Burri i plagosur nga gruaja:“Po ta dija që do më qëllonte, do e kisha hequr qafe më parë”

19 Prill 2013, 09:20Kronika TEMA

Përparim Zaçellari, i cili u plagos nga bashkëshortja e tij, tashmë ka dalë nga reanimacioni dhe është vendosur në një dhomë në repartin e ortopedisë.Sipas tij, baskëshortja Leonora e kishte planifikuar krimin dhe donte ta vriste, pasi ishte xheloze.

“Bashkëshortja ime ka qënë përgatitur që më parë për të kryer krimin. Erdhi nga puna dhe ndezi televizorin e dhomës së gjumit dhe ia ngriti zërin në maksimum. Unë isha në sallon, po shikoja TV. Vajza ishte ende në shkollë, ndërsa djali luante jashtë me shokët e tij. I kërkova t’i ulte zërin televizorit, por nuk m’u përgjigj”, shprehet ai.

Më pas vijon të rrëfejë ngjarjen.

“Erdhi në sallon dhe më gjuajti me pistoletë. Një plumb më vërshëlleu afër veshit, por nuk më kapi. Më qëlloi sërish, unë e pashë që u gjakosa dhe zbrita tej poshtë shkallët, kur mbërrita në katin e parë më ra të fikët. Mbaj mend që një herë arrita t’ia kapja armën, por isha plagosur dhe ajo më qëlloi sërish. Kur plumbi më preku nga pjesa e kofshëve u zvarrita deri poshtë shkallëve”,tregon 38 vjeçari për “GSH”,teksa nënvizon se “Po ta dija që do më qëllonte, do e kisha hequr qafe më parë.”

Sipas tij armën i’a kanë dhënë vëllezërit e saj.

Unë mendoj që armën ia kanë dhënë vëllezërit e saj për të më vrarë. Ajo ka katër vëllezër, ka familjen e prindërve 150 metra më larg shtëpisë sime. Ajo e di ku e gjeti armën, se ne nuk kemi pasur në shtëpi. Me vëllezërit e saj kam pasur konflikt që kur iku nga shtëpia. Por ndoshta ka zënë edhe ndonjë dashnor që mund t’ia ketë dhënë për të më hequr mua qafe. Këtë ta zbulojë policia.”

Përparimi tregon se bashkëshortja ishte shumë xheloze, aq sa e detyroi te ndahej edhe nga prindërit./A.XH

2 komente në “Burri i plagosur nga gruaja:“Po ta dija që do më qëllonte, do e kisha hequr qafe më parë””

  1. LOLA says:

    habitem me keta njerez qe flasin neper media broçkulla po pse mo derdimen pak halli te ka zene po dhe goja ste rri ke kohe dhe te flasesh neper gazeta ne vend te shikosh hallin tend njerezit kete duan te ksehasen me keto qe po keput ti

  2. femrat e sotme te ndyra says:

    Kur them une qe femrat e sotme jane dalldisur juve nuk ju mbushet mendja.. sidomos nga 40 e poshte i ka ikur petlla fare … mere me mend se cfare femre eshte ajo ..prinderit nuk ti don ..pra kur nuk ti don prinderit ajo nuk te don as ty … burrin nuk e degjon … vjen edhe e armatosur ne shtepi ben planin me gjakftohtesi per te vrare ..i fut edhe plumbin burrit . edhe ju mi i thoni femer e mir i lumte dora !!! cfare i mungonte kesaj?? me shtepi 2 kateshe ..burri ne pune.. OOO SE HARROVA U PLAK BURRI TANI DHE NUK I PUNON MANIVELI SI ME PARE, HE HE HE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje