Ekspertja britanike: Politikanët duhet të kuptojnë se media s'është aty për qëllimin e zgjedhjes së tyre

11 Prill 2013, 09:59Kronika TEMA

Eve  Salomon  një ndër pjesëmarrëset  kryesore  të Konferencës mbi lirinë e Medias  Shqiptare , e organizuar  në Tiranë nga komisioni  Europian janarin e kaluar  shprehet se është zhgënjyer  kur pa se  se ligji i miratuar  i medias  përcaktonte  dispozita  për emërimin e  anëtarëve  dhe kryetarit të KKRT-së me anë të mandateve politike.

“U zhgënjeva  tek pashë që ligji  për median  shqiptare  u miratua  me dispozita  për emërimin  e anëtarëve  dhe kryetarit të KKRT me anë të mandateve politike.Për të qenë  në përputhje me standartet  europiane  të gjitha emërimet  duhet të bëhen  në mënyrë të pavarur  nga ndikimet politike. Shqipëria duket se lufton  me konceptin e pavarësisë  politike, e cila  është një nga mesazhet  e komentuara  nga sekretarja amerikane  e shtetit Hillary Clinton, gjtë  vizitës së saj  në Shqipëri vitin e kaluar demokracitë e  zhvilluara  funksionojnë në mënyrë të pavarur  në drejtimet politike. Kjo është diçka  për të cilën Shqipëria duhet  të luftojë në vend që ta fshehë”- thekson  kryetarja e  “Royal Institution of Charteret Surveyors”, në Londër  Salomon.

Sipas saj “Nuk duhen para për të qenë të ekuilibruar!Por nevojitet  një ndryshim kulture  dhe që qeveria  të bëjë mbrapa  dhe të lërë transmetuesin  e shërbimit  publik të bëjë  punën e tij si duhet. Ajo që kushton  është sigurimi i një programi të një cilësie të lartë me standarte të mira produksioni  dhe me përmbajtje që njerëzit duan ta shikojnë. Hapi i parë është divorci  i shërbimit publik nga kontrolli i qeverisë” –thekson ajo për gazetën “Shqip”

Salomon thekson se: “ Politikanë shqipatrë  kanë nevojë për të kuptuar  se media nuk është  aty për qëllimine  zgjedhjes  së tyre – ajo është aty për të informuar  shqipatrët në mënyrë  që ata të mund të janë pjesë e një demokracie të duhur”.

Për sa i përket etikës , Salomon nënvizon se në këtë pikë duhet të jenë rregullator vetë gazetarët./A.XH

1 komente në “Ekspertja britanike: Politikanët duhet të kuptojnë se media s’është aty për qëllimin e zgjedhjes së tyre”

  1. popolo di tirana says:

    Shume mire qe “Politikanë shqipatrë kanë nevojë për të kuptuar se media nuk është aty për qëllimine zgjedhjes së tyre”

    Po media, a e ka kuptuar kete gje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje