Sekretari i ambasadës: Departamenti i Shtetit na kërkoi raport në orën 3 të mëngjesit për votimin në Kuvend (VIDEO)

16 Prill 2013, 19:38Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar sqarime të hollësishme nga selia diplomatike e Tiranë, që drejtohet nga Alexandër Arvizu, përpara se të mbajë një qëndrim për shkarkimin e anëtarit të KQZ, mbrëmë në parlament, një nismë kjo e demokratëve në pushtet.

Siç raporton Vizion Plus, në adresë të ambasadës në Shqipëri, ka mbërritur një e-mail në orën 3 të mëngjesit me orën tonë, për të kërkuar të dhëna shtesë, përpos atyre që ishin publikuar nga mediat ndërkombëtare si titull kryesor.

Raporti mban firmën e ambasadorit amerikan Alexandër Arvizu, i cili u investua gjatë gjithë ditës së djeshme përmes deklarimeve dhe takimeve për të ndalur zëvendësimin e anëtarit të propozuar nga LSI në KQZ.

Sekretari politik i ambasadës, Jay Porter duke folur gjatë një takimi me studentë, tha se interesi i Departamentit të Shtetit, që drejtohet nga John Kerry, për çështje me ndjeshmëri të lartë, është i madh sa herë ka ngjarje me rëndësi.

Duke mos komentuar më tej përmbajtjen e raportit që u nis drejt Uashingtonit përmes postës elektronike në orën 3 të mëngjesit dhe që lidhet me shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, i ngarkuari për çështjet politike në ambasadë, Porter theksoi se në interesin e SHBA, por edhe vetë shqiptarëve, mbetet organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

21 komente në “Sekretari i ambasadës: Departamenti i Shtetit na kërkoi raport në orën 3 të mëngjesit për votimin në Kuvend (VIDEO)”

  1. arvanites says:

    Hala nuk e paska njof Departamenti i Shtetit Sali Berishen. Mase do i duhet edhe 8 vjet te tjere per te kuptuar.

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE OPOZITA NA ZHGENJEHU. KUJT TI BESOJME? PER KE TE VOTOJME? says:

    Prap nuk flasin hapur kunder Berishes, eshte populli qe mund ta hedhe Berishen nga pushteti para zgjedhjeve. Por, a Ka Shqiperia popull trim per te treguar qe deshirojne nje Shqiperi demokratike pa Berishen???

  3. miri says:

    eshte normale qe amerika interesohet per aleatet e saj kudo ne bote

  4. elinor says:

    Qetesohuni milet amerikan se asgje s’ka ndodhur. Vetem do te vidhen pakez zgjedhjet dhe aq!

  5. bilbili says:

    pse behet kaq tragjike amerikanet gjithmone vihen ne dijeni per gjithcka ndodh me aleatet e tyre

  6. albana says:

    Zoterinj Amerikane!
    Nuk jam e shqetesuar pse zoti Berisha injoron ju, por jam e shqetesuar per te ardhmen e popullit tim. Ndersa ju duhet te jeni te shqetesuar se po humbisni jashtezakonisht shume ne syte e shqiptareve. Jam e bindur se dilema e shqiptareve ka arritur ne nje pike kritike per vleresimin e SHBA dhe per administraten e z. Obama.
    Nuk eshte nje keshille e arsyeshme t’ju them qe ta lini kete popull ti zgjidhi vete probelemet e tij me z. Berisha, por nese nuk keni mjete te tjera, atehere ajo qe ne dhe ju nuk e deshirojme po vjen ne menyre te pashmangshme.
    Me respekt

    1. qikqi says:

      O shqiptare mjerane duhet te jeni me sy hapur hajduti meta e felliqi PD dhe tani po felliq PS, vrau 4 vete dhe do te vrase 400, mos harroni se vrasjen e beri LSI Prifti Meta dhe Rama e hodhi vallen e turpit ne demostratat e janarit.
      Nuk ka me keq se kaq Edi ramen nuk e do njeri Salen jo se jo ku ngeli opozita pa nje lider serjoz e te paster . Vertet kjo eshte fatekeqesi per shqiptaret.Edi Rama bllokon integrimin per karrige Ilir meta vjedh ne te gjitha ministrit kryesore , Sala mbull syte per te mbajtur pushtetin.
      Shqipetare zgjidhni persont e duhur qe kan moral dhe itegritet e jo partit politike pa marre para sysh kujt parti i takojn une nuk do te votoja per asnjerin RRESPEKT PER SHQIPTARET ZOTI I SHPETOFT NGA SALI BERISHA , EDI RAMA E ILIR META

      1. gollob says:

        Prisni integrim akoma? perse na duhet integrimi? shikoni si jane katandisur vendet e integruara deri tani! ne duhet te themelojme nje shtet te paster moralisht duke hedhur gjithcka e fillojme nga fillimi!

  7. bbb says:

    Biseda ka qene

    DEPARTAMENTI I SHTETIT…cbehet andej nga Shqiperia?

    ARXHIU….nuk ka asgje me rendesi…burri i shtetit beri ca devijime te zakonshme te ligjit..cdo gje ne rregull

    1. analist says:

      Jo vetem qe ka qene kaq banale biseda mail-ore,por dhe ora nuk ka qene 3 e mengjesit,po aty nga darka i bie te jete ne Amerike,se amerikaret e Amerikes punojne me oren e tyre e jo me te Arixhiut te tyre te Tiranes.
      Keshtu qe mos e beni aq tragjike ju te Tema-s.

  8. luis says:

    Qe do te marre fund ky maskara kryeminister as qe nuk behet fjale por menyrat se si nuk mund ti dime sepse ai per ate pushtet aq i semure qe eshte tipik diktator si te gjithe diktatoret ai bashke me vehten e tij do qe te hedhe ne gremine nje popull te tere.
    Te gjithe ata shqiptar qe sot e mbeshtesin neser do jene te penduar sepse prognoza po tregon qarte se kemi per te pasur jo votime por nje kacafytje deri ne gjakderdhje masive.
    Te huajt nuk shohin ndonje rruge tjeter perpos perplsjes popull qeveri dhe gjsat te ndodhe kjo jane te qarta.
    Opozita dhe Edi Rama kane njoftuar faktorin nderkombetar per te gjitha prognozat dhe prandaj me vote jo se nuk rrezohet por se ai do bej cmos ti sabotoje keto votime dhe kerkon me kembengulje rremujen per te shpetuar,por kesaj here rremuja do jete mbi koken e tij dhe te gjithe zagareve qe e ndjekin nga pas.

  9. Adriatik says:

    Per sa kohe nuk krruhet me amerikanet do rri ne pushtet. Kur te hapet pak b*thesh nje shtypje butoni ne washington dhe e rrezojne si ne 97. Zevendesohet me kukullen e rradhes.

  10. kelmendasi says:

    Dje Amerika e ka pase mendjen as tek Koreja Veriore por tek atentati ne Boston.Po cjane keto marrina po merret me nje komisioner te Shqiperise
    |Mashtrime komunistesh po kujtoni si ne kohe te Enver Hoxhes qe thoshin
    se Shqiperia eshte qendra e botes

  11. shqiptari says:

    Luis te lumnte dora.Mese e vertete,me te njeten mendim.

  12. Shqiptar says:

    E kam dashur shume Ameriken per gjithcka ka pas bere per ne, por se fundmi kam filluar te mendoj ndryshe. Me mbeshtetjet qe i kane dhene Byt.qi.ishes nuk jane me miq te popullit shqiptar. Ata mund te jene cfare te duan por jo miq te shqiptareve. Mikpritjen dhe dashurine e respektin tone ata i tradhetuan per “burrin e shtetit”.

  13. ali says:

    Qendrimi aleateve tane ka qene e do te jete kurdohere diplomatik,dmth.asnjanes,as mish as peshk.
    Vetem Namik Hoti ka te drejte.

  14. era says:

    Zoterinj amerikane: Shqiptaret kane nje fjale te urte e grisura arnohet sa eshte e vogel se po u zmadhua nuk ka zot qe i ben derman.
    Kur salserbi vrau, vodhi votat dhe shqiptaret, ju e quajtet “burre shteti” dhe zagarin e tij “yll ne ngjitje”.
    Tani mbase e keni me sinqeritet- nuk e dime – por djalli ka dale nga shishja dhe shqiptaret e kane te veshtire ta fusin prape brenda. Oksigjenin qe ka marre nga ju dhe nga zorzopet europiane i kane dhene atij psikopati fuqi qe te hedhi shurren perpjete edhe me ju.

    Ne ju jemi mirenjohes per cka keni bere per kombin shqiptar por edhe ju i keni nje borxh ketij populli lidhur me perkrahjen e mostres me te poshter qe ka pasur ndonjeher ky popull.

  15. E shikoni ju Shqiptare se cfar bejne Amerikanet per Shqiperine ,per ne te gjithe Shqiptaret ?!”!!
    E bejne gjumin e tyre HARRAM ,edhe ne kto momente cmendurie qe po kalon populli jone te pagjume ,te lodhur , vetem me njerin sy hapur ,vetem e vetem qe lavazhua e trurit ke shqiptaret e studentet te mos mungoj kurr ne asnji rrethane, deeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeri ne arritjen e qellimit ,te tredhjes ne total te trurit te shqiptarve ,kur Shqiptaret ti ken fixuar syte diku si te trembur e pyesin Amerikanin “KUSH JAME UN!!!”
    E viva BRAIN WASHING Made in USA

  16. ali says:

    Dikur studentet tane te kthyer nga B.S. mendonin se nje fjale te thoshte Hrushovi dhe Enveri do te

    permbysej.Ne fakt ndodhi ajo qe te gjithe e dime.Megjithese kohet Kane ndryshuar,Saliu jeton

    me ate kohe she ndjek ate strategji…..

    Per kolltukun Ai eshte gati te shkoje te putini,por me pare do te marre izmin serbit.

  17. Llesh Doda says:

    Edi Rama deshironte nje raport 5 me 2 ne KQZ qe te bente si te donte, por nuk i eci. Ngadalë beg se ka hendek!
    I’m awful sorry about that ?

  18. Argo says:

    Mendoj se per kete gjendje politike ne Shqiperi ka pjesen e saj te fajit edhe Departamenti i Shtetit, e aq me teper ARVIZU qe ka per detyre ushqimin e saj me informacion.Ose mosbesim tek opozita, ose mosnjohje e realitetit shqiptar,ose interesa te tjera qe ne nuk i dime. Gjithsesi kane pjesen e tyre te fajit, perderisa te pakten e dinin dhe dine shume mire se populli shqiptar beson me shume ata se sa politikanet e vet. E pra kjo nuk i ngarkon ata me pergjegjesi?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje