Kanë vdekur artistët?

10 Prill 2013, 21:15Blog TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

1./Kollovarët e Bllokut

Po ua rikonfirmoj edhe një herë që politika këtu te ne bën ligjin. Nuk pyet fare pse është fund dimri apo buhisje pranvere, nuk shqetësohet nëse përmbytet shkodrani apo vdesin devollijet, nuk trembet as kur kuliçët gjakosin argëtimin dhe as kur ushqimoret e lagjeve falimentojnë nga borxhet. Politika futet pa radhë e pa qeder në mendjet, sytë dhe mushkëritë tona e na bën të hallakatemi si të veremosur. Na trullos si pensionistë të diabetosur e na gënjen si fëmijë të pa ushqyer. Na tërheq pas vetes më tepër sesa një flirt erotik, më tepër se një veshje e re, më tepër se fitoret e Barcelonës, më tepër se një arkitekturë e Norman Foster-it, më tepër se një analizë e Umberto Eco-s, më tepër se linjat e Natalia Vadianova-s, më tepër se punët e impresionistëve francezë të dy shekujve më parë. Politika këtu mes nesh është edhe garipe, edhe e përdalë. Perverse po e po por edhe kokëpalarë e obeze. Politika të ngre e ta ngre, të ul e ta ul, të ngul e ta ngul. Politika e jonë shpartallon e penetron kod etike e morali, kod lekdukagjini e kod penal, kushtetutë e prostitutë, baltoset, lyroset, veremoset, puthet, kafshohet,vritet e riçel si kërp Shkreli e hashash Lazarati.

Politika e jonë është sport por nuk vë dot baste, është art por nuk çel dot një ekspozitë se fëlliqesh. Dhe meqënëse sot do flas për artistët le të ndalemi këtu.

Titulli nuk ka të bëjë aspak me ikjen e Aldo Bumçit nga ministër kulture dhe ardhjen e Visar Zhitit, por tërë këtë kohë kam vrarë mendjen, po artistët ku janë vallë?

Mbaj mend kur para 10-15 vjetësh artistët e të gjitha zhanreve protestonin e diskutonin për ligjet në dobi të tyre. Nuk përtonin të bënin as greva urie dhe plot autoritet prodhonin e mbijetonin si në rrethim. Pas kaq vitesh heshtja e tyre po shkon paralel me krijimtarinë e madje edhe rrogat i kanë qesharake, më qesharake se kllounët e cirkut të bashkisë së Tiranës.

Tu them artistëve shqiptarë pse nuk protestoni tashmë për veten dhe vendin ku është katandisur e tu sjell si shembull këngëtaret ruse të grupit Pussy Riot, jam i sigurt që aty matanë do të jehojë ndonjë tallava e tipit “ngjyra e kuqe shumë të ngjan”. Do kërkoj të di ndonjë paraqitje dinjitoze të Shqipërisë nëpër korridoret ndërkombëtarë të kulturës, e jam i sigurt që Pandi Laço me Adi Hilën do fillojnë të mburren me paraqitjen orientale plot hojna dhe xixa të vendit nëpër eurovizone. Mund të pyes pse Tirana nuk ka më bienale arti, por andej nga zyrat e bashkisë do më mburren me bustet e Ismailit, Ahmetit, Willsonit dhe qoftexhinjtë e pedonales që shesin sa herë ka synetllëqe kunati i Lulit. Nëse do të kërkoja të lexoja ndonjë libër të letërsisë dhe publicistikës vendase, Blendi Fevziu do të më shfaqej kudo e më shpesh se në ekranin e Klanit. Zhani Ciko mund të më ftonte në të 69 premierat vjetore të baletit, por në krahun tim Sali Berisha do ishte ulur pa diskutim.

Politikën, edhe arti edhe kultura e këtij vendi e kopjon shëmtuar. 23 vjet rresht të njëjtët aktorë në të dy zhanret.

Vdiq Ramiz Alia, vdiq dhe i madhi Kadri Roshi. Rron Nexhmije Hoxha, vegjeton edhe Rajmonda Bulku. Sali Berisha kollovar në Bllok, edhe Ardit Gjebrea dhëndër në Bllok. Nga fjalimet për shokun Enver të Saliut dhe këngët për xhaxhin Enver të Arditit tash kemi liderë të pazëvendësueshëm të PD-së dhe Këngës Magjike.

Hap televizorin del aktron Ilir Meta me Luan Ramën, del këndon edhe Sinani me Seldin. Pret të inaugurohet ndonjë ekspozitë pikture por gjithë artistët shkojnë ia falin veprat e tyre Lirisë autiste të Doktorit. Bërtet Auron Tare me Tan Shkrelin pse nuk gjendet grabitësit e afreskeve të Onufrit, por harrojnë që edhe Audi-n Q7 të Aldo Bumçit nuk e ka gjet ende njeri pavarësisht se nuk u vodh në Vlash të Elbasanit, por bash në Rrugë të Kavajës.

Pret që artistja e arratisur Suzanë të filozofojë e menaxhojë bukur artin dhe kulturën aty në ministri por Zana Turku kokë turku ka kohë që ka përfunduar. Madje doni tu tregoj miq të dashur që edhe për drejtoreshën e teatrit të kukullave Jozefina Topalli është bërë sebep për ta emëruar? Le të ndryshojnë të dy zonjat rolet se nuk ka dallim mes teatrit të fëmijëve pranë sheshit Austria dhe parlamentit te rruga e Elbasanit.

Faleminderit që kemi mediumet vizive paksa në terezi dhe argëtohemi me Portokalli, Këngë Shekulli, Top Fest, Al pazar, The voice, X Factor. Përndryshe do ishim rrudhur e mbledhur porsi estrada e Ballshit apo më keq se cirku i Patosit. Të vazhdojmë me kulturën nëpër provinca?

Patjetër që po. Sikur pakëz respekt dhe financa tu kushtonte Topalli humorit dhe këngës në Shkodër, Berisha valleve dhe kostumeve të Tropojës, Nishani etnografisë në Gjirokastër, Pollo folklorit dhe muzeumologjisë në Përmet, Bode traditave dhe qytetarisë korçare e devollite, Bulku kinematografisë… Vetëm më pakëz interes dhe respekt e ky vend do kompletohej nga ana shpirtërore e mendore. Do të harronte edhe pisllëqet e politikës edhe politikën e pisët të gjithë aktorëve të Parlamentit “Kinsotudioja e Re”.

-Po na çan trapin e ke kaq kohë që dërdëllit për artin e kulturën duke atakuar vetëm këta të djathtët që janë në ikje!-thonë shumë prej jush ndërkohë që po më lexoni.

-Ke një kryeopozitar ish ministër kulture, ke një lider me profesin piktor. Artist në gen e në fis!-vazhdoni turfulloni ju.

Unë nuk e qep dot gojën dhe pyes: -Për Edi Ramën e keni fjalën???

 

2./Edi ecën vetë

Nuk keni faj që pyesni, jo. Ndoshta keni harruar.

Më 27 mars 2013 u njoftua vdekja e aktorit të nderuar Demir Hyskja, por Zoti bëri mrekulli. Ishte një vdekje klinike dhe vetë Demiri u rikthye në jetë.

Pesë ditë më vonë, më 1 prill 2013 u shënua vdekja e një  tjetër artisti. Një piktor ekstravagant, fantazist, frikacak por punëtor i pashoq ende ndodhet në vdekje klinike. Zemra i pulson paksa e mekur, por këto ditë kam ndjekur me vëmendje kardiologët Baze, Bushati, Thano, Yzeiri, Stefani, Nano, Hila e Çili dhe pavarësisht epikrizës dhe progresit skeptik të pacientit, të gjithë nën zë aprovojnë se do e kalojë me sukses këtë traumë. Në shtator do ketë një përmirësim të lehtë, ndërsa mot nga maji do fillojë të eci vetë.

 

facebook.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

37 komente në “Kanë vdekur artistët?”

  1. rea says:

    BRILANT BLEDI.
    S’KA ARTISTE SEPSE S’KANE LIRINE NE SHPIRT DHE NE MENDJE SEPSE JANE MUMJE SI RAJMONDA BULKU QE I ESHTE ATROFIZU TRURI ,MEGJITHESE GJITHNJE MIKROCEFALE KA QENE.

    1. Ramy says:

      Shikone lopcarin e Permetit apo sic e identifikon veten si publik enemiy i Saliut lollll, vlersim te jashtzakonshem per shkrimin ke marre nga komentuesit me nivel te lart si rea dhe zgjebja e bulevardit

      1. Ton says:

        Po leh si qen o Rrahmi se po e ndjen qe po i vjen fundi gjarprit me zile.
        Sa per Bledin, bej ti nje artikull o Rrahmi dhe te shikojme kush eshte me i mire!
        Po ca flas une! Ky eshte nga Permeti, djep i kultures, ti.. nje malok bytheputhes qe eke kaq kohe qe ja lepin cokollaten te verra Sales…
        Yyyyyyy!

    2. hakihakiu says:

      Po i dashur Blendi ,ne ket vend mungojne artistet ne kete vend kan vdekur te ashtequajturit intelektuale

      1. Dean says:

        Pse,Ciljeta,a nuk te duket artiste ty a????????
        Eshte e vertet se ka ken me barkun ke goja,keto kohet e fundit,por ama ke per me e pa per ZGJEDHJE ne krahe te Doktor malokut se si ka me shpernda Art ke turmat e mitingasheve te PeDe-se.
        Dhe vetem atehere do me kujtosh se Artistet ketu ke ne nuk kan Vdekur,por jan gjalle.

    3. 98' says:

      Nuk ka nevoj mor zotri! I ban baca te tana, edhe rregjisur edhe artist, edhe piktor edhe poet..
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/salistan-98.html

    4. Dukati says:

      Bledi je math, po kush e don bjeriun e math kur dhe bretëkocave u ndalohen moçalert por të notuar lirë, Në një vënt që ofendohen Gjenitë e popullit shqiptar si Rexhep Qosja dhe dhjetra të tjerë. Ata ofendohen nga agjentët e Udb-së.
      Një vëntë që po rikthen në fuqi mbetjet e Turqisë, feudalizmit, bejlerët më rreaksionarë dhe shtepsit tradicionalë të popullit në përsonon e faqe mender mbretërisë. Kjo sëmundje e madhe kërkon operim radikal, don revolucjon çaw[sor, ose si ea e zgjedhi vetë populli. Edhe artistat do japin llogari që e lanë Shkodrën e shquar në dorë të turpit jozafinë, ose artin në duar të Raimonda Bulkut.
      Ç,do sekont ndën sundimin e kësaj mafje shkojmë dhjetra vjet mbrapa.

    5. anticensurë says:

      era, që erë qënke nga trutë!
      hane shane hane bagdat!?
      për çfar flet bledi manja e ku ja fut pordhës ti?!

  2. VERONIKA says:

    EDI ecte shume mire vete
    nuk i mjaftoi
    donte biciklete
    Tani ??????Ai e di

    Dua te bej dhe nje korrigjim te vogel per shoqen Bumci.
    Makina eshte marre nga i zoti,hajduti ishte shoqja Bumci.

    Pollo me mumjologjine???Ne Permet…obobo te shkretet Frashellinj,cfare do qe tu bej ky sternipi
    Po XENI from Tropoja????Ku do ta cojme???

    Jane llogari qe po behen nen ze,nen ze mor Blendi….arti dhe politika jane dy bote te ndryshme.Ne te paren sheh kryevepra.Ne te dyten kryemostra.Do jete me mire te ngeli …artist !

    1. Horri i Bulevardit says:

      Vero, (jo Dulla) te shof me germa te zeza atje poshte tek tabela emulaciomit, te them dicka ne vesh, mos ta degjojne keta te tjeret, Mos je gje dashnorja Meros, qe te mban me hater moj, se te gjithe jemi me boje te zbardhur, vetem ti je e zeze qe bie ne sy.
      Mos me merr inot se sta quaj.

      1. VERONIKA says:

        Hahhahaahahahahhahah Horri…ju shkoi mendja direkt se mos jam …..norja e Meros…i squt,skam cfare te them.
        Jo nuk jam norja…njeher qe zura norin une bera tre kalamaj.E lashe ate pune,sme ecen me noret,ne pergjithesi kam qene gjithone delja e zeze,ndoshta moderatori meqe gjysmen e komenteve i ha,ate gjysmen tjeter ma nxin hahhahahha di une .Ky eshte shpjegimi im,por nuk e di pse fleterrufeja atje me nxin emrin…me duket se dhe Merua me ka inat se jam me Berishen.
        Kur te mbajne me hater te nxijne??Haahahahahaa .
        Horri po ate shenimin ne kllapa cfare e ke???Nostalgji per bunkerin?

        1. Horri i Bulevardit says:

          Edhe nje pyetje por dua te me pergjigjesh sinqerisht, mos je gje L.bica?, le te mbetet ndermjet ne te dyve, nuk te spiunoj se se kam per zemer ate zanat.

          1. VERONIKA says:

            Ju kam shkruar dikur qe jeni i dhunuar shume i ri,zbori ka lene kujtime te keqija dhe ju ka martuar biografia.Nuk jeni i lumtur,nuk keni si ta kaloni kohen dhe gjysma e juaj nuk ju kenaq.
            Une do jem gjithmone vetevetja,do jetoj gjithmone per veten.
            Ti nuk mundesh,ti nuk del dot nga bunkeri.
            Jeni koha e *shokut*.Fantazoni mik virtual,jetoni jeten time,pergjigjia do me ulte ne nivelin tuaj.Jo nuk jam klasa juaj.
            Pergjigjet u kthehen atyre qe i meritojne…ti je …popull.

      2. anticensurë says:

        HB
        nuk e di si e sheh ti por në ekranin tim nika është njëlloj si të tjerët!?nuk e shoh me atë të quajturin shkrim”Bold”!!

    2. Alb says:

      @Veronika, po sigurisht qe me biçiklete ecen me shpejte, dhe do kete edhe koalicione te tjera. Ne fund fare vendos populli.Edi eshte ne rregull pavaresisht se njerezit qe meren me politike ne Shqiperi nuk e meritonin kurre dhe kur je ne mes te ujqerve thote Stendali -do ulerish njesoj si ata. keshtu qe Edhe Edi me keta egersira do punoje tani per tani, deri sa te dalin ndoshta njerez per te qene.

      1. antisubjektiv says:

        …a e beson kete qe shkruan?

  3. Shefqet Cela says:

    Fatkeqesi!
    Jemi ne prag te zgjedhjeve nga ku varet fati i popullit.
    Ne vend te nje fronti mbarepopullor per te dale nga ky batak, shume intelektuale te nderuar i jane versulur Edit, per te kursyer Saliun.
    Nuk e kam fjalen per Cilin qe Mane e rendit ne fund: Atij ja njohim krakterin. As per Bushatin nuk shqetesohem se u mesuam me kakarritjet e tije.
    Per te tjeret e them me plot gojen fatkeqesi!
    U KA HEDHUR SIREN Saliu dhe po na shuajne edhe shpresen.

  4. Artisti says:

    Edi artin e ka lene me kohe apo me mire u be skenograf duke lyer pallatet ne tirane.Shkollen e artit e ka lene me kohe se ka qe ne 1998 ne karrige,minister kulture,kryetar bashkie.Edi eshte bere peshkaqen .Harove dasmen madheshtore sikur po martohej princ Vidi.Peshkaqenet nuk i le kollaj zemra por si produkt i shkolles se artit po luan bukur rolin te na mallengjeje.

  5. anonim says:

    Kam lexuar mjaft shkrime te B.Mane ,me kane ngjallur interes por Mane Permetari mbetet besnik i Permetit te kristalte.
    Sot more djale ka vdekur kristali sot lulezon llumi e balta.Artistet pyet ku jane – ta them une ….
    Shko ne websitin e bashkise se Vlores dhe do te gjesh “artist” te bere qytetar nderi .qe nuk eshte as artist ,as bejtexhi ,as pompist as budist por nje cope tul qe keshilltaret e bene qytetar nderi ??? O Pika…..aaa ! pika ,bashkise dhe atyre qe ngrene doren per te votuar kete lloj brumi ,shko ne Patos dhe do te gjesh emer shkolle me “artist te gjalle” qe megjithse ishte vetem 5 vjet ne Patos ne shtepine e pionierit nuk doli as nje femije i ketij brezi artist si ai …artist i memorizuar se gjalli nga nje palo bashki etj etj.po t’i futesh dhe te germosh se ç’kane qullosur keta injorante e bukeshkale te popullit qe i votoi do te gjesh çudira..
    Te tjeret ku jane ”’ ???? Kush e di si e vrasin per te bere majmunin e kulishin e shefave te politikes ,ata qe nuk e bejne dot kete te fundit jane te pakte sepse nje pjese u plaken nje pjese na iken ,nje pjese na lane
    Keq na vjen por Sala do te beje statusin e tyre ,apo nuk e degjove ,sepse kane radhen ,para minatoreve ,para naftetareve dhe pas ushtarakeve ….
    Mos u merzit. m.ç-b.f.

  6. mirel says:

    O Bledi meqe dhe une nuk e mbaj dot gojen: Per Edi bajgen e kishe?

    1. DREJTESIA says:

      ose Ed BQ, me vjen mire o Mirel qe te jane hapur syte me be fund

    2. Kallashi says:

      Ajo goje e cila eshte msu me honger mut do ta bej ate gjithmon ,
      nuk eshte thjeshte semundje eshte ceshtje geni .Rrace muti

    3. anticensurë says:

      mirel
      i tërë artikulli është fundi i tij!
      nuk ka të bëjë me artin fare!ka të bëjë me fallcitetin shqiptar!
      atë fallcitet që fillon nga buzëqeshja e një njeriu të thjeshtë në rrugë e deri tek politikanët fallco nëpër tribuna dhe televizione,tek të cilët ne mbajmë shpresë!
      shqipëria po drejtohet nga dështakët!

  7. ARTISTI says:

    Neser Zhani Ciko promovon nje veper tjeter baleti skandaloze pa vlera gjoja nje veper e ndaluar te nje artisti te madh shqiptare Agron Aliaj qe e qau ne mengjes dhe e festoi ne darke me nje veper tjeter pacavure te atij qe gjoja sot po e zevendeson Sykniqit nje amatori te artit koreografik pa arsim baleti….kjo veper premier qe neser do te shfaqet do futet te rekordet e CIKOS se eshte dhe vete ideatori e dirigjenti i pa afte dhe i pashkolluar….turp per ato krijues qe i shkojne pas avazit ketij ARTISTI-DREJTOR me pseudonim ne ate kohe dhe sot me emertimin SERVILI I BERISHES…..ky eshte ARTI yne valle

    1. Cees says:

      Sa per gjirizin, vetem per nje gje ke te detrje, qe nese nuk do behej, ato leke prape nuk do kishin shkuar per te shpetuar jete njerezish.

  8. tefta says:

    NISHANI (president) eshte nga katunet e Tirones me mbiemrin e MEHMETI dhe prej ardhje nga Kosova (edhe musteqet dhe gruja e tregojne qe ai eshte kosovar ) dhe nuk ka lidhje ME OMER NISHANIN E GJIROKASTRES DHE MBIEMRI ESHTE NDRYSHU NE KETO 22 VITE (ARESYET I DI AI VETE)

  9. REA says:

    ramy

    RAmy eshte artisti i BERISHS DHE LEGJENDA E vICIDOLIT,intelektuali i Kamzes dhe shok armesh i MZIUT kanditat per t’u shqep ne dru

  10. ILIRET says:

    Po pse pak art ben artisti qe kemi ne krye te qeverise. “Njeri me tha keshtu e ashtu, per filanin, ai tjetri ishte dhe s’ishte. Bisedova me zotin dhe desh me shkerdheu,etj. etj.”…

  11. esati says:

    ti or mik godet dhe shpresn ,nese se kupton po tathem shkoqur ,po i ben hysmet sales

  12. Aleksandër Matrënga says:

    Bravo,shkrim shumë i bukur..

  13. rea says:

    @VERONIKA,
    JE E MADHE, TE LEXOJ ME SHUME KENAQESI ,POR TE LUTEM MOS BROHORIT PER sALEHUN FROM VICI-DOLI, TA NDIHMOJME PIKTORIN TE FITOJE E TE MBLIDHEMI TE GJITHE ME PAS TE SHPORRIM KOKELARIN, KRYEMADHIN BARKDERR Meta.Te behemi edhe ne dredharake , e diplomate packa se s kemi diplome te kristalte

    1. VERONIKA says:

      Rea me vjen keq,por vec Berisha mund ta heqi qafe Meten.
      Vec brenda llojit te tyre mund te zhduken.Rama eshte nje puntor dhe nje …artist,nuk mund te perballet me ta.Uroj qe Berisha ta vazhdoje si e ka nisur,do e haje para zgjedhjeve dhe ndoshta do detyroje piktorin te fshije ate marrveshje turpi qe ka bere me te.Nuk i referohem thjesht ksaj qe ti lexon.Nje marreveshje parazgjedhore te detyron tu japesh ministri,deputet,pra perqindje qeverisjeje.Si valle mund ti zhdukim???
      REA mua nga politika nuk me duhet asgje,fare asgje.Por nuk i fal dot piktorit demin social-shoqeror qe shkaktoi me kte haleance.Ka ber dhe disa gabime me pare,po hajt shpreson gjithmone…jo diploma ime me tregon me qartesi ku dhe si po na zhysin.
      REA ,me kujtohet kur Zoti foli me Mozene dhe i tha “Ju jeni nje popull me koke te forte .Ne jemi me koke te trashe.Nuk e ndryshoj dot boten,por as pjese e saj,e sistemit nuk behem dot.Nuk luftohet nje regjim duke instaluar nje te ri.

  14. iri says:

    te beret interesant eshte dicka me shume se personale ne nje shkrim
    por mendoj se po i sherben si shume salitalebanit me gjithe kellqe.
    shpresoj te ndrosh marsh se po ja fut kot fare.

  15. Candide says:

    Me ben gjithnje shume per te qeshur fakti qe Blendi Mane eshte veteshpallur “public enemy”. Keshtu s’e cileson veten as Noam Chomsky, me gjithe gjithe kritikat e ashpra qe i ben politikave te shtetit te Izraelit dhe me kundersulmet qe ka marre.
    Ndoshta Blendi mendon se duke u vetestigmatizuar, do marre me shume vemendje…

  16. Vlora says:

    bravo bled mane.

    shpresojme qe edi te eci vete pasi gjith kohes do te kete nje shkop ne rota qe quhet lsi.

  17. vlora 01 says:

    JE I MBREKULLUSHEM BLENDI SHKRIMET TUOJA JAN TE PA ARRITSHME,JETOI NE FINLAND..POR NUK E DI DO TA KEM FATIN TE TAKOI NDONJEHER ,PAC FAT ME SHUME RESPEKT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje