Një shans për kamaradët shqiptarë- që s’duhet humbur

9 Prill 2013, 16:21Blog TEMA

Nga Diana Ndrenika

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala erdhi në Tiranë për të mbështetur të majtën shqiptare,  “kamaradët shqiptarë”, siç u shpreh ai, në rrugëtimin e tyre drejt bashkimit, drejt misionit të tyre të fitores e riardhjes  në pushtet, në kushtet e këtij momenti historik për ta. Kjo është për tu përshëndetur. Por ndërkohë është për tu keqardhur që ky moment tejet i rëndësishëm, nuk u vlerësua siç do ta meritonte. Nëse kamaradët Rama dhe Meta do dinin t’i jepnin vlerë këtij momenti dhe ta kapitalizonin atë në avantazhin e tyre do të duhej që qoftë edhe vetëm për hir të perceptimit vizual të bënin sot një konferencë të përbashkët për shtyp nga selia e Partisë mëmë të spektrit të majtë, për të na krijuar përshtypjen që ky është vërtet një moment i shumëpritur historik për të majtën shqiptare. Që ky është një rikthim i vërtetë jo në 2011, 2009, apo dhe në 2007-ën, por është një kthim i vërtetë për në 2005-ën, aty ku zë fill e çara e tyre e madhe, dhe që ky koalicion i 2013-ës nuk është mashtrimi i radhës, nuk është pazari parazgjedhor, por është ajo çka i do zemra çdo socialisti të thjeshtë në Shqipëri- një ribashkim i madh i së majtës!- jo mbi bazë arnash, mballosjesh, jo ngjitje e çfarëdoshme e momentit, po një RIBASHKIM, një shkrirje e vërtetë e harmonishme, e sinqertë. Që kjo të vijë në popull, duhet të jetë xhenuine dhe e ndjerë. Duhet të ketë në bazë garancinë se nuk do të jetë marrëveshja e radhës, që do të prishet me qejfmbetjen e parë të liderëve mbas krijimit të koalicionit.

Jo, kjo nuk çon më në fitore!!! Socialistët e thjeshtë ishin aty në 2007-ën, dhe në 2009-ën, iu kërkua ta shpërfillnin atë koalicion dhe të punonin kundër ish- aleatëve të tyre, paçka se tashmë në bashkëqeverisje në pushtetin lokal. Socialistët e thjeshtë duan të mos u cenohet më dinjiteti i tyre. Duan të dinë kë kanë në krah, për sa kohë e kanë e mbi çfarë baze.

Aleancat fluide e pragmatiste mund të bëhen më këdo në frontin opozitar, mbase dhe përtej tij në funksion të fitores, por jo më mes socialistësh. Fitorja dhe ndryshimi në qeverisjen e vendit do të vijnë vetëm nëse bashkimi i të majtës shqiptare do të jetë i pastër e i vërtetë.

Një koalicion thjesht pragmatist në 2009-ën apo dhe në 2011-ën madje, do të kishte funksionuar. Por sot është vonë më për pragmatizëm të thjeshtë politik. Ashtu si në një ndërhyrje kirurgjikale të vonuar, që sa më vonë realizohet, aq më e thellë bëhet ndërhyrja, ashtu dhe Edi Ramës e Ilir Metës për t’u ribashkuar te Partia Mëmë do t’u duhet këtë radhë të bëjnë një hap mbrapa, të reflektojnë e të analizojnë, të bëjnë lëshime reciproke për të bashkuar forcat, mjetet, fuqitë, forumet, për tu bërë një front i vetëm, për të riardhur fuqishëm të ribashkuar në pushtet me një program të dobishëm realist, konkret, me një vizion të qartë për qeverisjen e së ardhmes, që ti vijë pas shpirtit të çdo shqiptari të thjeshtë.

Po t’i referohemi 2005-ës, çka e solli në pushtet të djathtën pas largimit famëkeq mbas rënies së shtetit në 1997-ën, ishte vetëm imazhi i qeverisjes “Me duar të Pastra”, imazhi i bashkimit, krijimi i KOP-it si një organizëm i ri, me njerëz të rinj, me ide të reja larg pazareve e korrupsionit. Qofshin këto dhe iluzive, kjo strategji fillimisht funksionoi, riardhja e të ikurve Arben Imami, Genc Ruli, Preç Zogaj etj., solli në popull besimin se e djathta po bënte një përpjekje të sinqertë për të ardhur në pushtet pas një katarsisi të sinqertë të saj.

Qytetari i thjeshtë nuk ka asnjë peshore farmacie në duar për të provuar cila nga alternativat qeverisëse është më e mira, sidomos në kushtet e një përngjasimi të pashmangshëm nëpër programe, por nuk do të rrinte dot indiferent ndaj një ribashkimi të madh, të sinqertë post-katarsis të së majtës shqiptare me një vizion të kthjellët qeverisës.

Nuk mundet të besojmë e të votojmë një të majtë që kalon lumin duke thënë se: ne shohim vetëm përpara dhe e kaluara u takon historianëve dhe arkeologëve, jo! Ne si qytetarë votojmë duke vlerësuar për të tashmen dhe për të ardhmen, por edhe për të shkuarën, ne duam të shohim një katarsis të ndjerë për gabimet në të shkuarën, për grindjet e përçarjet, përndryshe pse do u zinim bese?

21 Janarin e dhimbshëm e bashkëkrijuan të tre partitë kryesore politike të vendit dhe janë bashkëfajtorë të tre, Berisha, Rama e Meta. Se si e në ç’masë këtë duhet ta gjykojë me saktësi drejtësia. Por moralisht janë të tre përgjegjës dhe qytetarëve u takon të shohin pendesë e kërkesë-falje të ndjerë nga të gjitha palët, por së pari opozita të pranojë pjesën që i takon të fajit.

Mbase është vërtetë momenti për liderët shqiptarë të së majtës të kuptojnë nevojën për ribashkim të sinqertë, mbi një katarsis të vërtetë për të kaluarën.

Është koha për një politikë të re të pastër, xhenuine, të së majtës shqiptare, përndryshe mirë i kemi këta që kemi. Përse do t’i ndërronim???

16 komente në “Një shans për kamaradët shqiptarë- që s’duhet humbur”

  1. Genti says:

    Jo mi goc e Bert Ndrenikes, per 21 janarin nuk jane bashkefajtore si Berisha ashtu edhe Rama. Apo jeni e teorise qe Rama i solli njerzit perpara plotonit te ekzekutimit ?

    1. Ina says:

      Si duket Dianes do i kete rene ne dore ndonje cader-pistolete e shperndare nga Rama ne duart e socialisteve.
      Une nuk e kuptoj neser keto bicim ‘analistesh’ me te vertete analizojne vetveten kur formulojne te tilla shkrime, nese me te vertete e quajne shkrimin e tyre te paster, te kulluar nga cdo lloj ngjyrimi emocional.

      Kishe kenaqesi te lexoje shkrimin e Rexhep Qoses, analize e mirefillte, pa ngjyrime emocionale e politike.

      Znj. Diana duhet te pertype njehere mire ato qe shkruan e pastaj te nxjerre nje produkt te dobishem.

    2. VERONIKA says:

      KENI BER NJE SHKRIM BRILANT!!!

      Ju skuadra e re.preshistave qe na qenkeni hidheruar kaq
      Genti,Ina…e di une me sa jeni.
      Rama mblodhi nje ture me njerez,me thirrjen tipike Para Patizhaneeee,por nuk kishte lexuar ndonjeher ate kengen “mora pushken te luftoja per atdhe,ku ta dija une i ziu se armiqte ishim ne”
      E perjetova ate 21 janar pikerisht duke bredhur mbrapa te rinjve 16 vjecar ,analfabet por te marre.Beri thirrje per rrezimin e nje qeverie por pastaj harroi qe kjo quhet “grusht shteti”,harroi qe turmat nuk kontrollohen nga nje piktor.Nejse vazhdimi i atyre diteve eshte me i turpshem per Ramen sesa per Berishen.Po ju kujtoj dhe braktisjen e greves se urise,braktisjen e betejes per kutite e votimit.Pra Genti …na vrau Berisha…por armen e mbushi Iliri…braktisja e njerezve te con para toges se pushkatimit.Dukesh i brishte nga si diskuton,por lufta nuk te pyet.
      INA nuk kishte cadra pistolete,kishte turma te ekzaltuara qe plagosen 400 police…400.Ne termat e drejtesise quhet tentative per vrasje.
      Pra lexoni me qetesi,se keshtu po zhvleresoni dhe fajin e fajtoreve kryesore.Po ju ze syte haleanca dhe komunisti i pandreqshem R.Qosja.Ky kopili komunist,qe kur mbivlereson enver djallin,hedh poshte gjakun e sa kosovareve qe jane kalbur ktu te ne ,kur mendonin ti shpetonin regjimit titist.Ina hirushja,gjyshi im ka jetuar shume vite ne Spac,dhe ne kujtimet e tij eshte nje qershi qe vaditej me gjak.Po po ,e vadisnin me gjak.dhe shkruan qe sadistet gardiane preferonin gjakun kosovar,thoshnin qe ishte me i kuq.Kto te lexoje ai komunisti bastard.
      Pertyp ndonje gje per vete,jo vetem politiken represhiste te LRI qe ju shpelan trurin.
      REFLEKTONI…PERSE DUHET TI NDERROJME????

      1. Beni says:

        Veronika, ca pive ti ore drec?

      2. Ina says:

        Ti Veronika me duket se qenke me simptoma negative te theksuara te se shkuares, une nuk jam pjestare as a LRI-se as a FRESSH-it.
        Jam thjeshte anti-berishezimit te kombit tim, dhe Znj. Diana thote me mire te mbajme keto qe kemi, te krimbet Shqiperia akoma me shume, te degradojne ne nje fenomen 97′-te tjeter, se vetem ne degradim di ta coje Saliu Shqiperine.

        Vetem hi syve shqiptareve di te hedhe, Spaci i perket nje kohe te shkuar, te dhimbshme per Shqiperine. Partia Socialiste nuk perfaqeson Partine Komuniste. Me vjen keq qe edhe ti mendon si autoria e shkrimit.

        Gjithesesi, secili ka te drejte te shprehe mendimin e tij ne baze te eksperiencave te tij personale.
        Une personalisht, e perseris edhe njehere, jam kunder regjimit nazist te Sal Berishes!!

        1. VERONIKA says:

          Dhe une personalisht jam kunder cdo lloj regjimi.
          Problemi eshte se po ju bindin qe ky regjim do rrezohet me nje regjim te ri.Do rrezohet me po te njejtet njerez.E bem njeher ate gabim zonja INA,e beme .Vendosem ne krye nje enverist se do na sillte demokracine.Kte po beni perseri,sepse ne kemi kujtese 5 sekondeshe.Do luftoni korrupsionin me Ilir Meten.
          JO FLM,LARG NGA UNE HALEANCAT E NDYRA!

      3. Ben Chicago says:

        vero nika
        a i ke pire ilacet?
        apo ngaterove orarin?

      4. Genti says:

        Veronika, me vjen keq per gjyshin tuaj dhe natyrisht nuk jam per mbrojtjen e figures se Enver Hoxhes nga kushdoqofte (perfshire R. Qosja) por mos harro se ne 21 janar Sekretari i Partise ne kohen e Dulles vrau 4 te pafajshem qe po rrinin me duar ne xhepa, per me teper kur protesta po shperndahej. Me Freshin dhe me Preshin mua nuk me lidh asgje.

        1. VERONIKA says:

          Ndjese qe ju klasifikova si refreshist.
          E pra mos te harrojme.Mos te harrojme kush na vrau dhe kush na nxori atje.KLM!

  2. adolf says:

    po ku ka te majt e te djathte ne shqipri ore ajala ktu jane te gjithe bashke per te vjedhur popullin tone qorr

  3. andi says:

    shkrimi yt prej nje gazetareje te dobet..pa sensin e analizes..qendron thjesht ne te shkruarin korrekt te gjuhes shqipe e asgje me teper e pa shkuar me tej..duhet te kerkoje falje edi rama per 21 janarin?..po si ste…..vjen pak rende per ate qe thua moj vajze?..pse se analizon transformimin dhe renien e ps ne 2005..ose me sakte tradhetine qe ju be nga “LIDERI” i degjeneruar i asaj kohe…ai kumarxhiu?..qe riikloi sb ne pushtet?..nje njeri qe populli e denoi me pushke ne 97?..perse se permend faktin qe edi rama e mori ps ne gjendje te mjeruar dhe arriti 2 fitore ne zgjedhjet lokale e nje pale zgjedhje te pergjithshme te vjedhura?..edi rama ka faj…ka ate faj qe mblodhi 5 here shqiptaret nga 200000 vete ne rruget e tiranes dhe nuk i vuri bariutin atij ndyresires qe e ka kthyer ne sistem vjedhjen e votes…si sju shkon njehere ne mend qe prej vitit 1991 politika shqiptare eshte nje konflikt i perhershem dhe njera pale e ketij konflikti eshte funksion i vazhdueshem e quhet sali berisha?..po na tregoke ti qe duhet te kerkoje falje opozita apo duhet te kishin dale ne konference shtypi per te solemnuar castin e bekimit te ajales..ai cast u percoll si duhet dhe mori vleren e duhur..solemniteti i perket 24 qershorit..e me tej ku te ruhen votat e shqiptareve e jo te festohet akoma pa fituar..prandaj ti vajze e mbare perpiqu te jesh me korrekte ne ato qe thua..e te merrni pergjegjesite qe ju takon si gazetare pasi jeni pjese e shoqerise civile..

  4. Ramon says:

    Moj z.DIANA se me dukesh si nga Qeparoi,po çfar te beje populli qe META eshte bere si kemba e trete e pirostise fundja dhe kusia ne dy kembe nuk qendrone,shiko GRILLON ne ITALI çfar trysnie po u bene partive te koruptuara qe e bene ITALINE e industrializuar si GREQINE ,NUK PO KRIJOJNE DOT NJE QEVERI.Mos haro se politika SHQIPTARE ka qene gjithmon e dirotuar nga neodemokratet e partis te punes ,nga kalemxhinjte e pazarlleqeve me politikanet e huaj e te brenshem ,keshtu qe nuk pritet ndonje ndryshim radikal ne te gjitha fushat dhe populli pak a shume kete e di.nuk ka ne SHQIPERI politik xhenuine te paster dhe megjithe keto nje ndryshim duhet te shkeputemi nga politika e tribuve patriakale te TROPOJES.

  5. hoxhi says:

    Qe te perbej “teme” ardhja e Ajales dhe te diskutohet rreth nje pffffffff kot per me kalu kohen ,kjo eshte vertet dicka interesante ,nji menyr mjaft e bukur per ti ber dredha Realietit .
    Ksaj i thone Pirdh o Prift ne Prill ,se hoxha o kaps

  6. Delli USA says:

    Pse e bija e Robert Ndrenikes eshte kjo,hallall nuk mund te fliste ndryshe,kam shum respekt per aktorin e madh,por duket deputetelleku i dikurshem ne PD ja ka dyzuar te bijen.Ti moj zonje nuk mund te barazosh kriminelin Sali i cili vrau 4 vete me duar ne xhepa me Edi Ramen qe nuk shmangu nje grup demostruesesh qofshin dhe te dhunshem.Ne asnje vend demokratik nuk qellohet me arme zjarri dhe kur demostratat jan te dhunshme,bile as Ramiz Alija nuk guxoj ne 90-91-ishin te perdorte armet e zjarrit qe ne fund te fundit e kishte dhe me ligj.Mero ke bere mire qe ke futur shkrimin e kesaj zonje,se keshtu i njohim me mire berishistet e kamufluar.

  7. Shpirag says:

    Keq!Orjentuar gabim,”analistja”.21 janari ka vetem nje vrases!Berishën!…

  8. Horri i Bulevardit says:

    Te kesh bindje te djathta apo te majta, kjo nuk eshte ndonje gabim, por kur merr persiper te besh nje analize, duhet te jesh pak me konciz, te tregohesh i paanshem dhe lerua te tjereve komentet ti bejne simbas krahut politik qe kane.
    Shume njerezve i duket i padrejte ky koalicion, por nuk jane ne gjendje te thone se kur fiton nje force politike, qe tek PS-ja ka rezultuar dy here dhe te dyja heret ska arritur ti mbroje votat, se hajduti qe nuk zihet me goje i vjedh, se ketu ne Shqiperi eshte si ai skeci me Luftar Pajen, qe kur i vodhen lopen, e benin ate me faj dhe hajdutin se permendte kush.
    Une po ja u them qarte moj zonje, dhe nepermjet teje, po sqaroj edhe Veroniken qe ka marre jo shptae, por hanxharin ne dore dhe po godet pa ditur se kush eshte fajtori.
    Edi Rama e urren po aq sa Veronika Ilir Meten, e urren po aq sa une Ilir Meten e urren po aq sa Anticesura e Nastradini Ilir Meten, por zorri se edhe kete rradhe mund tja vjedhin votat e detyroi te behen bashke, se Edi Rama e di qe hajduti qe vodhi me kryehajdutin, ja di marifetet se si vodhi heren e pare dhe si do te vjedhe edhe kete rradhe.
    Ne te kundert ju qe jeni as andej e as kendej, por e hapni krahun pa ditur se cilin godet, kur sjeni te bindur se ky ishte nje koalicion per te zbutur babezine e qeveritareve, atehere mos u mendoni gjate, jepjani voten Sali Berishes dhe mos u beni merak per aleancat, ju mbani aleancen qe keni patur me Saliun dhe gy gishtat lart mbajini si flamurin e salihanes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje