Totozani, letër policisë: Të marrë fund terrori policor ndaj Skënder Tufës dhe ish-të përndjekurve

6 Prill 2013, 16:46Kronika TEMA

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka kërkuar nga ana e policisë që të ndalojë urgjentisht mbajtjen nën vëzhgim dhe përndjekjen që i bëhet Skënder Tufës dhe disa ish-të përndjekurve të tjerë politike.

Sipas Avokatit të Popullit, shoqërimi në polici dhe në mënyrë të përsëritur i shtetasve Skënder Tufa dhe disa shtetasve të tjerë ish të dënuar politikë të regjimit komunist, është i kundërligjshëm.

Për këtë arsye, Totozani ka kërkuar nga ana e policisë “ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të kundërligjshme të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, për mbajtjen në vëzhgim të shtetasve Skënder Tufa, Fatmir Lloçi, Petrit Lipe dhe Besim Valeri.

Ndërprerjen e menjëhershme të shoqërimeve të paligjshme ndaj  grupit të personave, ish të dënuar politikë të regjimit komunist, si dhe marrjen e masave për respektimin rigoroz të kritereve ligjore për shoqërimin e shtetasve në mjediset e policisë.

Shqyrtimin dhe analizimin me seriozitet dhe objektivitet të këtij rasti. Fillimin e ecurisë disiplinore dhe dhënien e masave disiplinore ndaj punonjësve të policisë që kanë urdhëruar vëzhgimin dhe shoqërimin në mjediset e policisë të shtetasve Skënder Tufa, Fatmir Lloçi, Petrit Lipo dhe Besim Valeri”.

Skënder Tufa dhe disa ish-të përndjekur të tjerë politikë mbahen nën vëzhgim 24 orë nga policia dhe nuk lejohen që të afrohen në institucione të tilla si Parlamenti apo Kryeministria. Gjithçka nisi që prej organizimit të grevës së urisë nga ana e tyre dhe sulmit me miell ndaj makinës së Berishës./b.l

6 komente në “Totozani, letër policisë: Të marrë fund terrori policor ndaj Skënder Tufës dhe ish-të përndjekurve”

  1. Shkodrani says:

    Shtet i fu-qishem!

    1. Daut Skela, Vlorë says:

      Frika vazhdon!E bete me ilace doktorin, shkurtuat jeten.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/f-r-i-k-e.html

  2. Treviso says:

    Zoti totozani, shpresoj se nuk do ndodhi dhe me qeverine pas -ardhse qe te ndjeke te perndjekurit. Ato u mesuan tani, te qellojne me mjelle, veze, domate.Kur te vije qeveria e re, ato do perdorin nje metode te re, qe seshte perdorur ne asnje vend te Botes. Do ti gjuajne Ilir metes me
    mu… ne fytyre.

  3. Prtriti says:

    SALI PLERA

    Sali FRIKACAKU ,Cup qiri.
    o te SHKERDHEVT SHQIPERIA MBESAT E FEMRAT E FISIT O SALI MUTI.
    O KOMUNIST.O HUND MADH
    NGA I RE SHQIPERIS RI O TE QIFSHIM LIRIN.

  4. Prtriti says:

    SALI PLERA

    Sali FRIKACAKU ,Cup qiri.
    o te SHKERDHEVT SHQIPERIA MBESAT E FEMRAT E FISIT O SALI MUTI.
    O KOMUNIST.O HUND MADH
    NGA I RE SHQIPERIS RI O TE QIFSHIM LIRIN.
    vari lesh

  5. valter says:

    Mire e ke ti o totozani po kush te pyet ty, keta sjane perfaqesues te popullit por te nje klani mafioz. Respekte per keta heronje demokracie qe ti u ke dale ne mbrojtje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje