Para zgjedhjeve të vitit 2005, maksima “Të pranojmë të keqen më të vogël” përdorej shpesh në mediat dhe kafenetë shqiptare, kur krahasohej qeverisja e atëhershme e Nanos me qeverisjen e pritshme të Berishës. Dhe kjo maksimë sulmohej nga disa opinionistë të pavarur, prej një pozite morale që s’kishte të sharë. Sipas tyre, edhe kur personat në krye të pushtetit ndërrohen në Shqipëri, simbioza e oligarkëve të biznesit dhe mediave me politikanët e fuqishëm mund të ndryshojë pak në formë, por mbetet e njëjta në substancë. Dhe kjo përbënte të keqen më të madhe për ata opinionistë.
Në fakt, 22 vjetët e fundit ofrojnë mjaftueshëm shembuj lokalë e kombëtarë që i sjellin ujë të bollshëm këtij mulliri të argumentimit. Por historia e zhvillimit të një vendi ofron gjithnjë një “por” pas argumentimeve të tilla. Kështu, 22 vjetët e fundit na japin edhe shembuj që tregojnë se ndërrimi i personave në krye të pushtetit ka sjellë një hop në zhvillim, pavarësisht se sistemi nuk është ndryshuar rrënjësisht.
Me ngjitjen e Ilir Metës në postin e kryeministrit në vitin 1999, korrupsioni, klientelizmi dhe lidhjet e errëta të biznesit me politikën e mediat nuk u zhdukën, por Shqipëria njohu një rritje ekonomike të admirueshme në ato vite. Dhe ndërkohë, autostradat e superstradat filluan të shtrihen shumë përtej urës së Limuthit, vendit ku kishin ngecur deri atëherë.
Gjithashtu, ardhja e Ramës në vitin 2000 në krye të Bashkisë së Tiranës, vërtet nuk e bëri këtë të fundit Kopenhagen, por hapi rrugën për një bum të paparë ekonomik të kryeqytetit. Dhe së fundi, ikja e Nanos dhe ardhja e Berishës në pushtet në 2005-ën nuk ishte thjesht vazhdim i status-kuosë.
Meqë ardhja e Berishës në pushtet është më aktuale, le të merremi pak më gjatë me të. Së pari, ajo shënoi transferimin e parë paqësor të pushtetit me zgjedhje normale, qysh nga themelimi i shtetit shqiptar. Dhe për një vend që synon të adoptojë sistemin demokratik të qeverisjes, nuk ka gjë më të rëndësishme se sa vetë alfa e sistemit – transferimi paqësor i pushtetit me zgjedhje normale.
Më tej, pavarësisht se simbioza politikë-biznes-media vazhdoi lulëzimin nën hijen e Berishës, gjërat nuk mbetën njëlloj si në kohën kur qeveriste Nano. Kështu, në mandatin e parë qeverisës të Berishës, edhe pse buxheti i shtetit mbeti në nivelin 28-29 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto, raporti mes investimeve publike dhe shpenzimeve operative u përmirësua ndjeshëm.
Gjatë qeverisjes së Nanos, investimet publike mezi arritën të ngjiten deri në nivelin 15% të buxhetit të shtetit, ndërsa gjatë mandatit të parë të Berishës, kapën edhe nivelin 33% të buxhetit në vitin 2008. Dhe investimet, sado që mund të shpërdorohen gjatë tenderimeve, trupëzohen në objekte që kanë jetë të gjatë. Ndërsa shpenzimet operative treten në xhepat e zyrtarëve, në serbatorët e makinave shtetërore, në impulset e celularëve, etj. etj.
Por, a duhet të kënaqemi me sukseset e pjesshme të shkuara të Metës, Ramës, e Berishës, ndërkohë që oktapodi politikë-biznes-media ka vazhduar të majmet nën hijen e tyre? Mendja ta do se shumica e shqiptarëve do të dëshironte një sistem puritan politiko-ekonomiko-mediatik, të bazuar në meritokraci dhe ndershmëri (të ngjashëm me të Danimarkës, për shembull). Por e keqja është se historia botërore ka treguar që rruga drejt një sistemi të tillë është shumë e gjatë dhe me shumë kthesa.
Kështu, po të gërmosh në arkivat e gazetave amerikane të 100 vjetëve të para të demokracisë, do të gjesh skandale shumë të shpeshta korrupsioni të elitës politiko-ekonomike. Vetë pasurimi marramendës i të mbiquajturve “baronë plaçkitës”, si Rokëfeller, Morgan, Stanford, Karnegi, Hopkins, e shumë të tjerë, i pati rrënjët në mbylljen prej politikanëve të njërit sy e të njërit vesh. (Për Rokëfellerin thuhet se ka thënë: “Vetëm mos më pyesni sesi e kam fituar milionin e parë; për të tjerat u tregoj gjithçka”) Ndërsa po ta hedhësh vështrimin më afër në kohë dhe hapësirë – në Italinë fqinje – 65 vjetët e fundit ofrojnë shembuj të panumërt të një oktapodi politikë-biznes-media që majmet në kurriz të publikut, ndërkohë që vendi, ama, e ka vazhduar rrugën e mundimshme të zhvillimit ekonomik (Pavarësisht nga gjithçka, prej vitit 1970 e këtej, kurba e rritjes në përqindje të PBB-së për frymë në Itali ka ndjekur pothuaj hap pas hapi atë të Gjermanisë).
Duke u kthyer në Shqipëri, rishtrojmë pyetjen nëse simbioza politikë-biznes-media është e keqja më e madhe aktualisht për ne. Unë do të përgjigjesha se është e keqja më e vogël. E keqja më e madhe për Shqipërinë do të jetë në qoftë se zgjedhjet e 23 qershorit nuk do të realizojnë transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore për të dytën herë radhazi (në mënyrë të ngjashme me ato të 2005-ës), ose në qoftë se Berisha do të mbetet në pushtet falë zgjedhjeve të kontestuara nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar. Kjo e fundit, sepse një palë zgjedhje të kontestuara apo, më keq akoma, të dhunshme, do ta zgjasnin deri në dhimbje tranzicionin tonë drejt demokracisë. Dhe demokracia ka treguar ndër shekuj se, pavarësisht nga ngadalësia e breshkës në purifikimin e sistemit, është mjeti më efikas për të siguruar zhvillim gradual afatgjatë të një vendi.
… qe ne fakt, sidomos per te Ardhmen e Shqiperise, eshte shnderruar e keqja me e madhe!
Sali Berisha edhe pak e do e gjeje nga natyra! Po Meta & Kryemadhi???
Do mbajne Shqiperine PENG per shume vjet!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/levizja-socialiste-per-integrim.html
Nuk do kete Meta te njejtat hapesira sic pati me qeverisjen Berisha, jam shume sigurte. Me ckam pare e lexuar keto kohe, programi i PS eshte shume i detajuar dhe efikas, gjithashtu besoj se kryetari i PS e gjithe anetaret e saj jane mese te vendosur per zbatimin e saj. Pse nuk perqendrohen me shume njerezit ne kete program qe tregon nje zhvillim te dukshem e nxjerrjen e Shqiperise nga balta ku eshte zhytyr nga regjimi Berisha? Pse perqendrohen te gjithe tek Meta, sikur eshte nje person i paprekshem te cilit do i merren per baze gjithe mendimet e veprimet?
Besoj se Partia Socialiste do jete e vendosur me grusht te hekurt ne zbatimin e pikesynimeve te saj te paraqitura keto kohet e fundit.
Shpresoj qe pas stuhise se krijuar te ketij koalicioni njerezit te kuptojne qe nuk do jete Meta vendimtar per zbatimin e programin, por Edi Rama sebashku me gjithe ideatoret dhe krijuesit e ketij programi, qe per mendimin tim eshte i vetmi ne llojin e tij keto dy dekadat e fundit.
Ishalla o Ina! Fjala jote ne vesh te Allahut si i themi ne nga anet tona.
Problemi eshte se banda kriminale LSI u godit disa here nga Berisha (drejtore e nepunes shteterore), por krimi i tyre nuk u ul, perkundrazi. Ishte a s’ishte loje, vjedhja e krimi vazhdoi 24/7
te degjofsha te miren dhe Dalte Ashtu sic Thua Ti!
Qeveria Berisha-Meta u be sipas rregullave te Berishes: qeverisje pa rregulla, ku gjithsecili mund te bente c’te donte duke sjelle nje coroditje ne administrate e shoqerine shqiptare, qe Berisha vete te bente pastaj c’te donte. Por tanime, me ne krye Edi Ramen, rregullat do te ndryshojne. Te gjithe ata qe do jene ne administrate, nuk do bejne me sipas qejfin, por do veprojne e do punojne ne perputhje me ligjin duke implementuar programin e PS per Rilindje Kombetare.
Garancine na e jep Edi Rama i cili ka ditur t’i dale perballe gjithkujt qe ka dashur ta pengoje ate ne planet e tij per zhvillimin dhe ndryshimin radikal, duhet te kujtojme kur ai dilte me megafon kur nuk donin ta degjonin dhe ka patur forcen te kundershtoje kedo qe nuk ka pranuar ndryshimet qe duhet te vijonin.
personalisht nuk e kuptoj cdo te thote kjo : me i mire apo me i keq! gjerat jane shume me te thjeshta: fiton ai qe merr me shume vota, dhe ligji nuk merret me moralin individual te fituesit, por respekton VULLNETIN E ZGJEDHESIT, qe eshte gjeja me e rendesishme ne demokraci ose trau qe mban sistemin.
berisha investoi me shume sepse nderkombetaret, BB dhe FMN ndruan politike pasi shqiperia u konsolidua ekonomikisht gjate periudhes Meta-Nano dhe e rriten tavanin e borxhit qe mund te merrte vendi. shkurt berisha ka pasur ne dore shume me teper fonde se sa socialistet para tij dhe prandaj ka bere me shume investime.
vec kesaj ai mori edhe borxhe komerciale per te ndertuar rrugen e kombit, nje grope e madhe nga pikpamja financiare, por sic dihet faraonet nuk pyesin per ate qe lene prapa.
kush zgjedh gjithmone te keqen me te vogel, do te jetoje gjithmone me te keqen
http://kokqepa.com/2013/04/shumica-e-zgjedhesve-te-pavendosur-kunder-kujt-te-votojne/
Per mos ti ngrene haken Saliut,babait te zhvillimit arror ose Maos shqiptar, le te tregohemi pozitivista e te themi se duam ta leme te miren me te vogel per nje tjeter akoma me te madhe.
Pasi ne 8 vite ndertuam 10 mije km rruge, 1300 shkolla, hapem 200 mije vende pune e volem disa miliard kokrra ulliri etj etj, eshte momenti qe lider maximo te pushoje para se te na beje superfuqi rajonale qe do te vuante nga superprodhimi.
Atehere do te hiqnim te zite e ullirit dhe te arres bashke ….
Z. Zaloshnja, une jam dakort ne parim qe rrotacinet sjellin nje impakt ne ekonomi e tj. Por doja te thosha se ne mandatin e pare te qeverise Berisha, ajo qe ju e quani rritje ka nje shpjegim. Socialistet bashke me dorezimin paqesor te pushtetit demokrateve u lane dhe nje shtet te rimekembur ekonomikisht. I ndjeri Arben Xhaferi tha ne ate kohe se socialistet u lane demokrateve nje are plot me grure dhe ata tani duhet vetem ta korrin.
Qeveria e PD-se per 8 vjet abuzoi dhe shperdoroi ate ekonomi qe socialistet e ngriten nga hiri i tokes se djegur qe la Berisha.Kete mos e harro. Do shohim se c fare do ti lere tani Berisha Rames. Me siguri nje toke te dyte te djegur. Ke per te pare.
Zaloshnja ju jeni marrosurr te gjithe.Dje ishe ca me i kthjellet.Po sot e ke ber corbe.
Nuk ka justifikim fare dhe eshte e turpshme qe kudo te hapesh gazeten po u shpelani trurin njerezve me ca brockulla prej hanalistesh kokepalar
Ktu nuk po flasim per rotacion,ktu po flasim per legalizim te krimit dhe mafjes ekonomike.
Meqe na paske studiuar dhe sistemet e jashteme…me thuaj a ka mundur Amerika te luftoje Rokefeller????A mos valle me shume se gjysma e njerezve ne planet nuk jane skllever modern te korporatave te saj????
Rotshild a mos valle nuk komandon klasen politike dhe aty ku jeni ju??
Italia a ka mundur dhe sot te zhduki “Cosa Nostren”,a ka mundur Amerika te zhduki klanin e mafjes dhe sot qe Italia futi atje??Keshtu filluan..leri se eshte e keqe e vogel,leri se jane ca emigrant,leri te vriten mes tyre…
Jemi vetem 3 milion njerez Zaloshnja 3 milion,me resurse te pallogaritura,qe do krijonin nje klase te mesme qe mund te na i kishte zili gjithe bota.
Kte ose nuk e kuptoni se jeni te trashur nga dhjami ne tru,ose jeni te paguar te nxini faqet e gazetave,ose jeni vegla fare lavire te nje sistemi bastard qe po skllaveron popullin e tij….sepse une nuk jam e marre,jua garantoj.Ku kam jetuar ishte lagjia me 3 mil.banor dhe funksiononte cdo gje si nje ore zviceriane.Jo nuk jam moraliste bajate,kishte dhe do kete gjithmone shperdorim fondesh,gjithmone dike me te pasur,kishte dhe kloshard,por ama nuk kishte 27 vdekje nga fotoksina ne muaj …dhe sidomos nuk kishte kaq hanaliste injorant,te pashkolle ca qe are qe terheqin cdo lloj plehu qe ngjala e radhes u vendoste ne kurriz.
Jetoni jeten tuaj te mjere prej mediokrish me trurin e vogel dhe gojen e madhe,sepse te keqen te vogel apo te madhe e kemi ne ne kurriz qe jemi ketu.E kane femijet tane qe po rriten ketu duke i blere cigare pedofilit te radhes.E kemi ne ne kurriz qe po na dhunojne me konventa.
Ik Zaloshnja ik ,merru me te mirat e tua…dhe perseri une nuk votoj HALEancen e te keqes tende te vogel.Jam shume mire me kte qe jam!
Moj VERONIKA, po ti ke ndonje pune tjeter apo vetem forumin e Temes ke si pune?Po punet e shtepise kur i ben moj zonje. Kur te del koha? Kemi nje jave qe per te 100 here ne cdo forum lexojme po te njejten gje nga ty. Boll moj gru. Ler pak politike edhe per te tjeret.
Halo Zaloshnja ju keni marre shembull shtetet me ekstreme Italine dhe Ameriken(ku injoranca eshte shtruar vence ne keto dy shtete ,gangsterlleku dhe mafia jane ne pushtet) dhe nuk ke analizuar Gjermanine me nje ekonomi te shkelqyer dhe popull shume te shkolluar ku ne cdo 6 veta njeri eshte profesor. e Shqiperia i pati keto dhe i shkateroi dhe tani sundon paraja ne duart e rrumpallees dhe injorances qe nuk ka IDEAL DHE TRUNI SI PUNON PER ASGJO!
tung Veronika, me ty jam por megjithate, une per Salen nuk votoj
ZALOSHNJA NUK E THOTE TE VERTETEN.!
Nuk munde te behet kurre karahsimi i pushtetit te Partise Sociakliste per 8-vjete me qeverisjen Berisha qe 8 vjet. Ka arsye te forta qe i hjedhin poshte ato.
1.Qeveris Socialiste e mori pushtetin te rrenuar tersishte dhe nga ky rrenim ngriti shtetin nga e para. Mos harroni qe pushteti ne ate kohe ra ne duart e Bendave dhe shkatrrimi i shteti kish veshtir te dalesh ne qytet nga krismat dhe nga vrasjet te fishekve qofte edhe „qorre.“ Pra Partia Socialiste i perballoi krizes se vitit 1997 dhe e ngjiti perseri vendin ne lartesin qe kerkohet.
2. Partia Socialiste e shqiperise i perballoi me sukses edhe grushtit te shtetit te viti 11998, Grusht ky qe po te realizohej do te kishte pasoja te pa para.
3.Partia Socialiste e shqiperise Perbelloi me sukses edhe krizen e shkaktuar nga lufta e Kosoves me Serbine. Ajo perballoi dyndjen Kosovare dhe riatdhesimin e tyre.
4. Brenda ketyre mandateve dhe vetem brenda mandatit te par 1997- 2005 Partia Socialiste e shqiperis e soli ne eficence te plote shtetin shqiptare Dhe atije qe e shkatrroi ja dorzoi jo vetem me inventare pore edhe me rifunksionimin tersore te shtetit shqiptare.
Berisha me ardhejen ne pushte , nuk realizoi asgje nga ato qe i kishte premtuar popullit shqiptare.Madje ai nga qe u shpalli “lufte” monopoleve, ato Berisha i konsolidoi akoma edhe me shume. Pra ketu nuk kemi nje te keqe te vogel pore nje te keqe shume te madhe.Kjo per arsye se Monopolet vazhdojne te diktojen edhe me keq se ne kohen e Nanos..
Nje te keq akoma me te madhe Berisha e beri edhe ne :
– Privatizimin e Albetelekom te cilin e privatizoi me kosto me te ulte se ate qe kishte planifikuar Nano dhe Berisha e kundershtoi.
– Privatizoi Fero-kromin ne Bulqize dhe deshtoi si rezultat i nje privatizimi pa kritere ku dhe deshtoi.
– Privatizoi Cez Shperndarjen dhe ate e beri pa kriter ku tani dhe deshtoi ne ket privatizim
– Privatizoi Albepetrol dhe ket pa kriter dhe ketu do te deshtoje.
Berisha beri te kunderten edhe te atyre qe i deklaruan ne fushat 2005 kur thoshte.
-Kundersdhtoi Petroliferen dhe perseri vete e beri ne kundershtim me vullnetin e Banorve Vlonjat
– Kundershti Kakomen dhe perfundimishte e bleu vet oborri qeveritare.
– Kundershtoi marrveshjen e sjelljes se plehrave ne shqiperei ku qeveria Nano e anulloi nje marrveshtje te tilklle dhe kur erdhi vet ne pushte ata e realizoi ne kundershtim me vullnetinn e popollit.
Te gjith keto jen nje e keqe jo e vogel por nje e keqe mjafte e madhe qe u kushtoi shtrejte shqiptarve.
Berisha nje te keqe edhe me te madhe vazhdon ta beje.
Ne drejtim te grabitjes se pasuris me mendimin qe edhe ne shqiperi te ngrihen klasa e milardierve. Kete nen ze sikur edhe Zaloshnja i jep njefar te drejte kur i referohet SHBA-se se si u pasuruan Rrokfeleret dhe te tjere.
Ne kete kuader Berish i ka len dore te lire korrupsioni dhe krimit te organizuar keshtu njerzit vrasin per pasuri, bejn tendra favorizues, shkatrroi ndertimet, duke e derguar per skrap dhe te ardhurat nuk dihenku perfundojne
Te gjith keto te qojne ne mendimin e nje pasurimi te pa drejte dhe te pa ligjeshem.
Ne ter kete situat Berisha po i len vendit nje dificit mbi 60 % gje qe kurre nuk munde te krahasohet me qeverisjenn e suksesshmem te qeverise Socisaliste.