qartë në ekuacionin elektoral të këtij viti…
I paparashikueshëm është Ypsiloni – Kreshnik Spahiu. Nismëtar i një lëvizjeje nacionaliste që u kthye në një parti ultranacionaliste, por që u shndërrua në një parti kryesisht antiberishiste (pas qortimeve të forta të Uashingtonit dhe Brukselit), Spahiu krijon përshtypjen ne publik se është antiberishisti më safi në ekuacionin aktual elektoral. Sidomos pas 1 prillit dhe para 7 prillit!
Një futje më vete e partisë së tij në garën elektorale do ta dobësonte koalicionin e majtë të bashkuar (i cili ka 12 vjet që ka patur një rezervuar prej 52% -53% të votave), sepse votuesit e majtë të revoltuar apo të pakënaqur me rikthimin e Ilir Metës në këtë koalicion do ta regjistronin revoltën/pakënaqësinë e tyre me një votë për AK-në. Dhe në këtë mënyrë, paradoksalisht, do të ndihmonin Berishën për të marrë edhe një mandat tjetër 4-vjeçar. Njësoj si ata zgjedhësit që votuan LSI-në në 2005-ën apo në 2009-ën, duke menduar se po regjistronin revoltën/pakënaqësinë ndaj Nanos apo Ramës. Pra, thënë shqip fare, këta votues të revoltuar me Ramën e Metën do të ndihmonin një plak gjysmë të çmendur për të ndejtur në pushtet edhe për të paktën 4 vjet të tjera…
Profesioni im bazë (që i siguron ushqimin familjes) është statisticien/ekonomist aksidentesh. Por në qoftë se do të isha një konsulent politik profesionist i Berishës, do t’i këshilloja që të dërgonte emisarë gri tek Kreshnik Spahiu, për ta bindur që AK-ja të futet në garë më vete, si një parti alla-Grillo që sulmon ashpër qoftë Berishën dhe qoftë Metën e Ramën (me premtimin “gaditena më vonë bashkë”). Dhe kjo do të ishte shpresa më e madhe e Berishës për të shkaktuar një rrjedhje të votave të majta jashtë koalicionit PS-LSI, për të balancuar kështu rrjedhjen e votave të djathta jashtë koalicionit të PD-së (drejt FRD-së apo drejt abstenimit).
Ndërsa në qoftë se do të isha një konsulent politik profesionist i Ramës dhe Metës, do t’u këshilloja të gjenin me çdo kusht mënyrën sesi ta fusnin AK-në në koalicionin e tyre, duke i dhënë mundësi asaj të konkurrojë brenda trenit opozitar për votat e atyre që janë të revoltuar/pakënaqur me lokomotivën…
Duket se nga budallalleku i edit duke pranuar ne koalicion nje ordiner hajdut do te perfitoje madje mire AK. Ja uroj me gjithe zemer vetem per te larguar keta plehrat e vjetra.
Me kete budallallek te tij Ed Kokeboshi e nxjerr PS partine e 3te ne elktorat.
dhe me mendje jo (me deshire)do te thoshim qe mire ti behet se e kishte te sigurt fitoren pa tradhetarin meta.
rama duhej te konsultohej dhe te priste keshilla(na ngriti dhe keshillin e te urteve )dhe jo te vendoste nxitimthi..
Ti je kokrra e koçes se fasules pllaqi.
AKZ thot do e shtijm ne burg Sali Berishen,..kurse tine shkrun pallavra.
Ik more Zalo ene merru me aksidentet se me duket t’osht aksidentu truni.
Tibe strefkulla kon fillu tu bo analiza lloj loj ..bektashinjsh .
Un skom nonji gjo kundra magjypve se i du for sidomos per muziken,por kur ene kto bojne ene pulitik,ather ka met me fillu ene un,.. me mjel gamorin..
Po kete e di dhe bufi pervec ketyre bufave qe s’shohin cfarebehet ne jeten reale e rrine gjithe diten para ekranit per te “shijuar” jeten virtuale> K. SPahiu ka qene e eshte emisari i Sales, “asi” nen menge i tij per te zhbalancuar elektoratinj masiv dukshem anti-berishian. Keta mendjehollet qe thone “s’e shihni si e shan SPahiu Berishen” per mua s’jane as me shume as me pak ata “emisaret” qe ti o kokrra e kandarit permend vecse jo prane Spahoziut se ai s’ka nevoje por prane opinionit publik per te amplifikuar misionin e K. Spahiut. Si ka mundesi qe sherbetoret edhe ata te rangjeve me te ulta te Saliut nuk i “kinderpergjigjen” “sulmeve te K. Spahiut ndaj udheheqesit te tyre?!!! Si ka mundesi qe kaq sa dite ne autobuzet urbane te licencuar nga Lulja e berishes vlon reklama per mitingun “anti-berishe” te te dieles?!!!! Mire keto partite e “hajduteve” majtas – djathtas, po kjo e “paperlyera” me se i sponsorizon veprimtarite e veta (nderkohe qe as PS e as te tjerat ende s’kane bere asnje shpenzim per fushate te hapur?!!!
HAPNI SYTE O NJEREZ! Gjithmone ju kane thene te luftojme te keqen, duke ju hedhur ne prehrin e nje te keqe edhe me te madhe…
Nje pyetje kam une qe nuk me shqitet nga mendja.
Duke e pritur revolten e te majtes qe si thua ti mor zoteri duke e regjistruar veten te AK, te revoltuarit do te ndihmonin BErishen ne nje mandat tjeter 4 vjecar..
Perse Edi Rama e provoki kete lloj revolte, kur elektoratin e kishte te sigurt qe do votonte per te majten?
Perse e tronditi dhe e shperbeu elektoratin ne kete menyre?
Mos valle ti hapi rrugen Berishes per nje mandat tjeter?
Se une nuk besoj qe Edi eshte aq naiv sa te mendonte se elektorati i majte do ti vente nga pas me britma entuziazmi per Partine e re te Pustecit, por ai e dinte mire qe rezultati do ishte ky qe eshte.
Qe nje pjese e mire e votuesve te majte do zhgenjeheshin dhe do hidhen tek AK.
Dmth te besh bilancin perfundimtar dhe te zgjidhesh ekuacionin e te panjohurave x dhe y barazimi del me humbje per Edin.
Kaq nuk i beri llogarite Edi?
Zaloshnja meqe paske kundershtuar qysh ateher rolin e xhandarit ashtu kryetarit te perjeteshem,kjo ju nderon ne fakt pra e kupton shume mire kush eshte edukata dhe ne te njejten kohe marria jone.Ne qe the ti Zaloshnja na ka gjete belaja ,jo jo hataja me kta te vetepunesuar kryetar.
Sepse vendimet i marrin me koken e tyre,por pastaj u duhet nje shpure me analiste,internacionaliste,medium ashtu medie,partizane,vullnetare,mjaftist ,koperativist,nejse une i quaj lavazhiere.Ne njefar menyre nuk pastrojne HALEancat,jo i dashur na bejne lavazhon e trurit.Na heqin nga diktatura dhe na fusin ne sundim.Hiq Saliun se do vij Meta.Nuk e di sa vite ka Meta ketu se une vetem 4 vjet kam,por di qe demet e tij politike,sociale,ekonomike, dhe mbas 20 vjetesh do i kemi ne kurriz.Nuk e kam humbur fillin,por kto jane ato qe nje mendje serioze duhet te diskutoj para nje haleance.Ja ju e keni llogaritur 2005 .Une psh nuk kam problem se nje 40 vjecar vete dhe shpreson te konventa,dhe une jam shume afer ksaj moshe,por ama nuk mund te kuptoj si nje 15 vjecar antaresohet dhe ushqehet me idhullin e Metes
te LRI.Pra e kuptoni demin.Nejse EDVINI qe me shpelau mendjen me rrrrrrrrilindjen dhe une jua shpelava shume te tjereve,me idealin e nje vizioni te qarte….beri haleance me Meten..po po ate qe ja hodhi Nanos,2005,21 janarit..e di une me cfare
U zgjata shume,por ju me thoni qe ne te zemeruarit rrezikojme te leme ne pushtet Berishen,dhe ne fakt matematika nuk eshte opinion…ngelet shkence ekzakte.
Ju i beni thirrje te bej aleance me AKZ…une si idealiste bajate e shihja si te bere…por jo…harrova qe kishim 700 .
Mos valle mbas kerkeses tuaj fshihet hiq Meten dhe merr Kreshnikun???
Nuk e di cfare ju mendoni,po une si popull i thjeshte jua them troc
MERR AKZ…SEPSE BERISHA E KA TE GARANTUAR QERSHORIN…FSHI METEN,FSHI DHE VETEN PO DESHE PIKTOR,FSHIHEM DHE UNE PO DESHE,POR KTU FJALA ESHTE PER SHUME SHUME NJEREZ,PER TE ARDHMEN E KTIJ VENDI,
PARA KSAJ NUK KA METE,EDVIN,SALI,VERONIKE DHE ZALOSHNJE QE MUND TE QENDROJ.
Zaloshnja i thuaj xhandarit,ashtu kryetarit …te ruhet nga zemerimi i te urtit…po ben 8 vjet qe na e ka futur koken ne …hale.anca tani mjaft!
Veronika, ti je nje nga arsyet me komentet e tua energjike dhe ndonjehere brilante pse une e lexoj cdo darke Temen. Nuk i leviz as presjes gjithckaje qe ti thua per Meten, zhgenjimin e njerezve qe besuan tek PS, dhe koston e madhe qe do te kete neser Rama ne qeverisjen me gjarprin ne gji.
Per here te pare ndoshta une jam kundra teje ne nje argument dhe jam 100% kundra. Rama mendoi dhe besoi se me ne fund erdhi dita per ti mundur te tre bashke Berisha, Meta, Nano dhe te fillonte projektin e tij ambicioz per riberjen e shtetit ne Shqiperi (ne gjuhen e marketingut u quajt RILINDJE). Fatkeqesia eshte qe perkrahja qe i jep elektorati Rames sot dhe mosgarancite qe japin nderkombetaret per neutralizimin e Berishes jane te pamjaftueshme per te perballuar planin e megavjedhjes se Berishes qe po nderkombetaret ja kane ne tavoline Rames duke i thene kete do te te bejne me 23 Qershor.
Perpara riskut te madh per te vajtur drejt nje makine grirese mishi me: a- mekanizma dhe institucione mbrojtje vote te pamjaftueshme, b- me nje vote opozitare te percare (FRD, PBDNJ dhe ndoshta AKZ), dhe me perkrahje popullore me te vogel sesa perceptohet,…
…Rama zgjodhi rrugen me te sigurt, por edhe me koston e tij personale me te larte te bashkepunoje me LSI per te shmngur grushtin e shtetit me 23 Qershor dhe qe me vone do pasohej nga lufta civile.
Ndryshe nga ty une i them BRAVO Rames qe me ne fund mesoi te beje politike dhe te marri pergjegjesi te renda mbi supe, dhe turp te kesh per gabimet trashanike te 2009 qe na detyrojne sot te hame kete supe te gatuar me mut si ilac per te mbijetuar nga goja e kucedres.
Epirioti..pse ky emer??jam *kurioze* une,uroj qe mos te jesh perkrahes i vorio epirit…dhe mos i thuaj moderatorit qe i lexon komentet e mia…hahaahaah nuk me duron dot me
Epirioti nuk e di a e keni pare ate filmin “Familja Adams”,me kujtohet vetem emri i xhaxha Festerit…keshtu do e quaj Meten ktej e tutje
cifti eshte Rama-Linda dhe kalamajte jemi ne populli .Andej nga fshati im thone moj kasolle ku na mblodhe ,djem debile e vajza qorre.
Kemi dhe Doren..anonime,qe i ndryshon sipas kohes,njeher nena Rusi,pastaj Amerika ,po dhe ca corbe serbe e kemi ngrene.
Festeri eshte mendje diabolike,filloi si ish shofer dhe perfundoi zv.minister.Me vidjon mori nje grusht nofullave ku i rane dhembet,u poshterua nga Berisha,ju la rruge e paster ta mbyste kte vend.Dhe e mbyti.Por ,por ti e di qe shoku Sali i duron pak kta tipa…pra mortja do i vinte nga vete ai.Me cfare ka punuar kto vite dhe me nje 21 janar ne koke…ai mbaronte ne kto zgjedhje,ai nuk ka elektorat apsolutisht
prandaj Berisha e leshoi…me beso Meta blihet,nuk ka principe ka vetem cmim.Gjithmone une mbroj dhe teorine qe ai po punon ende per te.
Ky babai i jone,ka merita,difekte,halle qe ka 8 vjet qe po i heq ne kurriz me ne.Jo sa ata te robtuarit qe po hedhin litarin,po pijne fotoksinen,jane flakur nga vendet e punes.Nejse punohet,punohet shtepi me shtepi,me program,edukate tolerance .LSI gezon te gjitha meritat e pushtetit.Por,por ndjen humbjen,poli i trete nuk merr jete,sala ose po i mbyllte deren ose e dergoi ktej te bej kolonen e peste,sepse eshte e vetmja gje qe ben mir.Pra shtohen ethet e luftes,sepse fushate i bie lufte.Qe Berisha para disa kohesh ne Lushnje,betohem qe as nuk e dija…ooo nuk me lane te dilja nga FR,pra kane frike.Une jam rriturr nga nje gjeneral,e lexoj mire pregatitjen e atyre qe po ikin.Ju mendoni se ne nuk kemi frike??/Para 8 malokareve qe kontrollonin fije me fije makinen???Kam frike,por nje hezitim i imi i ben fitues.Pra Rama mbas lobimeve qe kane kohe qe po e gerryejne,skuthave qe humbasin nga ardhja e tij…dorezohet.Guxon te bej nje hap pa e diskutuar me askend,del ne 1 prill dhe me buzeqesh,ngerdheshet nen presionin e eeee Festerit.
E vetmja merite qe i njoh atij njeriu eshte figura e interesantit.
Pra ulet ne nje tavoline te piste,ku i peshperitet…shiko komisioneret do ti blejme,dhe ata qe ke te KQZ do i blejme,dhe ate pffff Veroniken do e blejme sepse DORA eshte me ne….Shet vendin e tij per nje karrige kryeministri….pra u jep garanci qe askush do preket.
Epirioti une nuk habitem,ketu keshtu ka qene gjithmone…ke pe ne bangen e te akuzuareve????Asnje.
Pra nuk me skandalizon haleanca,e dija qysh me pare,por me habit pse skandalizohen qe une nuk jam dakort.Pse skandalizohet qe shume nuk e miratojne…ja dhe ti je nje prej tyre.Ka mundesi qe ne mos te jemi budall dhe qorre???Ose ju jeni budallenj dhe ne te zgjuar.Cfare ka ktu qe skandalizoheni??Cfare ju bezdis????
Hem lufte civile???Epirioti nuk ka lufte civile,ka lufte klanesh dhe ata nuk mund ti lejojne vetes kte.Humbasin shume,ne te vdekur jemi ca kokepalar….mos harro qe askujt i duhemi.Pra qe ta mbyll,kete i kane peshperitur…lufte…lufte….hajt te ulemi ne tavoline…varjua atyre kokepalareve…ti je i yni…ne do te bejme kryeminister.
Jo nuk mund ti them bravo,ti beje ..jemi ne demon kraci…secili ka mendjen e vet.Ai nuk/ndoshta do behet kryeminister…por une e di si u be,kurre nuk do i them bravo.Jemi budall do na falesh.
Te bej dhe nje pyetje te vockel….Ku eshte ndryshimi???Fester ishte dhe Fester vume…pse me duhet te nderroj klasen…Jo or mik ,jemi ne epoken e ndershkimit,une jam ca kokeforte…do votoj Qiljeten,goxha femerrrr.
Nuk jam LGBT,thjesht ndershkim e kisha fjalen,jo se une keqkuptohem shum
Une di vetem qe ai vulosi shperberjen e te majtes,humbi veten e tij dhe sidomos shiti vendin e tij,po e mbyll jam nje moraliste bajate…
Ah dhe nje gje,strategjia e gjeneralit tim ishte”armikun e armikut e bej mik…jo mikun e armikut!
…’jo me shume se 2 mandate 2-vjecare’…,2-vjecare me te ‘rene'(si puna e lekut),dmth. me te vjetrat(20-vjecere)eshte ne rregull Berisha,sapo ka hyre ne mandatin e dyte…!!
Hajt jete te gjate shokut,zotit ,mbretit,’Te Madhit’Sali!
Z. Zaloshnja me then te drejten qe kur te shahu ai plehra, maloku frok çupi prej motre, si burre te kam hequr vize. Do me thuash qe une jam njeri me kultur dhe qytetar por jo jo kjo sma mbush mendjen. Sado qytetar te jemi ne, në gen ne jemi shqiptar dhe si te tille eshte e rrall te durojme kur na shajne ose na prekin ne gjerat me te shtrenjta qe ne kemi (motra, nena). Ndersa persa i perket opinioneve statistikore qe jep nganjeher te kam degjuar dhe lexuar, jo se ke qen ndonje specialist por statistikat kane edhe propabilitet dhe si puna e atyre fallxhoreve ndonjeher edhe dalin.
Tani per te tu kthyer tek ky falli yte i ketij shkrimi qe parashikon kete skenar me duhet te te them (te me falesh) se ose jem debil, injorant ose je shume i djallezuar i lig, si puna e atyre pseudo opinionisteve qe helmojne popullin shqiptar çdo dite. Perse injorant: ju ngrini hipotezen se nese PS zvogelohet per shkak se nje pjese e mire e socialisteve te ndershem kalojne me AKZ kjo rrezikon qe saliu te fitoj prap ne 23. Po pse sipas formules tende vetem te PS shkojne me AKZ? Po te djathtet qe nje pjese e mire kane shkuar me FRD dhe po ashtu edhe AKZ nuk i numeron ti, votat e saliut nuk zvogelohen qe me then te drejten sot ato kane shkuar 50 % me pak seç ka pasur ne 2009. Pra te dyja jane ne te njejten barke dhe si te tilla ne menyre propocionale duke e krahasuar me 2009 te dyja humbasin gati te njejten % votash, perfundimi me kete situat ne 23, PS+LSI fitojne zgjedhjet (kjo eshte hipoteza ime). Pse mund te jesh djabolik, i lig: (hipoteza e dyte jotja)nese nje pjese e mire e socialisteve te ndershem kalojne me AKZ, saliu fiton, per kete duhet qe AKZ te kalojne me koalicionin PS+LSI. Ne momentin qe kjo force do te bej kete levizje te gjithe socialistet e ndershem do te mendojne se edhe kjo force nuk eshte me e mire se keto te dyja keshtu qe perball AKZ dhe PS me mire rri tek muti ku jam aktualisht dhe se braktisin. Me kete analiz ti kerkon te shkaterosh AKZ pasi PS-se nuk i humbet asnje votues dhe AKZ-ja katandiset si partia e ngjeles, e gjithe ideologjia qe kane ngritur deri me tani per nje shqiperi pa keta plehra dhe gjakpires, sfumohet siç thoni ju pseudoanalistet. Ndersa une po te them, qe AKZ sduhet te levizi aspak nga pozicioni qe ka dhe sduhet te bej asnje koalicion me kete klase politike qe ka drejtuar keto 23 vjet vendin tone. Ne 23 qershor pak rendesi ka se kush i fiton zgjedhjet, asnje qeveri se mban dot pushtetin as 6 muaj, burimet financjare jane ne fund (banka qendror meq je edhe ekonomist duhet ta dish mire qe sipas nje informacioni qe kam ka maximum 600 milion euro (valute) qe shtyne deri ne 1 vit (per te ruajtur ekuilibrin midis ofertes dhe kerkeses per valute), pastaj ngre duart perpjet. Kane mbetur edhe 2 hidrocentrale qe kushtojne deri ne 600 milion euro por per te te ber qejfin 1 miliard. Burimi tjeter jane emigrantet qe tashme ka gati shteruar. Te tjera te ardhura mund te jene te futet prap ne borxhe. Puna eshte se bankat nuk financojne më jane ne stadin e marrjes ose kerkimit te atyre qe kane dhen. Ndersa persa i perket shpenzimeve duhet te dish qe 8 miliard euro borxhe me minimumi 3% dhe max deri ne 10 apo 15 % (borxhe tregetare) me nje mesatare 7% kemi te themi afersisht nje interes 500 milion euro dhe nese supozojme se keto jane dhen per nje periudhe prej 20-30 vjetesh minimumi do te kete edhe nje principal 400-500 milion euro, ne total 1 miliard euro ne vit per te paguar. Pra nese do te perdorin keto burime qe kane keto do shkojne vetem per te paguar kestin e vitit. Te ardhura te tjera jane taksat dhe tatimet qe duhet te mbulojne shpenzimet e buxhetore. Pra si perfundim mund te te them se kushdo qe ta marri smund ta mbaj dot qeverin mbas 23 qershorit me shume se 6 muaj deri ne 1 vit. Me pas kalon ne qeveri teknike dhe PS, PD, dhe LSI do formojne nje qeveri te perbashket per te « shpetuar » vendin nga falimentimi.
Zgjidhje : per te shpetuar ai vend qe eshte ne humner duhet te fillojme njelloj siç bem mbas luftes se dyte boterore dhe per kete e para duhet burrrra (me kater r) qe te kene gjake shqiptari dhe qe ta duan vendin tone dhe e dyta, keta burra duhet te rrethohen nga specialistet me te mire per ti keshilluar dhe mundesisht te specializuar ne perndim per çdo fushe. Por kjo prap smjafton pasi kemi djallin BORXHE qe do te na rendoje si gure peshe ne kurrize per ter jeten dhe do te na e pij gjakun pak nga pak. Per kete na duhet nje marrveshje me kreditoret nese na e akordojne, ndryshe na duhet te ham megjithmend bare. Do te mund te fillojme te shlyejme pak nga pak dhe kjo vetem, e theksoj vetem fale bleteve tona puntore (emigrantet) dhe te lutemi qe ata te punojne per te rekuperuar valuten pasi z. Zaloshnja nje pjese e mire per te mos then e tera eshte ne dollar dhe euro. Deri me tani vetem AKZ po duket force qe jep besueshmeri dhe qe mund te bej kete ndryshim, gjithmon duke pasur persona kompetente dhe jo militante partie pasi ndryshe ai vend ska asnje shprese.
Zaloshnja,mos u merakos!ne rast se votat e majta shkojne tek AK dhe te djathtat tek FRD atehere te”majtat” e rames,me te”djathtat” e berishes behen bashke per hir te”integrimit” ndersa lidhjet e tjera te gjitha jane te mundeshme nga politikaret e bace Ramizit!!…
Akoma populli nuk e ka kuptuar qe Kreshnik Spahiu eshte asi maç i Sali Berishes?!!Çudi e madhe sepse eshte gjeja me e lehte per ta kuptuar nje diçka te tille.Po si mendoni ju o njerez qe me ato lloj deklaratash qe ben AKZ ndaj Berishes dhe nuk ka asnje reagim nga selia e PD apo nga Kryeministria.E paimagjinueshme.Sikur Kreshniku te mos ishte pjelle e tij e sigurte qe do ta kishte denigruar deri ne ekzil, do ta kishte detyruar te arratisej nga Shqiperia.Por ç’ndodh ne fakt?as emrin nuk ja ze njeri ne goje.Kjo do jete levizja me e bukur e Berishes qe fatkeqesisht ia shton shume shancet per te qendruar ne pushtet edhe nje mandat.Por ç’ti besh, eshte i zoti per ti bere politike popullit shqiptar.Rrezik edhe xhaxhit Enver do ja kishte marre pushtetin po te kishte pase lindur me heret.Keshtu pra o njerez, votat per AKZ jane vota drejperdrejt per Sali Berishen.