Në janarin e vitit 2009 disa media kërkuan të më intervistonin rreth shkarkimit tim nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si dhe në veçanti rreth heshtjes së “Plazhit të Gjeneralit”. Për të parën arsyetova se ishte i vërtetë motivi i largimit tim, pasi kisha “bllokuar” procesin e kthimit të pronave. Ndërsa për sa i përket “Plazhit të Gjeneralit”, ishte një dosje që ndoqi procedurën normale administrative, e cila fillon nga zyra rajonale e Tiranës deri tek zyra qendrore e AKKP. Refuzova të jem pjesë e lojës së shtypit, i nisur nga fakti se unë vija nga drejtësia dhe kjo çështje tashmë i përkiste drejtësisë, pra duhej të thoshte ajo fjalën e saj.
Pavarësisht kësaj, nuk hezitova të shkoja personalisht në disa redaksi të shtypit të shkruar jo për intervista, po për t’u kërkuar të jenë sa më objektivë në shkrimet e tyre si dhe i dorëzova një kopje të Akt-Kontrollit të Departamentit të Antikorrupsionit pranë Këshillit të Ministrave. Në këtë raport përcaktoheshin qartë përgjegjësitë administrative të secilës prej hallkave administrative që ishin marrë në këtë dosje. Pavarësisht këtij komunikimi, një pjesë e shtypit në dukje i pavarur, vazhdoi lojën e tij. Të bënte përshtypje se asnjë media, që njihej hapur si proqeveritare nuk e trajtonte këtë teme. Kjo të bënte të kuptoje se këto artikuj të përditshëm në ballinën e gazetave sponsorizoheshin nga një dorë, që i ishin prekur interesat.
Motivimi në Vendimin e Këshillit te Ministrave për shkarkimin tim nga detyra “bazohej” nga një akt kontrolli i ushtruar nga Ministria e Drejtësisë dhe i kërkuar personalisht prej meje. Ky akt kontrolli iu paraqit Kryeministrit, i cili në kundërshtim me përmbajtjen e tij, motivoi shkarkimin tim pasi ishte e vërtetë se unë kisha bllokuar procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, por jo në tërësi procesin, por ato prona, të cilat u kthyen pas largimit tim dhe për të cilat nuk do të jetë e largët dita që do të dalin në dritë.
Tani që drejtësia pas pothuajse pesë vitesh dha verdiktin e saj, them pas pese vitesh se m’u kujtua çështja civile e të ndjerit Konomi, e cila përfundoi në të gjitha shkallet e gjyqësorit brenda 2.5 vitesh, ku për nga sipërfaqja dhe problematika ishte pesëdhjetë herë më e madhe se çështja e “Plazhit të Gjeneralit”.
Nuk do të më harrohen ato shkrime, ku citonin aplikuesen për kthim dhe kompensim të pronës se ajo nuk kishte aplikuar për pronë, por ia kishin “falsifikuar” kërkesat AKKP. Dukej qartë se ketë aplikuese e kishin marrë dhe detyruar të bënte deklarime të tilla, pasi siç doli dhe nga hetimi dhe gjykimi, aplikuesja kishte bërë një kontratë parablerjeje ku kishte përfituar një shumë prej katër milion eurosh. Media do të bënte mirë ta investigonte këtë fakt dhe do të kuptonte se po përdorej, mund të investigonte dhe se ku punonte i biri i aplikueses dhe pse u largua nga puna!?
Media asnjëherë nuk investigoi faktin se “Plazhi i Gjeneralit”, mesa di unë edhe sot është prone shtetërore, falë prishjes së Vendimit të Zyrës Rajonale dhe bllokimit të pronës nga Tunxh Vatnikaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP.
Po të investigonin këtë fakt, atëherë do të kuptonin dhe shkakun e vërtetë të largimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP.
Media nuk investigoi asnjëherë, dhe pse shkroi shumë edhe faktin pse akti i ekspertimit grafik i kërkesave të aplikueses u bë me fotokopje, pasi ishin zhdukur origjinalet e kërkesave dhe dilte i pabazë pretendimi se aplikuesja nuk kishte bërë kërkesa në Zyrën Rajonale Tiranë.
Media nuk investigoi asnjëherë shkakun pse u lanë jashtë përgjegjësisë penale të gjithë vartësit e Drejtorit të Përgjithshëm në Zyrat Qendrore të Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por u mor në përgjegjësi penale vetëm Drejtori i Përgjithshëm dhe specialistët e Zyrës Rajonale Tiranë.
Besoj se gjithkujt i kujtohet 21 Janari dhe alibia e zinxhirit komandues, por me të vetmin ndryshim, në rastin e parë mbroheshin interesat e shtetit dhe titullari ndëshkohej me shkarkim dhe ndiqej penalisht, ndërsa në rastin e dytë pasojat dhe veprimet pas pasojave i dinë të gjithë shqiptarët.
Duhet të ndaloj pak te ky rast krahasimi se të gjithë e dinë se media që tregoi profesionalizëm dhe investigim të thellë nuk kaloi shumë kohë dhe u kuotua ne tregun mediatik në vlerën e miliona eurove, ç’ka shtyu përfshi dhe shkaqe të tjera shitjen e kësaj media.
Në rast se mediat do të ndiqnin këtë forme investigimi, atëherë do të përfitonin më tepër se duke botuar shkrime të porositura për efekt zhurmimi dhe për t’iu larguar shkaqeve dhe arsyeve të vërteta.
Në dokumentet e administruara në dosjen e “Plazhit të Gjeneralit” gjendet dhe një ankim i Zyrës së Avokatit të Shtetit dhe për çudi disa ditë më vonë pas paraqitjes së ankimimit vjen një kërkesë tjetër e Avokatit të Shtetit me formulimin e mëposhtëm: Heqim dore nga ankimimi sepse pas verifikimit doli se dosja ishte ligjërisht e rregullt.
Pothuajse në të gjitha praktikat, Avokati i Shtetit kur ka paraqitur ankim nuk ka hequr dorë asnjëherë nga ankimi administrativ, por jo vetëm kaq, por ka ndjekur dhe ankimimin gjyqësor.
Cili është shkaku i tërheqjes nga ky ankimim, pse nuk u analizua dhe as nuk u investigua ky fakt!?
Të habit dhe fakti se nga akti i kontrollit të Departamentit Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave u verifikuan të gjitha veprimet e kryera mbi këtë dosje, u morën dhe masat administrative përkatëse, por të gjitha sulmet u drejtuan mbi Drejtorin e Përgjithshëm, i cili nga pikëpamja ligjore nuk kishte asnjë përgjegjësi ligjore.
U mundova që nëpërmjet këtij shkrimi t’i shmangem emrave, pasi në rast se media është e interesuar, mund t’i gjejë fare lehtë në të gjitha materialet që ndodhen në fashikullin gjyqësor dhe po të bëjnë krahasimin e atyre çfarë kanë shkruar dhe materialeve gjyqësorë, të cilat tashmë nuk përbejnë sekret hetimi, do të kuptonin shumë më tepër se ato çfarë ju kanë servirur në atë kohë, pavarësisht se përbenin sekret hetimor.
*Ish- drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Kurajo per t’u perballur me faktet dhe te verteten do ishte per tu pershendetur nese zoteria ne fjale te fliste edhe per ate c’ka gatoi ne lidhje me pronat e familjes Preza-Kalaja si dhe te disa familjeve te tjera nga zona ne gjirin e Lalzit. E ftoj Tunxhin ashtu sic gjeti kurajon te flas hapur per njerin nga proceset penale qe jane ngritur kunder tij, te flas edhe per pronen ne fjale. Nese nuk do te flas Tunxhi do te ishte ne nderin e gazetes Tema te pranonte fakte dhe te verteta per te kuptuar se ne dore te kujt i la pronat dhe pronaret qeveria aktuale.
Se qeveria jone eshte hajdute dhe vrasese dhe i perndjek qytetaret e vete me keq se cdo diktature, po behet fjale per te ardhura e fitime te familjes ne pushtet.
Per mua ai qe mbron nje prone te shtetit duhet vleresuar.
Tani media te na thote emrat e atyre qe i ishin vene kesaj prone per “kthim-kompensim” me letra. Megjithse “Antikorrupsionin” e ka ne dore Sala, ndaj e kam nje ide
I dashur Z. Vatnikaj,
Te lutem na thuaj pak per katrahuren qe ke bere ne Gjirin e Lalezit per pronat e familjes Preza-Kalaja? Me siguri, sic ke vepruar per keto 2 familje, ke vepruar edhe ne rastet e tjera. Cuditem nga paturpesia juaj per te shkruar per ceshtjen e pronave nderkohe qe keni qene nje nga drejtuesit me te dobet (kriminal) te AKKP nder vite duke mos i rikthyer pronareve legjitime pronen e tyre e akoma me keq duke ja rikthyer ato klienteve tuaj.
o tunxh, e verteta eshte qe po mundohesh ta dredhesh nga fryn era dhe do na besh si opozitar tani sa je ne kohe. po skenari qe perdor me lart eshte i vjeter se e ke provuar njehere kur te nisen ti vije gishtin te tjereve pasi dole zbuluar me plazhin e gjeneralit.
or tunxh, personat qe thua ti, nuk kane aplikuar per plazhin e gjeneralit dhe kjo del nga ekspertiza e firmave qe eshte ne dosje. asnje nuk eshte pushuar nga puna si thua ti po eshte dorhequr shume kohe me vone per arsyet e veta. gjtihe vartesit e tu u hetuan dhe shume perfunduan ne gjykate e ca u denuan – ca te tjere moren lejen e zakonshme qe te mos firmosnin se e pane cmendurine tende qe i vinte rruges. avokatura ta drodhi or tunxh, po pasi kishe falsifikuar ti daten e ankimimit te pare qe te ishte jashte afatit e te mos ankimohej vendimi yt. pse ta drodhi?? ishte paguar kuptohet.
cfare prone bllokove ti more palaco kur ti firmose vendimin? dhe pastaj kur ngece shkove te zyrat e atij qe permend me lart si kundershtar tani, e tentove ti hedhesh fajin te tjereve sipas instruksioneve. pse s’i kerkon gazetareve te kerkojne dhe pergjimet e zyres tende? apo ate qe te beri te firmosesh (me para kuptohet dhe pak influence se akoma ne te njejtin vend pune eshte dhe sot)?
shume dobet or tunxh! te gjithe ta drodhen dhe ti vazhdon zbuluar!
dhe dicka tjeter or tunxh, thuaji faleminderit ina rames qe te mbajti pazarin ne durres e s’pranoi kerkesat e ambasades se do ishe ne vend tjeter tani!
Tropjane Mafia:
Nikolin Vatnikaj Tropojë Departamenti i Sigurisë Publike
Po se mos vetem Plazhi i Gjeneralit. Jane ne prag te vjedhjes edhe te Kalase se Tures ne spille. Me nje firme seksere FINSEC te sekserve pushtetare e deputete te lidhur me seksere nga zwicra.
lejeni o nhjerez te behen punime se e meriton ai plazh
qe te shfrytezohet edhe sot aq me mir per popullin
qe i ka mbyt papunsia
?
Ik mer se ti je nje i kryekorruptuar. Del tani na tregon brockulla jo ai tha kshu jo ai tha ashtu.
Z.Vatnikaj!
ju pergezoj per iniciatien e marre ne lidhje me kete denoncim te bere nga ana juaj ne lidhje me “Plazhin e Gjeneralit”, por mendoj se me te ardh ne pushtet socialistet si mund te kerkosh qe te hetohet me plote kjo ngjarje dhe te dalin pergjegjesit e vertet qe, sipas teje nuk kane dale…..
habitem se si merret guximi nga njerez si ju qe komentoni qe te beni akuza pa baza ligjore por kjo vjen nga liria e tepruar e fjales e cila duhet theksuar ka kufizime (fatkeqesisht te panjohura per disa), dhe si gjithmone fraza klishe qe e dijne permendesh te gjithe ‘po mundohesh tja dredhesh’ ,shyqyr qe dalin ca qe e kuptojne gjasme dhe iluminojne te tjeret ,qesharake . shkrimi duhet pergezuar ne rradhe te pare per kurajon dhe per ftimin e mediave vazhdimisht per investigime .eshte mese normale qe nga 1 drejtimi i nje organi te tille jo te gjithe do mbeten te kenaqur pasi eshte nje nga ceshtjet me delikate te shtetit tone, kthim-kompesimi i pronave. Fatkti qe eshte prishur interesi ose i eshte bere nje padrejtesi 2 familjeve te caktuara e ben te korruptiar personin ne fjale dhe te gjithe sistemin ?! kur do marre fund cektesia e mendimit tek individet e popullit shqipetar.