DITA: Si e shikoni aleancën PS- LSI dhe a është aleanca më e mirë për të mundur Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit?
Ashtu qoftë! Por druhem të jem i sigurt dhe sidomos më trishton “shpallja e fitores” dhe nxjerrja në shitje e lëkurës së ariut pa e vrarë akoma. Edhe unë e përjashtoj qibrën, por nuk jam edhe për shpërfilljen totale të saj dhe as për “harrimin total” Situata të caktuara në politikë martojnë dy anë të pamartueshme dhe historia jep shembuj. Por këtë radhë, ky është një shembull origjinal shqiptar.
Uroj të ketë sukses edhe pse mendoja se me një votim- numërim normal, ppozita do ta mposhtte Berishën ashtu tok me ortakun e tij. Pra nuk do të ish nevoja që ajo ta blinte fitoren me një kosto kaq të lartë.
Fillimisht thirrjet që i bëheshin Metës, ishin më të kapërdishme edhe nga ata të ashtuquajturit moralistë puro. Meta ftohej që të linte qeverinë që të realizohej rënia e saj. Ajo duhet të binte ngaqë ish qeveria e gjahut të votave, e vjedhjeve të sigurta të tyre. Një qeveri teknike do siguronte një votim nga më normalët dhe transparentët të bërë ndonjëherë. Meta erdhi por kjo nuk ndodhi. E nuk ndodhi për arsye se PS ka disa gjynahe që i ka të vetat, pa përzierë LSI-në. 1. Amendamentet famëkeqe të 2008 e shpëtuan qeverinë me veç 71 vota! 2. Lëvizja e LSI-stave kundër qeverisë la boshllëkun në parlament, por atë e mbushën menjëherë mercenarët socialistët të zgjedhur kuturu për deputetë. Ata kurrë nuk e kanë patur në shënjestër Berishën dhe as ideal shpëtimin e vendit nga tirania postkomuniste. Ata tani urrejnë Ramën më shumë se Berishën dhe duket se e kanë urryer shefin e tyre kështu gjatë gjithë legjislaturës. Se edhe ata janë brenda standardit moral që na kërkohet ta pranojmë, apo jo?
Votat e qershorit pra, janë ende pre e kthetrave të Berishës. Dhe nëse deri tani Opozita i trembej kësaj, çfarë gogoli na qenka ky Meta, që thirret për ta trembur Berishën, që të mos hyjë të bëjë kërdinë në bostanin e votave?! Përse Berisha mund t’i vidhte ato kur qe tok me Metën dhe nuk do t’i vjedhë tani pa të?! Bile tani fitorja me cdo kusht kundër të dy “të majtëve” do t’i sjellë më shumë gëzim në triumf kryeministrit aktual. A e përfytyroni sa i madh do të ishte ngadhnjimi i tij. dhe sa e hidhur humbja e radhës e kësaj Opozite allasoj?
Por kjo do të ishte vetëm humbja e Ramës! Se nga mënyra se si u nda Berisha me Metën ky i dyti e ka të hapur sëkatrash atë portën përballë KQ. E pastaj pse të mos shkojë e t’u ngjitet shkallëve?! Në Shqipërinë e kultit të besës, erdhi dita që për kurvëri politike nuk dënojnë më njeri. Meta kthehet fare lehtë në kolltukun ende të paftohur të koalicionit të mëparshëm. Dhe nuk do të kthehet se ka ndonjë interes të ngushtë. Ai kthehet atje se do që të shpejtojë integrimin e vendit për në Europë! Dhe për këtë piksynim ekstramadhor, Metën nuk e ze gjumi! As Berishën!
Për Ramën, më 24 qershor, nuk besoj të shtrohej më kjo pyetje…
Ndaj lëvizja e Ramës merr një përgjegjësi të madhe. Po e pranojmë moralin kutërbues dhe le ta shohim në sy arritjen e synimeve praktike. A nuk do të ishte më e leverdishme të punohej që të bashkoheshin në koalicion Topi me Spahiun?. Përgjegjësia bëhet më e rëndë tek sheh deziluzionin e klubit të tij opozitar. Dhe për këtë, më emblematik ishte reagimi i drejtë i profesor Gjinushit. Masa e socialistëve të thjeshtë e ka vështirë të adaptohet në këtë rebus të ri politik, se ajo është ende qibare, siç janë qibarë njerëzit e thjeshtë që në këtë teatrin tranzicional shohin të puthen, të kafshohen e prapë të puthen pambarimisht individë, që e pikturojnë njëri tjetrin herë djaj e herë shenjtër. Unë nuk jam tërësisht me mënyrën si e përjeton këtë ngjarje gazetari luftarak Mero Baze, por e pyes veten dhe do të vazhdoj ta pyes akoma deri sa t’ia gjej përgjigjen e saktë, se kush në këto vite ka investuar më shumë për frymëzimin opozitar, Edi Rama apo pronari i gazetës TemA?
Dhe më lejoni më së fundi të pranoj se me gjithë arsimin e lartë, unë nuk jam në gjendje të përkufizoj tek ne të majtët dhe të djathtët. Unë nuk shoh dallim mes partive të formatuara nga Alia kur shkriu partinë e tij. Dallojnë nga emrat në to, por unë, i penguar nga injoranca ime, nuk arrij të shquaj ndryshimin në filozofinë që i mban në këmbë. Këto termat “i majtë”, “i djathtë” bëjnë ç’është e mundur ta paraqesin të fisme edhe politikën që bëhet në vendin tonë. Por këto terminologji janë si ca thika e pirunj të praruar, shtruar bukur në një tryezë të bardhë gostie, ku thikat e pirunjtë nuk duhen hiç, pasi darkuesit e shqyejnë mishin me duar e gjella u kullon nëpër gishtërinj.
Këto ishin thjesht ca mendime të rrëmujshme, por do të më vijë keq të dyshohet se sa shumë, – edhe kundër fjalëve të mia e parashikimit tim të hidhur, – uroj që kjo manovër të japë rezultat e Sali Berisha të largohet nga horizonti i shqiptarëve!
Z.Kulla nga Zemblaku,ke te drejte :Kjo do jete fitorja me e madhe pas 22 Marsit 1992,dhe do tiu jape nje gezim te pa pare gjithe te djathteve dhe jo vetem Berishes.”Opozite allasoj”!!!.Jo Pellumb eshte opozita tamam sic ishte me 1992.Ne nje ane PD ne anen tjeter PPSH ( PS + LSI ).
ju komunisteve shpellare te pd do tju durojme tju shofim edhe per dy muaj ne cdo zyre e institucion.
pastaj nga syte kembet, se as njeri tjetrin skeni per ta mare vesh.
uuu cove ti ben chikago nga gjumi shekullor??? shih endrra me sy hapur se je ne kolltuqet e PD!! nuk esht gjith populli ne kulltuqet e PD por ne kolltuqet e varferis!!
po keshtu esht kur gjith opozita esht ndar lemsh e li do bejn fest cerrat e saliut!!!
un se besoj qe rama e ka me bazen por e ka me analistat ne pergjethesi!! qe i jan turr si qen pa meshir!!
e saliu ben fest !!! saliu tani po i ven flak benxines?? dhe me 23 qershor nese forca opozitare esht e ndar keshtu saliu i ka te fitume zgjedhjet!!! ket do dhe z. baze?? jo se besoj !! te durosh saliun dhe 4 vjet te tjera asnje sdo!!
un se di ca do behet me ket vend por do doja qe dhe AK te bashkoheshe esht dhe ne interes te saj!!
votat nuk do vidhen gjith loja esht te komisioneret!! ps ka humbur dy zgjedhej nga komisioneret dhe kqz !! ja vodhen ne tavolin rames tiranen!! po per ket pse nuk flisni ju analistat
JU LUTEM BASHKOHUNI SHPEJT SA NUk ESHT VON DHE MENDONI PER TE ARDHMEN TUAJ!!
KUALICION DO TE THOT QE TI DO QEVERISESH NE BAZ TE VOTAVE
ATEHER AK DO KET MINISTRI NE BAZ TE VOTAVE!! PSE MOS TA KET KRESHNIK SPAHIU MINISTRIN E DREJTESIS DHE SHUM MINISTRI TE TJERA??
UN MENDOJ QE FORCA OPOZITARE TE MBLIDHET TE VOTOJ DHE POPULLI DO VENDOS KUSH TE QEVERIS VENDIN!!
META KA KOMISIONERET PSE MOS TA PERDORIM NE METEN SIC NA KA PEPRDORUR AI NE GJITH KETO VITE!!
UN KESHTU MENDOJ NDOSHTA DO ME SHAJN SI GJITHMON POR KY ESHT MENDIMI IM QE ESHT NE TE MIR TE SHQIPERIS !!
O Ben, lexoje edhe njehere c’ka shkruar z Kulla, po me syte e tu kte rradhe e jo me ato te Saliut…
Fatkeqsisht ke te drejte Z Kulla. Me kto dy koalicione nuk ka ndryshim
Nje dru i shtrember prish tere tufen! Berisha tere politiken shqiptare.
By the way, Mr. Kulla:
Te kujtohet si e ke kthy ambasaden ne USA si shtepine tande; hanit , pinit flinit ,Ti, Nusja, vajza dhendrri … apo te shkuara e te harruara ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html
Me keqardhje me duhet te pranoj qe keni plotesisht te drejte zoti Kulla.
Pasioni, dedikimi e kontributi i Mero Bazes per kauzen opozitare eshte me i madh se ai i 2/3 te deputeteve te PS pa llogaritur ata qe votuan dje pro-Berishes. Per pasoje Edvini do ja duroje pordhet Meros se ska nga shkoje. Apo nuk eshte inatcor Mero kur ka te drejte.
REspect!
Shprehja qe me terheq me teper.
Mercenarët socialistët të zgjedhur kuturu për deputetë.
Do ti shtoja te pa rezistushem ndaj korupsionit apo presionit.
Nuk kemi asnje reagim nga PS,bile me Kaçin kur votonte si i deshte bytha,nuk e çante koken asnjeri.Nuk i dhimsej asnjerit ky formacion partiak me emrin PS,panvarsisht se e kane mendjen me teper se gjysma e votuesve shqiptare.
Demostrimet partiake nuk behen vetem perballe Kryeministrise,por edhe perballe shtepive te ketyre sharlatanve te pa skrupullt.Masa ekstreme duhet te marre PS per disiplinimin e saj.Duhet te ofroj njerez besnik ne rrdhet e deputeteve.Te mendoj dhe per formulat e pabesa te aleateve te kapur nga korupsioni.
me dore ne bllok
http://kokqepa.com/2013/04/me-doren-mbi-bllok/
Ke shume te drejtë!Duhet Revolucion francez,pa gijotine,si thote Beppe Grillo për partite politike në Itali dhe në gjithë Europën!M5S,një mundesi për ta shtrire menjehere pas 23 qershorit nê vendin tonë!Dhe natyrisht duhet berë për të vdekur partitë politike shkaktare të krizes dhe mjerimeve të medha gjer në vrasje qytetarësh!Se pari le të bashkohet gjithe opozita për rrotacionin e nevojshëm,nëse nuk u vjedhin votat!…
Po ti mor PORKI ku e cove komentin tim??
Ka thene shoku Kulla qe nuk do komente nga une??
Mire beja ti kte pyetje pastaj
KUR KY E PRANON AMORALITETIN, ATA TE TJERET PSE I QUAN MERCENAR??
SHOKU KULLA VETE CFARE ESHTE???KUR LEVIZ NGA NJE KRAH NE TJETRIN SI QUHESH
MERCENAR I NDERSHEM???
Veronika te gjith i shan? seriozisht kam filluar te shqetesohem per ty. Mund te rrish nje dite larg kompjuterit. Nuk te ben mire, e kam nje eksperience te keqe ne lidhje me kete. Veronika ti i di vete gjerat e tua, por me beso se drejtesia nuk eshte absolute. Perderisa je ok me veten e gjithe kjo qe ben dobeson veten tende dhe i jep fuqi te keqes.
Te lutem nese je vertete nene me degjo keto qe sapo te thashe.
Ciao
Alb ,kam filluar tju gjej mbas gjithe komenteve te mia tamam si
Meta mbas kepuces.Kte e kam batute te vjedhur ndaj mos me shaj ose me shaj me kujdes se eshte batut e krietarit.Por qe tani i duhet ta haje Meten mbas kepuces…jemi HALEat.
Albi ti mua nga drejtesia nuk me meson dot asgje.
Askush nuk mund te jete ok me veten,askush.U vjen radha te gjitheve.
Ju po legalizoni krimin,mafjen ekonomike.Ti me heshtjen tende i jep fuqi te keqes.Keshtu u instalua fashizmi,enveri,saliu,dhe tani Meta mbas kepuces.Une nuk bej dot mrekulli,por asgje nuk mund te me detyroj te hesht.Beje dhe ti se do te vlej per vete.
Mos me permend me kalamajte pis i leseis!
Modeli im eshte Borsellino,jo muti mbas kepuces.
Nqs une pranoj tutor Meten dhe femijet e mi ate do kene.Hesht ti skllav i mjere,hesht dhe ul koken se ashtu do vdesesh.
Kursem replikat se keshtu nuk po i sherben partise,as Metes mbas kepuces…kur me replikon me jep mundesine te tregoj klasen qe je.
ASNJEHER NUK DO HESHT.
KOKEPALAR TE GJITHA LLUMRAVE BASHKOHUNI…TE GJITHE NE SHERBIM TE MMMMMMMMMETES MBAS KEPUCES!!!!!!!
berisha iku ,pastaj?
andoni
Analize kuptim plote i dashur P.Kulla po nga ty nuk presim vetem analiza po duam qe keto probleme ti shkruash e ti vendosesh ne dramat e tua se me dramatike se keto pjese e tanishme besoj se nuk mund te kete . Tregoi popullit se ne cllum te piste politik ka rene politika shqipetare e ajo e majte ne vecanti. Qe populli te ndergjegjesohet e te dije se ku duhet te edhe voten ne 23 qershor.
PS + LSI = …???
Një politikë pa ETIKË…?
Një politikë pa IDEOLOGJI (në aparencë të paktën)…?
Një politikë pa MORAL PARTIAK…?
Një politikë TREGËTI…?
Një politikë pa MEMORJE…?
Një politikë PAZAR QEVERISËS…?
Një politikë pa LOGO…?
Një politikë pa BOSHT…?
Një politikë KLLOUN…?
Një politikë për INTERESA TË DISAVE…?
Një politikë pa POPULL, pa MASA, pa INDIVID…?
Një politikë pa FYTYRË…?
Një politikë pa të ARDHME…?
Një politikë për TË VERBËR…?
Një politikë që po injron VOTUESIN…?
Një politikë MOSPËRFILLËSE (ndaj popullit sigurisht)…?
KAM PËRSHTYPJEN, KAM FRIKË SE KAM EDHE BINDJEN,
SE GJITHKUSH QË KA MUNDËSI, FATKEQËSISHT,
DUHET TË LARGOHET
Do me vinte shume mire, qe para fytyres se ketyre politikaneve ne media te shihja nje m… Germen e pare te Moralit…
Z.Pellumb urime per shkrimet e parjaveshme te cilat i presim me padurim ti lexojme.Ne shkrimet tuaja pasqyrohet e verteta ,dhe prandaj ato na bejne te mos ndihemi te vetmuar ne kete realitet te shemtuar te politikes Shqiptare.Ju Z.VeronikA do te benit shume mire qe ti degjonit keshillat e Albit.Ti pyet se c’fare eshte Z.Pellumb Kulla? Ai eshte ai qe ti po lexon c’do jave ne gazete qe e thote te verteten ashtu sic eshte pa asnje lloj interesi.Kurse ajo qe do thoshja une per ty eshte se: “ti dhe ne e dime se c’fare je”.E drejte Veronika, kur leviz nga nje krah ne tjetrin quhesh “merecenar i ndershem”,por kur s’leviz fare quhesh vetem i ndreshem,dhe ai eshte vetem Pellumb Kulla,i cili s’ka levizur fare nga idealet e tija,ishte dhe dhe eshte demokrat i vertete.Te tjere jane ata qe kane levizur nga nje krahe ne tjetrin,jane te gjithe komunistat qe u bene demokrat.