Tranzicioni i tejzgjatur shqiptar është terminologjia më e spikatur për të shërbyer si argument justifikues ndaj gjithë prapësive që i vijnë vendit dhe taksapaguesve nga keq qeverisja. “Jemi në tranzicion. I ka tranzicioni këto. Sa të përfundoj tranzicioni…”, janë shprehje standard që i dëgjon kudo, gjithandej. Janë slogane përmbyllëse të bisedave debatuese midis palëve të ndryshme politike, që lëshohen sa herë shqiptarëve u duhet ti përfundojnë me “happy end” këto debate. Sepse, realisht, tranzicioni shqiptar është nga të vetmit që ka nisur më shumë se dy dekada më parë dhe ende nuk ka përfunduar. Madje-madje, as që ka sy se mund të ketë një fund për sa kohë në krye të pushtetit të mos kemi politikanë e qeverisës të papërlyer me mëkatet e ish diktaturës komuniste. Ka ndodh kjo tek ne, ndërkohë që mjaftoi pak më shumë se një dekadë që vendet e tjera të ish lindjes komuniste ta përfundonin këtë fazë të pa anashkalueshme të ndërrimit të sistemit për tu gjendur sot në trasenë e konsolidimit të shoqërive demokratike.
Ish- vendet e përfshira në Federatën Jugosllave, Bullgaria, Rumania, Çekia, Sllovakia, Polonia, Gjermania Lindore,Hungaria etj., që dikur ishin pjesë e kampit komunist lindor, prej vitesh e kanë kaluar kanalin e tranzicionit. Atë kanal që tek ne vazhdon të jetë ekzistentë edhe sot e kësaj dite, duke qenë varr i hapur për sistemin e ri, dmth për demokracinë. Përse? Kujt i intereson qenie pambarimisht në këtë tranzicion që nuk po njeh fund? Sepse tranzicioni i një periudhe presupozon ekzistencën e saj si kalimtare. Qenien prezente të kësaj njësie kohore deri në një stad të caktuar. Qenien e saj një lloj amortizuesi i vlefshëm për të ndalur traumat, rupturat etj., fenomene të dëmshme, që mund të shkaktohen nga veprimet e ndërskajshme.
Si koncept tranzicioni nuk është term specifik. Nuk i përket vetëm politologjisë, as dhe vetëm sociologjisë, ekonomisë etj., por gjithësisë së jetës njerëzore. Është një kufi kohor i ndërfutur midis dy fazave të jetës: ndryshimit dhe zhvillimit. Në shoqëritë komuniste të kampit lindor, tranzicioni filloi me rrëzimin e Murit të Berlinit,vazhdoi me realizimin e një sërë proceseve dekomunistifikuese dhe përfundoi kur pjesa dërmuese e vendeve të përfshira në këtë kamp njohën pranimin në bashkësinë e vendeve europiane. Gjatë këtij tranzicioni këto vende realizuan një sërë reformash të domosdoshme për të ngritur më pas sistemin e ri demokratik. Ato nuk e nisën fazën tranzitive të ndryshimit me instalimin dhe përsosjen e një sistemi qeverisës të dalë nga vota të vjedhura e të manipuluara. As dhe duke pasur në bazë strategjinë katoviciane të ruajtjes së pushtetit komunist nëpërmjet administrimit të tij prej spiunëve. Këto vende e nisën ndryshimin e sistemit me reformën dekomunistizuese, duke e ndalur pjesëmarrjen e ish- udhëheqësve komunistë në politikën e niveleve të larta dhe në qeverisje. Një pjesë e këtyre udhëheqësve, pikërisht ata që kishin tejkaluar kompetencat ligjore gjatë ushtrimit të detyrave, u ndëshkuan. Çaushesku me të shoqen u vranë, Hënekeri, udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore u burgos, dhe po të njëjtin fat patën dhe homologët e tyre të vendeve të tjera ish- komuniste. Por gjatë fazës së tranzicionit, nëpër këto vende u hapën dosjet e ish bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete komuniste, për t’ia ndalur hovin revolucionar të rokadizimit “spiunëve vullnetar”(po përdor termin e kohës), aspirantë për të përfituar detyra drejtuese në sistemin e ri.
Gjatë fazës së tranzicionit nëpër këto vende, shteti njohu borxhin ndaj shtresave të persekutuara dhe të ndëshkuara padrejtësisht, duke mos ngurruar ti dëmshpërblejë. Kapitalizimi i pronës publike, liberalizimi i ekonomive të centralizuara të këtyre vendeve nuk u bë sipas ligjit uesterian të gllabërimit nga më i pushtetshmi, pra nga më i forti, por nën mbikëqyrje të rreptë, duke ju nënshtruar garimit, sipas konceptit të ekonomisë konkurruese. Shteti në pjesën dërmuese të këtyre vendeve e ruajti monopolin e aseteve publike që ishin rentabël, ndërsa e nisi kapitalizimin e ekonomisë duke u njohur, më së pari, pronat e kolektivizuara gjatë komunizmit, pronarëve të vërtetë të tyre. Qeveritë e dala nga zgjedhjet e pamanipuluara të këtyre vendeve nuk u angazhuan për të ngritur as shërbime policore e gjyqësore familjare dhe as rrjete kriminale që të komandonin strukturat shtetërore. Gjatë tranzicionit, elitat drejtuese të ish shteteve komuniste nuk u morën me hartimin e politikave përçarëse të grupeve sociale, por vazhduan të hartojnë politika në partneritet bashkëpunues. Për pasojë, sindikalizmi, apo grupimet e tjera të shoqërisë civile nuk u asgjësuan e as u parcelizuan sipas rreshtimit politik.
Por tranzicioni në këto vende nuk u shfrytëzua nga politikanët sundues për të thurur e konsoliduar kasta individësh që ti shërbenin pushtetit të tyre personal,kundrejt përfitimit. Nuk u shfrytëzua për të vrarë e asgjësuar ngritjen e kolonave dhe të pushteteve të tjera, me qëllim për t’i vënë ato në shërbim të unipushtetit…
Ka dhe shumë e shumë reforma të tjera, të ndërmarra gjatë periudhës kohore të tranzicionit, me sens parapërgatitjen e futjes së këtyre ish- vendeve komuniste në sistemin e ri të kapitalizmit demokratik, ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur në Shqipëri. Në Shqipërinë që për dekada me radhë tranzicioni nuk njeh asnjë nga përvojat e mësipërme. Nuk njeh votën e lirë, të ndershme dhe të pamanipuluar. Nuk njeh proces të vërtetë dekomunistizimi, por klounata historiko-gjyqësore dhe ngjitje në pushtet të komunistëve më të zinj antikomunist. Tranzicioni shqiptar nisi si implementim me fanatizëm i strategjisë së Katovicës. Çka solli moshapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit komunist. Ndaj dhe sot të tillë si “Medicina”, ”Tigri”, ”Dizenjatorja”, “Shishja e qumështit”, ”Llulla”, ”Masoviku”, ”I vogli”, ”Financieri”, ”Rrezja e diellit”, ”Diplomati”, ”Alfons Ballsha”, “Çibuku”, “Mastiçi”, “Revista”, ”Plepi” etj., gjenden në krye të politikbërjes dhe qeverisjes. Duke qenë një pushtet mishel me objektiv kryesor mbajtjen në krye te drejtimit të demokraturës dhe jo demokratizimin, reformat e propaganduara si të suksesshme e kanë kthyer ekonominë nga publike në pronë të një grupi individësh bashkëpunues me pushtetin. Që po për këtë arsye përfitimi nuk stimulojnë zhvillimin por vetëm zhvatjen.
E dhëna e gjendur në raportin e përvitshëm 2012,të kompanisë “Wealth X”, se gjatë këtyre viteve të ikura në tranzicion, Shqipëria ka arritur të jetë vendpronësie e 55 multi-milionerëve, që zotërojnë në total një pasuri prej 7 miliardë dollarësh,-nuk është i vetmi tregues që i jep përgjigje pyetjes së tejzgjatjes së tranzicionit shqiptar. Sepse edhe raporti i një tjetër homologeje të “Wealth X”, e plotëson këtë.
“Elitat e korruptuara shqiptare kanë nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria gjatë viteve 2005- 2010. Besohet se 60 përqind e këtyre parave vijnë nga evazioni fiskal, 35 përqind nga aktiviteti kriminal dhe 5 përqind nga korrupsioni,” deklaroi “Global Financial Integrity”, ndërkohë që përfaqësuesi i saj, Gascoigne,sqaroi: “Mbi të gjitha, këto para furnizojnë ekonominë e nëndheshme, krimin dhe korrupsionin si dhe thellojnë hendekun duke i bërë të pasurit më të pasur dhe të varfrit më të varfër”.
Janë fakte që denoncojnë të vërtetën. Realitetin që e ka sunduar dhe po e sundon tranzicionin e tejzgjatur shqiptar. Këtë tranzicion, në të cilin kryeministri në detyrë dhe kryetari dinastik i Partisë Demokratike është aktor kryesor politik mbi 20 vjeçar. Madje jo një aktor i rastësishëm, por një lojtar i vjetër i shërbimeve ramiziste e më tej. Një e dhënë kjo e deklaruar më parë nga deputetë socialist e dëshmi librore, dhe që e ka lënë të nënkuptuar në një intervistë dhënë gazetës “Dita”, të dt. 11 mars 2013, ish kreu i shërbimit inteligjent shqiptar, Fatos Klosi. Për gjithë këto arsye, pa rrëzuar pushtetin e Sali Berishës vështirë se shqiptarët do të shpëtojnë nga tranzicioni rrënues.
THELBI I TRANZICONIT ALLA MONIST.
Sterzgjatje e tranzicionit alla komunisto allbanes ju sherbeu varfanjakeve politikane te vjedhin ,pasurohen,te gabitin prona,te krijojne biznese ne saje te pozites.
Sa me i sterzgjatur aq me pasuri mbi roge fshehin kodosho-kleptokratet allbaneze.
Do te thote qe kjo pasuri tu SEKUESTROHET pa meshire.
Ku ishe ti, mor Xhovan jarga kur PD-ja miratonte ligjin 7501 që është oksigjeni i tranzicionit të pafund?…
Shkrime te ketij lloji si i Xhovani Shytit jane bere aq bajate sa pak veta tregojne interes ti lexojne apo te komentojne.Ka nje perseritje te neveriteshme ne artikujt e tij deri ne peshtirosje
Nuk e di kujt shtrese i perket autori ish pronareve,ish te perndjekurve , ish bashkpuntorve te fashizmit apo ish bashkpuntorve te komunizmin por cilitdo grup ti perkasi ky tipa kane pjesen kryesore te fajit me cfare kane ndodhur ne shqiperi per kete pothuaj cerek shekulli pas 1990.
Gabimi kryesor qe ben ky anal-ist eshte se artikuj te tille mund te ishin koherente ne vitet 1992-1994 kur akoma ishin te fresketa pasojat e sistemit kaluar.Por sot te flasesh per fajet e ramizit dhe katovicen kur shteti shqiptar nuk egziston eshte idiotizem
PERSE ?
Dihet nga te gjithe qe pas 1992 te ardhjes ne pushtet te ish turbokomunstit Berish ai kishte perkrahje extreme do te thoja kriminale qofte te ish perndjekurve dhe ish pronareve ku ben pjese dhe heroi sinjor Xhovane. Per kete shikoni arkivat,dokumentet dhe xhirimet e kohes.
Nje mbeshtetje te dyshimte anti shqiptare pati Berishi dhe nga lobe proserbe dhe progreke qe diktonin ato dipllomate amerikane qe u moren me shqiperine dhe merren akoma dhe sot duke perkrahur vrasesin e lugut te zi te tropojes.
Edhe me budallai e di qe Saliu & azem hajkari dhe shumica e pardesy bardheve qe pushtuan sheshet ne mitingjet e PD pas 90 ishin te infiltruar nga Ramiz Alia por ato ndrruan menjehere padron me ardhjen nga Beogradi te amerikano-tropojanit Elesh Bibberaj dhe pseudoambasdorit rajerson qe me veprimtarine tyre dukej sikur vazhdonte akoma L2B midis komunistive dhe fashisteve te perkrahur prej tyre.
Ata jane pergjegjsit kryesore qe nuk u hapen dosjet e sigurimit DHE AGJENTURAVE TE HUAJA.
Por krimi me i madh u be nga te perndjekurit poltike qe heshten ne ato vite per mos hapjen e dosjeve.
Prandaj shkrimet e ketij Shytes duken si tinguj funebre te nje kukuvajke mbi varrin e nje te vdekure me emrin Shqiperi.
Gjovalino se Xh e ke fute per modernizem si tu be baba me shendet .Ishalla mire.Per kete kujdesu se nuk i hyjne ne pune shkrimet tua.
As une dhe gati askerkush nuk i lexon.Rrueje mjekren se do i largoheshe te qenit Halabak sado pak te pakten ne pamje te jashteme
pse ju djeg kaq shume o kokepalaret spiune te katovices?kur nuk ju interesojne dhe i quani te ditura perse i lexoni shkrimet o llumaxhinj qe nuk lini njeri pa bere pis e pa fyer.e clidhje ka 7501 me autorin e shkrimit.ju jeni ca dhjaksa qe mbushni breket dhe gjuani fshehurazi me fyerje e sharje,se ballazi te ruani leshte.hajd pirdhuni tani dhe vazhdoni te lehni.
Kur te hidhet ne rrekete e zeza ligji 7501,atehere do te vendoset demokracia e vertete ne Shqiperi.