Gjykata e Selanikut refuzon ekstradimin e Arben Frrokut, çështja i kalon Gjykatës së Lartë të Greqisë

4 Prill 2013, 14:17Kronika TEMA

Gjykata e Selanikut në Greqi ka vendosur që mos ta ekstradojë Arben Frrokun, të dyshuarin kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, në Shqipëri. Kjo gjykatë ka vendosur që çështjen t’ia kalojë Gjykatës së Lartë në Greqi.

Mbrojtësit e Frrokut kanë argumentuar në gjykatë se nuk ka prova që vërtetojnë se Arben Frroku është vrasësi i Dritan Lamajt. Për më tepër, sipas tyre, provat e paraqitura nga ana e palës shqiptare për ekstradimin e tij në Shqipëri, janë të pavërtetura.

Ndërkohë, Gjykata e Selanikut ka vendosur ekstradimin e Jak Jakut, i cili u arrestua bashkë me Arben Frrokun me armë dhe drogë në një hotel në Selanik./b.l

4 komente në “Gjykata e Selanikut refuzon ekstradimin e Arben Frrokut, çështja i kalon Gjykatës së Lartë të Greqisë”

  1. KRIS says:

    KA REFUZUAR SHTETI SHQIPTAR QE TE ARRESTOJE KTE, KJO ESHTE KREJT E VERTETA! SA TE KEMI KETE SHTET NUK DO TE KEMI KURRE DREJTESI PER ASNJE, MUND TE THEMI ME GJITHE KRENARI “RROFTE KANUNI I LEK DUKAGJINIT”

  2. Bardhi Tolabi says:

    Eshte i njejti skenar si me Izet Haxhine.Kushdo qe i ka sherbyer strukturave mafioze te Sali Berishes,lejohet te largohet nga Shqiperia.Edhe kur kapet ne vendet e huaja,ne kerkesat per ekstradim,qe paraqet pala jone,nuk paraqiten fakte bindese per te mundesuar ekstradimin.Keshtu ndodhi me Izet Haxhine,keshtu ndodhi me Ilir Kumbaron,keshtu po ndodh dhe me kete Arben Frrokun.Te tre keta,jane marioneta te Kulicit,bodigardit te Saliut,i cili i pastron rrugen per cdo krim qe kryen Sali Berisha.Policia ka fakte te forta ne dore,qe e gozhdojne kete Frrokun,por ajo paraqet “fakte”,te cilat tregojne se ne momentin e krimit,ky Arbeni,paska qene larg vendit te ngjarjes.Po ato 50 mije eurot,e vena per transferimin e kryekomisarit Lamaj,po faktin,se eshte lejuar te kaloje kufirin kur ishte i dyshuari kryesor i kesaj vrasjeje,po mundesia e venies se nje vrasesi me pagese etj, si keto,a i ka paraqitur ministria e Halimit ne kerkesen per ekstradim?Besoj se jo prandaj dhe nuk ka per tu ekstraduar ky Arben Frroku,sa te jete Sali Berisha ne pushtet.

    1. VOGI says:

      jam shum dakort me ju zotri nuk kam me shtu asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje